A hiqet ‘non-grata’ kur ndërron administrata? Yuri Kim: Rezultati, 200 me zero, ndryshimi i qeverisë nuk ndryshon faktet

Amelda Amelda

 

Sali Berisha është shprehur jo pak herë se shpallja e tij “non grata” nga ana e SHBA-ve do anulohet nëse ndryshon administrata në Shtetet e Bashkuara.

Por sa e vërtetë është kjo, sipas ambasadores amerikane Yuri Kim?

“Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre. Nga këta, zero raste janë zmbrapsur.

Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte sadopak faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet,” tha kryediplomatja amerikane mbrëmjen e së enjtes.

Gazetarja: U zhvilluan disa zgjedhje të pjesshme lokale më 6 mars. Një kritikë tjetër që ju bëhet gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës ka të bëjë me votën e 6 marsit dhe dua të di si e keni interpretuar ju. Duket se nga kjo votë iu dha prej demokratëve një mbështetje Komisionit të Ri-Themelimit dhe z.Berisha. Gjithmonë nga kjo pjesë e opozitës vjen kritika se ju jeni kundër vullnetit të demokratëve, pra shumicës së tyre. Keni një koment?

Yuri Kim: “Mendoj se votuesit shqiptarë kanë të drejtën që t’i marrin vetë vendimet e tyre. Ne do të shpresonim që ata do t’i merrnin vendimet e tyre duke marrë në konsideratë të gjitha faktet e disponueshme.” 

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky noton në detin e marrëzisë ,galojnë shpifje e sharje kundër amerikës dhe ambasadores nderuar Yuri Kim ,kujton se amerika do ta falë krimet makabre ,do ti heqë titullin -non-grata- KURRRRRË O SHPIFARAK ,mos u rropat të hipnotizoshë amerikën me foltoret qesharake të marrëzisë tënde.Tërrte je tërrte mbete “titulli ” i zi -non-grata nuk të hiqet brez pas brezi ,edhe sikur amerika sot ta heq ajo mbetet në HISTORI se si e degëdise e vodhe e vrave popullin tëndë në katrahurë !…

  • E ce pastaj? Cfare po i hyn ne kembe Berishes dhe familjes se tij?
    Shqiptaret e ndershem po rropaten gjithe jeten per nje cop buke.
    Kriminelet dhe hajdutet po bejne jete luksoze. Askush spo i denon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *