I nderuar z.Thano.
Milto Gjikopulli lindi në vitin 1938 në Dhërmi. Mbaroi studimet për inxhinieri nafte dhe punoi në disa zona naftëmbajtëse të vendit. U arrestua më datën 25 mars 1975. Akuzat, sabotim ekonomik në fushën e naftës, agjitacion dhe propagandë me qëllim rrëzimin e pushtetit. Me vendim të Gjykatës së Lartë, datë 16.06.1976, dënohet me vdekje, pushkatim.
A mund të imagjinoni të tradhëtojë Atdheun një gjeolog?! Mund të më thoni një rast të vetëm në botë, që një gjeolog ka bërë një gjë të tillë?! Tradhëton një hajdut, një mashtrues, një qeveritar, një deputet a dhjetra deputetë, qeveri të tëra, si këto tonat, por jo një gjeolog, një naftëtar. Partitë tona me parrullat “ik” “eja”, pa dhënë llogari në presencë të drejtsisë, bëjnë tradhëti të madha.
Të ndjerin Milto Gjikopulli e vrau aliazhi parti-instruktorë, istruktorë lartë dhe poshtë.
Në Aktivin e Naftës, në Patos, guximtari Milto Gjikopulli bëri këtë deklaratë: Nëse është bërë punë armiqësore, dhe Partia e vërteton këtë gjë, atëherë ju nuk keni punë me të tjerët t`i merrni më qafë kot, se atë punë e kam bërë unë, pasi përgjegjësia është e imja… Gjithashtu nga salla e gjyqit shtoi: Nëse Partia e konsideron se puset, projektimet dhe kërkimet janë sabotuar, atëherë sabotimin e kam bërë unë…
Të gjithë e pranojmë, se gjeologjia është një shkencë shumë e komplikuar. Për sa kohë që gjeologu s’ka të dhëna, ai vepron me intuitë, bënë pëgjithësime, modele gjeologjike. Në studimet gjeologjike angazhohen disa shkenca të studimit të nëntokës. Sizmika është mbretëresha e studimit të nëntokës, por gjithmonë në vartësi të gjeologjisë. Gjithashtu njihet fakti shkencor, se, në disa kushte tektonike të vështira, sizmika s’jep rezultate, ose të dhënat e saja merren me rezervë. Por kjo s’do të thotë se zona s’ka interes për kërkim nafte. Këto raste janë provuar në botë, në kërkimet për naftë.
Milto Gjikopulli ishte një gjeolog shumë inteligjent, i lindur me intuitë gjeologjike. Shumë ekspresiv. Më kujtohet viti, kur u botua libri “Dimri i Madh” i Kadarese, Miltua e lexoi atë libër brenda një dite, në kohën që bënte stazhin e partisë ne ekspeditën sizmike të Mifolit. Librin e nisi në fushë aty nga mëngjesi dhe e mbaroi para se të ngrysej. Gjithashtu ai atëhere nisi të mësonte gjuhën Esperanto.
Miltua ishte me kurajo. Ai shquhej kudo ku ndodhej, bënte dialog shpesh me ata të qeverisë kur zbrisnin poshtë. Guximtarët dhe kuriozët janë gjithmonë njerëz të zgjuar. Ai ishte i vëmendshëm. Lexonte vazhdimisht për gjeologjinë, për naftën, letërsi artistike. Sado që ne njerzit ham inat me njëri tjetrin, kush të shtiret më I zgjuar, kurrë nuk mund të bëhemi të gjithë njësoj, guximtarë dhe trima.
Miltua mbante lidhje të rregullta me ne të interpretimit sizmik te Drinosit sepse ishte autor në projektin e vitit 1974. Ai vinte disa herë në ditë, ndërkohë që sizmika e kishte thënë fjalën e saj. Sado që grafikët i vizatuam si ikona, nuk mund të ndërtonim ngritje në gëlqerorë, ne thellesi. Në shkencat e tokës, si në gjthë shkencat konkrete, nuk ka ideologji, nuk ka marrëveshje si midis këtyre tonave, PS, PD, LSI…
Më kujtohet mbledhja, që u bë në Gjirokastër, aty në Drinos, ku kishte nisur puna për demontimin e sondës së pusit, i cili ishte projektuar për të kapur objektin e prognozuar nga Miltua. Sheshi u mbush me instruktorë, me oficerë të sigurimit të Fierit, të Gardës së Tiranës. Përgjonin makinat “Gaz-69” bashkë me lisat aty rrotull nesh. Mos harroni, ishte pragu i pranverës të vitit 1975, koha e tensioneve partiake. Sheshi i pusit ishte i mbushur me materiale ndertimi, me zhavor, me dërrasa dhe hekurishte, me tubo, me makineri… Sado që bënte akoma ftoht, pemët po e ndjenin ardhjen e pranverës, po bëheshin gati të çelnin.
Dikush dha komanndën të futeshim brenda. Vetëm në ketë rast i kam parë shqiptarët të jenë të rregullt, të futen ngadalë, të respektojnë njëri-tjetrin. Diçka si në ceremonitë mortore. Dhoma e brigadës së montimit, me stola linear, si ne salla burgu, u fry shpejte si barku i një gruaje shtatzënë. Ajri kundërmonte erë të rëndë, kishin tymosur edhe ata, që nuk e kishin zakon të pinin duhan. Presidiumi u vete zgjodh. Gjithçka u bë në heshtje, sikur ishim në një rit fetar. Në këtë qetësi u ngrit njëri nga ata të presidiumit. Kaloi mbi ne një vështrim gati për të na kositur së gjalli. Frikë, heshtje, hekur. Më bëhej sikur kulla e pusit do të shëmbej, dhe do të na zinte poshtë të gjallë të gjithëve… Po më 3 Shkurt të vitit 1975, Enver Hoxha, i kishte shkruar preludin gjeologut Milto Gjikopullit, Ai në librin e tij me kapakë të kuq të rëndë, “PËR NAFTËN, shkruan: “…Më ka bërë përshtypje të keqe diskutimi që ka zhvilluar në aktiv njëfarë Milto Gjikopulli…” Ka mjaftë rreshata në at libër për gjeologun Milto Gjikopulli, sikur ku burrë I shkurtër disa pëllmb, do ta shëmbte magjishëm Shqiperinë.
Ky pus do të demontohet, se është projektuar nga sabotatori Milto Gjikopulli, thotë kryetari I vetë zgjedhur I mbledhëjes. Ne që ishim ngjeshur sallë, kërkuam me sy të gjenim ku ishte Miltua. Miltua që kishte hyrë si hije, ishte disa rradhe para meje, në të djathtë, pranë dritares.
Kur u bë pushim, Miltos iu larguan të gjithë, veç qielli lartë dhe lumi i Drinosit aty pranë nesh, që rridhete në hesap të vet. Miltua piu cigare njëra pas tjetrës aq shumë, sa tymi e pështjelloi, e bëri mistik. Që atë ditë unë nuk e pashë më gjeologun Milto Gjikopulli.
Mbas ngjarjes së Miltos, partia e Ndërmarrjes Sizmike na u versul edhe ne të ekipit sizmik, që kishim berë punime në Drinos, ku Miltua ishte autor për anën gjeologjike. Mbledhja u bë aty në katin e dytë, në këndin e kuq. Disa partiakë servilë m’u vërsulem edhe mua me motivin, përse unë nuk kisha qënë vigjilent ndaj “armiku Milto Gjikopulli”. Dhe më dënuan me motivin se unë “duhej t’i kisha kuptuar më mirë veprimet armiqësore të Miltos(!)”. Të gjitha këto janë në “Proces verbalin” e mbledhejs, nëse ai ruhet akoma.
Miltua kishte tendencë t’i zgjidhte shokët dhe kolegët, por ai nuk dijti të mbrohej prej tyre. Disa e përgjuan. Ai vet i zgjidhte edhe ata me të cilët do të pinte duhan. Ai i kapërcente lehtë dhe shpejt të rendomtit, që kishte përreth. Tek kolegët shpesh provonte vehten e tij. Miltua ishte energjik, por atë energji ai nuk e komandoi. E vërteta është se ai u bë shef i Grupit të Përgjithësimit në Institut, nga ku projektoheshin puset e naftës. Ai ngeli një gjeolog teorik, me aftësi teorike shumë të larta.
Kanë qenë edhe ligësitë brenda nesh, brenda intelektualve – thotë ish Sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit të Fierit, Vangjush Kokonozi.-Sebepi ishte plani. Këtu qëndronte edhe e keqja mes konfliktit të specialistëve lart të KQ të PPSH-së dhe atyre të bazës. Ka qenë një luftë e hapur. Ata lart thoshin: “Ne kemi harta, kemi studime, dhe plani mund të realizohet”.
Kthehem në memorjen e atyre viteve… Ndjeja keqardhje për Milton.Në kulmin e kundervënieve Ai harroi ritmin e zakonshëm të ecjes nxitonte i shqetësuar nëpër atë rrugë të shkurtër, të ekspozuar dhe të survejuare që lidhte godinën e Institutit të Naftës me godinën e Sizmikës. Kushedi sa “shokë” do e kenë ndjekur që nga brenda xhamave!-gjykoj unë pas kaq e kaq vitesh. Miltua ishte aq i shqetësuar, sa nuk përshëndeste më shokët. Në gishtrinjtë e duarve ju ngjit nikotina, kurse nga xhepat s’i shqiste dy tri paketa cigaresh. Nuk e shikoje më në “kafenen e Zinijes” e cila gjithmonë ishte plot, se ishte koha kur kafeja mbaronte shpejt.
Një gjeolog nuk mund të denohet se, po të ishte kështu, në botë do të ishin varur me mijra gjeologë. Monizmi i dënonte rëndë naftëtarët. Instruktorët krijonin brenda një nate skenare me përgjime, genjeshtra, intriga. Kurse ata lartë kaq donin dhe do ti amplifikonin.
Geologun Milto Gjikopulli e pushkatuan, bashkë me gjeologun Koço Plaku. Sistemi monist qëlloi vetven. Gjeologët nuk i ka vrarë deri më sot asnjë sistem primitiv apo modern, përveç atij tonit monist dje, dhe këtij sot gjoja demokratik. Ky i soçmi të vret pa ideologji, të vret me plumba qorrë, pa zë. Dje kishte nekrologji moniste, sot nuk shkruhet asnjë lloj nekrologjije…
Thonë se gjeologët Koço Plaku dhe Milto Gjikopulli janë ekzekutuar në Malin me Gropa, në lindje të Tiranës, pranë dy lisave afër njëri-tjetrit, me duart e lidhura prapa dhe në ballë currili i gjakut, pasi i kanë qëlluar nga afër me pistoletë në ballë.
Po le të kthehemi tek objekti që prognozoi gjeologu Milto Gjikopulli, në Drinos të Gjirokastrës. Kam dëgjuar se atje në Drinos shpoi më vonë edhe një kompani e huaj, por edhe ata dështuan. Pra, punimet për kerkimin dhe zbulimin e naftës nuk janë të lehta. Ato në shumë raste janë me risk.. Në një libër për naftën thuhet se, në një vend të Lindjes së Mesme u shpuan 73 puse, por pusi i 74 dha naftë.
Këtë zonë Kompania SHELL e ka marrë me koncesion, dhe ka planifikuar të bëjë punime sizmike. Pra, siç duket kjo zonë vazhdon të vlerësohet akoma si persepektive për kërkime hidrokarburesh. Duket se nuk është zgjidhur përfundimisht “fabula” e gjeologut Milo Gjikopulli, ka apo nuk ka naftë në Drinos të Gjirokastrës! Milton monizmi e pushkatoi, por ne s’e dimë saktë akoma, kush ishin dëshmitarët që e akuzuan për sabotimi apo për pikëpamje ideologjike të gabuara, siç e rrefen Enver Hoxha.
Gjeologu Milto Gjikopulli i ngjan një udhëtari, që nuk i doli rrugës në fund, sado që kishte energji dhe inteligjencë. E pengoi ideologjia moniste nëpërmjet instruktorve lartë e poshtë, egoizmi personal dhe ai shtetëror. Viktima të tilla kishte shumë në monizëm. Atëhere nafta qe më shumë se një poligon qitje. Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë! Sikure edhe gjeologun Milto Gjikopulli. Këtij gjeologu te pa testuar plotësisht në gjeologji, I ndryshëm nga të tjerët ne fytyrë, në mendime dhe në lapës, do ti shkonin për shtat fjalt e fillozofi Epikuri, që thotë, gjithkush del nga jeta ashtu siç ka hyrë.
