A mund të fiken radarët?! Çfarë ndodh brenda Qendrës së Monitorimit Detar, si mbikëqyret vija bregdetare

entela

“Festimit i jepnim 15 mijë lekë për të siguruar pjesën e detit, fikjen e radarëve”. Kjo fjali e shkëputur nga përgjimet në dosjen për të arrestuarit e operacionit “Shpirti” ktheu edhe një herë në vëmendje akuzat dhe përplasjet politike për përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në trafikun e drogës.

“Në dy vjet pas 2011-ës, nuk ka punuar as edhe 1 radar nga 9 radarët që vëzhgojnë detin shqiptar. Radarët kanë qenë të tërë jashtë funksionimit ditën që un jam bërë ministre e Mbrojtjes”, shprehej Mimi Kodheli në vitin 2015.

Dy vjet më vonë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksonte se ishte ngritur një grup pune për të inspektuar vëzhgimin e hapësirave detare.

“Së bashku me ministrin Fatmir Xhafaj kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar situatën aktuale të sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare”, shprehej Xhaçka.

Partia Demokratike, përmes Enkelejd Alibeajt, këmbëngulte se radarët e një vendi anëtar të NATO-s janë fikur duke u vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.

“Radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës”.

Akuzat vijuan dhe u ricikluan për disa vite. Por, pyetja se a mund të fikën qëllimisht radarët ka mbetur pa përgjigje.

Për të kuptuar se si mbikëqyret vija bregdetare, Euronews Albania shkoi pranë Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Për shkak të sekretit shtetëror, në sallën ku regjistrohet gjithçka qe ndodh në bregdetin shqiptar, nuk lejohet të filmohet. Për këtë arsye, funksionimin e saj na e shpjegon drejtori administrativ i QNOD, Zyber Dyshku. Ai thotë se “radarët nuk mund të fiken”.

“Shpesh unë e kam dëgjuar, është një histori që përsëritet dhe janë bërë jo pak studime, hetime, verifikime dhe mua nuk më ka rezultuar të kemi fikje të qëllimshme të këtij sistemi. Në pjesën e rojeve bregdetare, ne jemi përdorues të sistemit, dhe jo menaxhues, dhe nuk ka asnjë mundësi që në këtë qendër të kemi mundësi fizike për të ndërhyrë, asnjë mundësi, zero. Nuk ka një buton, se shikohet sikur është një ventilator që shkon e shtyp butonin edhe fiket apo ndizet. Forca Detare që menaxhon këtë sistem, në sistemin e saj të serverëve ka të regjistruar që nga momenti që sistemi ka nisur funksionimin e deri më sot, të gjitha të dhënat”, thekson z. Dyshku.

Duke iu referuar përmbajtjes së një dokumenti që u botua në media në vitin 2017, ku theksohej se është regjistruar 18 herë fikja e radarëve, Dyshku sqaron:

“Në çdo sistem mund të ndodhë një avari, e cila është shumë afatshkurtër, sepse veprimi për të riparuar defektin është shumë i shpejtë. Është një sistem sensitiv dhe unë nuk njoh një rast që të ketë krijuar për qendrën një problem të ndërprerjes totale të punës. Këto sisteme kanë një burim energjie të dubluar”, shtoi ai.

Në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare janë të pranishëm me shërbim 24 orë përfaqësues të 6 ministrive: Ministrisë së Mbrojtjes, së Brendshme, Bujqësisë, Infrastrukturës, Financave dhe Turizmit.

Kjo qendër harton çdo ditë raporte mbi mbarëvajtjen e punës dhe problemet e vërejtura, të cilat dërgohen tek kryeministri dhe gjashtë ministritë që kanë punonjës shërbimi në këtë qendër.

Kjo do të thotë se kryeministria dhe gjashtë ministritë e tjera janë vënë në dijeni për defektet që kanë pësuar radarët në periudha të ndryshme kohore.

Zyra e NATO-s thotë se përgjegjëse për monitorimin e vijës bregdetare të çdo vendi anëtar të aleancës, janë autoritetet e këtij vendi./Euronews

 

e.r/dita

Share This Article
10 Comments
  • Vetem kur eshte per te kaluar skafi me droge,

    jo gjithmone se nuk ka kuptim pastaj.

    vetem per plotesim te kushteve te integrimit

    si trafikante droge

    rrofte allbania urupiane

    rrofshim ne

    • Po ti o Karben, po me nje vrime i bie fyellit tend Osman? O koqe, Osmanllinjte i zhduku Ataturku vete se edhe per Turqine ishin mallkim. Po ti aq di, mami Osmana aq te ke mesuar.

  • Pyetja është e çuditshme dhe sugjestionuese, por edhe përgjigja e specialistit është me porosi. Si çdo aparaturë edhe aparatura radiollokative takohet dhe stakohet dhe këtë e di çdo njeri që ka përdorur këtë aparaturë, prandaj pyetja dhe përgjigja janë djallëzore dhe duanë të aludojnë që s’mund të ketë urdhër kriminal që një radar i caktuar , në kohën që i intereson dikujt të fiket madje fikja të quhet e detyruar gjoja për shkak difekti dhe

    pyetja dhe përgjigja tregojnë, me modelin e fabulës që hajduti ka mizën në kësulë, që kanë ndodhur vërtet fikje të radarëve për të mos raportuar objekte të shpejta që lëvizin me kurs jo paralel me bregun ton por pingul me të dhe piknisja dhe pikëmbrritja nuk janë portet tona por hapsira të bregdetit ku nuk ka bankina që mund të akostohen mjetet detare, thjesht për të mos raportuar lëvizjet e motoskafëve të trafikimit të drogës ose të kryerjes së ndonjë veprimtarie tjetër kriminale.

    Edhe pyetja edhe përgjigja janë tentativë mjerane për të mbuluar atë ç’ka ndodhur realisht , fikjen e radarëve për të mos zbuluar lëvizjet e mjeteve të trafikimit me përgjigjen naive që nuk mund të fiket radari që bën të qesh çdo radiometrist që ka përdorur një radar………

  • Une jame nje isheUshtar Radari i Kufirit bregdetar ne vitete 1988-1990 kam sherbyer ne Radarin e PKKK Limjon ne Sarande, Radaret si cdo paisje tjeter elektronike komandaohet nga njerzit, pra fiket dhe ndizet ne menyre manuale apo dhe ne menyre auto varet nga sitemi sa i avancuar eshte

  • Boboobooo kush e beson se Mimi pa urdher e fijeni te Rames ka vepruar?! Koke ne veti! Nuk ka mjaft koke mimi me fake diplome per kete pune qe do shume koordinim! Ministri i mbrendshme di pak ma shume per si ´fiken’ radaret!
    Ps: gjate manovrat e Natos, nuk testohet pikerisht rastet kur fiken radaret ?, kjo pyetje per kete debilin ketu qe po do me mbrojte te pamundeshmen ketu!!
    Atehere si vepron ky kur brjne kete test me Naton?!
    Perndryshe ketij edhe disa te tjereve po ju tregojme se edhe kur fiken keto radar ka radare tjere mbi kete deti qe punojne non stop !

  • Direktori administrative!!! Sa dijeni ka nje direktor administrativ per kete pune e per radaret?! Problemi eshte se as gazetari nuk di ketu me na treguar sa te thella jane njohurit teknike te direktorit administrative me nja dy tri pyetje teknike mbi radaret!!
    E ketu eshte gjithe differenca ndermjet nje gazetar shqiptar e nje koleg te botes perendimor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *