A mund ta shohim Edi Ramën me një sy ndryshe?

Dita

Agim Dalipi

Ditët e fundit po përdoret e ripërdoret në media e rrjetet sociale një shprehje: Shqipëria digjet e kryeministri krihet. Nuk ka rëndësi se kush e tha i pari, Vasili i LSI-së apo të tjerë. Gjithashtu nuk ka rëndësi se në cilat media apo rrjete sociale po rishfaqet. Rëndësi ka se për çfarë u tha dhe çfarë efekti do të ketë tek “i zoti i punës”, pra kryeministri, por dhe në opinionin publik për rastet emergjente të zjarreve,punës që bëhet për ti shuar e vënë nën kontroll.

Ndofta kryeministri nuk i ka lexuar e dëgjuar. Ndofta e di se çfarë po thonë dhe ja ka lënë të merret me këtë punë dikujt në qeveri. Hamendësime mund të bëjmë sa të duash e si t’i duam duke filluar nga ato që na venë në merak për gjendjen e deri tek ato që i bëjmë shpesh sipas përkatësisë partiake, në opozitë apo pozitë ku për atë që njeri e kritikon tjetri apo të tjerët, mund edhe ta mburrin. Tashti jemi mësuar me këtë “logjikë” partiake që shkon shpesh edhe në limitet e logjikës. Shikoni faqet e gazetës ultrapartiake “55”.

S’besoj se Edi Rama nuk e di që është detyrë e tij të merret, bile shumë seriozisht me këtë situatë alarmante që po ndodh dhe jo për herë të parë tek ne por dhe në rajonet rreth nesh, sidomos në Evropën jugore. Emergjenca e zjarreve nuk po ndodh vetëm tek ne. Po ndodh edhe në Itali ku çdo ditë ka rreth 500 zjarre dhe janë djegur dhjetëra mijë hektarë me pyje. Po ndodh në Francë ku janë evakuuar qindra e mijëra njerëz nga banesat e tyre dhe janë vënë në punë mijëra e mijëra zjarrfikës. Po ndodh në Spanjë ku kanë vdekur dhe njerëz dhe ku edhe vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në kryeqytet ka marrë zjarr duke lëshuar një re toksike mbi Madrid. Po ndodh në tërë Evropën jugore nga Portugalia e deri tek ne duke kaluar edhe nga ishujt e Kroacisë. Vetëm në Portugali janë djegur në një javë 215 mijë hektarë me pyje e kanë vdekur nga zjarri 15 njerëz. Në Spanjë 30 mijë hektarë e kështu me radhë. Italia ka një shifër akoma më të madhe.

Nuk kam ndërmend të justifikoj Edi Ramën për atë që po bën apo nuk po bën me zjarret por dhe çdo gjë tjetër që lidhet me punën e tij si kryetar i qeverisë, qoftë për vendimet, qoftë për mënyrën e punës. Dua të them se në asnjë nga vendet që përmenda dhe ku ka emergjenca shumë herë më të mëdha se në vendin tonë, si për sasinë e sipërfaqeve që po digjen ashtu edhe për përqindjen e tyre në bazë të popullsisë, pra në asnjë nga këto vende askush nuk ka përdorur shprehje të tilla apo të ketë kërkuar dorëheqje qeveritarësh.

Le të kthehemi te shprehja. Në mos gaboj për herë të parë kjo shprehje, ashtu siç është shkruar tani, është vendosur me germa të mëdha në 1997 në të njëjtën gazetë, “Koha jonë”. Kryetitulli ishte “Vlora digjet, Berisha krihet” dhe më duket se e pat shkruar nga Vlora Frrok Çupi në ato raportimet që bënte nga çfarë po ndodhte atje në ato ditë të vështira. Vërtet që Shqipëria ishte “në flakë” dhe Berisha vinte të ndjerin “gjeneral” Gazidede të raportonte në parlament për “zbulimin e komploteve” dhe i thoshte të dërguarit të Evropës, Vranickit, që kanë bërë kryengritje komunistët. Dhe kjo pasi në qeverisjen e tij u tretën si kripa në ujë nja 2 miliard dollarë nga “paratë më të pastra në botë”, sulmoi e vrau edhe në qytetin e luleve e të qetësisë, Përmetin, deshi të bombardonte dhe të hidhte lëndë helmuese luftarak ndaj jugut sikur të ishte vend armik, shkatërroi ushtrinë pasi kishte shitur kush e di se sa miliona municione me atë anijen e famshme “Sotiros”. Flitej diku hapur e diku nën zë edhe për ndarje të vendit. Nuk harroj një bisedë të atyre ditëve tek “Bar Ëest” ku mblidheshin më së shumti intelektualë. Një analist që edhe sot del e flet serbes në televizione e shkruan në gazeta thuajse përditë, në mes të kafes së mëngjesit tha si pa të keq: Mos vallë do të ndahet Shqipëria në jug e veri? Edhe sot ngjethem me këto fjalë që, më së paku ishin të çartura. Këtu na kishte shpurë krehja e Berishës.

Berishës i takonte kjo shprehje pavarësisht se edhe ai vetë ja thotë Ramës si “qytetar dixhital” (nëntor të vitit të kaluar për përmbytjet): Shqipëria përmbytet, ai krihet! Ka harruar se kur ishte vetë kryeministër dhe u përmbyt vendi nga jugu në veri ja vuri fajin ngrohjes globale dhe gjithashtu, në qeverisjen e tij ishte zbatuar një projekt parandalues për përmbytjet i BERZH (Disaster Risk Mitigation and Adaptation Project) me vlerë 3 milionë dollarë që nuk dihet se ku shkuan dhe çfarë u bë me to.

E thashë dhe më sipër se nuk kam ndërmend të justifikoj Edi Ramën si kryeministër dhe jo vetëm për zjarret. Edhe ai është një i vdekshëm si ne të tjerët pra edhe i gabueshëm. Ka se çfarë të merresh me të ashtu si me të tërë ata që kanë qeverisur deri më sot në këtë tranzicion të lodhshëm, në kufijtë e shpresës dhe të përgjakur jo pak. E kam fjalën, duke mos bërë krahasime me askënd që ka qeverisur më parë, që mund t’ja shohim disa veprime edhe me një sy tjetër. Të mos merremi vetëm me çorapet e kuqe e atletet e bardha që vesh. Të mos merremi me ato që shkruan dhe pikturon. Të mos merremi me atë “marrëveshjen e natës” me Bashën e të bëjmë hamendje se çfarë pazare u bënë, por le të themi bëri mirë se në një farë mënyre e “futi” PD-në zgjedhje dhe shmangu një kolaps politik e parlamentar, gjë që askush nuk mund ta mendojë se mund ta bënte PD kur qe në pushtet. Dhe as e pati bërë. Bile jo pak nuk e mendonin këtë lloj “durimi” apo “tolerance” edhe nga vetë Rama.

Le të merremi edhe me atë këmbënguljen e tij për të arritur rezultatin. Sepse siç bëri me shtrëngimin për pagesën e energjisë elektrike (ku thuajse 40% e shqiptarëve nuk i paguante) ashtu pati bërë edhe si kryetar bashkie, pasi priti tre muaj që KESH të hiqte ato shtyllat e elektrikut që qëndronin në mes të rrugëve e qenë bërë shkak aksidentesh, mori një sëpatë dhe shkoi e preu vetë një shtyllë druri. Vërtet është një qëndrim pak ose aspak ortodoks, por në Shqipëri jemi mësuar që nganjëherë duam edhe ndonjë çok kokës. Jo të fortë por na duhet. Dhe në fund të fundit duam të gjithë rezultate nga puna e qeverisë.

Parimisht nuk jam në një mendje me të për dorëheqjet e kërkuara në spitale apo administratë. Por le të mendojmë për pak më herët në këtë katër vjeçar që është në krye të pushtetit. Sa herë lexojmë e dëgjojmë se “nuk jemi në gjendje të bëjmë shtet”, kjo edhe ditët e fundit po përmendet. Edhe qeverisja e Ramës, ato ligje që ka bërë ndofta nuk i ka të gjitha ashtu siç duhet se e mira nuk ka fund por për veprimet e tij për t’i zbatuar duhet ti heqim kapelën. Në një vend ku, e pranojmë thuajse të gjithë, administrata është më tepër e përbërë prej militantësh dhe ku ekspertët e specialistët nuk gjejnë përherë vend në skotën e të pandershmëve dhe të pazotëve; drejtësia është kthyer në një sëmundje ku barnat për ta shëruar nuk bëjnë punë dhe duhet vetëm kirurgjia; ku përpiqemi në masë të mos paguajmë as ujë e as energji, na duhet të pranojmë se kjo “kirurgji” ndofta nuk mund të bëhet me duar të pastra. Parimisht e nganjëherë edhe ligjërisht nuk jemi të një mendje po diku, ku është mishi i huaj që duhet hequr, mund të veprohet edhe sipas fjalës së vjetër: që të gërmosh duhen ndotur edhe duart. Sepse mjekët kanë marrë para në spitalet shtetërore për të hapur klinika private ku ta masin kokën “me pe”; ku njerëzit e drejtësisë hedhin shtetin në gjyq për ligjet që do të duhet tu dalin para e të japin llogari por nuk thonë ku i kanë gjetur paratë për vilat e llogaritë bankare të tyre e farefisit shpesh të papunë; ku politikanët e rangjeve më të larta e familjet e tyre përfliten për afera që shkojnë nga të dyshimte e deri kriminale dhe dalin pa lagur, përherë “pa fakte” ose me “procedura”.

Rama nuk është i përkryer. Është edhe larg prej kësaj. Por ka bërë shpeshherë veprime që dikujt i kanë pëlqyer e dikujt jo. U tha serbëve (Vuçiçit) në mes të Beogradit se duhet ta harronte Kosovën dhe të merrej vesh si fqinjë me të. Kjo është një e vërtetë dhe nuk ka lidhje me tifozllëkun nacionalist ashtu siç u munduan ta paraqisnin disa analistë apo PD. Hodhi idenë e futjes së fesë në shkolla që ishte më tepër një test për ndërkombëtarët por dhe vetë ne vendasit. Ju afrua me “lezet” bashkimit me Kosovën gjë që ishte më tepër një ndihmë për kosovarët në heqjen e vizave për në Evropë (sipas politikës së BE-së se nuk ka ndryshime kufijsh dhe mund të bashkohemi të gjithë në Evropë). Pra, hiqjani vizat Kosovës që të bashkohemi në Evropë.

Ka dhe të tjera. Që nga pranimi i ministrave teknikë që jo vetëm s’po ikin mbasi mbaruan misionin me zgjedhjet por po mundohen ti venë edhe gurë e shkopinj nën rrota si “të ngrirë” që janë. Një vend të parë mund ta zërë ajo që kërkoi nga shqiptarët: Doni shtet dhe përparim? Atëherë më jepni 70+1. Ishte një lloj sinqeriteti që them se ja arriti qëllimit. I dhanë më tepër. Por kjo më tepër zbërthehet si “shumë më tepër” për vetë atë dhe qeverinë që do të ngrejë në këmbë. Dhe kësaj here nuk mund të ketë asnjë justifikim. Prandaj dhe ai bën dhe ndonjë veprim, siç thashë jo dhe aq ortodoks si ajo lista me 100 zyrtarë të përfolur për korrupsion.

Ai po pyet për problemet në rrjetet sociale dhe në ato takimet thuajse të përditshme me njerëz. Nuk do t’ia arrijë kurrë t’i takojë të gjithë se është jashtë mendjes. Por diçka po merr e po përfiton për atë që kanë nevojë qytetarët. Uroj t’i shërbejë sa më shumë e sa më mirë sepse nuk jam i mendimit që janë vetëm për “populizëm”. Votat i fitoi dhe s’ka pse bën akoma fushatë. Se as mua e as ndokujt nuk i hyjnë në qese ngjyrat larushe të kravatës së tij apo “tumanet” që shkruan “Shekulli” që ka kthyer faqe e që harroi se para gjashtë muajsh e mburrte atë dhe punën e tij. Të gjithë duam rezultatin: një shtet me ligje që zbatohen, me drejtësi që jep drejtësi dhe me një ekonomi në rritje. Dhe disa gjëra, megjithëse jo të gjitha ato që premtoi më 2013, i ka bërë. Ndaj them se mund ta shikojmë Edi Ramën edhe me këtë sy.