Edhe sot vazhdon kalvari kundër naftëtarve dhe gjeologve. Sot, në këtë demokraci shqiptare, qeveritarët nuk të qëllojnë me plumba, por me harresë, se kështu e kanë më lehtë, të mos shkruajnë as dy rreshta nekrologji, të bardh apo të zezë. Ndërsa të parët, monistët shkruanin dy rreshta nekrologji, këta të kësaj demokracije nuk e bëjnë as këtë.
Në qytetin e Fierit, aty poshtë Spitali, shumë pranë rrugës për Patos, ishte një shtëpi aristokrate, një kateshe, ndërtuar bukur, me kopsht dhe pamje karshi një fragmenti të qytetit. Ajo shtepi ishte e Dr. Gjergos, e vjerrit të Milto Gjikopullit. Sa herë që kaloja në atë rrugë për në punë e shikja atë me vemendje se më kujtonte gjeologun Milto Gjikopulli.
Miq! Gjithmonë kur kaloni nëpër Shqipëri, shikoni ndonjë pus nafte, dhe aty pranë tij imagjinoni portretet e Prof. Zuberit, Ing. Toptanit, gjeologut Koço Plaku, gjeologut Milto Gjikopullit…
Ahmet Çollaku

ATDHE nuk kane TRADHETARET,
Rrofshin NAFTETARET (perfshi Gjeologet) !
ATDHE nuk kane TRADHETARET,
Rrofshin NAFTETARET (perfshi Gjeologet) !
@ zotni Ahmet Collakun, shume gjate dhe remujshem ke shkruajtur, por nuk thua se kur dhe ku studjoi per gjeologjine e naftes gjeologu Milto Gjikopulli. Pershendetje!
Po kur po e tradheton nje MJEK si Berisha apo nje piktor si Rama,si mund te mos e tradhetoje nje gjeolog?
Kujdes Collaku:
-Nuk te ben tradhetar profesioni,por varet se kujt i sherben me veprimet e tua!
Ne se demton interesat e popullit,je TRADHETAR!
Regjim paranojak dhe kriminel. Kudo shikonte vetem armiq. Te mjeret ata qe rane ne ganxhat e tij. Prandaj u be mire qe ai regjim u permbys. E keqja eshte se nuk u zevendesua nga ndonje regjim me i mire.
I perjetshem qofte kujtimi i Intelektualeve qe u shkrine per Shqiperine tone te dashur.Mjere ai qe nuk i permend.Europa e kultures pranon ne gjrin e saj ata qe respektojne madheshtine.
“Antifashist”,
Gjeologu Milto Gjikopulli studimet e larta i ka kryer ne Tirane dhe i perfunduar me rezultate shume te larta. Edhe kur ishte student jepte leksione ne vitet shkollore me te ulta. Studimet e larta i kreu per t’u diplomuar sepse ai ishte talent qe ne shkollen e mesme, ne Teknikumin e Naftes.
Milto Gjikopullin e kam pas shok të ngushtë në Teknikumin e Naftës dhe më pas. Ka qenë djalë mbi djalë, i dashur, i sinqewrtë, puntor dhe mjaft i zgjuar. E kam dash dhe e dua edhe sot. Kush e vrau? Shokët e vet në institutin e naftës dhe në naftë. Ata ngritën intriga ndaj tij dhe ata e çuan në pushkatim bashë me Koço Plakun. Ahmet Çollaku i bie rreth e rrotull dhe nuk thotë të vërtetën. Nuk e shpiku Enveri sabotimin në naftë, por vetë intrigantët e naftës. Kush doli dëshmitar? shokët e institutit, kush e tha që ishte sabotuar pusi? shokët e institutit. Prandaj le të dalë përgjegjësia e plotë që mbajnë inxhinjerët e institutit për Milton Gjikopullin dhe Koço Plakun. Intrigat e shokëve e çuan në vdeje inxhinjerin e talentuar Milto Gjikopulli. .
Z. Luftulla! Jam nje gjeolog ne Canada.
Duke pare pasionin tuaj per gjuhet desha t’ju dergoja 1 artikull me email.
Por s’kam email-in tuaj …. Mundesisht m’a dergoni …ne kete adrese :
[email protected]
Me respekt
George Gega (ph.D.)
P.S. kam punuar ne Institutin e naftes pak kohe … pas 1980 … dhe shkova ne France per ztudime. I mbaj lidhjet akoma me shoket e mij ..
