Jorgo Mandili
Teza e provimit të Maturës Shtetërore në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është në fakt përkthim i një teze të Cambridge English- Preliminary English Test for Schools. Hartuesit e tezës në Qendrën e Shërbimeve Arsimore kanë ndryshuar vetë emrin e personazhit kryesor nga “Dan” në “Turi”, teksa e kanë përkthyer.
Ngjarja “Turi”, në provimin e letërsisë nuk është as e re, as e papritur… Ka 30 vjet që politikat arsimore në Shqipëri përpiqen të zëvëndësojnë “trurin e Turit” me atë të Danit. Ka 30 vjet që “ekspertët” mediokër të arsimit janë kthyer në “mballomaxhinj”. Për paaftësinë e tyre e për t’iu shmangur mendimit apo rimendimit të çështjeve nga vetja, kanë gjetur dhe zbatuar imitimin, kopjimin, mballomat duke arritur në këtë skandal që nuk është i vetmi.
Ju kujtohet shqetësimi dhe denoncimi i mësuesve të gjimnazeve për nivelin mediokër të teksteve të matematikës e fizikës, që nuk janë gjë tjetër veçse tekste të “Second Hand” (për guzhinierë, kamarierët e infermierë), trumbetuar me emrin e madh të Oksfordit.
Kjo gjendje skandaloze nuk është vetëm për testet, tekstet, metodat e mësimdhënies, detyrat, projektet etj., dhe jo vetëm në parauniversitar por “mballomat” mbizotërojnë edhe në sistemin universitar në kurrikulat “copy paste” , në masterat, doktoraturat, artikujt shkencorë etj., që nuk janë gjë tjetër veçse “maja e ajsbergut” të një trafiku akademik e shkencor me përmasa të mëdha. Nëse do shpreheshin me terma mjekësorë, arsimi ynë është në gjëndje “renimacioni”, në kaos e në kalbëzim moral!
E papritur është shurdhëria e qeverisë për këtë diskriminim dhe papërgjegjshmëri të autoriteteve arsimore ndaj denoncimeve, vërejtjeve e propozimeve për të ndryshuar gjëndjen e këtij arsimi të çartur të menaxhuar nga një ministre adoleshente, se “kështu i pëlqen Edi Ramës”.
Papërgjegjshmëria dhe protagonizmi i tij në përzgjedhjen e individëve mediokër për menaxhimin e të ardhmes së gjeneratës së re e ka shëmtuar arsimin. Kaosi dhe degradimi moral i tij në të gjitha hallkat e sistemit arsimor e konfirmon këtë fakt gjatë këtyre dy mandateve të Rilindjes.
Jo më kot, çdo qeveri që vjen në pushtet zhbën gjithçka të paraardhësve në arsim dhe duke spekuluar me termin “reformë” realizon synimet e veta duke filluar me tekstet, rekrutimin e mësuesve, kualifikimin e tyre, provimet e maturës, formularët “skllavërues” të maturantëve, duke bërë thjeshtë “show” e “kozmetikë”, asnjë reformë në përmbajtje, strukturë, organizim apo menaxhim të arsimit.
A janë anomali rastësore këto “çartje të arsimit”? Sigurisht që jo! Ato janë rezultat i pashmangshëm i abuzimit galopant me të dhe me institucionet e tij, aq sa janë transformuar nga institucione në funksion të zhvillimit të shoqërisë, të gjenerimit të kulturës, dijes dhe shkencës, në institucione “vrimëzeza” të intelektit dhe qytetarisë që “prodhojnë “sharlatanë me diplomë” dhe “budallenj të shkolluar” !
Zoti kryeministër !
“Turi nuk mund të bëhet dot Dan vetëm me ndryshimin e emrit në testin anglez. As shkollarët shqiptarë nuk mund të bëhen shkollarë anglezë vetëm me tekstet e Oksfordit. Kuptojeni një herë e mirë ju dhe e gjithë klasa politike!
Është e kotë nga një një klasë e tillë politike kulturalisht, politikisht e intelektualisht nën nivelin e ideve të kohës madje edhe më e ulët se mesatarja e popullit të vet, që gjithmonë iu është qepur modeleve të huaja pa bërë as përpjekjen më të vogël për një model të vetin origjinal autentik, të presësh prej saj shkollën apo universitetin e duhur.
Ju si politikanë “xhahilë parveny” nuk po kuptoni se Shqipëria nuk është Anglia, jeta shqiptare nuk është jeta angleze. Pavarësisht se shkollat angleze janë shembullore sepse prej tyre ka dalë ajo jetë. Shqipëria nuk është as Gjermani, ku shkenca gjermane është një mrekulli. Shqipëria nuk është as Finlanda ku shkon drejt arsimit të personalizuar e ku për 13 mësues konkurojnë mbi 750 veta. A mund t’i imitojmë këto institucione? A mund të marrim prej tyre modele kurrikulash, tekstesh, mësimdhëniesh apo testimesh njohurish? E paimagjinueshme për një mendje racionale e një qeverisje të përgjegjshme.
E megjithatë tek ne ka ndodhur gjatë këtij tranzicioni “demokratik” e totalitar! Dhe ndodh me arrogancë pa pyetur, pa marrë mendimin e shumë specialistëve të aftë, të cilët nga arroganca juaj qeveritare janë strukur në “strofën” e tyre indiferente duke pritur që të bjerë ndonjë tërmet, pandemi apo epidemi që të kujtohen t’i nxjerrin nga kjo “strofë”.
Zoti kryeministër !
Sigurisht, kur një komb është i madh, shkolla e tij kuptohet është e mirë, por ai komb nuk ka vetëm shkollën, por edhe ekonominë, politikën, e mbi të gjitha kulturën si busull orientuese jetësore, sistematikën e punës dhe vazhdimin e traditës.
Fuqia e një kombi prodhohet në tërësi, me përkushtimin e përpjekjet intelektuale të bashkëkombësve të vet. Gjithë krijimi historik – shkencë, politikë, kulturë rrjedh prej një shpirti apo modaliteti të përcaktuar të mendjes njerëzore. Ky modalitet shfaqet si një pulsim apo ritëm fiks-në çdo gjeneratë. Një gjeneratë duke buruar nga vetë shpirti i saj, krijon ide, vlerësime, modele etj..Çdo gjeneratë lufton 15-20 vjet për të fituar dhe modusi i saj vlen për po kaq vjet të tjerë.
Edhe po të qe i përsosur arsimi anglez e shkenca gjermane do të ishin të paaeksportueshëm, pasi ata janë vetëm një pjesë e vetvetes. Realiteti i tyre i tërë është shteti që i krijoi dhe i mban. Ne ende nuk kemi shtet që të na mbajë. Këtë nuk kuptoni ju dhe politikbërësit tuaj të arsimit ose nga papërgjegjshmëria, ose nga paaftësia gjenetike, ose nga babëzia për pasuri, për t’i parë me kujdes këto institucione si “makineri në vetvete” që prodhojnë jetën angleze apo mendimin gjerman etj.. I keni ngatërruar ato me çka përmbahej në to.
Ju nuk mundët t’i krijonit këto” makineri” që të prodhonin jetën dhe mendimin shqiptar” ! Gjeneratën e re shqiptare! Të kuptohemi, nuk jemi kundër përvojës botërore shembullore që kanë “kanë krijuar qytetërimin” me kulturë, arsim dhe shkencë. Përkundrazi duke u informuar e inspiruar prej tyre ju duhet të zgjidhnit në mënyrë origjinale fatin tonë. Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni ” puritanë” apo gjepura të tilla, por jo “mballomaxhinj”. Imitimi është fatal edhe sikur të ishim identikë me anglezët, me gjermanët, me finlandezët, me italianët etj..Sepse duke imituar i shmangeni mundit krijues të betejës me problemin. Është e rëndësishme të arrini me vizionin, mundin e përkushtimin tuaj, pas një përpjekje vetjake me problemet tona në arsim, ekonomi, administratë, bujqësi etj..për të ardhmen e vendit. Sepse vetë modeli është produkt i asaj kulture, i asaj jete, është pjesë e atij shteti. T’a marrësh këtë model “anblock” dhe t’a mbivendosësh në një tokë djerr, të paprashitur, ujitur, plehëruar, do të thotë të marrësh produkte hibride pa fruta, sikurse po marrim ekzistenca të falsifikuara dhe një shoqëri farse, mediokre e vulgare.
- Kryeministër i Rilindjes !
Jo mballoma!…Jo modele të gatshme nga të huajt, por orientimin sistematik perëndimor në çdo veprim, sjellje e qëndrim!- apelonte Branko Merxhani 80 vjet më parë, ky përndritje i “Neoshqiptarizmës”. Çdo ndryshim, zbukurim, paketë, gjethe fiku, çdo mballomë apo kopjim nga të huajt, që nuk zë fill nga ky konceptim për një transformim energjik vizionar me vendosmëri dhe vërtetësi të një Shqipërie Europiane do të jetë agoni e pafund e një vdekjeje të ngadalshme e shoqërisë sonë, fatkeqësisht siç edhe ndodh.