Share This Article
17 Comments
  • Te gjithe po presin nga EDI…
    Madje presin qe Edi te krijoi edhe opoziten shqiptare…!
    Apo krihen te gjithe..?Disa e kane lene edhe shtellunge..

  • SHKRIM ‘MODERN’ I MONTUAR SE PRAPTHI:
    -Nuk meren shqipetaret me Ramen perjashu ca kAmentues e facebook-xa te pa pune po ,meret Edvini me shwqièetaret si Shabnan Qosja apo serb i Berisha nderkohe qe vendi ka 6 miuaj pa qeverri er 27 vjet pa parlament
    _As qe u shkon mendja shqipetareve per Ramen potr u dhimset Shjqiperija,ershte Edvionio si ‘çun TirOne’ qe luan nuse dajash mer qeverrine pa shtet pa parlament qe deputetet e popullit i emeron si Salija e Like flofrfija,.qe deputetet e tij janme te inkriminuar deri ne fyt qe mre pa turpesine e ANTISHQIPETARIXZEM ben veprime KRRIMINALE qe nderkohe flet per VETTING e dekriminalizim er nga ana tjeter si ‘çun TirOne’ emerron kfryetar shteti kreun e simbplion e krimit e korrupsionit te ‘KOKE PALAREVE’-
    Akoma ‘krime’ duhen per te dhene dorehrqje si gjeja me normale ne demoklracite me te brishjta edhe tyre Ballklanit!?
    Shqiprerija pas tragjedise sxe salise nanos e like florise nuk ka nevoje per ‘fotomodeler’ apo manikine perfshi dhe nudiste e batutistepor per ‘burra shteti’

  • Or zoteri, ti thua “A mund” kurse populli po e sheh me ate sy, pavaresisht nje grupi njerezish te politizuar ose qe hane buke me gam gamet e tyre, pjesa tjeter e popullit qe i dha 70+4 po e sheh si njeriun qe DO TE BEJE shtet.

    Eshte mire qe gazetat te flasim me shume per kete realitet (qe populli po e sheh dhe perkrah) sesa per gam gamet e Vasilit, Kryevidhit apo dikujt tjeter..(qe duan vetem interesin e tyre politik apo financiar

    Pra mos e thuaj me droje “A Mund” por me plot gojen ” Keshtu duhet ta shohim Ramen”

  • “Me sy ndryshe”, nuk kemi pse shikojme askend.

    Eshte rendimenti i punes se Zoterise, cilesia e saj per ti sherbyer qytetarit shqiptar ne rast nevoje, ajo qe vendos per menyren e te parit se nje Kryeministri.
    Qytetari shqiptar, e ka te veshtire “te sjelle ndermend” se cfare i tha Rama, Kryeministrit serb Vucic, kur fshati i tij eshte bere pre e flakeve.
    Ai ose ajo, kane nevoje per qeverine e tyre, per masat e marra prej saj per emergjenca te tilla. E nese qeveria dhe Kryeministri, “dallohen” vetem me mungesen e tyre ne krye te detyres sepse na qenkerkan ne pushime, atehere askush te mos e shohe Z.Rama me sy ndryshe por te thote ate qe duhet thene,,,,,,,Kryeministri mund ti beje pushimet me vone. Ai duhet te udheheqe shtabin e emergjences keto dite, per shuarjen e zjarreve dhe perpilimin e katalogut te masave per shpetimin e jetes se qytetareve shqiptare dhe te prones se tyre.
    Cdo gje tjeter, eshte rrumpalle batakcinjsh, qe nuk njohin as respekt per postin qe mbajne dhe as impenjim per rolin qe u ngarkon kushtetuta.
    Ku eshte qeveria shqiptare? A nuk duket gjithcka sot, si e lene ne meshire te fatit, kur sheh nje helikopter grek qe hedh disa qindra litra uje mbi vatrat e zjarrit ne jug?
    Mey sy ndryshe? Jo jo. Kush ka sy ne balle, e sheh se cfare po ndodh. Mjafton te dish se cafre roli ka nje Kryeminister ne raste te tilla, dhe gjithcka sheshohet shpejt ne mendime, per te ditur ke nje shtet funksional apo nje cete halabakesh, qe nuk e di as vete se pse eshte aty.

    • troplino
      ky fari balliu i ramës ka dhënë versionin e tij të trashë!!
      gjëra të tilla kemi për të lexuar e dëgjuar dhe më shumë!!tashti fillon bythlëpirja totale!!
      ditë më të këqija do të vijnë!!

  • Jo levdata servilesh ketij monster te quajtur Edi Rama, qe di te dale perdite ne TV me ato zgerdhirjet e tij te shpifura..qe s’di te bej asgje veç te fut njerezit hallexhij ne burg dhe bene gjasme takime me popullin fukara dhe tallet me te dhe ben sikur e do shume ket milet katunar kur ai eshte aq monster sa s’shef dot me sy djalin tan dhe çmende gruan se thoshe se shkonte me te atin, ketij bastardi duhet tit hemi te gjithe “ik o plehne se na u shpife, je vertet funderrina me e madhe ne ket ven siç e tha Ilir Kryemadhi i bere kryeministri nga Monika bundra nga marreveshja e Gjirit te Lalesit..kur Ilir Kryemadhi (mgjse dhe ky nje monster tjetersoji..) pat thane se “Edi Rama asht funderrina ma emadhe e ketij veni”, qe z’di me ba asgja veç zgerdhihesh si bq..dhe emnon tere prostitutat drejtore, prefekte, zv. ministre e ministre..te tipi Manastirliu, Spiropali, Xhaçka, Kumbaro, Nikolla, Felaj, lopçaren e Lushnjes Gjermeni, e tyrli bundrash e adoleshentesh…dhe asnje njeri normal se eshte halabak, legen e monster qe duhet vrare ne rruge si qente rrugaç te lagjes,ai do t’ bej gjemen ketij populli baget qe shkon pas tij si dele,……..

  • Mark Prenga , malok , injorant , shpellar , pjelle berishiane , qe ju ka erdhur fundi . Ti duhesh varur ne mez te qytetit , more lapashan goje qelbur , bashibozuk e plehre prej Kamze , race e felliqur , qen i pa bese , mbeturine e pedeiste , kriminel e shpifes ordiner , nxenes besnik i qoftelargut te Viçidollit , ju pret ngordhja sebashku me “qytetarin dixhital”goje merde . Yyyyy qelbesire e kerme e shpifur ! Ti e ke vendin njezet pashe nen toke .

  • O Gimçe mavria,

    Me sy ndryshe Ed surrelsin i kemi pare gjithmone, por sidomos ne 1 prill 2013, kur pa e prishur fare terzine, beri si pa gje te keq koalicion me shkaktarin e protestes se te 21 Janarit.

    21 janari ka qene dhe do te mbese gjithmone GURI I PROVES per cilindo politikan qe do t’i bjere fati te marre ne dore frenat e qeverisjes.

    Veshtrimi yne zoteri, si asokohe po ashtu dhe sot, ka qene dhe ka mbetur aq i mprehte, sa fatkeqsisht shume praktika te demshme kane vijuar sipas asaj qe i druheshim dhe vazhdojme t’i druhemi. Kane vijuar pra sipas asaj qe jane mesuar te bejne “liderat kukulla”, per shkak te paaftesise per te krijuar per here te pare ne historine e vendit, NJE SHTET FUNKSIONAL, te dobishem jo per nje grusht batakcinjsh qe mbahen shtrenguar fort pas karriges, por per shoqerine e pare ne teresi.

    Gjthshka mund te kishim parashikuar, por…

    – jo masakra te tilla pyjore!
    – jo kanabizim total te vendit!
    – jo paaftesi totale te pushtetareve!
    – jo zbavitje pushtetaresh gjate pushimeve verore, nderkohe qe per te mbajtur nen kontroll situatat emergjente, sic eshte kjo me vatrat e njepasnjeshme te zjarreve, duhet te degjohet zeri dhe te ndjehet grushti i fuqishem i kumandarit.

    “Shqiperia digjet, kryeministri krihet”? Shprehja me duket gabim. Ai per vete s’ka me se c’te krehe. Ai tani po kreh vetem… delet.

    Meqe e ke permendur 55-en, ja dhe dy fjale per te dhe jo vetem..

    A ke degjuar gje per eliten e gjithe-pushtetshme? Ta kam fjalen per ata qe ta ras me zorr shukun e parave ne goje, dhe ta bllokon rylin e fytit?

    Nqs. 55-en me te drejte do ta quanim “ultrapartiake”, po simotrave TemA dhe Dita a mos duhet t’u veme epitetin “gazetat me gjethe”

    Fundja te dyja ne te njejten redaksi punojne…

    S’e beson? Atehere qe baba, kqyre pak ket foton ktu poshte…

    http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/12/IMG_3909.jpg

  • ARTIKULL I MEÑÇEM.RAMA ESHTE KM ME I MIRE NE KETO 27 VJET.ESHTE PUNETOR,VIZIONAR,I LIDHUR ME QYTETARIN..DHE KERKON TE BEJ SHTET.E SHAJNE BERISHISTET SE U DHEMBIN SYT NGA REFIRMAT E MIRA QE PO BENE.SIDOMOS NGA REF.NE DREJTESI.QE PO U BE E MIRE DO TE PERFUNDOJNE NE BURG KETA HAJDUT E KRIMINEL.TE POSHTEM 23 VJEÇAR.PD E MBUSHI MISIONIN NE 91-92 DHE DUHET TE REFORMOHET PS SALIMORTJEN.NDRYSHE DO VIJE NE PUSHTET PAS 20 VJETESH.

  • Te ishte e mundur qe ket idiot jo ta shohim me sy tjeter po te mos e shohim fare do te shpetonte vendi nga ky njeri nese mund ta quajm te till.Nuk me habisin disa injorant qe po shkruajti kush per ket faqezi qe po merr ne qafe nje popull.Ky lexuesi i zakonshim edhe me ja shke…e cfar i permban pragu vetem gezohet.Mjafton te jet socialist dhe pranon edhe mbrapanicen ja jep.

  • KY MARK UKU-UJKU ESHTE NJE IDJOT I PAPARE E KOHES SONE.PASI HARRON SE SALIU KA VRARE MBI 4000 QYTETAR VETEM NE ’78,’98.HARRON HERDECIN E 21 JANARIN.RAMA NUK KA VRARE NJERZ MOR WC E SB E LB.AI PO BEN SHTET.POR SERA JUAJ ESHTE MESUAR ME VJEDHJE E VRASJE QE NGA VITI ’91 KUR VRAR 4 VET ME NE KRYE ARBEN BROCIN,A HABDARIN NE ’98,REMZI HOXHEN,OLLDASHIN E KO.KUJTON SE POPULLI I HARRON GJEMAT E PD E SALIMORTJES QE RRI AKOMA NE POLITIKE SE KA FRIK NGA KRIMET QE KA BERE.FISI HAKLAJ DO TA VARE NJE DITE ATE MOSTER TE KEQE QE JU BE FERRE KETIJ VENDI PER 27 VJET.QEPE O HALE E NDYRE.

  • Ende me biografine e Rames merreni. Rama ka ngodhur eshte bere kufome politike dhe qendron vetem si dordolec per te ngushelluar militantet e batakcinjte e lloj lloj bastardesh, te cilet kane gjet Ameriken ne Shqiperi duke rrjepur ate popull te varfer, me bekimin dhe ndihmen e rilindjes. Nje kryeminister qe u konsumua totalisht qe ne 2013-en, kur beri koalicion me sebepin e vrasjeve e te 21 Janarit Ilir Meten dhe me pas e beri President, Gjithashtu ne fiaskon e 2017-es, qe beri bashkeqeverises urdheruesin e vrasjeve, nuk le shume vend per fantazi. Ai do mbetet by……..iri me i madh ne historine e politikes Shqiptare, si dhe Kryeministri me sharlatan i te gjitha koherave.

  • Postoi komentet o dita, apo ke mare rolin e Zerit te popullit. Nuk vrasin opinionet e njerezve, me teper se keto pacavuret qe botoni nga shkrues te sponzorizuar, qe duan ta shesin djallin per engjell.

  • Autori thote se nuk merret me mbrojtjen e Rames por artikulli eshte fund e krye nje mbrojtje groteske qe i behet atij. Me sa duket po konkurron me Ramen se kushe tregon genjeshtrat me te besueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *