A mund ta vjellë skota njerëzore këtë monstër?

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Nuk ka qenë kurrë e vështirë të kuptohet se kush është frenuesi e bllokuesi i çdo gjëje të mirë për vendin. Këtë e tregojnë ashiqare edhe vetë ndërkombëtaret. Janë 140 në parlament. Departamenti amerikan thërret “atë”, epiqendrën e së keqes. Duhet të kuptojmë se vetë Amerika e as Europa nuk mund të veprojnë direkt kundër këtij mallkimi që na ka zënë në grykë e nuk na ndahet. Sistemi gjyqësor po ashtu dihet. Atëherë kush do mund ta bëjë zap këtë monstër? Sinqerisht nuk do ta besoja që nga skota njerëzore të villej një tip i tillë aq sa të vjen turp të quhesh njeri e jo më shqiptar, po të mos e shihja me sytë e mi. Del ndonjëherë edhe Luli prej druri e mundohet të belbëzojë diçka. Dje, p.sh., “deklaroi” me pompozitet se duhet hetuar i gjithë zinxhiri urdhërues i makinës së famshme të përgjimit e se ministri duhet të tërhiqej nga detyra. Harroi djali i “Hollandës” që më 21 janar ishte një hallkë më poshtë monstrës dhe masakroi plot katër shqiptarë të ndershëm e pa faj në mes të bulevardit e në sy të miliona njerëzve. A mund të quhet burrë ky soj “buri”? Pa dashur të dukem supersticioz po filloj të krijoj idenë se njeriu i zakonshëm nuk ka ç’i bën një monstre të tillë. A mos vallë “Zoti” na dënon pse pollëm një dreq? Kushedi! Nga Profeti

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *