Një studim spanjoll ka hedhur dyshime në realizueshmërinë e imunitetit të masës ‘herd immunity’ si një mënyrë për ti dhënë fund pandemisë së koronavirusit. Në studimin e publikuar nga revista mjekësore Lancet janë përfshirë 60 mijë njerëz dhe u vlerësua se vetëm rreth 5 % e tyre kanë zhvilluar antitrupa.
Imuniteti i masës arrihet kur përqindja më e madhe e një populli infektohet dhe imunizohet, dhe kështu virusi ndalon përhapjen.
Që të realizohet imuniteti i masës, duhet që rreth 70% deri në 90% e popullatë të infektohet dhe të krijojë imunitet që të mbrojë ata që ende nuk janë infektuar.
Autorët e studimit thonë se edhe pse Spanja ka një numër të madh të infektuarish, është e pamjaftueshme që të sigurohet imuniteti, që mund të kërkojë edhe vite.
Por edhe nëse arrihet, bilanci i të vdekurve do të jetë i madh, po ashtu sistemet shëndetësore do të thotë që të mbingarkohen.
“Në këtë situatë, masat dhe përpjekjet me distancë sociale për të identifikuar dhe izoluar raste të reja dhe kontaktet e tyre janë të domosdoshme për kontrollin e ardhshëm të epidemisë.”
Studimi mendohet të jetë më i madhi në llojin e tij për koronavirusin në Evropë.
Studime të tjera të ngjashme në Kinë dhe SHBA kanë treguar se ka shumë njerëz të cilët ende nuk janë prekur nga koronavirusi.
Autorët e studimit kanë shpresa tek një vaksinë e efektshme.
l.h/ dita
