A mund të jenë zjarret një aksion opozitar?!

J L

Zjarret-një kosto e shtuar,

në këtë verë,

sa fikim njërin,

ndizen pesë të tjerë!

 

Zinxhiri i flakëve,

nuk ka të mbaruar,

duket si një aksion,

i mirëorganizuar!

 

Çdo ditë ndizen,

vatra mezarar,

sa që dyshohet,

për zjarr opozitar!

 

Nëse është e vërtetë,

qëllimin e dimë,

të vërë në siklete,

qeverinë!

 

Jo kot së koti,

po “hedhim” këtë baltë,

a s’hidhnin dikur në erë,

shtyllat e tensionit të lartë!

 

Uroj të jenë dyshime,

asgjë e vërtetë,

përndryshe qeverisja,

probleme të mëdha do ketë!

 

Në tri super fronte,

e shohim sot qeverinë,

luftë me zjarret-rindërtimin,

dhe mbi të gjitha Pandeminë!

 

Sapo u shua Jugu,

u ndez Veriu,

Veriu që komandohet,

nga xha Saliu!

 

Jo veç unë mendoj,

se zjarret në trupin e Shqipërisë,

janë konspiracion,

kundër qeverisë!

 

Në një vend normal,

këto dyshime do të quheshin budallallëqe,

po këta për rrëzimin e Ramës,

bëjnë njëmijë e një pisllëqe!

 

Arben Duka

Share This Article
3 Comments
  • O Agron Duka,
    qe s’e njef bujqesine,
    as fshatin e varfer,
    as zjarrin e shtine!

    Ne cdo cep te botes,
    kudo dhe kurdohere,
    fshatari ka djegur,
    mbetjet e thara pa qeder!

    Se dhe toka pasurohet,
    plehrohet njekohsisht,
    ndaj nuk eshte ky problemi,
    as sabotimi, absolutisht!

    Dhe ne kohe te xhaxhit,
    digjte kooperativa,
    tokat pas korrjeve,
    por me sistem te qute!

    Ndersa ne kohe te sotme,
    nuk ka me rregulla e ligje,
    sundon kudo injoranca,
    makuteri e tangerlliqe!

    Se shtetin ne dore e kane,
    lekiste, mafioze dhe hipokrite.
    kjo eshte Shqiperia e sotme,
    nga ‘ta nuk ke c’me prit!

    Ndaj me kot mos u qa,
    mos kerko armikun e klases,
    por kerko shtetin ligjor,
    por jo tek era e glases!

  • KARMA IS A BITCH

    Je bërë tash o Dukë,
    Sikur ke paranoja,
    Por qeverisë rilindase,
    I ka dalë fare boja.

    Atëherë kur ra tërmeti,
    S’kishin mjete e as qën,
    Vetëm kazma e lopata,
    Që asnjë punë s’të bën.

    Rroftë ndihma nga jashtë,
    Si atëherë edhe tani,
    Shqipëria digjet, Rama krihet,
    E shpreson të bjerë shi!

    Vetëm ti mos u shqetëso,
    Se opozita ka mbaruar,
    Të kishin këllqe për zjarr,
    Do i kishin vënë vitet e shkuar.

    Ajo opozitë leshi u tërhoq,
    1 ditë para votimeve moniste,
    Dhe i dhuroi në tavolinë,
    Bashkitë partisë socialiste.

    Atëherë të gjithë kujtuan,
    Se Luli është një idiot,
    Që s’ka këllqe e bën teatër,
    Mashtron popullin kot më kot.

    Fijet i lëvizte si gjithmonë,
    Pronari i PD, doktori Sali,
    E dinte dosjen për Non Grata,
    E lëshonte çdo gjë për garanci.

    Pasi morri prapë pushtetin,
    Rama i bëri mutin menjëherë,
    Sorosi me vrap i dha mandatën,
    Që të linte politikën përherë.

    Tani çdo gjë u kuptua qartë,
    Në bulevard protestat teatrale,
    Gjasme do rrëzonin Ramën,
    Te Lana do e hidhnin atë hale.

    Lejuan dhe prishjen e 5 qershorit,
    Mandatet më parë i kishin djegur,
    Mjafton të ishin rehat në opozitë,
    Jo në burg e as të përndjekur.

    Kështu një ditë Rama do binte,
    Pak rëndësi ka për ata se kur,
    Ndërkohë do prisnin në radhë,
    Punë e madhe nëse s’vinin kurrë.

    Këto tani janë pasojat reale,
    Janë tallur me një popull të tërë,
    Asnjë betejë e fituar në 8 vite,
    Veç ngrinin ca kështjella në rërë.

    Opozitarizmi është përgjegjësi,
    Jo tallje me fatet e një kombi,
    Asnjë qarkullim i ri elitash,
    Veç politikanë që rrinë si zombi.

    Rama është një tradhëtar i pabesë,
    Është një hajdut dhe sharlatan,
    Kësaj opozite të kapur e të kastruar,
    Ia ka bërë paq dhe mirë ia ban!

  • Mbare bota keto dite vere,
    ne flake e zjarre eshte perfshire,
    por ketu zjarret jane opozitare,
    per servil te qeveris poetin Kellire,

    Edhe zjarret po te duken,
    sot si “aksion opozitar” ?
    (po zjarre ke ne mbare boten,
    mor poetuci kokerr Gomar)

    vec se kudo gjetke nuk gjen,
    anembane po te kerkosh,
    nje tjeter budall porsi tu,
    me kafken komplet bosh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *