Letër e hapur kryeministrit: Një përpjekje e përbashkët për të gjetur ku janë 10 mijë km rrugë të deklaruara nga kryeministri në 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë. Çfarë kemi gjetur në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave… Cila është tabela dhe lista analitike që si rregull duhej të ishte e shpallur nga ministri i Punëve Publike.
Kryeministrit të Shqipërisë, ShTZ Sali Berisha
I Nderuar zoti Kryeministër!
Gazeta “DITA” vendosi sot t’iu drejtohet me një letër publike dhe me një kërkesë. Besojmë të kemi vëmendjen tuaj sepse ka lidhje me një çështje tejet të rëndësishme: ndërtimin e infrastrukturës rrugore në vend.
Javën e fundit kemi pasur rastin t’iu dëgjojmë disa herë të thoni se qeveria juaj ka ndërtuar mbi 10 mijë kilometra rrugë. Më pas dëgjuam kreun e opozitës që ju ironizoi (për këtë duhet të kërkojë falje), duke u shprehur se kilometrat e pretenduara nga ju janë të barabartë me distancën Tiranë-Tokio. Nuk na lëvizi asnjë muskul i fytyrës kur e dëgjuam këtë batutë zoti Kryeministër, sepse ne besojmë që polemikat mbi një çështje tejet të rëndësishme si infrastruktura rrugore, duhet të jenë objekt i së vërtetës dhe jo i spekulimeve dhe pretendimeve në ajër.
Për shqiptarët është e domosdoshme që qeveria dhe njerëzit që administrojnë të mirat e tyre publike, pra nëpunësit tuaj zoti Berisha, të kenë një inventar për rrugët që ndërtohen në këtë vend, apo jo? Duhet thënë se 28 mijë kilometër katrorë janë laj-thaj. Ndonëse 10 mijë kilometra rrugë duken shumë, ne s’do të çuditeshim aspak sikur këto kilometra të ekzistonin në vendin tonë si rrugë të shtruara nga qeveria juaj. Ju njiheni për saktësi të madhe dhe përgjegjësi të lartë në ato që deklaroni, dhe pikërisht për këtë arsye, në emër të lexuesve tanë, ne po ju ndihmojmë sot të bëni përcaktimin ekzakt të kilometrave të rrugëve që ka ndërtuar qeveria juaj në këto vite.
Nuk ka pikë ironie në këtë që po ju themi! Nuk e paragjykojmë shifrën tuaj, për sa kohë nuk kemi pasur mundësinë të bëjmë verifikimet e nevojshme për të dalë në një konkluzion profesional.
Se fjala vjen zoti Kryeministër, shkëlqesi, dimë se në Shtetet e Bashkuara ndërtimi i disa urave apo veprave të mëdha publike, ka kërkuar kavo hekuri në një sasi të tillë sa këto kavo nëse do shtriheshin rreth diametrit të planetit tonë, do e rrethonin atë dy ose tri herë. Këtë krahasim e bëmë enkas për t’iu treguar edhe njëherë se ne nuk e paragjykojmë këtë shifrën tuaj.
Por ama, nuk mund ta mohojmë shkëlqesia juaj, se, kemi afro një javë që përpiqemi të gjejmë qoftë dhe një inventar me të dhëna nga institucionet qeveritare për rrugët e ndërtuara në këtë vend. Nuk gjendet asnjë i tillë, zoti Kryeministër, shkëlqesi. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike, në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave… Nuk ka asnjë të dhënë, asnjë tabelë analitike asnjë inventar të rrugëve që janë bërë në këtë vend.
Ju jeni qeveri karagjozësh? Mos e dhëntë Zoti ta themi këtë dhe të rrezikojmë të na quajnë “ekstremista” apo “radikalë”. Ne thjesht do bëjmë modestisht pyetjen: nga të doli kjo shifra 10 mijë km? Si kryeministër dhe dashnor i së vërtetës që jeni me siguri, ju bazoheni diku kur e thoni. Se përndryshe, përse duhej të thoshit ju pikërisht 10 mijë kilometra dhe jo për shembull 15 mijë kilometra apo 7 mijë kilometra? Ndoshta vartësit tuaj, stafi juaj, pasi ka marrë në dorë listën e rrugëve të ndërtuara, ka bërë shumatoren e gjatësisë së këtyre rrugëve në kilometër dhe iu ka dorëzuar juve mbi tavolinë rezultatin aritmetikor që ka dalë pas veprimit të mbledhjes që ata kanë kryer? Kështu duhet të ketë dalë kjo shifër prej 10 mijë kilometrash rrugë të shtruara në këtë vend, apo jo zoti Kryeministër?
Pikërisht këtë duam edhe ne: të mblidhni një e nga një kilometrat e rrugëve që ju keni ndërtuar, duke u rrekur të krijojmë së bashku, ju shkëlqesi dhe ne ekstremistat pakëz qartësi në këtë kakofoni shifrash me rrugët e Shqipërisë.
Ne për fat të keq, nuk gjetëm dot në të dhënat tuaja zyrtare as vetë rrugët e ndërtuara, e jo më listën analitike sëbashku me numrin e kilometrave; nuk gjetëm pra asnjë bazë të dhënash ku mund t’ia nisnim nga puna. Ndaj pikërisht për këtë arsye iu drejtohemi me këtë letër, së cilës i bashkëngjitet dhe një tabelë. Ju i keni të gjitha kapacitetet dhe burimet e nevojshme për ta plotësuar këtë tabelë: me listën e rrugëve dhe të dhënat bazike të këtyre rrugëve që janë ndërtuar në Shqipëri. Ju ftojmë juve dhe qeverinë Tuaj ta plotësoni këtë tabelë që si rregull duhej të ishte e shpallur prej kohësh nga ministri juaj i Punëve Publike, Sokol Olldashi.
Plotësojeni këtë tabelë zoti Kryeministër, shpalosini të gjitha rrugët e ndërtuara nga qeveria juaj, një e nga një, pa harruar të shënoni edhe rrugicat e asfaltuara në fshatrat më të thella të vendit. Në këtë mënyrë edhe ju do keni një mundësi konkrete për të vërtetuar publikisht shifrën tuaj prej 10 mijë kilometër rrugë të shtruara, por edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të shikojnë më në fund një shifër reale dhe jo kilometra në hava. Ky është dhe standardi i transparencës në vendet me të cilat tashmë ne krahasohemi, apo jo zoti kryeministër?
P.S. Pse një letër e hapur dhe pse një tabelë… E bëmë këtë zgjedhje meqë ShTZ Berisha, me makinën e tij tutkune por të palodhur të propagandës, ka arritur që të relativizojë edhe të vërteta krejt të dukshme e fare të thjeshta; në atë masë sa ai ose ata që thonë të vërtetën (edhe atë të thjeshtën fare), po na u dukërkan vetvetiu si “ultras” apo ekstremistë.
Pra duke patur këtë merakun e madh se mos (ruajna Zot) dukemi si shumë radikalë duke thënë që ShTZ Berisha është kokrra e gënjeshtarit, – zgjodhëm këtë mënyrën tjetër: Ai ta plotësojë vetë këtë tabelë.
Shpresojmë që kjo mënyrë të mos i duket “ultra e majtë” as Artur Zhejit. Këtë të fundit e përmendim si të vetmin autoritet mediatik ultra të pavarur në 28 mijë km katrorë.
***********
10 mijë km rrugë s’mund të jenë “gjilpërë në kashtë”
Deklaratat dhe kundërthëniet e forta të kreut të qeverisë dhe kreut të opozitës në lidhje me numrin e kilometrave të rrugëve të ndërtuara në këto vite. Po kaq e vështirë është të maten kilometrat e rrugëve, për ta ndarë një herë e mirë këtë punë?
Më poshtë gazeta “DITA” publikon thuajse të plota tre deklarata të bëra në harkun kohor të dy ditëve 23-24 Mars 2013, thënie e kundërthënie të Kryeministrit Berisha, Kreut të PS-së Edi Rama dhe ministrit të Transporteve Sokol Olldashi. Përplasja dhe kundërshtitë mes tyre u përqendruan sidomos tek pretendimi i qeverisë së ka shtruar dhe asfaltuar 10 mijë kilometër rrugë në të gjithë vendin. Janë këto tre deklarata të bëra në harkun e 48 orëve që duket se janë të përqendruara në një çështje që në thelb duhej të ishte fare e thjeshtë për tu sqaruar, do të mjaftonte një veprim i thjeshtë aritmetik , për të mbledhur numrin e kilometrave që janë shtruar me asfalt dhe janë bërë rrugë në këtë vend. Por nuk është kështu, duket se 10 mijë kilometra rrugë po trajtohen sikur janë “gjilpërë në kashtë”e jo sikur janë vepra publike më se të matshme, të planifikuara e për të cilat me siguri te institucionet që i kanë ndërtuar apo kanë mbikëqyrur punimet e tyre, duhet të jenë dhe të dhënat analitike të detajuara për të gjithë elementët e ndërtimit të këtyre rrugëve. Ndaj dhe “DITA” sot i drejtohet me një letër të hapur publike Kryeministrit të vendit, duke i ofruar një tabelë me të dhënat bazike që kërkohen për përshkrimin e një vepre publike si rrugët, e duke e ftuar që qeveria e tij të bëjë publike listën e rrugëve dhe të atyre 10 mijë kilometrave që thotë se ka ndërtuar.
Deklaratë e kryeministrit Berisha datë 23 Mars 2013
Qeveria jonë është përqendruar më shumë se në çdo gjë tjetër në ndërtimin e një infrastrukture moderne, sepse ne besojmë se në këtë vend nuk ka asnjë pëllëmbë tokë për t’u braktisur. Ne besojmë se në Gramsh, në Mokër, në Dukagjin, në Tropojë dhe kudo, kushti vendimtar është infrastruktura, janë rrugët, shkollat, ujësjellësit, sistemet e vaditjes, kanalizimet, sepse toka është pjellore, klima është e mrekullueshme, mundësitë janë të mëdha e të jashtëzakonshme për të dalë nga varfëria dhe për të ndërtuar një jetë në mirëqenie. Ne, gjatë këtyre viteve, në rrethin e Gramshit kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 90 kilometra rrugë. Unë jam sot këtu për t’ju dhënë fjalën se në rrethin tuaj do ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo kilometër rrugë, se Gramshi do të lidhet me Maliqin, se rruga që lidh Gramshin me Elbasanin do të shkurtohet në 10 kilometra të tjera, se tuneli i Elbasanit afron Kodovjatin, afron Gramshin një orë më shumë me kryeqytetin e vendit, me Tiranën. Rruga që ne ndërtojmë dhe çdo rrugë tjetër është një shans edhe një potencial i madh për punësim, sepse rruga hap tregun dhe bën që prodhimet tuaja të mund të shiten në kohën më të shkurtër dhe me koston më të ulët të transportit. Kryetari i Komunës më informoi se këtu janë mbjellë rreth 20 hektarë bajame. Unë kam bindje të madhe se në këtë zonë mund të mbillen rreth 400 hektarë bajame, se në këtë zonë vetëm në prodhimin e bajameve mund të punësohen jo qindra, por mijëra punëtorë të mrekullueshëm të Gramshit. Rruga është punësimi, sepse rruga krijon mundësi, fton të gjithë investitorët, sipas interesave të tyre, të investojnë në Kodovjat, të investojnë në çdo skaj të Shqipërisë, aty ku ka infrastrukturë moderne. Rruga është punësim, sepse rruga me ndërtimin e saj punëson qindra forca pune. Gjatë këtyre viteve ne kemi ndërtuar, në shkallë vendi, mbi 10 mijë kilometra rrugë, për ndërtimin e tyre, në autostrada, rrugë kombëtare dhe rrugë dytësore, kanë punuar jo më pak se 58 mijë forca pune.
(Burimi faqe zyrtare e Këshillit të Ministrave)
Deklaratë e kryesocialistit Edi Rama 23 Mars 2013
“Kemi bërë 10 mijë km rrugë dhe punësuar 58 mijë vetë. Këtë tha në mëngjes kryeministri nga një foltore ku shkruhej “Rrugët janë punësim”. Kemi punësuar çdo vit 45 mijë vetë nëpër rrugë. Këtë e tha në darkë ministri i rrugëve. Me siguri pas ndonjë dreke të gjatë. Por fakti është se në gjatësinë e dy vakteve luga e zbrazur e qeverisë u mbush pesë herë më shumë me supën e propagandës. Sidoqoftë në këtë tollovi shifrash që qerthullojnë ca prej paturpësisë organike që kryeministri e quan politikë, ca prej çorganizimit të organizuar të qeverisë që nuk rakordon as shifrat e gënjeshtërta mes folësve të vet të ndryshëm, një hall i madh e ka gjetur çetën qeveritare. S’dinë nga t’ia mbajnë përballë problemeve të realitetit shqiptar dhe programit për një Rilindje Shqiptare. Dhe nga paniku i humbjes që u lexohet në çdo pore, kanë nisur të flasin për punësimin e të premtojnë 250 mijë vende të reja pune pasi vetëm në 3 vite të këtij mandati, sipas INSTAT-it, u kanë humbur shqiptarëve 51 mijë vende pune. Mirëpo pikërisht pse premtimi është krejt i pabesueshëm pas 8 vjetësh rrënimi, kanë shpikur edhe një shifër tjetër. Thonë që kanë punësuar 200 mijë vetë. Këtu lind një pyetje: Po si ka mundësi atëherë që numri i të papunëve sipas INSTAT-it nuk është ulur? Madje madje, po të kishin punësuar 200 mijë vetë sot do kishim 60 mijë vende pune tepër, sepse të papunët e llogaritur prej vetë INSTAT s’kanë qenë ndonjëherë më shumë se rreth 140 mijë! Kështu që u duhet të gjejnë se kë kanë punësuar në 60 mijëshen që del tepër. Ashtu sikundër duhet të jenë ca më bindës kur flasin për 10 mijë km rrugë të shtruara, sepse s’mund t’i kërkojnë popullit të pranojë symbyllur se këta paskërkan asfaltuar një rruge të gjatë sa vija ajrore Tirane – Tokio”.
Deklaratë e ministrit Olldashi datë 24 Mars 2013
“Edi Rama llafosi prapë për rrugët mbrëmë. Të themi të vërtetën, llafosi si e ëma e Zeqos kur binte nga maja e thanës. Por, të paktën, ai ishte zbavitës mbrëmë, si gaztor. Tregoi llogje më shumë se Portokallia. Fati i zi i atyre që ishin mbledhur të molloiseshin me të e që prisnin që z.Rama të fliste me mend në kokë e jo me gisht në “tunel”. Nuk është humor, që rrugët kanë krijuar 45 mijë vende pune çdo vit, dhe me lejoni të jem i qartë me z. Rama. Ne kemi krijuar 58 mijë vende pune në infrastrukturë, çdo vit, edhe pse z.Rama i detyroi deputetët e vet të votojnë kundër financimit të çdo projekti. Sepse, siç e bëri krejtësisht të qartë, z.Rama mendon se rrugët nuk sjellin vende pune, ai i trajton rrugët si barcaleta.
10 mijë km rrugë dhe qytetarët që udhëtojnë në to, nuk janë barcaleta. Këto rrugë tashmë janë prekur nga qytetarët, të cilët e ndjejnë impaktin e tyre, duke u mundësuar hapjen e bizneseve të reja, shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe hapjen e tregjeve të reja për fermerët, manifakturën dhe gjithë sektorin prodhues të vendit.Në estradën e tij, z. Rama është në të drejtën e tij që të mendojë broçkulla dhe të bëjë qyfyre. Por, z. Rama bën gabim që citon shifra, veçanërisht tani që nuk i shënon më në dorë dhe, domosdo, s’i mban dot edhe mend. Sepse, teksa hazdis nëpër Shqipëri duke shpalosur numrat që shpik vetë, ai edhe i sheh, edhe i përdor këto rrugë. Shyqyr Zotit që s’i ha dot më sysh. Dikush duhet medoemos t’i thotë z. Rama se Shqipëria ka 18 mijë e 300 km rrugë në Shqipëri. Dikush duhet t’i tregojë z.Rama diferencën mes zonave dhe distancave, mes kilometrave dhe metrave, sepse në faqen e tij në Facebook, ai flet për rrugët me metra katrore, ndërkohë që rrugët maten me km dhe jo me metra katrorë.
Ne do të vazhdojmë të shtrojmë rrugë, sepse ka ende shumë punë për të bërë, sepse rrugët krijojnë vende të reja pune, sjellin paga më të mira, sjellin mbrothësi për shqiptarët”.