Vetëm kështu do të vlerësohemi e respektohemi kur ne me përpjekje e mund të nxjerrim produktet tona, modelet tona autentike bazuar në informacionin e metodologjinë perëndimore.
Vetëm kështu do të jemi autentik e me identitet kombëtar dhe do të garantohej një “ecje triumfale drejt viseve tona, drejt parimeve krijonjëse të jetës kombëtare”, drejt vetëdijes kombëtare.
Ju vetëm duhet të inspironit me shembullin tuaj, përkushtimin dhe atdhedashurinë tuaj për një Rilindje shpirtërore të shqiptarëve, për një Shqipëri “historike dhe qytetëronjëse”.
Por ju këtë nuk e bëtë këtë, e humbët shansin historik për tu kurorëzuar si një burrë shteti. Gjithsesi do mbaheni mend për Rilindjen urbane, nëse jeni i kënaqur hallall, por mos i detyroni më fëmijët e nipërit tanë të kthehen nga Tur në Dan me imitime e mballoma!

Jorgo Mandili nuk arrin te kuptoi qe kjo situate aktuale eshte pasoi e qeverise se Salehut qe e “mbushi” skiperine me intelektual kallp te paisur me diploma qe shiteshin me pese Euro tufa.
Aktualiteti eshte bubullima e rrufese qe ka “pjerdhur” Salehu vite me pare.Eh more Jorgo qe harron se zhurma e rrufeve vjen me prapa!Dhe ja tani po e degjon ti me partine qe te ka kurdisur pllaken e gramafonit…
O debil, ca po thua?
Faji i “qeverise se Salehut qe e “mbushi” skiperine me intelektual kallp te paisur me diploma qe shiteshin me pese Euro tufa” eshte qe ai pronari jot ka vendosur si ministre arsimi ate qe eshte sot…? Nuk paska PS-ja intelektuale te vertete dhe kompetent per kete post shume te rendesishem? Perpiqu qe nganjehere to perdoresh trurin per te menduar ne vend to b…
Ore injorant ne te shkruar te gjuhes shqipe dhe ne te menduar si budalla me tapi!
Rilindja beri reformen ne arsim me ministren kosovare dhe nga kjo reforme rjedhin e Turi edhe ti bashke me Turin
Hall me burre, hall pa burre. Hall te mos martohesh kurre!! Vlen kjo kur thone: “ pse ne do ta shpikim rroten. Merr ore nje model nga shkollat perendore dhe kaq”. Kaq u be me Turin e shkrete, ishte nje pyetje shume llogjike dhe argetuese (perderisa pati kete . A ishte e nivelit te ule. Po edhe maturantet tane lloj lloj jane apo jo. Apo ska dhe “specialiste” qe thone se mund te vlejne te 4 . Jo mor jo te 40-tat.
Jorgo Rama (Ed Rama)bravo per komentin, por merru me vendin qe po shkon në greminë.
Jepu rrogat naftetareve si të prodhimit dhe kuadrove dhe MOS harro që rroga është shenjtë .
Mos harxhoni frymen duke u marre me Edi Ramen!
A ju kujtohet Rama me sopate ne dore qe donte te priste shtyllen elektrike ne mes te rruges?
Ja ky eshte mentaliteti anadollak i Rames!
Ai nuk ia ka haber ndertimit te shtetit ligjor,sepse i ka vene detyre vetes te rrenoje Shqiperine,qe nga historia e saj ,ekonomia.kultura,arsimi,shkenca etj!
Rames i eshte bere mendja koncesion dhe PPP,se do te mbushe thaset me pare,packa se shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane!
Rama eshte armiku me i madh i shqiptareve sot per sot!
Ik ere trap se u bone bajat duke shajt skenerin
Jorgo Mandili e ka kapur fillimisht demin prej briresh, bravo i qofte, dhe aty duhet ta shtrinte pertoke pa frike. Mirpo nuk e di pse, ai ka vazhduar gjate duke i ardhur rreth e rrotull e per ta mbajtur nga bishti! Ndoshta nga frika se mos ofendohen miqte tane jashte!?
Jorgo Mandili e ka kapur fillimisht demin prej briresh, bravo i qofte, dhe aty duhet ta shtrinte pertoke pa frike. Mirpo nuk e di pse, ai ka vazhduar gjate duke i ardhur rreth e rrotull e per ta mbajtur nga bishti! Ndoshta nga frika se mos ofendohen miqte tane jashte!?…
Testi i matematikes ishte nen nivel.Nje nxenes i mire i klases se 9-te me ate test merte noten 7 ose 8.Turp per hartuesit e atij testi.Me mire mos te zhvilloheshin provimet se u zhvilluan ne ate nivel.Matematika me asnje pyetje me zhvillim po te gjitha me alternative.Edhe nje here turp per hartuesit e atij testi
O komentues nr.1. Akoma në pyll je.
Sikur të ka pjellë buça rlnd.
Por edhe pas kaq ndyrësish të rlnd., që dhe muti i dërrave do t’iu kishte zili,
prapë ai e ka fajin.
Plehrë komentues që prej 20 vjetësh.
Thyefsh qafën dhe të të mbytëtë bunkeri.Pervers 3d.
Në shkrimin e Profesor Jorgo Mandilit, lexohet qartë shqetësimi i një intelektuali, për “thembrën e Akilit” në ekzistencën e një kombi.
Arsimi. Për të cilin ndër shekuj është derdhur gjak shqiptari.
Përtej kësaj, është çështja e identitetit kombëtar. Bota ku duam të shkojmë, i ka përshtatur qysh nga Abetarja, e deri te Kushtetuta e tyre, me frymën kombëtare, me mentalitetin e racës së tyre, si dhe me kapacitetet e intelektit të racave të tyre.
Pikërisht për këto mesazhe që transmeotn ky shkrim, autori i tij meriton përgëzime dhe mirënjohje.
Zoti Mandili, nga mënyra se si i trajton problemet e arsimimit,metodat e zhvillimit arsimor,thithja e eksperiencës së përparuar nga vëndet me sistem arsimor të zhvilluar,nga aftësia e trupit arsimor e pedagogjik Shqiptar për ta asimiluar,përpunuar dhe transmetuar te brezi i ri,te bërja e vetëdijshme e tyre se po futemi në një etapë të re të edukimit shkollor dhe metodik për të qënë të suksesshëm,më duket me vënd.
Por ama,të kalojnë kaqë ditë,dhe për një çështje kaq sensitive,mbasi kemi të bëjmë me një protestë të nxënësve të disa gjimnazeve,të jemi ende në një situatë përplasjeje mendimesh e kritikash të anasjellta,më duket se tejkalon ç’do cak të dinjitetit dhe personalitetit,qoftë të pedagogëve të profilit përkatës,qoftë të institucionit të shërbimit shëndetësor,qoftë të vetë protestusve e deri edhe te organet e drejtimit shkencor e politik deri sipër në Ministri e Qeveri,për mua është e palejushme.Akome edhe më keq bëhet kur kritikat derdhen në fushëbetejën e politikës Shqiptare,ose në kënetën e luftës politike,që nuk dimë dhe nuk duam të dalim ende mbas tridhjet vjetësh,mbasi është fusha e shëndetsshme e abuzivizmit të njohur të njeriut tipik të prapambetur shqiptar.
Nuk e dimë ende,se kush dhe ku qëndron e vërteta,si bëhet mësimi i gjuhës dhe letërsisë, dhe se, a janë të informuar nxënësit se ky provim mund të ketë të bëjë me gjuhën apo me letërsinë apo lidhet me shkencat e komunikimit,pra a janë nxënësit të ndërgjegjsshëm se natyra e pyetjeve ka lidhje me shkencën e gjuhësisë a letërsisë,dhe objektivi për nxënësit është i qartë,shkurt në mënyrë metaforike, e dinë nxënësit se kanë marrë urdhër se duhet të dalin nga një shtëpi sa më shpejt për të pasur kontakt me ajrin,nga dera,nga dritarja apo lejohet edhe nga oxhaku për në çati,se këjo e fundit mund të mos e kenë pasur asnjëherë si alternativë.
