Këto ditë ndodhet në Shqipëri misioni i FMN. Qëllimi i tij, nga sa ështe paraqitur në media, ka të bëjë me supervizionimin e financave dhe eventualisht të japë propozime (direktiva) në lidhje me mbarëvajtjen e buxhetit, pra, për mbarëvajtjen e sistemit financiar. Njëkohësisht, dëgjojmë shpesh e më shpesh të flitet për borxhe të qeverisë me biznesin, për kreditë e këqija bankare dhe nevojën për financim. Flitet për përmasen e vogel të tregut tonë dhe për domosdoshmerinë e investimeve te huaja. Termi “ekonomi prodhimi” është zbehur duke lënë te nënkuptohet, që nëse do të ketë nje stimul ne prodhim ky do të varet nga financime “te buta” te institucioneve ndërkombëtare dhe/ose investime direkte të ndonje sipermarresi te huaj.
Dihet, nga eksperienca historike e aktivitetit të saj që, FMN ka ndikuar për implementimin e politikave liberiste në vendet ku është thirrur. Roli i shtetit është zvogëluar dhe ai bankar është forcuar së tepërmi. Nuk di ndonjë rast ku udhëzimet e saj te shkojnë në tjetër drejtim.
Për këtë, mendoj që duhet një analize e thellë nga ana e specialistëve dhe vendimmarrësve ne lidhje me rolin e operatorëve dhe veçanërisht të shtetit, në sistemin ekonomik, duke qenë përcaktues në drejtimin e tipit të zhvillimit qe do të duhet te ndërmarre vendi. Për këtë, le të trajtojmë një nga një problemet e sipërpërmendura me qëllim evidentimin e zgjidhjeve eventuale.
1. Borxhi i qeverisë me sipërmarrësit:
Në një artikull të mëparshëm kemi qartësuar se borxhi është një detyrim dhe si tillë do të duhej të paguhej prej kohësh nga qeveria e vjetër me anë të instrumentave financiarë si psh. bonot e thesarit. Argumentimi kundër lidhet me ndikimin që do të kishtë një veprim i tillë teorikisht në anën e inflacionit. Por pikërisht për faktin se të mirat janë prodhuar, prej firmave, mendojmë që nuk do të ketë aspak ndikim në inflacion. Nuk mund të mbështetet, në asnjë mënyrë, ndonjë tendencë për të paguar këtë borxh të brendshëm me ndonjë tip financimi te jashtëm sado me kosto të ulët. Sipas ekuacionit te Fisherit aq i dashur për monetaristët M*V= P*Q me rritjen e te mirave te shprehura me Q, cmimet do te qendronin konstante, nëse do të kishte një rritje të sasisë monetare qe te justifikojë rritjen e Q. Dhe rritja e sasisë monetare është me kosto pothuajse zero për shtetin, e në këtë rast e arritshme me bono, duke patur parasysh dhe kërkesën e lartë per to nga bankat e nivelit të dytë.
2. Problemi i dyte lidhet me bankat.
Të gjithë e dimë që borxhi i keq në banka është rritur në mënyrë eksponenciale. Megjithatë, bankat kanë norma fitimi pozitive, jane të mbikapitalizuara, ku kreditë ndaj privatit përbëjnë vetëm rreth 60% të portofolit bankar.
Ne dëgjojmë të flitet vetëm për kreditë e këqija dhe për mënyrat se si duhet ndihmuar sistemi bankar në këtë kohë krize, pa shtruar pyetjen nëse bankat kanë përgjegjësi për situatën e krijuar. Në krahasim me sipërmarrësit privatë bankat i kanë pasur të gjithë instrumentat informative dhe intelektuale për të menaxhuar riskun. Së fundmi janë miratuar dy ligje në favor te tyre, ndërkohë që kredimarrësit individë të punësuar në sektorin privat etj. ndodhen në mëshirë te fatit, të detyruar të respektojnë detyrimet bankare, megjithë krizën që ka kapluar sistemin. Nuk ka asnjë nismë ligjore që tu vijë në ndihmë. Bankat mund të lëvizin normat e interesit në varësi të politikave monetare, ndërsa kredimarrësit nuk kanë asnjë mundësi mbrojteje ndaj të papriturave.
Për të kuptuar rolin e bankave le të bëjmë një analogji me një ndërmarrje cfarëdo. Një ndërmarrje për të mbijetuar dhe rritur, për shkak të sfazaturës që egziston midis shitjes së sherbimit ose mallit, dhe pagesave monetare, ka nevojë për financime të herëpashershme si në kapital qarkullues dhe për asete afatgjata. Nëse këto mungojnë ndërmarrja nuk mund të shlyejë detyrimet e saj ne kohë duke rrezikuar mbijetesën dhe punonjësit e saj. Nuk mund të rritet ne dimension e për pasojë të punësojë më tepër. Në një sistem zinxhir, mungesa e kredisë, prodhon një krizë ekonomike pa fund, që me kalimin e kohës do të demtojë dhe vetë bankat.
Në situatën ku ndodhemi, me kapitalet e bllokuara, bankat e nivelit të dytë janë shndërruar në një problem madhor për ekonominë. Nëse nuk arrihet që të incentivohen për te furnizuar ekonominë me likuiditet, duhet të ndërhyhet në rrugë institucionale me krijimin e një banke për zhvillimin që të funksionojë ne formën e KFË gjermane.
Për më shumë, në lidhje me rolin fondamental të bankave, le të japim nje shembull, duke konsideruar atë që quhet moltiplikatori bankar. Teorikisht, nëse kemi nje normë mbajtje prej 10% mbi depozitat, duke u bazuar në nivelin aktual te tyre që arrin vlerën prej 10-11 miliarde euro, si pasojë e veprimit të moltiplikatorit bankar, potenza per kreditimin e ekonomisë arrin në 100 miliardë euro. Edhe nëse konsiderojmë gjysmen e këtij potenciali, pra 50 miliardë euro, përsëri kuptojme që aktiviteti i bankave ne Shqipëri është minimal..
GDP grek eshte 300 miliarde Euro. Nuk ka kuptim që një vend si Greqia, me vetem trefishin e popullsisë sonë, megjithë rezurset turistike që disponon, të ketë një diferencial prej 30 herë vlerën e GDP-së shqiptar.
Nga sa më sipër kuptojmë dhe që, dinamiciteti i aktivitetit ekonomik në vend ështe pothuajse i papërfillshëm, në fazë fillestare. Ndaj dhe qeveria e re pikë së pari do të duhet të ndërmarrë masa që do të shërbejnë për rritjen e aktivitetit ekonomik dhe incentivimin e aktiviteve të reja. Është normale që veprimtaria e saj do të përqëndrohet në rregullimin e faktorëve që kanë shtrembëruar funksionimin e tregut dhe penguar investimet si problemi i proëns, i sigurisë juridike, korrupsionit etj. Por nuk duhet të mjaftohet vetëm me rolin rregullator të tregut. Në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, sektori privat në mendimin tim e ka të pamundur të shfrytëzojë potencialin efektiv të asaj që ofron vendi, jo aq për mungesë fondesh pasi tashmë kemi një përqëndrim të kapitalit në banka aq I nevojshëm për investime madhore, por për shkak të mungesës ne kapacitetet projektuese dhe në vizion. Jo më pak ndikon bllokimi I kapitalit në banka. Futja e obiektivit te zhvillimit si qëllim në politikat e bankës së Shqipërisë do të ndikonte në politika nxitëse të kredidhënies.
Alternativat aktuale per shfrytezimin e mundësive që ofron vendi janë investimet e huaja dhe ose investimi publik.
1. Investimet e huaja sipas shumëkujt, sidomos specialisteve te huaj, pengohen nga masa e vogël e tregut shqiptar. Por në asnjë analizë të huaj nuk kemi dëgjuar gjykime mbi potencialin ekonomik qe mund te gjenerohet nga pozita gjeografike shqiptare, si nje nyje dhe një portë hyrese per Ballkanin e me gjerë. Asnjë nuk nënvizon që përballë kemi një vend si Italia, që megjithë vështiresitë që aktualisht ka, zë ende një vend të rëndësishëm në vendet e industrializuara dhe që në masën më të madhe ka nje strukturë ekonomike bazuar ne biznesin e vogël që do të kish gjithë interesin për të hedhur sytë nga Shqipëria. Dhe nuk flitet për atë tip biznesi të tipit “kafsho dhe ik”, por për aktivitete prodhuese që janë në pararojë të nivelit teknologjik, për të cilin ne kemi aq shume nevojë. Por që ky tip kapitali të tërhiqet, përvec incentivave të ndryshëm ka nevojë për një platformë ekonomike egzistuese, që të ofrojë një nivel mesatar organizimi dhe ndërlidhje sistemike, me një informacion të saktë e të plotë sektorial. Nuk mund të ofrohen investitorë të huaj të përmasave mesatare, me informacionin e cunguar që ofrohet sot nga zyrat pergjegjëse INSTAT, QKL, QKR.
Përsa i përket investimeve konçesionare, në rastet kur ka mangësi në teknologji, nuk ka përse mos të ofrohen në formën e Joint Ventures dhe, jo si ka qenë deri sot me kalimin total të aseteve strategjike në favor të të huajve me daljen e kapitalit në formën e fitimit, për periudha të gjata. Nuk ka asnjë studim sot që të tregojë superioritetin e formës së drejtimit nga privatët për pasurinë publike. Përkundrazi kriza në të cilën ndodhemi është shprehja më e qartë e dështimit të filozofisë që “privati është më mirë”. Modeli i ndjekur deri më sot në Shqipëri me koncesionet të sjell në mend vendet afrikane që notojnë në pasuri por nuk arrijnë të krijojnë mirëqënie.
2. Investimet publike bien ndesh me veprimtarinë dhe direktivat e politikës ekonomike ne vite, qe FMN ka mbeshtetur. Politikat shtrënguese fiskale, limiti në perqindjen e borxhit publik ndaj GDP, besimi se privati do të mund të rregullojë në mënyrë automatike tregun me anë të funksionimit të dorës së padukshme të Smith-it, kufizimi i veprimtarisë së shtetit thjesht në rolin e rregullatorit, janë elementët shprehës të një filozofie ekonomike, nga e cila nxjerrim që një vend mund të zhvillohet vetëm me ndihmën e huaj (lexo borxhin) dhe investimet e huaja megjithëse të domosdoshme për modernizimin e ekonomisë (lexo largimi i pasurisë kapitale jashtë kufijve). Por sipas FMN duhet të ndiqet mbi të gjitha një politikë në drejtim të uljes së borxhit. Pra dhe ne rast financimi prej saj duhet të paguajmë pikësëpari detyrimet financiare (në euro) dhe te mos kryhen investime te reja publike me qëllim uljen e peshës së borxhit në ekonomi.
Por a kanë pasur efekt politikat shtrënguese në zgjidhjen e krizës? A është ulur borxhi publik i vendeve që kanë ndjekur këto politika?
Absolutisht jo, të paktën për sa u përket vendeve me probleme si Italia, Greqia, Portugali, Spanje, Irlanda, GDP vazhdon të bjerë. Përqindja e borxhit si pasojë e kontraktimit të GDP rritet dhe këto vende nuk arrijnë të shohin dritën në tunel.
Pyetja që une do të shtroja në këtë rast është: Një vend si yni që, gjithsesi, gëzon kapacitete intelektuale (nëse haka vete te i zoti), kur zotëron burime natyrore dhe pozitë strategjike, dhe që sot pas 20 viteve, gjithsesi ka kryer një formë të grumbullimit të kapitalit monetar dhe makinerive, përse nuk mundet që t’i përdorë?
Që ekonomia të xhirojë kërkon që parja te qarkullojë (lexo leke jo domsdoshmërisht euro). Përse shteti në rastin tonë nuk duhet të ndërhyjë në sektorët strategjikë duke përdorur kapacitetet aktuale e duke krijuar të reja, edhe shteterore, ne formen e investimeve publike?
Arsyetimi i mbështetësve të politikave të FMN lidhet me riskun e inflacionit, instabilitetin financiar, dhe me inefiçencen e rolit aktiv të shtetit në ekonomi.
Le t’i marrim me radhë:
a) Sa për instabilitetin evidentuam më sipër që vendet si Italia gjenden financiarisht më keq sot se më parë (pesha e borxhit/GDP është rritur).
b) Pas 30 – 40 viteve aplikim të politikave privatizuese, të kufizimit të rolit të shtetit në ekonomi, mund të themi bindshëm që sektori privat është i paaftë të vetërregullohet dhe po aq, në mos më shumë, inefiçent se ai shtetëror. Kriza e fundit ekonomike – financiare, nisur në 2008, është pasqyrim i falimentimit të kësaj filozofie të superioritetit të veprimtarisë private.
c) Përsa i përket riskut të inflacionit mbështetësit e FMN bazohen në modelin neoklasik te IS-LM. Sado i plotë që është ky model nga ana teorike në lidhje me studimet e pikave të ekuilibrit, asgjë nuk shpjegon ky model mbi dinamikat, mbi mënyrën dhe kohën e kalimit nga një stad në tjetrin. Por megjithatë per një vend në zhvillim si ky i yni problemi kryesor nuk ka se si të jetë inflacioni por punësimi, teknologjia, arsimimi, rritja e kapaciteve, pra rritja e tortes ekonomike dhe jo vetem rishperndarja e saj.
Do te doja te nenvizoja nderhyrjen e një zotërie në seminarin e organizuar nga Partia Socialiste qe po e citoj: “Ndiqni dhe krijoni modelin tuaj, mos na kopjoni por beni si dini vetë. Thuhej që rritja e masës monetare me anë te ndërhyrjeve qeveritare krijon inflacion por kjo nuk u evidentua megjithe rritjen konsistente te saj”. Në lidhje me këtë rasti i USA është emblematik pasi për daljen nga kriza jane aplikuar politika të pastra keynesiane. E njëjta shprehje “Bëni si dini vetë” u përsërit ne sallat e parlamentit evropian nga dashamirës të Shqipërisë.
Fati i një vendi si Shqipëria, në periferi të tregut financiar, në fillimin e proçesit të saj të zhvillimit ka fatin që mos të ketë trysni në zgjedhjen dhe ndërmarrjen e politikave të saj. Pra mund të nxjerrë mësime të vlefshmë nga historiku i ecurisë së ekonomive të vendeve të zhvilluara, sipas konteksteve specifike. Zgjedhja e ponderuar me eksperiencat e vendeve të tjera mund të na lejojë të zvogëlojmë hendekun që na ndan në një kohë relativisht të shkurtër.
Për Shqipërinë nuk ka kuptim të ndërrmerren të njëjtat politika që aplikohen në vende që kanë arritur fazën e stanjacionit pasi kanë perdorur burimet në dispozicion. Momentit të zgjedhjes për qeverinë e re, duke shpresuar që nuk ka vendosur të lëjë celësat e vendimmarrjes së politikës monetare dhe fiskale në duart e FMN, është fondamental. Pas zgjedhjes kthimi prapa është pothuajse i pamundur brenda harkut të një mandati.
Mbase duhet të fillojmë të mendojmë se idetë dhe direktivat për zhvillimin duhet të kerkohen nga brenda vendit, nga ata që janë të interesuar në vetë të parë, duke evituar me sa të jetë e mundur kufizimin e mundësive tona nga trysnia e cfarëdo enti ndërkombëtar, që nuk mundet t’i përcaktojmë qëllimin sidomos në raport me efektin në nivel rajonal.
*Universiteti i Romes La Sapienza

Ka ardhur momenti qe te degjohet, mbi te gjitha, zeri i Shqiptareve, sepse kush me mire se i zoti i shpis di se ku i pikon catia dhe sa e ka hapin. FMN dhe institucionet nderkombetare duhen degjuar por jo te jene ato zeri i pare ne vendimmarrjet tona. Te huajt do auditojne, te huajt do kontrollojne tatimet e doganat, FMN do na jape borxh dhe pastaj do na diktoje se si do prodhojme parate per ti kthyer borxhin… 🙁
Po kaq e veshtire qeka te vije nje kompani e huaj (meqenese ne preferokemi vetem mendimin e huaj) dhe te perzgjedh Eliten Shqiptare qe me patriotizem, profesionalizem, moral dhe ndershmeri, nen nje qeverisje te mire, te punojne per te krijuar nje Shqiperi te Re ku te rrisim femijet tane pa frike dhe pendese!
Jo i nderuar.Shqiperia nuk mund te ece me perpara.Qeveria Rama eshte dorezuar.Saliu ka urdheruar te mos jape doreheqjen asnje punonjes i shtetit deri ne reziatence.Edi Rama nuk ka fuqi te perballet me keta fashiste.Ndihojeni ju BE dhe SHBA. Eshte i pa fuqishem.
PAK HISTORI EKONOMIKE PER TE GJITHE ATA QE DUAN.
Po e fillojme me nje pyetje thelbesore dhe parimore:
A DUHET SHQYPNIA TE BEJE EKSPERIMENTE ME TEORI EKONOMIKE?
apo duhet te fshihet pas “GAXHOIT” duke degjuar te diturit dhe te zgjuarit nga Bota Inteligjente me shume histori ne zhvillimin ekonomik? A duhen te behen shqyptaret si gjela maje plehut duke injoruar keshillat e FMN-se? Kur ne fakt ekonomia albaneze nuk prodhon ASGJE qe mund te shitet dhe tregetohet ne Bote? Me perjashtim te atyre gjerave qe ja ka falur Zoti dhe natyra me shume bujari? Dhe shqyptaret jetojne me ndihmat e emigranteve mjerane dhe kanabisin alla Lazarat?
Per kete le te tregojme pak histori ekonomike per te paditurit ne DITA qe te kene mundesi te orientohen ne shkrimin e gjate te profesorit te nderuar shqyptar nga Roma e Lashte:
Anglezi John Maynard Keynes qe njihet si BABAI i Liberalizmit Social dhe ARMIKU i Tregut te Lire ne fillim te shekullt te 20-te hodhi teorine e tij te intervecionit nga ana e shtetit te politiken ekonomike te Kapitalit Privat qe dominonte zhvillimin ne pothuaj te gjitha vendet e zhvilluara ate kohe. Citati i tij i famshem: “Qeverite ku evident eshte Kapitali Privat duhet detyrimisht te shpenzojne LEKA qe nuk i kane.” Flitet qe Presidenti amerikan Franklin Roosevelt huazoi shume ide nga ekonomisti John Maynard Keynes ne programet e tij famoze per daljen nga kriza ekonomike si “First New Deal, 1933–1934” dhe “Second New Deal, 1935–1936” programe te cilat jo vetem qe nxorren SHBA nga kriza ekonomike, por e bene nje LIDER te pakrahasueshem ne prodhimin boteror te mallrave dhe sherbimeve. Pas Luftes se Dyte Boterore pothuaj te gjitha qeverite Perendimore te vendeve te zhvilluara implementuan teorine e ekonomistit anglez John Maynard Keynes per nderhyrjen e shtetit ne biznesin privat dhe makroekonomi. Por pas viteve 70-te te shekullit te 20-te teoria e “Liberalizmit Social” te John Maynard Keynes filloi te zbehej sepse doli ashiqare qe intervecioni i shteti me bono thesari dhe finte te tjera monetare nuk sjell rritje ekonomie reale dhe mirqenie, por vetem akumulon borxhe kolosale. Nje nga kundershtaret e tij ishte edhe ekonomisti amerikan Milton Friedman, nje nxenes dhe ithtar sekuent i ekonomistit skocez dhe BABAIT te Tregut te Lire Adam Smith. Ne vitin 1976 Milton Friedman merr cmimin NOBEL per ekonomi dhe ka qene per shume kohe keshilltari ekonomik i President Ronald Regan. Teoria e tij e “MONETARIZMIT” me nderhyrje minimale ose pa nderhyrje fare te shtetit u prit shume mire dhe u implementua me sukses kryesisht ne vendet anglosaksone, nderkohe qe ne vendet e tjera te “Liberalizmit social” zhvillimi dhe rritja ekonomike u ngadalesua mjaft. Kriza financiare e vitit 2007 nxorri ne pah perseri si aktuale teorine e anglezit John Maynard Keynes per nderhyrjen e shtetit ne ekonomi. Ketu lind pyetja: Cila eshte e verteta? dhe nje pyetje akoma me thelbesore per Vatanin:
A DUHET SHQYPNIA TE BEJE EKSPERIMENTE ME TEORI EKONOMIKE?
Z. Nastradin nje pyetje kisha une si nje nder te paditurit e Dites ne ekonomi. Po Monetarizmi i FMN nuk eshte eksperiment ekomik?! Nga ju mora vesh se teoria e Keynes e beri Ameriken Leader (po te citoj). Pastaj pas nja 50 vitesh doli ky Friedmani dhe tha: “ai Keynesi s’paska qene gje… per 50 vitet e ardheshme do jem Une”.
I nderuar le ti lexojme librat dhe modelet ekonomike, por jo te jemi partizan. Shqiperia ka ngel e varfer se ashtu na kane drejtuar te jemi keto 20 vjet dhe atyre qe vlejne (sidomos keto 8 vitet e fundit qeveri) u eshte thene: – Heshtni se jeni Gjela maj Plehut…
Mos u be nje nder ata… por leri mendjehapurit te japin kontributin e tyre ne te mire te ketij vatani!!!
O Emi shume e ditura dhe jo e paditura, nastradinit i behet qefi qe shkrimi i tij ngjall kureshtje tek lexuesit inteligjente qe interesohen sado pak per fatin e Vatanit. Do te ishte me mire qe shkrimet si ai i nastradinit dhe te profesorit te nderuar nga Roma e Italise te ngjallnin me shume kureshtje tek politika jone e paditur fare, pothuaj analfabete per historine e zhvillimit te popujve te Botes. Po per fat te keq Shqypnia per 70 vjetet e fundit komandohet nga BOSA pa shkolle me pak intelekt dhe prandaj shqyptaret jetojne ne derexhene e 48 USD ne muaj per fryme. Qe te futemi ne teme:
John Maynard Keynes ishte teoricien ekonomie por teoria duhet vene ne praktike dhe per kete duhet vullneti i BOSIT qe ta zbatonte ate ne jete sic e implementoi dhe aplikoi Presidenti Franklin Roosevelt ne vitet e krizes se dyfishte amerikane. Por pervec vullnetit politik te BOSIT duhet te kesh mekanizmat e veprimit qe ne gjuhe teknike quhen MJETET E PRODHIMIT dhe nastradini per fat te keq ka konstatuar se shqyptaret nuk disponojne as vullnetin politik te BOSIT dhe as MJETET E PRODHIMIT. “Pse keshtu? dhe Si keshtu? Ik tutje more antishqyptar!” mund te inatosen shume “patriote” te Dita me nastradinin. Sepse eshte shume e thjeshte: Shqypnia jone nuk prodhon ASGJE qe mund te shitet dhe tregetohet ne Bote. Me perjashtim te atyre produkteve qe ja ka falur Natyra bujare dhe Zoti ne qiell. Kur ne ka prodhim nuk ke se cfare te menxjosh, por mbledh vetem taksa dhe tatime nga LEKAT e emigranteve dhe te kanabisit alla lazarat, apo te droges, kontrabandes dhe prostitucionit me lejen e politikes. Kjo eshte e verteta e hidhur dhe nuk ka pse te na cudise. Sepse teorite dhe formulat ekonomike te Kpitalizmit Privat Boteror nuk pine uje fare ne Shqypnine Komuniste te Kohes se Qepes. Prandaj shqyptaret duhet te degjojne si DELE te urta specialistet nderkombetare dhe te mos behen si gjela fodulle maje plehut albanez.
O Nastradin, ne parim mendokemi njesoj… vetem qe copa e bukes dhene nga FMN (se keshtu e mendoj nderhyrjen e saj) nuk me del, sepse mendoj ka ardh momenti qe te bejme me shume dhe mbi te gjitha te kemi besimin se dhe ne shqiptaret mund te katranosim ndonje gje (gjithmone me lejen e Bosit 🙂 !!!
Per fat te keq keshtu eshte sajuar Bota jone prej mijera vjetesh dhe deri tani nuk eshte shpikur ndonje formule tjeter me efikase per drejtimin e shteteve:
Mileti zgjedh BOSIN dhe ai komandon miletin. Mire apo keq varet nga aftesia dhe zgjuarsia e popujve per te zgjedhur BOSIN e tyre. Per fatin e keq shqyptaret gjithmone ne histori kane zgjedhur gabim BOSAT e tyre. ne menyre te vecante per 70 vjetet e fundit.