Shkrua per Milton Ki Collaku qe nuk e njef Milton dhe padyshim Miltua nuk e njihte kete Cullakun. Nuk e percakton profesioni tradhetine, eshte soji i njeriut qe realizon tradhetine. Milto Gjikopulli nuk tradhetoi dhe me vertetim shkencor nuk sabotoi. Ne te sizmikes kemi degjuar per Milton, e kemi degjuar kur shkonim ne keshillin shkencor, por Collaku nuk ka shkuar ndonjehere ne k.shkencor dhe drejtuesit e ndermarrjes nuk e pyesnin fare, kontributi i tij eshte i dukshem ne artikujt qe shkruante ne gazeten draper e Cekan organ i komitetit te partise se Fierit. Miltua kishte rreth 5 vjet qe nuk ishte drejtues i Institutit, Ai kishte qene shef i projektimeve para 1970 kur ne fushen e kerkimeve pati rezultate te dukshme ne zbulimin e vendburimeve. Ne vitin 1971 ishte per specializim ne kine duke perjashtuar rregullat se ishte kandidat pasi ja vlente duke tejkaluar rregullat. Ne kthim u be nje gabim qe ja shfrytezuan, po kush ja nxori ? Megjithate Miltua per 5 vjet nuk kishte detyra drejtuese dhe nuk kishte pse te futesh e te trajtohesh si i tille. Por Luftulla Peza i ka vene pikat mbi i. Shikoni cfare kane thene shoket ne aktivin e Institutit me 17 nentor 1974, shikoni cfare kane thene shoket ne letrat e derguara pas kesaj, shikoni cfare kane thene 10 shoket e Institutit delegat ne aktivin e Patosit me 25 mars 1975 kur u denuan drejtuesit e Institutit dhe Miltua, shikoni cfare thone shoket e ekspertizes dhe me ne fund shikoni cfare thone shoket ne gjyqin ezhvilluar ne maj 1976 ?. Por te pakten tre nga keta ne kete linje jane te dokumentuar, por jane perfshire ne librat e collakut e i ka shpene ne qiellin e shtate e na paraqiten se ska si ata!!??
MALOKU COLLAKU ESHTE BERE NJESOJ SI INSTITUTI I KRIMEVE TE KOMUNIZMIT, SHKRUAN GJERA TE PA VERTETA DHE NUK THOTE TE VERTETEN. AI HARON PRETENCAT E BERA NGA PEDAGOGET E FAKULTETIT TE GJEOLOGJIS DHE MINIERAVE QE I BENIN DREJTUESVE NE NAFTE DHE QE SOT QENDOJNE TE PA DENUAR PER DESHMI TE REME. PYESNI PER KETE PROFESORET NE PENSION QE BENIN VLERESIMET PER VENDBURIMET E PROJEKTET, ME TE SHUMTIT ISHIN PA PARTI POR BENIN VLERESIMET E QELLIMSHME PER PUNONJESIT E SEKTORIT TE NAFTES. PYET SE SA PRETENCA KA BERE ALFRED FRASHERI, FOTAQ DIAMENTI, GJERGJI FOTO, SKENDER OSMANOGICI, MUHAMET DORACI E DISA TE TJERE.
AHMET DUKET SE EDHE FRANCA NUK TE CIVILIZOI DHE NUK TE EDUKOI PER TE THENE TE VERTETEN. SIC DUKET JE KTHYER NGA FRANCA DHE KE FILLUAR PUNE NE INSTITUTIN E TUFES
Me vjen keq per fatin e ketij inxh., por mesa kuptova nga komentet dua te them se si ne monizem dhe sot ne demokraci( t’i themi), jane plot gjeologe deshtake ne profesion dhe triumfues ne spiunazhe, ne pabesi. Po ju kujtoj inxh e gjeoligjise (I. Hoxha),qe beri masaker ne Institutin e Sizmiologjise , ( jo vetem ne tendera, por largoi specialistet nga puna) sapo PD e beri drejtor ne 2008. Pas 6 muajsh vete kolektivi e hoqen me vote, duke u diskredituar. As Fak. Gjeologjise nuk e pranoi si pedagog, Endej si qen rrugeve ne celulare ne vesh. Pra shkurt: ka gjeologe qe vene partine mbi gjithcka , ketyre u duhet shtypur koka qe ne fillim, se te bejne gjemen.
Titulli i shkrimit me duket shume naiv dhe disi qesharak. Nuk eshte profesioni i individit ai qe percakton ne se ky i fundit mund te jete i moralshem, i ndershem apo tradhetar. I ndershem apo tradhetar individi behet ne baze te formimit qe ka marre, ne baze te vlerave morale, qytetare, njerezore, ne baze te karakterit qe ka.
Pra eshte “non sense” ideja, qe ka profesione qe e perfshijne tradhetine dhe te tjera qe e perjashtojne !!!
Para se te shkruaje dikush, duhet ta vrasi pak mendjen se çfare po shkruan dhe se dyti redaktori i gazetes duhet te jete me i vemendshem ne botimin e shkrimit.
Miltua ka qene nje djale super inteligjent, qe nga klasa e pare fillore dhe gjate tere shtatevjecares nxenesi me i mire i shkolles! Edhe ne Teknikumin e Naftes ishte nxenesi me i mire, me rezultate te shkelqyera. I tille edhe ne Fakultet, ku e mbajten pedagog, por pas disa muajsh, kerkoi te shkonte ne Nafte. Punoi ne Institut, ne fillim ne Kucove e pastaj ne Fier, ku ishte ne grupin e pergjithesimit, se bashku me Koco Plakun, Dhimiter Gjeneralin, Protoko Muratin, Kadri Ramen, etj emra keto impresionuese per Gjeologjine e Naftes Shqiptare! Ai ka qene bashkautor ne puset qe zbuluan vendburimin e Visokes (pusi 622, 1963) dhe vendburimin e Gorisht-Koculit (Gorisht 2, 1965), dy nga vendburimet gelqerore me potente te Shqiperise! Ai u vu ne shenjester nga Sigurimi i Shtetit, i cili kurdisi tere kurthet ku e futen, mbasi vete Diktatori e kishte vene emrin e Miltos ne rreth te kuq, si tek filmi per Zapaten dhe ata bene c’eshte e mundur qe te denohej dhe te conin deri ne fund fjalen e Njeshit! Te tjerat pastaj, ishin vetem procedura te skenarit te Sigurimit. Ketu nuk perjashtohet edhe aktivizimi i veglave te sigurimit, te cilet, me siguri, qe kane qene edhe ne rradhet e specialisteve. Gjithsesi, dokumentet ekzistojne dhe do te ishte ne interes te se vertetes qe ato te zbardhen.
Vleresimi eshte gjithmone pozitiv per Milton, nuk ka asnje kundershti, ka vlerat e tij ne studime e projektime, ne rritjen e nivelit shkencor te institucionit e organizimeve dhe stabilizimi i dokumentacionit ne pasqyrimin e rezultateve te mara nga objektet studimore. Projektimi i Visoke 622 apo Gor-2 nuk eshte ashtu, dokumentat jane,shikoni ato.Per 622 qe eshte projektuar ne dhjetor 1962(shif dokumentat) ka ndihmuar me materiale grupin e punes. Bashkepunimet nuk permbajne linje lineare, ka patur kontradikta profesionale deri politike.
Kam degjuar qe ishte mjaft i afte…
Por gaboi….
Pasi foli Hoxha ne shkurt kunder tij,fati i Miltos u shenjua…
Po ne vend qe kete gje ta pranonte burrerisht dhe te fliste te verteten ne Aktiv,pra qe ne Nafte nuk mund te sabotohej ,ngaqe procesi zinxhir i punes e pamundeson ate,qe administrata burokratike e kishte njezetfishuar shifren qe naftetaret premtuan te nxirrnin nga toka ne vit nga 2,5 ton ne 50 ton,dhe se Sigurimi i kish premtuar jeten atij ,Miltos,nese implikonte ne Aktiv te tjere ne gjasme Sabotimin ne Nafte ,kryesisht Koço Plakun ,te fliste si burre qe i bindet fatit te tij te keq por qe nuk humb nderin,ashtu siç beri personaliteti i Naftes,trimi Protoko Murati…
Njeriu perpara vdekjes eshte i dobet…por ate çast duket kurajoja…
Çdo punetor,teknik,inxhinier, qe ishte prezent ne sallen e Pallatit te Kultures ne Patos ate mars te 1975, mendoi se Milto Gjikopulli gaboi …