A mund të krijojnë bandë sorrat?!

Ornela

Aty pari ishin,
kriminelë dhe horra,
po tani-së fundmi,
qenkan bërë sorra!

Presidenti ynë,
që është në komandë,
na thotë-se sorrat,
kanë ngritur një bandë!

Po ky krahasim,
kërcet e kërcet,
se një bandë sorrash,
gjëkund s’mund të ketë!

Sorra është e zezë,
zog i neveritshëm,
është një shpend i ngratë,
aspak i rrezikshëm!

Bandat me rrezik,
krejt të ndryshme janë,
kemi bandë me ujqër,
ose me luanë!

Meta e bllokoi,
SPAKUN përsëri,
ngriti për dhjetë ditë,
dymbëdhjetë padi!

Kundër A.Dvoranit,
Meta jep e merr,
nga “Koka e Grushtit”,
e bëri korrier!

Korrier i rrezikshëm,
rezulton ai,
se me Të po merren,
tri prokurori!

Luftë e Presidentit,
çdo ditë është në ngjitje,
po shprehjet e tija,
kanë shumë lajthitje!

Pse të mos gajaset,
në gaz gjithë mileti,
kur sorra-korrierë,
kanë bërë një Grusht Shteti!

Çdo ditë shohim Metën,
tok me dy të tjerë,
që na bëjnë SHOW,
si tri musketierë!

Marshojnë të tre,
me dosje në dorë,
në dyer gjykatash,
si triumfatorë!

Dje Meta tregoi,
si ra Republika,
dhe për qartësi,
radhiti shtatë pika!

Kuptohet që punën,
s’e ka dhe aq vaj,
se mëndje e miletit,
nuk mbushet kollaj!

Se kur flet kaq shumë,
diçka s’është në rregull,
dhe gjithë deklaratat,
kanë shumë tym e mjegull!

Në 2 Mars-miletin,
kot më kot do lodhi,
se asgjë serioze,
atë ditë s’do ndodhi!

Se do ketë të reja,
mos prisni më kotë,
këto të përditshmet,
atë ditë do thotë!

Mona shumë masiv,
mund ta bëjë tubimin,
se ajo po merret,
me organizimin!

LSI do jetë,
e gjitha në shesh,
mendon se pushteti,
po i buzëqesh!

Ilirit me çifte,
s’do t’i dridhet dora,
edhe lart në ajër,
do qëllojë për sorra!

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • Ca sorra te gjora sot dite Zie e kane,
    sepse kane humbur te tyre Mamane,
    i ka lene jetime Sorra e madhe fare,
    ishte kaq e plakur, plot 99 vjec fare,
    Sorra madhe kishte qe nga viti 1990,
    qe keto sorra te veta i kish me kimet,
    ndaj sorrat e zeza sot po qajne fort,
    per Sorren e madhe qe iku nga kjo bot,
    sorrat Braho,Tarif, Brokaj, e Duka ishin,
    per Nene Sorre Nexhin ato sorra kishin.

  • @’Banda e horrave”
    Qe je pjese e bandes se 2 marsit, merret vesh fare lehte, mbasi dukesh nga koka, gjithmone sipas ketyre zhgarravinave, qe ke bere me siper.
    E ndjera Nexhmije Hoxha ishte me te vertete nje shqiponje, dhe ashtu siç ishte, ashtu iku, duke lene pas laraskat gjithe gelasa, si puna jote.
    Jetoi per 99 vjet, duke luftuar me kriminelet, pushtuesit, injorancen dhe prapambetjen mijeravjeçare te vendit. Punoi per emencipimin e gruas shqiptare, e cila trashegonte nga e kaluara ferezhenë dhe çitianet, injorancen dhe poshterimin e burrit, duke e bere ate nje force te madhe dhe te barabarte me burrin. Perballoi persekutimet ”demokratike” si zonje dhe jetoi ne nje shtepi te thjeshte. Iku ne menyren me te deshiruar per çdo njeri dinjitoz ne kete planet.
    Kur them menyre e deshiruar per çdo njeri, ti nuk futesh te njerezit dinjitoze, as shpurra juaj prej grykesash.
    Kur te vesh (ne vafsh) 99 vjet, ti do te jesh nje mbetje fosile, ndersa e nderuara pasditen e asaj dite u shtri per te pushuar dhe nuk u ngrit më. Do te nderohet perjete nga familja, nga te afermit dhe nga shqiptaret njerez…

  • Sorra apo lepuj ne e dimë kush janë,
    në Jale mblidhen çdo vit, dhe Shqupi buzë Lanë.
    Kujton zvarraniku se bëhet shqiponjë,
    sa herë kryqëzon gishtat dhe himnin këndon.
    Është pjesë e urithit si gjithë Lsi-a,
    që grryejn buxhetin që ka Shqipëria.
    Por vitet e fundit ca masa janë marrë,
    po bien në çarqe e me s’mund të hanë.
    Prandaj sot ngrene krye kundër qeverisë,
    sa dhe Amerika i quan terroriste. E provoi Saliu me ushtarët e tij,
    por me bisht në shale u kthye në shtëpi.
    Dekrete lëshoi edhe presidenti,
    as votën e tij nuk mundi të hedhi.
    Tani ka premtuar një tjetër dekret,
    kuvendin ta mbledhë a ta shperndaj vetë.
    Nga halli e ka ministri me bllok,
    paratë që thithte sot si mbledh dot.
    Gjykatë, e Spak si ka në kontroll,
    i duket drejtësia tamam si gogol.
    Ndaj e ka vendosur në rrugë të dalë,
    me Saline e Monen reformën ta ndalë.
    Ilir thirri mendjes, nuk bëhet shaka,
    Palmer Grenell nuk janë si Sala.
    E provoi Luli me ca molotove,
    po veshin i shkulen të mos bëj si horr. Në listë të zezë po të futen valle,
    nga aty nuk del, po bëhesh gerdalle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *