NË VEND TË NJË REPLIKE:
Muhamet Kelmendi, ish nënkryetar i LPK-së, deri në qershor 1998, në emisionin Rubikon të gazetarit Adriatik Këlmendi, në Koha TV, deklaroi , mes të tjerave, se Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nuk ishin pjesë e themelimit të UÇK-së, ndërsa ai ka qenë njëri ndër themeluesit.Nga e gjithë fjala e tij, të cilën e ndoqa vetëm pjesërisht, kjo ishte ajo që bëri më shumë përshtypje tek të gjitha mediat. Nuk dua të mohoj rolin e Muhamet Këlmendit në LPK, e vlerësoj atë si një ndër pjesët e përkushtuara, por, më duhet të them dy gjëra, të cilat i ndjej si detyrim moral, qoftë edhe nga fakti se, për një periudhë kohe, kam qenë drejtues i Organizatës dhe, për shkak të detyrës dhe të çështjeve të ngritura, më ka takuar të shfletoj arkivin e saj.
Dy gjëra duhen saktësuar: se pari, nga komentet e një njeriu , qoftë edhe në funksionin që ka pasur ai, nuk duhen nxjerrë konkluzionet e shpejtuara; dhe së dyti, si ështe e vërteta.
Në intervisten e tij, Muhamet Kelmendi, ish nënkryetar i LPK-së deri në qershor 1998, tha se përgjegjësinë pas prillit të vitit 1998 e mban Bedri Islami, pasi ai u zgjodh kryetar i LPK-së, Organizata që në të vërtetë themeloi dhe drejtoi UÇK-në. E vërteta është se jam zgjedhur drejtues i Organizatës me votim maksimal, duke pasur vetëm një kundër, dhe ajo ishte në votimin tim, pasi mendoja se ishte diçka tepër e vështirë. Sidoqoftë, fakti që e gjithë ajo përpjekje e jashtëzakonshme, ku fillimisht ka qenë i përfshirë edhe Muhamet Kelmendi, kishte një përfundim fatlum,dhe,ashtu si mund të më bëjë përgjegjës për dobësitë që janë vërejtur, ashtu edhe më bën të lumtur për faktin se misioni im përfundoi në një Kosovë të lirë e të mosvarme.
Por si është e vërteta e përfshirjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit në strukturat e UÇK-së, erdhën ata rastësisht aty apo ishin pjesë që nga themelimi; ishin ata të vonuar,por sidoqoftë të mirëseardhur, apo ngritja e strukturave ka edhe punën e mendimin e tyre?
Si nisi angazhimi i Thaçit
Së pari, Muhamet Kelmendi ka jetuar gjithë jetën e tij aktive politike, pas vitit 1990,në Hamburg dhe nuk kishte se si të dinte se kush ishin themeluesit e strukturave ushtarake, si lindën ato, mbi cilat kërkesa e kritere, ishin rastësi, shprazje e zemërimit apo një mendim që po formësohej përmes njerëzve idealistë. Në arkivin e Organizatës janë detajuar të gjitha vendimet. Në vitin 1998, mbi bazën e një Vendimi të Veçantë të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, u ngrit një Komision i veçantë, të cilin e drejtoja unë,dhe që kishte në pamjen e tij ngjarjet që kishin ndodhur, personazhet dhe personalitetet politike në lëvizjen klandestine, fillesat dhe problemet, deri tek pikëpyetjet e krijuara, për të pasur më tej një vazhdimësi pa stërhollime e dyshime. Konkluzionet e këtij Komisioni, të dhëna nga unë, në shumë raste ishin të kundërta me ato që kishte shprehur Hashim Thaçi apo shokë të tjerë, dhe, e solla këtë shembull, thjeshtë si një dëshmi se është thënë e vërteta edhe kur ajo ka qenë e dhimbshme. Ndërsa kjo e vërtetë nuk është e dhimbshme, është pjesë e së tërës, në të cilën, qoftë Hashim Thaçi, qoftë Kadri Veseli ,kanë pjesën e tyre të rëndësishme. Le të sjell disa momente:
Në aksionin e parë, me vendim te veçantë, pasi ka pasur edhe më perpara aksione sporadike,apo edhe aksione luftarake , deri në luftë të ashpër, si rasti i Nuhi Berishës, Rexhep Malës, Afrim Zhitisë, Fahri Faslisë, Hasan Ramadanit etj, aksion i zhvilluar në vitin 1992,i organizuar nga Adem Jashari, kanë marrë pjesë 4 vetë: Jakup Nurja, Ramiz Lladrovci, Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku. Fryti i këtij aksioni dihet. Ky njihet edhe aksioni i parë i organizuar,pararendës i veprimeve luftarake të UÇK-së, zhvilluar në Drenas, më pas Zona e parë Operative e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një njeri, i cili është pjesë që në aksionet e para, ende pa u formësuar struktura politike e ushtarake e UÇK-së, nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse pjesë themeluese e saj.
Mbledhja vendimtare
Në vitin 1993, në muajin qershor, organizohet një tjetër aksion i armatosur, ku është pjesë edhe Hashim Thaçi, që ndërkohë kishte qenë edhe prorektor i Universitetit të Prishtinës. Ndërsa Kadri Veseli, njeriu që në të vërtetë e thirri Thaçin në lëvizjen klandestine, në këtë kohë është zgjedhur drejtues i Degës së LPK-së në Mitrovicë, njëra nder vatrat themelore të luftës, mbi bazën e sëcilës më pas do të krijohet zona Operative e Shalës. Në fillim të muajit prill 1993, në fshatin Kollaree, afër Kërçovës, u mbajt Mbledhja Konsultative e LPRK-së, më pas LPK. Në këtë Mbledhje me vlera të jashtëzakonshme, pasi përcaktoi drejtimin e mëtejshëm të Lëvizjes klandestine si forcë çlirimtare, që do të merrte Vendimin në Mbledhjen e IV të Përgjithshme, do të marrin pjesë disa nga figurat dhe përsonalitet kryesore të Lëvizjes dhe të formimit dhe drejtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes të tjerëve, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Ahmet Haxhiu, Halil Selimi, Hydajete Krasniqi, Ali Ahmeti,, Emrush Xhemajli, Gafur Elshani, Azem Syla, Adnan Asllani, Bilall Sherifi, Behajdin Hallaqi, Hysen Gega, mes të cilëve do të jetë edhe Hashim Thaçi.Kjo është periudha kur ai fillon të ravijëzojë figurën e tij si njeri i politikës në strukturat drejtuese të Organizatës.Mbledhja u mbajt në shtëpinë e halit Zeqirit, për arsye se katër delegatë, Ali Ahmeti, Gafur Elshani, Emrush Xhemajli dhe Bilall Sherifi, të gjithë drejtues të Organizatës,kishin shkuar ilegalisht.
Nga kjo Mbledhja do të dalin edhe konkluzat e saj, dhe e para prej tyre do të jetë „Të përgatiten dhe të zhvillohen veprimtari për të çliruar vendin tonë“ (Arkivi i Organizatës). Një njeri, i cili merr pjesë në këtë Mbledhje, dhe përmes fjalës së tij përcaktohet për luftën e armatosur, pasi kishte ardhur nga aksionet e para, e për më tepër caktohet në Trupën Drejtuese në një rast të jashtëzakonshëm, çfarë mund të jetë tjetër, në se nuk është pjesë e themeluesve të strukturave luftarake?
Në Mbledhjen e Kërçovës, Hashim Thaçi, së bashku me Ramadan Avdiun, kryetar trupe Adnan Asllanin, Bilall Sherifin dhe Hulusi Beqirin, zgjidhen ne GOR, Grupi i Organizimit dhe Riorganizimit, i cili përgatit Mbledhjen e IV të Përgjithshme.Edhe në këtë Mbledhje, e cila do t zhvilloihet në Prishtinë me 26 dhe 27 korrik 1993, Thaçi do të jetë delegat i saj dhe, si nuk ndodhte zakonisht,për herë të parë, kryesia e Organizatës nuk zgjidhet me votim, por i besohet GOR përcaktimi dhe zgjedhja e personaliteteve drejtuese. Xhavit Haziri, anëtar i Këshillit të Përgjithshem, mbi bazen e vendimit te MKP, emërohet për ngritjen e strukturave të luftës, së bashku me antarët e tjerë të Kryesisë, ndërsa pjesë e grupit do të jenë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Sylja, në Kosove, dhe jashte saj, Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti.Më pas pjesë e tyre do të emërohet edhe Jashar Salihu. Në Mbledhjen e Kërçoves, Hashim Thaçi është njëri nga ata që kërkon shpejtimin e strukturave të luftës dhe kalimin e plotë ne ilegalitet.
Para Mbledhjes së Katërt të Përgjithshme, Këshilli i saj në Drenicë, ku ishin edhe Adem Jashari, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Hashim Thaçi, Llaz Kodra etj, takohen me njërin nga drejtuesit e lartë të Lëvizjes, Ramadan Avdiun. Ata kërkojnë fillimin e aksioneve të organizuara. Adem Jashari thotë se ata mund të bëjnë çdo javë një aksion, por duhet dikush t’i marrë përsipër, pasi nuk janë për luftë kaçake dhe as për anonimatë politikë. Hashim Thaçi është njëri që merr përsipër pjesën e tij në aksione.
Mbledhja e Jashtëzakonshme e Lëvizjes, 4 shkurt 1991, Prapashticë, dhe Mbledhja e Tretë e Përgjithshme e LPK-së, zhvillohen brenda në Kosovë, në ilegalitet.Po ashtu edhe Mbledhja e Katërt e Përgjithshme.
Në të gjitha mbledhjet e zhvilluara në Kosovë nga Organizata, në asnjerën nuk merr pjesë Muhamet Kelmendi. Kërkeses se Hashim Thaçit që“ edhe drejtuesit e Organizatës jashte vendit të futen në Kosovë, dhe jo vetem Ali Ahmeti, MK i përgjigjet se ” ju brenda jeni per lufte, ne jemi për drejtim politik”.(Arkivi i Organizatës, Komisioni i Veçantë).
Diskutimet për aksionet ilegale
Në Mbledhjen e përbashkët mes përfaqësuesve të Organizatës nga Kosova dhe dega jashtë vendit, dhjetor 1993, zhvilluar në Tiranë, marrin pjesë Xhavit Haliti, Azem Sylja, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti,Hashim Thaçi, Adnan Asllani, Halil Selimi, Fasli Veliu, Kadri Veseli. Zgjidhet trupa drejtuese e Organizatës, drejtues i saj zgjidhet Adnan Asllani.Pjesë e trupës Drejtuese janë edhe Halil Selimi, Hashim Thaçi e Ali Ahmeti.Analizohen shkaqet e arrestimeve pas Mbledhjes se IV të Përgjithshme. Në arkiv është proçesverbali përkatës, i nënshkruar nga gjithë pjesëmarrësit. Në mars 1994, përsëri në Tiranë, Trupa Drejtuese analizon gjendjen dhe bën hartën e shtrirjes së strukturave të Organizatës dhe të UÇK-së. Hashim Thaçi ngul kembë se gjendja nuk është e mirë, se është gati të shkojë të organizojë strukturat e lufës, por kjo gjendje duhet të kalohet. „Kemi punuar gabim deri tani. Ilegalë brenda në Kosovë dhe legalë jashtë Kosovës, kjo nuk shkon.Kjo duhet të ndryshojë. Unë jam i gatshëm të futem në Kosovë“, – ka thënë ai.
Në prill të vitit 1994 kompetencat e Organizatës i kalojnë Degës jashtë vendit, deri sa të kapërcehet gjendja e vështirë organizative. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli futen disa herë në Kosovë me mjete logjistike dhe marrin pjesë në aksione. Shtypi proserb do të shkruajë se “Terroristët erdhën nga Shqipëria”. Ne vitin 1997 Hashim Thaçi dënohet në mungesë me 10 vite burg. Do të jetë pjesë e dënimeve të Grupit të Drenicës, në të njëjtin gjyq ku Adem Jashari do të dënohet me 20 vite burg.Ndërkohë autoriteti i tij ka filluar të ndihet. Nuk bën çdo gjë mirë, por të gjitha këto ndodhin në një lëvizje klandestine çlirimtare, e cila duhet të përballet me disa probleme njëherësh.
Tani kush është në themelimin e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, pjesë e aksioneve të para, apo Muhamet Kelmendi, nga Hamburgu, që shkeli në Kosovë vetëm pas luftës?
Megjithatë unë kam jashtëzakonisht respekt për punën e Muhamet Kelmendit, por më respekt kam për të vërtetën. Edhe të fundit, Muhamet Kelmendi, me vendim unanim të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, është përjashtuar nga organizata në qershor 1998, për përçarje, disfatizëm dhe tentim të krijimit të një fraksioni brenda UÇK-së. Letra, e dërguar nga ai, e firmosur, se nuk është dakord me Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, nuk e neh atë dhe se, po shkon të krijojë nje strukturë tjetër, ështe ende në arkiv. Po ashtu, edhe materiali i tij, i përgatitur për Komisionin e Jashtëzakonshëm. Inati i djeshëm nuk është mirë të shfryhet sot, kur është koha të jetësohet përbashkimi i të gjitha forcave progresive. Megjithatë, në takimin me Hashim Thaçin, para krijimit të Qeverisë së Përkohshme, ai më shprehu mendimin se kishte dëshirë që Muhamet Kelmendi të ishte pjesë e kabinetit të tij, dhe, megjithëse kishte filluar të shkruante në Bota sot, shpesh herë jo në të mirë të shokëve të tij, isha i një mendje. Ajo që duhet thënë mbi të gjitha qëndron në faktin se UÇK-ja u krijua në Kosovë, si mision i një populli në robërim të ashpër, dhe si shprehje e vullnetit të tij për të ndryshuar gjërat. Roli i LPK-së, si themeluese e saj, organizuese dhe drejtuese politike, është i jashtëzakonshëm, por përmasat e UÇK-së , janë më të ndjeshme dhe shumë më të mëdha se sa vetë ajo. Kjo ishte e gjitha.
te lumte, z. bedri islami, per faktin se ke sjelle fakte dhe shenime te verteta, dhe kjo duhet te behet, se pa udheheqjen e hashim thaqit dhe te shokeve te tij, kosova kurr nuk do ta fitonte luften, me tipa perqares dhe tipa disfatise, qe nuk kane vete aftesine dhe guximin, per finalizimin e gjerave te medha, mundohen ti fajeson te tjeret.
nje njeri si muhamet kelmendi, intrigrant, nuk do te prisnim diqka tjeter.
Jo zotri Martin Shkreli ka ca gjera qe ti nnuk i sqaron psh…..pse e quajte tradhtarpa fakte prof.Esatin?????
Te tjerat pastaj mund te diskutohen.
pyesni Dilaver Goxhaj-alias shpetim Golemi-, Kolonelin mes Tiranes e Prishtines-Zv/shef e shtabit te pergjithshem te UCK-se ai e di shume me mire se M.Kelmendi,
KY KA QENE NJE PERFITUES QE ELEMINOI FIZIKISHT KONKURRENCEN.
VETE FAKTI QE ARRITI TE BEHEJ KRYEMINISTER ESHTE NJE FYERJE E RENDE PER GJITHE SHQIPETARET, KJO SEPSE ARRITI NEPERMJET ELEMINIMIT FIZIK TE KUNDERSHTARIT.
KY ZOTERIA E KA VENDIN NE BURG.
Hashim THaqi esht themelus i U:Q:K:
Ismajl Qemmali i kosoves qe shplli pamvasin.
ekosoves per Jet lavdi
Thon se e verteta edhe pse von por del ne drite.esht vertetu shum her se autori shkruan dhe i jep pesh me shum njerzve qe kontribuar nga jasht?e kuptoj ket shum mir ngase vet autori zgjidhet nga shoket te jet ne krye deges jasht vendi kryesues,njef shum ma shum anen e mergates,ndersa organizimin ne kosov e njef me shum nga arhivi dhe bashkbisedat me shok te idealit!! Mirpo sa di un baza dhe truri ka qen ne Kosov edhe pse nje pjes e saj kishte dal ne ilegalitet,Por kush esht Xhavit Haziri qe shum rrall permendet apo shifet emri i tij sikur kur era fryen ne mes koridoreve dhe merr nje flet lule nga lulet me te bukura qe ishin ne at shtepi?pa i dhan vendin dhe Meriten qe ka rreth formimit te UÇK-së apo dhe trurit te saj.
Thaci si Kryeminister u shnderrua ne ” yes man ” i cdo lloj gjeje te BE, duke kujtuar se ashtu do rrije gjate ne pushtet por harroi se ne votime shkojne kosovaret e jo europianet. Tani reputacioni i Thacit ka rene e do shihet ne zgjedhjet e para qe do jene.
Nji shkrim pa dasi dhe shume bindesi.Komplimente Z. Islami. Jeni nder te rrallet qe po sillni fakte te reja she shume terheqes per luften clirimtare ne Kosove dhe ne menyre te paaneshme.
Bedrri Islami eshte partiot atdhetar dhe njeri i ditur,arkivi me i madhe i perpjekjeve dhe luftes per clirimin e Kosoves.Te deshiroj cdo te mire
duhej edhe 1 bedri tjeter per ne shqiperi,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!
Mbas aemrit “ilir” nuk besoj se eshte nje ilir i vertete, per faktin, se keto qe po thote tani “Iliri” shume here, me qindra e mijera here i kemi degjuar, ne kalvaret e Beogradit, te UDB-se, KOS-it, etj, ndoshta edhe ti, je njeri nga ta, patjeter, tung, ti nuk je shqiptar, por sic thote Milazimi” Bire shkine”
Ktija Hashimit prej Zvicre, Edi Rama prej Shqypnie sikur donte t’i jepte cmimin NOBEL per paqe. sepse John Kerri-t nuk ju hap parashyta per cmimin prestigjoz, pasi e genjyen shqyptaret e Saliut dhe te Edvinit me LHL-te e Asadit dhe tani po kerkon si cifuti ne shkretetiire nje vend dhe popull tjeter ZULU per t’i bere qefin Putinit te Rusise ne zgjidhjen e konfliktit ne Siri me metoda dipllomatike.
UCK-ja ka nje histori qe i nderuari Bedri islami jo per faj te tij, nuk munde ta dij.UCK-ja lindi nga disa fraksjone te rezistences aktive,njeri nga me dukeshimit ishte FRONTI I REZISTENCES.Ne janar te vitit 1992 u arestuan 19 kreret e frontit,Sigurisht te tradhetuar.Djemte e frontit ne Tirane ,pra, qe i shpetuan arrestimit u veteorganizuan-Kush ishin ata? Adem jashari ,iljaz kodra,Abedin Rexha,Hamze jashari,baca Abdyl krasniqi me djemt e tij HASHIMI ne vin 1991 ishte nje gjatosh hollak i vogel ne moshe jo me shume se 22 vjec Por,qe u shfaq dukshem ne Tirane ne vitet 95-96 me nje lap- top ne dore……………..
HASHIMI eshte aktivizuar me vone,kjo pasi Adem jashjari kishte shvendosur shtabin ne Prekaz ne dimerin e vitit 1993.ku edhe nisi rezistencen aktive….
PS: fotoja e paraqitur eshte nje montazh jo profesional
“Jepini CEZARIT ate qe i takon cezarit dhe zotit ate qe i takon zotit”
me respekt A Delia
a eshte kz bedriu qe ka uzurpuar kosova petrolin e gjithqka tjeterne kosove.kz eshte nje profiter i shpifur si thaqi
Zotri Bedri, kame nderin te shpreh respektin tim.
Me vije mire qe gjerat edhe pse me vones po dalin ne shesh.
Te gjithe atyre qe kontribuan per liri te gjalle e te vdekur lavdi.
Nuk eshte edhe aq domethnese kush cka ishte por cka beri dhe ajo cka bene eshte liria e kosoves dhe synimi per bashkim kombetare.
E verteta eshte gjithnje e von por e kendeshme.