Ne populli,prindër apo kujdestarë të nxënësve protestues duam të informohemi sakt,nëse fëmijët tanë me protestën që bënë,kanë pasur të drejtë,,kanë qënë të mënçur,duhen përgëzuar,me aktin e tyre kanë bërë një veprim me sens reformator dhe ndryshimi pozitiv apo ata,fëmijët tanë janë budallenj,dhe se përpjekjet e personelit shkollor kanë qënë jo rezultative për mëndjetrashësinë e tyre apo për punë të pa kryer nga mësuesit të cilët kanë marrë rrogat për dije që si kanë ose për neglizhencë në detyre,meqë edhe këjo inkorporohet të metodat mafijoze të pushtetareve dhe administratës së çdo niveli këtu në shtetin tonë.
Ministria-sipas mëndjes time-duhet të kishte bërë një debat të hapur në të gjitha mediat njëkohësisht,me pjesëmarrjen e gjimnazistëve,pedagogëve,specislistëve të shërbimit arsimor,gazetarë,profesorë etj,ku ti jipesh fund aty,në atë debat,si qëndron e vërteta dhe si duhet orientuar problemi.Mos na lini të bëhemi secili nga ne një mëndje më vetë për këtë ngjarje,pra të ketë shumë mëndje për një mëndje,mos i lini pedagogët të përplasen me njeri tjetrin,që nxënësit të dekurajohen,që politikanët të shajnë njeri tjetrin,që maskarenjtë të përfitojnë,dhe turpi të na mbulojë me pa aftësinë tonë para botës se kështu nuk dimë ti zgjidhim të gjitha gjërat që na paraqiten në çdo fushë,pra të mos identifikohemi më,siç na kanë identifikuar të tjerët,më shumë, armiqtë tanë rreth e rrotull nesh, se ne jemi retrogradë,nuk bëjmë dot shtet.Ne nuk kemi asnjë detyrë madhore si komb veçse ti bindim Europën dhe këdo se ne jemi në gjëndje të ngremë një shtet modern,një shtet ligjor,një shtet që arrihet me marrëveshje dhe zbatim ligji dhe jo me profka,gënjeshtra,hedhje hi syve,shkelje syri të tjerëve për vëllain tim që ushtron pushtetin në një segment kohor politik.
Ne nuk mund të shkelim më mbi veten tonë,pa na u skuqur fytyra dhe pa u bërë gazi i botës,të bëjmë sikur bëhemi për ata dhe jo për veten tonë.
Ne jemi një popull me vargonj të shumtë nga e kaluara,ne jemi një popull që nuk jemi të ndërgjegjsshëm për ligjin si rregullator i përbashkët i jetës sonë.Ne e kemi të theksuar mentalitetin e të zotit,bile e kemi si kult,i zoti filani dhe fistëku e bëri,si e bëri,e bëri se është i zoti.Këtu kalon çdo kufi,se këjo zotësia për të bërë diçka arrihet nëpërmjet katër faktorëve:mëndjes ku përfshihet pa dyshim edhe ligji,forcës,rushfetit dhe gënjeshtrës.
Të kemi mëndje NE!,sa ti zgjidhim problemet pa ndihmën e tre faktorëve të tjerë,nuk do ishim këtu ku jemi,sepse Europa që është aty ku është me mëndjen ka arritur,e pra ne vazhdojmë të ecim më shumë me tre faktorët e tjerë e cila është ecje mbrapsht dhe mundohemi kot që po gënjejmë mëndjen se po ecim përpara.
Po ju jap vetëm tre shëmbuj fare të thjeshtë për të kuptuar se sa vargonj na mbajnë të lidhur për të mos ecur perpara.
1-Shkoni në posta-unë kam asistuar vetëm postën e një qyteti-Paisjet që orintojnë klientët per pagesa dhe radhën e tyre, e cila në shqipëri paraqitej me mungesë të madhe edukate,u realizua në mënyrë dixhitale.Tani ato nuk funksionojnë më.Nuk ka më radhë,,edukatë,etikë,racionalitet,Jo!nuk pyet më njeri,Pra shkuam në Europë për pesë ditë dhe u kthyem në BIÇIMIN tonë.Ju drejtova disa herë punonjsve,pse?pse/pse nuk funksiononi me paisje?,eeee!.Tani në kohë pandemie ju drejtova një operatori që orjetonte disa klientë:Pse?-Na ler rehat sa të iki ky Koronavirusi një herë,
2-Nga politika e madhe:Berisha me një panel gazetarësh në TV Klan para disa ditëve:A e dini Ju-i thotë Berisha-se Edi Rama ka bërë 1750 protesta gjatë kohës që ishte në opozitë???.Ata panelistët duhej të reagonin menjëherë se nuk ishte e vërtetë, që nënëkupton se po gënjen,nuk e hapën gojën fare.
A mund të më thotë kush nga Ju,mua,se ç’farë ka bërë Edi Rama për kulturën këto shtatë vjet në pushtet që ka qënë edhe ministër i arsimit dhe me profesion piktor?,më thoni vetëm një,një vetëm.Panelistë përsëri nuk reaguan.
Po si mund të ecet kështu përpara,kur gënjehet,kur mohoet,kur nuk pohoet,kur gënjen,kur mashtron,kur prish ato elementë që të çojnë në Europë? domethënë kur të duhet ta ndërtosh Europën këtu për popullin tënd dhe ti disa nga populli apo të gjithë NE,i shkelim?
Ne kemi për të kaluar një hap të madh,shumë të madh me veten tonë,me atavizmat tona,me një botë që akoma na mban mbrapa fort,shumë fort.
Ne duhet ta lexojmë dhe rilexojmë fjalën e debutetitt Ditmir Bushati sot lidhur me Integrimin Europian,Ai tregon se NE duhet të punojmë në atë mënyre që ta transformojmë veten cilësisht jo të na pëlqejë Europa, por të bëhemi Europë pa folur asnjë fjalë që ti mbushim mëndjen se NE po i zbatojmë proçedurat.
E kujt i duhen proçedurat kur NE gënjejmë veten lere më Europën.
Eshte mire te jini me i perrmbajur dhe te mos ecni me opinione. Kini probleme me drejtshkrimein dhe beni gabime ne shkrimin tuaj.”Turi” eshte personazh yni dhe jo i perkthyer..Nuk kuptohet nga e gjetet Devin tuaj.
Teasti eshte ne perputhje me progamin mesimor. Per gagimet gjuhesore u eshte thene maturanteve ne krye te pyetjes. Me pas ato “gabime” jane shkak per pytejet e atij testi. Nuk eshte ne dinjitetin tuaj si historian te fyeni pasi padashur jini nje model i keq….Kur ju, profesor, nuk i kurseni fjalet e renda, mendoni se ç’mund te bejne te tjere ….qe nuk jane ne lartesine tuaj…Druaj te them se nuk e njihni fare programin e sotem te shkollave te mesme, te letersise dhe gjuhes…
E mi budallaqe, vazhdo me pika se na mbushe mendjen qe ke kulture
I sugjerojme autorit te ketij shkrimi te informohet per te dy pyetjet qe mendon se qenkan te njejta. Minimumi kaq duhej ta kishte bere: informim dhe krahasim me pas. Per qartesine e tij dhe te gjithe te tjereve po ua ofrojme: Pyetja në testin e MSH 2020, lënda Gjuhë shqipe dhe letërsi:
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të, bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.
Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi barkën.
Pyetja e publikuar me pretendimin se eshte e njejta me ate ne test:
Si ndihet Dan që të bëjë ski në ujë të trazuar?
A. Me besim që drejtuesi i varkës do ta mbajë atë të sigurt.
B. I mërzitur që po bën ski brenda një zone të kufizuar.
C. Nuk ka dëshirë që të provojë diçka që nuk e ka provuar më përpara.
D. I sigurt në aftësitë e tij për të përballuar situata të vështira.
Olsi , krahasimi qendron. Ndjej keqardhje qe ka ndodh plagjiatura, dicka e rafinuar por e rendomte kur e shikon. Por edhe ndihem i zhgenjyer, sepse kam reaguar ndaj kritikave duke iu permbajtur idese se gabimet duhet te kete qene te vogla, dhe se kendveshtrimini hartuesve te testeve ishte Kontrolli i dijeve te marra ne Gjuhe dhe Letersi, dhe jo pazell banal qe nuk ka asgje te perbashket me brendine e vlerave qe Gjuha dhe Letersia kane. Perse te degradohet keshtu kontrolli i dijeve mbi keto Lende ?
Duke degjuar Ministren dhe disa specialiste te Ministrise, krijova bindjen se ky degradim ishte i qellimshem, pra i bere me mendim te percaktuar. Ndaj do te shprehesha se shpelarja e stafit qe ka kerkuar dhe ideuar kete degjenerance , eshte e domosdoshme te ndodhe, por se bashku me Ta duhet te largohet edhe zonja e pare e Ministrise se Arsimit. Nuk eshte thjesht gabim apo skandal, por eshte faj i kryer me ndergjegje. Ndaj edhe ndeshkimi i Ndergjegjes Popullore dhe Profesionale kerkon largimin e shkaktareve.