Nga Bedri Islami
Fillimi i pandemisë në Shqipëri nxori në sipërfaqe shumë nga gjërat që ishin pak të dukshme, mënjanoheshin ose fshiheshin. Shteti shqiptar, megjithëse gjithçka ishte duke u afruar, dhe, pavarësisht paralajmërimeve që po vinin, ndoshta duke menduar se Kina është larg si kufi gjeografik dhe si koncept shtetëror, u alarmua i vonuar dhe pak kujt iu duk se e kishte pasur seriozisht në alarmimin e tij.
Ndryshimi i herë pas hershëm i rekomandimeve, ridalja aq e shpeshtë e shefit t qeverisë në proklamimet luftarake, kur njerëzit ende nuk e ndjenin luftën, mospërfillja ndaj urdhërit, mbushja e shesheve si një ditë pazari prag vitit të ri, indiferenca se e gjitha çfarë ndodh nuk ka lidhje me ne, dhe refuzimi i parë, i zgjatur në ditë për të qenë i mbyllur në shtëpi, të gjitha këto kishin lidhje dhe vazhdojnë të kenë, me konceptin shqiptar për shtetin, me bjerrjen e besimit dhe vështirësinë për ta rigjetur atë.
Shteti u lëkund dhe lëkundjet ndihen ende. Një virus, të cilin nuk e mori askush seriozisht që në fillimet e shfaqjeve të tij, i shtoi lëkundjet, që edhe ashtu nuk ishin të pakta. Njerëzit, natyrisht jo të gjithë, e përbuzën kujdesin e ditëve të para dhe nuk e besuan se gjithë kjo që po ndodh mund të ishte një tragjedi fatale.
Të vetmit që u përpoqën të ndryshonin mendësinë njerëzore, për të përbuzur rrezikun që nuk dihej nga vinte dhe ku do të godiste, ishin mjekët, që papritmas u kthyen në heronj.
Përse njerëzit nuk e besuan që në fillim shtetin e tyre, zërin qeveritar, që herë pas here, në të vërtetë, më shumë se nga kudo, vinte pikërisht nga shefi i qeverisë? Ishte diçka e sapo lindur si ide apo vazhdë e një gremine të krijuar prej vitesh mes shtetit si tërësi dhe njeriut si veçanti?
Është vetia e kundërshtimit dhe e nënvlerësimit dukuri tipike e jona apo diçka çalon prej kohësh në ndërlidhjen mes njeriut dhe shtetit të tij; ka diçka përtej asaj ftohje të zakonshme që mund të kenë njerëzit me çdo qeveri, edhe kur ajo, si kjo e tashmja, është fituese e vetme e zgjedhjeve politike?
Në fakt, tri janë problemet themelore që dolën mbi sipërfaqe, duke zbuluar edhe një pjesë tjetër të ajsbergut në raportin mes qeverisë dhe qytetarit, mes të kamurit dhe të skamurit, mes oligarkisë financiare e pushtetore dhe atyre që nxitojnë të kenë bukën e përditshme.
Së pari, qytetarët, në një shumicë dërmuese, e besojnë pak ose aspak shtetin e tyre. Në ndryshim me regjimin e shkuar, ku njerëzit mund të mos e donin sistemin dhe u kishte ardhur në majë të hundës prej tij, e besonin shtetin dhe forcën e tij. Ata ishin kundër shtetit, por ia njihnin forcën, që shpesh herë mund të ishte mizore.
Tridhjetë vite pluralizëm shembën pikërisht këtë ndërlidhje, mes asaj që dëshmohet dhe asaj që ndodh. Njerëzit filluan të mos kenë besim tek struktura e qeverive, sepse, pakrahasimisht shpejt, njëra pas tjetrës, me ndryshim të vogël nuancor, ata u kthyen në një klasë makabre politike, që u distancua jashtëzakonisht nga njerëzit dhe e mbajti veten si zotër të jetës dhe të mbijetesës.
Zgjatja e tyre me tentakulat e pushtetit, ndryshimi nga njëra gjendje në tjetrën, premtimet dhe lëshimet, mosndëshkimi i së keqes si pasojë e klanizimit të politikës, krijimi i një klase të re politike bllokiste, rrjepja e shtetit, duke lënë mënjanë parullat e ditëve të para, për më shumë barazi, për fillim të barabartë, për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa, të gjitha këto krijuan mosbesimin e qytetarëve ndaj shtetarëve dhe nga këtu mosbesimin ndaj funksionimit të shtetit.
Në ditët e para të shfaqjes së koronavirusit qytetarët panë një shef qeverie të ngujuar në shtëpi, humbjen e një sërë ministrash, të cilët nuk dihej as se ku ishin, dhe e gjithë vëmendja u ndal në dy figura, tek Ministrja e Shendetësisë, Znj. Manastirliu, që filloi të jepte shpresë se shteti po funksiononte dhe një fillesë shfaqje të zotit Braçe, i cili, edhe pse zëvendëskryeministër mbeti përsëri në margjinat e politikës së ditës.
Në krahun tjetër, ku mund të dëshmohej më qetësi e përmbajtje, opozita nxitoi të shpallte luftën ndaj coronavirusit si luftën e saj për pushtet dhe , megjithëse më pas filloi të mbushej në mend, në ditët e para, kur duhej ulur paniku dhe vendosur gjithçka mbi shina, e rriti atë. Rrëmujën në perceptimin e gjithë çfarë ndodhte morën përsipër ta drejtonin figura politike, të cilat nuk kishte asnjë lidhje me profesionin e mjekut ose prej kohësh e kishin braktisur atë. Dhe që, nesër, nëse nuk do të jenë parlamentarë, nuk do të jenë askush. Të panjohur. Si mund të ndodhë me m shumë se gjysmën e deputetëve të shumicës.
Dhe, kur të bën thirrje një figurë politike që shumë lehtë mund të jetë i panjohur , për të kthyer nj ngjarje tragjike në një fillesë komike, besimi humbet.
Së dyti, qytetarët, në njërin ndër shkaqet që nuk e besuan shtetin ishte se ky i fundit, më parë se të mendonte për hallin e madh që po afrohej, i rrahu ngrohtësisht shpatullat një grupi biznesmenësh, në një veprim që vetëm mbarësi dhe besim nuk mund të sillte. Shifra e dhënë atyre, në rrjedhën e më pak se 48 orëve, edhe pse nuk e prishte themelin e buxhetit të shtetit, minonte më tej besimin e njerëzve tek shteti dhe qeveria e tij.
Mund të ketë një mijë vërejtje për menaxhimin e situatës në ditët e para, por , nëse gjërat kanë filluar të kthehen nga një kujdes i shtuar dhe rritje e besimit, kjo ka të bëjë jo me personalizimin e luftës në dorë të një njeriu, qoftë ky edhe shefi i qeverisë, por sepse besimi u injektua nga mjekët tek njerëzit, si një antivirus.
Nse qeveritë do e bënin këtë që prej herës atëherë rrugët do të kishin qenë të zbrazura shumë më shpejt; rrugët e infeksionit do të kishin qenë më të pakta.
Ata që sot i bëjnë thirrje qeverisë për delegimin e shumave fantastike drejt njerëzve , si një detyrim qeveritar, nuk duhet t harrojnë se ende nuk kanë shlyer asnjë pjesë të vogël të borxhit të tyre në përmbytjet në Veriun e Shqipërisë apo në jug, pikërisht në kohën kur ishin në pushtet. Qindra biznese në Shkodër ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga dëmet e përmbytjeve dhe , më parë se të ngritin zërin për detyrimet e shtetit, të shikojnë se çfarë kanë bërë me detyrimet e tyre.
Së treti, qeveria tani e ka marrë seriozisht në dorë situatën dhe pavarësisht se jo gjithçka mund të shkojë në një vijë me dëshirën e saj, ajo ka vendosur disa përcaktime serioze dhe të detyrueshme, të cilat, si duket, pas ditës së hënë, do të thellohen edhe më tej. Ka bërë premtime dhe ka nxjerrë dekrete për të menaxhuar edhe më tej si duhet situatën.
Premtime të tilla janë dhënë mjaft herë. Çdo fatkeqësi është shoqëruar me premtime dhe çdo pas fatkeqësi është shoqëruar me harresë.
Për të mos ndodhur rishtas e njëjta komedi , premtim – harresë, gjërat duhet të lëvizin; shteti të mos jetë i pranishëm vetëm përmes atyre që ka nxjerrë në rrugë, forca policore e ushtarake, të cilat nuk do të ishin nëse shteti do të merrej seriozisht, por të nisë zbatimin e asaj që është premtuar.
Secili nga banorët është në hallin e tij dhe secilit, halli i tij i duket më i rëndë se i tjetrit.
Ka në Shkodër një fjalë të hershme “ më doli vetja e më këputi shpirtin”, por që të mos këputet shçpirti i shumë vetëve, shteti, ndryshe nga sa ka ndodhur, duhet të fillojë të veprojë më urgjentisht, duke e ndjerë hallin e çdo qytetari si hallin e tij.
Nëse ndodh e kundërta, pra nëse kjo pandemi krijon edhe më tej hendekun mes shtetit dhe besimit ndaj tij, është krejt e mundur që, duke dalë nga një pandemi, të bjerë edhe shteti.

Esht e vertete, eshte pak si puna e asaj barcaletes se atij qe i thosh sa here fshatit, uku-uku (ujku), dhe fshati merrte arratine, ndersa ai ia plaste te qeshures per dibicllekun qe i katandiste fshatarve. Dhe kur erdhi uku vertet, dhe ai bertiti: uku-uku, fshati ndenji pa levizur, dhe ujqit cane e haperdane bagetite! Keshtu dhe puna me qeveritaret dhe Ederat tane!
Qe te kesh besimin ne shtet me pare duhet te ekzistoke ky i flamosuri shtet!
Ne Shqiperi,per 30 vjet,pas 90-tes kurre nuk ka patur shtet ligjor,por diktature te Sali Berishes,Fatos Nanos,Ilir Metes,Edi Rames dhe bashke me keta edhe e oligarkeve,hajduteve,te korruptuarve,trafikanteve,bandave te krimit te organizuar,te gjakmarresve,te te ngujuarve,te burgjeve mbushur plot,te droges,prostitucionit,te PADREJTESISE dhe antidemokracise!
Ku ta kerkoj shtetin une qytetari sot?
Ne cdo zyre qe te shkoj per t’u ankuar per padrejtesite qe me bejne rrogtaret e ketij ANTISHTETI qe quhet shtet,askush nuk te perfill,askush nuk te degjon,askush nuk te jep te drejte bazuar ne ligjet e vendit!
Dhe ne se ankohesh nje shkalle me lart,tek zyrat me emrat bombastike si te “Ankesave”,te “Drejtoria e Maredhenieve me Publikun”, te “Drejtoria e Komunikimit me Qytetaret”,te ajo e “Mbrojtjes se Konsumatorit” etj,etj jo vetem qe nuk te degjon njeri,jo vetem qe nuk shqetesohet ndonje zyrtar per shkeljet ligjore,por tallen egersisht me ty duke te thene se e kemi deleguar ankesen tende tek ndaj te cilit ti nankohesh!
Hapu dhe te futen keta militante tru shplare!
I thone ujkut te pranoje ne se e hengri apo jo qingjin!
Dhe pastaj ti ankohesh tek kryebashkiaku i Tiranes,qe jo vetem nuk te zgjidh ankesen,por as qe merret fare me ate, duke ua lene kete pune si te dores se dyte (tallje dhe perbuzje per qytetaret) ne dore te zyrtareve militante qe ke kontaktuar me pare!
Dhe keshtu del qe te zgjidhesh nje hall,o duhet te japesh ryshfet,ose t’i drejtohgesh gjykates qe ta mbaron ceshtjen pas…10-12 vjetesh!
Nje rast tjeter:
– Sipas ligjit paraqita dokumentet e kerkuara prane zyrave te U&KT per taksen e baneses qe ne gusht 2019,por edhe sot ,ne mars 2020,me dergojne fatyren me taksen e baneses kur ligjerisht jam i perjashtuar!
Kryeministri thote mos dil nga shtepia,ne UKT nuk te degjon njeri me telefon,atehere ku ta kerkoj shtetin une i varfri?
Kryeministri Rama akoma nuk do ta kuptoje se ankesat e qytetareve jane sherbimi me i mire qe qytetaret i bejne shtetit duke denoncuar te pa aftet dhe te korruptuarit!
Ndryshe do t’i vleresonte ankesat ,mbi te gjitha!
Edhe fotografia me beri mjaft pershtypje ketu. Jane pese persona. Njeri, atje tej, duket i pergjegjshem, me maske dhe larg qytetarit te pambrojtur. Polici prapa kryeministrit, si servilet e zakonshem (nuk dallohet nese ka maske ose jo!). Nje tjeter, me maske, duke shkuar drejt rruges boshe te makinave dhe larguar diskutimit te KM me qytetarin, qe tregon njeriun qe s#di mire si te sillet e cfar te bej! Kemi pastaj dy kryesoret, kryeministrin dhe qytetarin, qe te dy teresisht te papergjegjshem, mjaft afer njeri-tjetrit, pa maska dhe ne bisede e siper. E gjithe fotoja eshte nje miniature e shoqerise shqiptare nga me “i madhi” e deri tek me “i vogli”, nje shoqeri me tendence papergjegjshmerie!
“Në ditët e para të shfaqjes së koronavirusit qytetarët panë një shef qeverie të ngujuar në shtëpi”qe jepte keshilla,dhe mbrapa
tij,nje sfond betoni gri dhe përkrenarja e Skenderbeut,që mbas kritikave e zevendosoi “sfondi intilegjent”,nje raft plot e perplot
me Libra!Nga i ngujur doli jasht i terbuar,duke i lehur pleqve dhe plakave i shoqeruar nga 12 zagarë!Ver Llapa ne variantin e
policit!Kryeministri yne eshte i semure psiqik,po po,eshte zyrtarisht i semure psiqik.Nje Njeri ne nivelin intilegjences se shimpanzes
e konstaton menjehere,qe Kryeministri eshte budalla.Ky i semure psiqik ka marre peng Shtetin,por shume pak flasin per kete!
Emisionet televizive ku ka qene i ftuar edhe Edvin D’Rama,do te jene objekt studimi per brezat qe vijn.Jo jo,populli nuk do te
fajesohet,por barinjtë,ajo masë e madhe”intelektualesh”,e tredhur dhe deformuar menderisht,qe kan qene perkrah budallait,
te cilet ndahen ne dy kategori,te semure mendor si Kryeministri,ose supershkerdhata qe me servilzem kan perfituar materialisht.
Si mund te jete Shteti serioz,kur ne krye te Qeverise eshte nje budalla karagjoz?
Shteti o zoti Bedri eshte I raskapitur SI shumica e shqiptareve.Kane 30 vjet,qe vidhen e poshterohen nga oligarket dhe mafia politike.
Shteti tani ka fuqi vetem Te investoje vetem per citjanet e gjigandit Te Surrelit.Per Te tjerat rrofshin nderkombetaret dhe emigracioni.
Kete e treguan dy termetet de pandemia.Nuk keni me xhepe se me astarin e tyre beme flamure per hajdutet politike
ME DUKET ZOTI BEDRI SE DHE KUR EPIDEMIA NE ANGLI E AMERIKE PO FILLONTE TE BENTE KERDINE NE BOTE,BESOJ SE I MBAN MENDE QENDRIMET E DY KRYETAREVE TE SHTETEVE.
Ne nje pike nuk jam me ty Bedri miku.Edukata,kultura e mentaliteti gjenetikisht I ngulitur me baze rrenen e mashtrimin e ben te domosdoshem daljen e ushtris e te policis ne rruge per zbatimin e urdhenesave qeveritare.Po te imagjinojme se neser do ngrihet nga vorri E.Hoxha do jete e sigurte se pak minuta para se te ngjallet ,absolutisht e ne mendyre absolute karantina do ishe e plote e “pa imgjinushme” Ky eshte morali,edukata e papergjegjeshmeria e popullit tone.Prandaj kjo qeveri ka ba maksimalen e mundeshme te luftes kunder infeksionit me virusin C-19.Bile ,bile e para te mos thojme nder te parat la marre masat e duhura per zvoglimin I demeve te epidemis.E mendo se ky popull eshte populli me fukara ne Europe e pa potenciale ekonomike e shkencore si vendet e tjera europiane.Pra thjeshte nje vend teper I varfer e me banor te “cuditeshem” nga mendyra e reagimit te tyre per probleme te ndryshme.E ne qe banojme jo ne shqiperi e shohim me keqardhje cdo dite me syte tone.
Ndryshimi I rekomandimeve eshte kusht per situaten aq dinamike te infeksionit e ne kto raste gjithemon drejtimi I masave qeveritare e drejtimi I luftes kunder cdo lloj epidemie drejton kryeministri(eshte e nevojshme centralizim I veprimeve,sepse koha (infeksioni me virus) nuk pret.Se paku kryeministrat Europian drejtojne e ndryshojne strategjit e luftes kunder epidemive te ndryshme.Prandaj mendoj me sa lexoj gazetat e ndryshme europiane veprimet e angazhimi I kryeministrit shqiptar vleresohen jo vetem te mira por shume te mira.Mos harroni se Shqiperia nuk eshte GJERMANI.
disa të tjerë e dinin dhe kishin paralajmeruar autoritetet shtetërore por ju pse çensuroni
https://www.shqiperiajone.org/studime-analiza-kryesore/koronavirusi-covid-2019-dhe-pandemite-boterore-shkaqet-dhe-rreziqet
Interesant,flm.
O Yll a flet dicka qe ke ndigjuar e dine,apo je zedhenes apo PD tip “babale”.kUSH JANE ATO QE E DININ? SKENARISTET “BABALE”.PER njohuri: te gjitha shtetet europiane qindra here me te fuqishem ekonomik e mijra here potencial shkencor ekonomik e mjekesor nuk moren masa me shpejt se sa Shqiperia qe eshte nje shtet super I varfer(pa brek ne bythe).Ato studime made in Albania jo vetem qe nuk kan as vleren minimale te nje studimi por edhe letra qe eshte hedhur studime nuk ja vlen as per WC,JANE THJESHT STUDIME KOTI,PA ASNJE INTERES E THJESHTE GRUMBULLIM FJALISH TE ZGJEDHURA E TE PERBLEDHURA E TE VLEFSHME PER BOTIM NE VJE GAZETE APO PORTAL TE PAVLERE. Nje vend pa asnje institucion shkencor te njohur e pa asnje punim shkencor te mprojtue apo botuar ne buletinet shkencore nderkombetare, nuk ka asnje aresye e te drejt te lajmeroj apo sinjalizoj kedo e per cdo fare aresye te pa pambeshtetur ne asnje te dhane shkencore.Ato qe ti thua o YLLI jane parole,parole dmth manipuluese e mashtruese.
Ylli, artikulli juaj, i cili eshte nje artikull shkencor dhe per tu lavderuar, eshte shkruar pas dates 20 mars, sic duket nga referimet. Fotografia, burimi i se ciles nuk jepet (!?), ka dale qysh me 31 janar! Tani problemi eshte: kush ishin keta te tjere, cilat autoritete shteterore kishin paralajmeruar, dhe ku qendron censurimi?
Si zakonisht, analizat tuaja Bedri jane te thella, te detajuara me fakte e opinione, cka deshmon eksperiencen tuaj te gjate e te shquar ne gazetari. Pa u futur ne detaje, fakti qe Shqiperia ka gjendjen me te stabilizuar dhe me te kontrolluar, ne krahasim me vendet e tjera deshmon me se miri se situata dhe masat e Qeverise apo te kryeministrit jane marre ne kohe.. Ndoshta me mire do te ishte situata ne se qysh ne fillim, per te ardhuirit sidomos nga Italia do te ishin izoluar ne qendra te grumulluar e jo ne shtepi. Situaten e virusit e kuptojne me mire mjeket por rruga e perhapjes eshte thjesht nje proces aritmetik-kontakti, gjithekush e kupton. Nuk besoj se i pengon kush qeveritaret e tjere vec kryeministrit dhe ministres se shendetesise, por aq kapacitet kane, aq ju arrin te bejne, por te pakten te ruajne vehten! Afat SERJANI
Shteti i whatsapit.
Ku kemi shtet ne
Jemi karagjoza
Si mundet me pas Shtet ,ne kte rrace kaq shkerdhate ,
qe i mungon cdo lloj kulture e mentaliteti qytetare ,
qe per vlera ndryshe nga rest e Qyteterimit kane
Tinzarine ,tradhetine ,dhunen ,percarjen ,pabesine antiligjin ,antivlerat e njerezimit ?!
Ne cilin vend te Botes kryetaret e shtetit plackisin Shtetin e vet , dhe punojne per zhdukjen e shtetit te vet ,duke ripngjallur politikat e Copetimit te Shqiperise ???
Vetem nji i marre mundet te kerkoj Shtet mes ksaj
rrace shkerdhatash te organizuara e instiktive mobile
kunder ktij Vendi ???
Eshte … U T O P I
Shtet Shqiperia ka patur vetem para 90
Periudhat e tjera nga 1912 jane vasalitete
Po shihet kuna çon politizimi i cdo gje ne Shqiperi!
Shteti edhe administratz DUHET te punoje normalisht me specialistet e vete ne kete kohe , e ministrat e kryeministrat me kerkuar keshillat e rapportet ! Sigurisht secdo qeveri ne bote vendos ne fund, po vendosin me keshilla expertesh e jo me militante siç po ndodh ketu tek na!
Problemi eshte se KMjone eshte gjitholloge edhe e ka shume te veshtire me punuar institucionalisht duke kerkuar rapportet e keshilla sepse nuk degjon kur keshillat e vepron cdo here kunder vetem te duket interesant e ´rebel’ , cka tregon nje infantilizm edhe nje frustrim jetesor ne ´unin’ e yij!
Nuk eshte rritur plaku i jone!
Krye Trapi i vendit Ilir Mato donte te çonte vendin ne referendum per padrejtesin dhe shkeljen qe ai zbuloj ne proçesin per gjykatesen e gjykates kushtetuese. Kurse per vendime te tilla qe ndikojne kaq gjer dhe thell ne jeten e çdo njeriu siç eshte VKM per izolimin total te popullates, nuk ka nevoj per te marr mendimin e popullit, dhe duke pasur parasysh videon e fundit te Ramushit ku ai ka lene detyren e KM dhe ka marr rrolin babait te shtepis duke pretenduar I mire apo I keq une ky jam por kete e beje per te miren tuaj. Ne se behet fjale per nje shtepi me zakone thellesisht patriarkale ku fjala e kryepatriarkut eshte ligj dhe te tjere duhet ta zbatoje pavarsisht qe pasojat I vuajn te tjeret se patriarku vet eshte kaluar, edhe mund ta kuptonim por ne jetojme ne nje kohe ku propogandohet liria e votes per te zgjedhur dhe marr vendime dhe sidomos ne raste lufte si kjo dhe ne nje shtepi te Vogel si kjo e jona nje baba I mire dhe I urte dhe I zgjuar duhet ti mblidhte dhe ti kerkonte qe vendimin ta merrnin vet njerezit. Pra themi per nje baba qe eshte I mire I ure dhe I zgjuar, por kur ky babai jone eshte nje trap total dhe ska asnje nga keto cilesi????????? a duhet valle te vendose per fatin tone.
Kjo eshte nje situat lufte me mullinjte e eres dhe Don Kishotet ne Shqiperi dhe all around the world kam marr ne dore nje te drejte absolute dhe me vendimet e tyre po pergatisin nje tragjedi. Vendimet per te shkuar ne lufte I marrin politikanet por luften e ben populli dhe pasojat I vuan populli.
Nuk po me kujtohet plotesisht por ne mend me vjen nje fotografi e kryebashkiakut te atehershem kur u prishen kioskat ne Tirane.
Ai Zotnia mbante atehre dicka ne dore qe ja beri shetitjet ne rruget e Tiranes shume here me efektive.
Ndoshta po ti kujtohej edhe nje here rastesisht ……. Ndoshta do te ishte ky plaku rekordmeni i ri i garave te vrapit ne natyre…..
Ju pershendes te gjitheve e ju uroj shume fat e llogjike qe te mbroni veten e te tjeret.