Thuhet se gjatë aktivitetit seksual mund të digjen midis 100 dhe 300 kalorive. Thuhet se gjatë gjithë kohës që seksi është një stërvitje e madhe, por si janë realisht faktet? Sa mund ta konsiderojmë seksin si ushtrim?
Seksi djeg pak kalori, pra jo aq sa të zëvendësojë palestrën. Sipas një studimi të kryer nga New England Journal of Medicine, seksi zgjat mesatarisht gjashtë minuta, me një djegie mesatare prej 21 kalorish.
30 minuta seks mund të djegin rreth 85-100 kalori.
Por si mund ta rrisni sasinë e kalorive të harxhuara nën çarçafë?
Seksi i mëngjesit: Të pasurit marrëdhënie seksuale në mëngjes, është një ide e shkëlqyer për disa arsye. Nivelet e testosteronit të një burri janë më të larta mes orës 7 dhe 8 të mëngjesit. Gjithashtu, kjo mund t’ju shërbejë si nxemje dhe pas saj ngrihuni nga shtrati dhe filloni stërvitjen e vërtetë.
Ndryshoni: Si me çdo stërvitje, është e rëndësishme që të provoni gjëra të reja dhe të ndryshme gjatë gjithë kohës. Duke marrë pozicione të ndryshme, ju përdorni muskuj të ndryshëm, vazhdimisht vini në provë trupin tuaj dhe kjo do ti pëlqejë dhe partnerit/partneres suaj. Në këtë mënyrë keni kryer edhe një stërvitje të mirë.
Flexi-seksi: Në një klasë yoga, digjen diku midis 100 dhe 300 kalori për gjysmë ore. Përfshirja e disa nga pozicioneve të yoga-s në jetën tuaj seksuale, i rrit goxha shpenzimet e kalorive.
Studimet tregojnë që gratë të cilat bëjnë stërvitje rregullisht, kanë jetë më aktive seksuale, për më tepër, në këtë studim u vu re se gratë pas 20 minutash stërvitje të fuqishme, i përgjigjeshin më tepër stimujve seksual.
Tek meshkujt, ushtrimi i shkurtër intensiv, lidhet me nivelet e rritura të testosteronit, të cilat stimulojnë interesin dhe sjelljet seksuale.

Esht e vertete un jam 40 vjec me tostesterone 6 her me teper se nje mashkull normal Dhe kate e kam vertetuar para 6 vitesh nga analizst dhe I bej zhdo vit Dhe esht I nje ti resultat
Po ata qe skane gra apo burra si i behet puna e seksit,per te ulur kalorite!
Sa te rroje kyci dores te na han mutin gocat e Vlores!