A mundet Këshilli i Lartë i Prokurorisë të shkarkojë Arta Markun?

b.m.

Grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan më 29 Janar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Ato po ashtu i kërkuan KLP të shkarkonte Markun.

A mndet KLP ta bëjë këtë?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpalli të premten moskompetencë rreth kësaj kërkese.

Në mbledhjen e këtij Këshilli u tha se ky vendim nuk është në kompetencat e KLP dhe se kërkesa për shkarkimin e Markut duhej t’i adresohej Komisionit të  Disiplinës.

Ndërkohë në të njëjtën mbledhje KLP bëri një sërë komandimesh dhe emërimesh në prokurori të ndryshme.

Me 7 vota pro, 4 kundër, u bë caktimi i prokurorit Ardjan Nezha në Prokurorinë e Pukës. Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, pas shkarkimit nga KPK të drejtuesit të kësaj prokurorie Artan Bajrami. Po ashtu u caktua prokurorja Rozeta Qirjaqi me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë, pas shkarkimit nga KPK  të Irma Ballit që mbante këtë pozicion.

KLP miratoi gjithashtu komandimin e 6 këshilltareve pranë KLP dhe miratoi me shumicë votash projekt rregulloren për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit, duke lejuar angazhimin në mësimdhënie 2 orë/ javë brenda orarit zyrtar.

Me shumicë votash u miratua edhe projekt rregulorja për zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e dosjeve në kuadër të procesit të rivlerësimit.

b.m. / dita

 

Share This Article
7 Comments
  • hahahahhaha

    e papare c’i lejojn vetes putanat e medies

    duke i sherbyer ne cdo hap bandave te krimineleve

    antishqiptare .
    ptu rracen e mbeturinave te djallit te anadollit

    u djgshi ne ferr te gjithe si jeni

    Kryeprokurorja duhet te filloj e paimpresionuar nga lehjet e stanit te isis

    te leshoj menjiher Fletat e Arrestes per kryekriminelet

    e politikes ,

    Shqiperia nuk ka me kohe te pres e shoh se si

    kriminelet e bandave ,sfidojne Drejtesine Shqiptare

    • Te gjithe prokuroret jane hequr nga Berisha. Pa perjashtim nje nga nje. Edhe pse shumicen, me perjashtim te Arta Markut, i kishte zgjedhur vete qe nga Theodhoriu e deri tek Maks Haxhia e Ina Rama. Hahaha – Vetem Llalla qendroj sepse nuk hapi asnje process kunder tyre madje i mbylli te gjitha akuzat qe nga Meta e Shklezeni e deri tek Lulja me procedure.

  • Prokurorja e përgjithshme është nomeklatur e Parlamentit ,këshilli i lartë i prokurorisë me Sali shpellarin .Lulëzim hajdutin ,Munika Gabelen vetëm i rruajë bolet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *