A mundet një kompjuter të parashikojë vdekjen tuaj?

Elton Tafaruci

Shkencëtarët janë duke zhvilluar një softuer të veçantë, i cili mund të tregojë se sa i ka mbetur për të jetuar një personi të caktuar.

Projekti i ri, katërvjeçar, është duke u zhvilluar nga një universitetet britanik dhe ai ka për qëllim që të përcaktojë se sa do të jetojmë secili prej nesh, duke përdorë një databazë të gjerë të të dhënave mjekësore.

Studimi, i cili financohet nga industria e sigurimeve, shpreson se do të arrijë ta zbulojë një metodë kur, vetëm duke analizuar gjakun, apo ADN-në, do të dihet përafërsisht se kur pritet vdekja e atij personi.

“Njerëzit në mbarë botën janë duke jetuar më gjatë”, thotë profesoresha Elena Kulinskaya. “Ne duam të identifikojmë dhe caktojmë sasinë e faktorëve kyç që ndikojnë në mortalitet dhe jetëgjatësi, sikurse janë stili i jetës, kushtet shëndetësore dhe nderhyrjet mjekësore”.

Por, shtrohet pyetja, a do të ketë njerëz që do të duan ta dinë se kur do të vdesin?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *