Përshëndetje DITA. Po të vësh re, pothuajse në të gjitha rrugët e kryeqytetit në të dy anët e saj shikon servise makinash që bëhen pengesë për qarkullimin e automjeteve përgjatë këtyre rrugëve. Pse? Sepse si rezultat i shtimit të mjeteve motorike dhe për shkak të gjendjes së tyre mekanike, kanë probleme si xhenerike, ashtu edhe motorike dhe patjetër kërkohet ndërhyrje në serviset e hapura dhe këto servise, siç thashë më lart, janë pothuajse afër rrugëve kryesore dhe medoemos përderisa hapësirat për t’u futur brenda në servis janë të vogla, ato qëndrojnë në rrugë duke bllokuar jo vetëm trotuaret që janë shumë të ngushta dhe të vogla, por edhe rrugën kryesore.
Qëllon shumë herë ku autobusët firzamonike duhet të qëndrojnë në vend plot me pasagjerë se nuk kanë mundësi manovrimi për shkak të parkimit të mjeteve pranë këtyre serviseve. Duhet parë më me seriozitet nga strukturat përgjegjëse ky fenomen. Të bëhet rregullimi për kushtet dhe largësinë jo vetëm nga rruga, por edhe nga trotuaret, duke respektuar normat e lëvizjes për këmbësorët dhe mjetet. Duhet tia bëjmë jetën më të lehtë vetes, dreqi e mori, nuk shtyhet kështu, gjithandej stress. Me respekt, Ndok Malaj.
Letër e nënshkruar: Ndok Malaj