(Burimi faqe zyrtare e Ministrisë së Punëve Publike)
Artur Zheji eshte nje idiot i lindur,gje qe faktohet nga menyra si flet dhe mbron sistemin Berisha.Ky idiot kryeminister nuk u ngope se genjyeri,kam mendimin se Sali Qelbesira niset nga mendimi se nga gjithe keto genjeshtra dhe budallalliqe dicka do ngelet.Mjere kush shqipetar beson te ky i cmendur
Berisha ka te drejte sepse, milona Euro qe ka familja e tij e merr me mend se mund te ishin ndertuar mijra km rruge
Nuk ka demokrat me te madh sot per sot ne Shqiperi se ai qe i kundervihet autokratit blegtoral ali Berisha. Te quash “ultra te majte” ata qe i kundervihen nje specieje si Berisha eshte qesharake. Per te mos thene ndonje gje tjeter
Ju heqim kapelen per menyren e shkelqyer me te cilen zini mat, k/m ,mppt etj, qe te dy jane genjeshtare me damke.
Ky eshte nje kryeminister psikopat i peshtire dhe qe duhet urgjentisht te largohet nga posti dhe pastaj te ndeshkohet per te gjitha te keqiajt qe i kabe ketij vendi. Ju bej thirrje te gjithe atyre qe lexojne gazeten e nderuar Dita t’i bashkohen protestes se 7 prillit per t’i thene stop ketij mostre ne menyre qe shiperia te shpetoje nga diktatori i fundit dhe te hyje me bekimin e zotit ne normalitet.
Ne qofte se mashtrimet do te mateshin ne kilometra, atehere une e besoj se shifra 10,000 km eshte e sakte por ne genjeshtra.
Qeveria e Berishes genjen per kilometrat e ndertuara,Ata jane te detyruar per transparence me opinionin publik te shpallin rruget e ndertuara gjate kesaj kohe.Konkretisht ne qytetin tim gati gjithe rruget dalese per ne komuna te ndryshme jane plotesisht ose pjeserisht te shkateruara.Edhe disa rruge qe qeveria ka bere ato prishen brenda mandatit kater vjecar te saj. Disa te tjera i nderton ne zona te braktisura qe nuk i sherbejne kujt pasi jane te sajet ne pushtetet vendore dhe cdo gje mbyllet nen dore.Disa te tjera i fillon per te ndertuar nga fundi dhe i le pergjysem (si aksi Korce -Voskopoje) dhe pjesa me e aksesueshme per njerezit eshte e prishur.Kjo eshte normale per nje qeveri”visionare”sic eshte qeveria Berisha.
Nashti, kete tabelen mendoj un, vetem nje autoritet i Nalte dhe i gjitheanshem si Tritan Shehu nga Preshasi i Lushnjes mund ta plotesoje pa gabime. E kam llafin per gabime shkencore matematike, pra gabime konceptuale. Se nashti, nuk e perjashtoj dot mundesine qe ndonje gabim gramatikor mund ta beje zoteria nga Preshasi. Ndaj dhe duke me ngrene ky merak, i sugjeroj zotit Shehu qe pasi ta mbaroje me sukses plotesimin e tabelles, perpara se ta dorezoje me nder, tia jape njehere Tur Zhejit qe ta kontrolloje per ndonje gabim gramatikor, si gramaticien ultra i paanshem qe fekset Zheji te kanalli ultra profesional qe e ka Fania po qe e majis Kasua.
uNE KAME DYSHIM SE AI KA PATUR NDERMET TE THOSH SE ME parate QE KA VJEDHUR FAMILJA E TIJE MUND TE BAHESHIN 10000 K.M. RRUGE
PO EDHE JUVE PO GABIME BEHEN ( GAFA JEMI NJERZ BEJME)
10.000 mije km rruge do te thote 833 km rruge per cdo qark, nga 12 qarqe qe ka Shqiperia. Hesapin bejeni vete, kur shqiperia Jug-Veri eshte rreth 500 km. Me 833 km rruge te shtruara per cdo qark Shqiperia do ishte vendi qe do te kishte te shtruara edhe rrugicat e cdo fshati.
Idiotizem i papare. Edhe ato pak km qe jane shtruar nuk permbushin standartet e BE. Mos ka thene 10.000 km korsi!!!!!!!!!!! Prape bera nje llogaritje te shpejte dhe nuk del. Atehere pyeteni cfare jane keto 10.000 ?
10;000 miljard euro ne baneken e Qipros.
Jane 10 ooo kilometra katrore e jo lineare…
Nje minister si zoti Olldashi duhet te flase me fakte dhe jo te tjerr fraza:
JA SHESHI, JA MEJDANI
HAJDE KOLO KAPEDANI!…
Na i trego rruget qe ke ndertuar, me kilometra….
Që te na mbushesh mendjen se jane 10 mije kilometra te ndertuara nen drejtimin e Sumes tende!
Mos genje Kolo Deledashi!
Jepi gazetes me fakte cilat rruge dhe sa kilometra!…
Se je Minister dhe nuk te beson njeri me genjeshtra!…
Boll kemi Sali M a s h t r u s i n
Per genjeshtra !
Apo siç eshte Salia,
Ështe edhe Qeveria,
Ështe dhe Kolo Demagogjia?!…
Nje minister duhet te flase me fakte, prandaj quhet Minister, eshte pergjegjes per ate qe thote!
Kur nje Minister genjen, me e pakta ai duhet te jape D O R E H EQ J E N !….
Keshtu e kane rregullat ne nje shtet demokratik….
Por “Qeveria ime” nuk njeh rregulla…
“Rregullat” e saj jane G e n j e s h t r a t…..
Domosdo kur genjen Kryemashtrusi, Baca i Krimit dhe i Genjeshtres,
Çfare mund te presesh nga ministrat mashtrusa!?…
Enveri po te ishte gjalle do t’i binte infarkti i trete i katert e keshtu me rradhe, nga bemat qe njerr menderja shokut Sali dhe ai do ta besonte se KOMUNISTAT i mbajne premtimet, ne te kundert do te vihej ne shenjester si dyleksh i cpuar qe eshte. Kryetari i bashkise Gramsh flet brockulla se ka mbjell 20 ha. bajame , ai duhet te mbjelli 400 ha. bajame ku do te punosohen mijrea vet. Llogarit qe vetem 400 ha. bajame ( se te tjerat i kemi me bollek ) do punojne mijera vete, keshtu sipas Sales i bie nje punetor per m2, llogarit 40 a 100 milion rrenje ullinj qe do billlen etj,. investime te tjera qe do behen, na del qe duhet te vijne emigrant nga vendet e Bashkimit Evropian per krah pune se atje ka shume papunesi dhe varferi. Pra do te rregullojme mireqenien e familjeve Evropiane. Saliu i cmendur llafin e 10.000 km. rruge, e ka te llogaritur per ece e jakjet dhe sorollatjet e tij e te Xhozit dhe jo per rruge te ndertuara e te asfaltuara. Ministri Olldelja nuk ka asnje argument per te mbrojtur Psikopatin Profesionist, per 10.000 km. rruge por ofendon shefin e opzites me fjale rruge Turp. Sala sa here genjen i rritet Hunda , shikojani sa i eshte zgjatur, kurse kur genjen Olldelja i Shtreberohet hunda e mezi nxerr tymin e cigares. Olldelja i mati njehere focat me Edi Ramin per bashkine e Tiranes dhe e pa sa i vlente lekura.Ky legen ben mire te mos shkoj me as ne Shijak, se nuk i ka te lire shoket e grupit per ti plotesuar deshirat inatcore per vjedhje votash per llogari te komunistit Sali.
Zoterinj te gazetes Dita,ju falenderojme per opononcen ndaj dokrrave te Kryeministrit.Per mendimin tim,nqse nuk merrni nje pergjigje nga qeveria per plotesimin e kesaj tabele,Ju duhet te beni nje investigim dhe ta plotesoni vete kete tabele per tu njohur publiku me te verteten.
INSTAT publikon 140 mije te papune…i madherishmi SB deklaron do punesoje 250 mije ne kater vitet e ardhshem…ke na ron ne hall ku ti gjejme 110 mije te papune…
…harrova tu them se rruget ne fjale jane edhe me te mira se ato te Norvegjise!!!