“A mund të jesh edhe Socialist, edhe Anarkist?! Ja pse dy imazhet me të cilat Trump po sulmon në publik rivalin e tij Biden janë kontradiktore”

Ornela

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive DITA – Me pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, fushata është nxehur ndjeshëm. Megjithëse sondazhet në rang kombëtar shfaqin se Joe Biden është në avantazh ndaj Donald Trump me disa pikë përqindjeje, gara mund të bëhet më e fortë dhe gjithçka të vendoset nga një grusht shtetesh të luhatura.

Të dy palët po e bëjnë më të nxehtë (garën) duke pretenduar se kundërshtari i tyre paraqet një kërcënim të qenësishëm për kombin.

Presidenti Trump dhe lidershipi republikan tani po mundohen të duken si partia e “rendit dhe ligjit”. Ata pretendojnë se demokratët po inkurajojnë protesta të dhunshme në rrugë në qytetet kryesore të Amerikës, se lëvizja  ‘Black Lives Matter’ (Jeta e të zinjve ka rëndësi) është tashmë nën kontrollin e militantëve të dhunshëm dhe se demokratët po planifikojnë të mos financojnë ose shpërndajnë forcat e policisë në mbarë vendin.

Sipas Trump, një fitore e Biden do të rezultonte në një prishje të plotë të paqes së shoqërisë. Bandat e dhunshme të majta gjoja do të endeshin nëpër rrugë dhe do të vidhnin ose shkatërronin pronën private. Paralajmërimi i tij se periferitë amerikane do të ishin veçanërisht të rrezikuara ka për qëllim që kryesisht gratë dhe të moshuarit të votojnë që detyrën në Shtëpinë e Bardhë ta marrë “ligji dhe rendi”.

Në mediat pro-republikane, Biden përshkruhet si një anarkist dhe një socialist, paçka se imazhet janë kontradiktore (me njëra tjetrën). Si anarkist, ai padyshim që do ta shkatërrojë shoqërinë, por si një socialist ai do të impononte kontroll të plotë shtetëror mbi shoqërinë (!)

Në tubimet e tij zgjedhore, Trump pretendon se Biden kontrollohet nga militantët e majtë që duan të shtetëzojnë sistemin arsimor dhe atë të kujdesit shëndetësor, të vendosin taksa të larta për të gjitha bizneset, të shkurtojnë ashpër shpenzimet ushtarake dhe të indoktrinojnë të rinjtë me propagandë marksiste.

Në mënyrë krejt të ndryshme, ish zëvendës presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë të Partisë Demokratike pretendojnë se Trump është rreziku më i madh për demokracinë amerikane. Ata shprehen se ai ka thelluar polarizimin politik dhe shoqëror duke krijuar çarje të mëdha midis grupeve të ndryshme etnike, atyre fetare dhe rajoneve.

Ai gjithashtu i ka dhënë zemër supremacistëve të bardhë, ksenofobëve dhe radikalëve të tjerë ultra të djathtë në mënyrë që të rekrutojë mbështetës nga mesi i një shoqërie gjithnjë e më të çorientuar.

Udhëheqësit demokratë gjithashtu akuzojnë Trump për politizimin e institucioneve qeveritare, përfshi emërimet në Gjykatën e Lartë dhe shfrytëzimin e Departamentit të Drejtësisë për të ndihmuar miqtë dhe për të ndëshkuar armiqtë e tij. Ai është përpjekur të diskreditojë mediat e pavarura duke i përshkruar ato si “të rreme”.

Trump gjithashtu ka kërcënuar legjitimitetin e procesit zgjedhor duke pretenduar se votat e dërguara me postë mund të manipulohen dhe po përpiqet të kufizojë votimin e parakohshëm. Demokratët pretendojnë se, gjatë një pandemie, grumbullimet në qendrat e votimit duhet të minimizohen në mënyrë që të mbrohen votuesit.

Trump madje ka kërcënuar se nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit nëse humbet. Një qëndrim i tillë është veçanërisht i rrezikshëm, pasa baza e mbështetësve të tij militantë mund të mobilizohet për t’i rezistuar çdo rotacioni të qeverisë.

Trump tashmë është përpjekur të përdorë ushtrinë për të shtypur protestat për barazinë racore, por Pentagoni ka bërë rezistencë. Ai mund të përpiqet të mobilizojë ushtrinë për ta mbrojtur atë vetë, në rast se rezultatet janë kundër tij. Kjo do të përbënte një krizë kushtetuese të paprecedent, për të cilën Amerika është e papërgatitur.

Biden gjithashtu akuzon Trump si përgjegjës për vdekjen e mbi 200,000 amerikanëve për shkak të dështimit të tij për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Mungesa e mbështetjes së mjaftueshme nga na e qeverisë federale për shtetet dhe qytetet që kanë numër më të lartë infektimesh e ka rritur shkallën e vdekshmërisë. Dhe theksi që Trump i ka vënë rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike pavarësisht rrezikut për qytetarët është quajtur si kriminal.

Demokratët pretendojnë se nëse Trump rizgjidhet, atëherë numri i vdekjeve do të rritet ndjeshëm në deri mbi tre milion brenda vitit të ardhshëm. Trump ka shprehur mbështetjen e vet për një hapje të plotë ekonomike dhe zhvillimin e “imunitetit të tufës”. Në praktikë, kjo do të nënkuptonte se më të dobëtit dhe më të moshuarit e popullsisë amerikane do të kenë edhe më shumë të ngjarë të zhduken.

(Përfundimi i) zgjedhjeve do të vendoset në disa shtete kryesore ku Trump fitoi një shumicë shumë të ngushtë në 2016, veçanërisht në Michigan, Wisconsin, Pennsylvania dhe Florida. Zgjedhjet për Senatin gjithashtu janë jetike, pasi republikanët rrezikojnë të humbin shumicën e tyre të ngushtë, e cila ka mbrojtur Trump gjatë katër viteve të fundit.

Sondazhet e opinionit publik vazhdimisht kanë treguar se shumica e votuesve tashmë e kanë vendosur se kë do të zgjedhin. Por rezultati do të varet nga pjesëmarrja, pasi një pjesëmarrje e madhe pothuajse gjithmonë është në favor të demokratëve. Nuk është për t’u habitur që autoritetet shtetërore të kontrolluara nga republikanët janë përpjekur të pengojnë votimin e lehtë.

Ata pretendojnë se pa kufizime të tilla, procesi është I hapur ndaj manipulimeve edhe pse vëzhguesit e pavarur besojnë se pretendimet e tilla janë vetë të manipuluara. Lufta për pushtet vazhdon të intensifikohet.

DITA, Albania

U.S. ELECTIONS HEATING UP

Janusz Bugajski

With just over a month before the U.S. presidential elections the campaign has becomered hot. Although national opinion polls indicate that Joe Biden leads Donald Trump by several percentage points, the race can tighten and will be decided in a handful of swing states. Both sides are raising the temperature by claiming that their opponents present an existential threat to the nation.

President Trump and the Republican leadership are now posing as the party of “law and order.” They claim that the Democrats are encouraging violent street protests in major American cities, that the “Black Lives Matter” movement has been captured by violent militants, and that the Democrats plan to defund or disband the police force throughout the country.

According to Trump, a Biden victory would result in a complete breakdown of social peace. Violent leftist gangs would allegedly roam the streets and steel or destroy private property. His warning that America’s suburbs would be especially endangered is aimed primarily at women and older people to vote for the “law and order” incumbent in the White House.

In the pro-Republican media, Biden is depicted both as an anarchist and a socialist, however contradictory the images. As an anarchist, he will evidently destroy society but as a socialist he will supposedly impose full state control over society. In his election rallies, Trump claims that Biden is controlled by militant leftists who want to nationalize the educational and health care systems, impose heavy taxes on all business, severely cut military spending, and indoctrinate young people with Marxist propaganda.

In stark contrast, former Vice President Biden and other Democratic Party leaders claim that Trump is the biggest danger to American democracy.

They assert that he has deepened political and social polarization by creating major fissures between different ethnic groups, religions, and regions. He has also emboldened white supremacists, xenophobes, and other ultra-right radicals to recruit supporters among an increasingly disoriented society.

Democratic leaders also charge Trump with politicizing government institutions, including appointments to the Supreme Court, and using the Justice Department to help his friends and punish his enemies. He has tried to discredit the independent media by depicting them as “fake.”

Trump has also threatened the legitimacy of the electoral process by claiming that postal ballots are liable to fraud and is trying to limit early voting. Democrats contend that during a pandemic crowding at polling stations should be minimized in order to protect voters.

Trump has even threatened that he will not recognize the results of the November elections if he loses. Such a position is especially dangerous because his base of militant supporters may be mobilized to resist any turnover of government. Trump has already tried to use the military to suppress protests for racial equality but has been resisted by the Pentagon. He may try to mobilize the army to defend him if the vote goes against him. This would present an unprecedented constitutional crisis for which America is unprepared.

Biden also accuses Trump of being responsible for the death of over 200,000 Americans because of his failure to contain the pandemic. The lack of sufficient federal government support for states and cities suffering the most infections has increased the death rate. And Trump’s emphasis on quick economic recovery despite the risks to citizens has been depicted as criminal.

Democrats claim that if Trump is re-elected then the number of deaths will soar to over three million in the coming year. Trump has voiced support for a full economic opening and the development of “herd immunity.” In practice, this would mean that the weakest and oldest of the American population would be even more likely to perish.

The elections will be decided in several key states where Trump gained very narrow majorities in 2016, particularly in Michigan, Wisconsin, Pennsylvania, and Florida. Senate elections will also be vital, as Republicans are in danger of losing their narrow majority that has protected Trump during the last four years.

Opinion polls have consistently shown that the majority of voters have already decided who to elect. But the resultwill depend on the actual turnout, as a large vote almost always favors Democrats.

Not surprisingly, state authorities controlled by Republicans have been trying to impede easy voting. They claim that without such restrictions, the process is liable to fraud even though independent observers believe that such claims are themselves fraudulent. The struggle for power continues to intensify.

 

———

Botuar në DITA. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Share This Article
12 Comments
  • Nje analize e shkelqyer e situates para zgjedhore ne SHBA!
    Arsyetimet e Bugajskit rreth tyre paraqesin te verteten llogjike bazuar ne fakte e jo supozime!
    Ne gjykimin tim ky shkrim i sotem i Bugajskit eshte me i spikaturi prej tij botuar ne DITA!

    • Si gjithnje Trump ka shume te drejte por ka mangesi në shprehjen e mendimit.
      Anarkistet sorrosian jane ekstremistet te majte, antifa, nje forme ndryshe e rilindasve sorrosiane, te cilet duan te ndryshojne rendin boteror qe në njohim, në nje rend te ri ku te sundojne pertacet, te papunet, ata qe jetojne qyl në kirriz te taksapaguesve, ku te sundojne tymueset, drogaxhijne xhepistat dhe trafikantet e ikonave. Ku drejtesia dhe policia te jene thjeshte nje projekt qe nuk zbatohet kurre.

    • Fillojm me GENJESHTREN se Biden ka perparesi ne sontazhe.

  • Shkrim shume transparent dhe domethenes: nje lexues shqiptar e ndjen se modeli i luftes politike per pushtet ne Shqiperine e Re po praktikohet edhe ne shtetin me te vjeter demokratik te botes.

  • 1. Presidenti Tramp është presidenti amerikan më paqësor , mbas Luftës së ll Botërore . S’ka patur asnjë president amerikan që të mos ketë bërë një luftë – Korea ,Vietnami , Afganistani , Iraku , Panama ,Kongo , Libi – lista është shumë e gjatë !
    2. Trampi ka ulur papunësinë dhe ka forcuar ndjeshëm ekonominë…..
    3. Trampi është njeri i punës dhe jo i llafeve të bukura e boshe , jo i intrigave që thurë paria e demokratëve ( isteblishmenti i tyre ) .
    I uroj fitoren Trampit , për të mirën e Amerikës dhe të ne të tjerëve që s’jemi amerikanë !

    • JONUZI dhe JONUZAT po pergatitin terenin per SKENARIN e MOS NJOHEJS SE REZULTATIT te zgjedhjeve.
      Trump SUPER FITUES.

  • Bugajski qenka i majte ne mendim.

    Natyrisht edhe une dua te fitoje Biden, por shikoj se shumica e te bardheve jane pro Trump.

    Duhet thene se pavaresisht pamjes arrogante dhe tip Macho qe rrezaton Trump,
    ai ne politiken e jashteme i ka dhene rendesi zgjidhjeve paqesore,
    jo zgjidhjeve ekstreme duke perdorur luften

    Megjithate une mendoj se zgjedhja e Trump ne krye te Amerieks, tregon nje krize morale te Shqoerise Amerikane,

    Sepse Trump ka sjellje prepotente dhe ka vesin e genjeshtres, si politikanet shqipptare,
    te cilat nuk jane aspak cilesi te Presidenteve Amerikane,

    Po ashtu zgjedhja ne krye e nje biznesmenei dergon nje mesazh jo te mire tek Demokracite fillestare,
    sepse do kerkojne gjithe biznesmenet te vendosen ne krye te vendeve te tyre,

    Por Biznesmenet jane te gjithe hajvane dhe pa shkollim dhe kane vetine qe drejtojne si diktatore, duke perodrur egon e tyre, sepse eksperienca e jetes se tyre eshte biznesi i tyre ku
    ata drejtojne kompanite e tyre .Dhe dihet qe kompanite kane drejtim jo demorkatik,
    por vertikal .

    Ndaj eshte mire qe Trump ti humbi zgjedhjet, mirepo nga sa shof une neper intervista ,
    veshtire se i humb.

  • JONUZ!
    Biden e ka sulmuar PERENDIA, ja hequr trurin.
    Ajo qe po ndodh me Biden eshte ABUZIM. Biden e ka vendin ne AZIL PLEQSH. Eshte gjynaf ta shohesh se si e perdorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *