Nga Bedri Islami
Ndryshe nga sa ishte pritur, Edi Rama, edhe pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, në të dy pjesët e saj, edhe me dyer të hapura, edhe me dyer të mbyllura, nuk bëri asnjë ndryshim në kabinetin e tij qeveritar.
Duke mohuar ndryshimet, ai, megjithatë, la një portë hapur, si një paralajmërim se, në një të ardhme, kur ai vetë do e shikojë të arsyeshme, mund të ketë edhe lëvizje në kabinetin e tij qeveritar, por e drejta e saj është vetëm në dorën e tij.
Ai, sipas mesazhit të përcjellë mjeshtërisht, do e bëjë këtë atëherë kur ai dëshiron të bëhet, atëherë kur ai do të vendosë se është koha e duhur dhe, këtë lajm, nuk pret ta bëjë , as përmes mendimit të atyre që e duan qeverinë e tij, por që të përmirësohet, dhe, as nga padurimi i opozitës e analistëve të mllefosur, që presin të bjerë kjo qeveri si një mollë e pjekur së tepërmi.
Nëse Rama nuk i paralajmëroi ndryshimet në një kohë më të afërt, sa më të mundshme e të duhur, thjeshtë se nuk i pëlqen të marrë “ urdhër” nga askush, pra, as nga miqtë , e për më tepër as nga ata që kanë mprehur sakicat, kjo nuk e ndryshon të vërtetën, të cilën e di edhe ai vetë: në rrotat e qeverisë kanë mbetur gurë dhe gurëz që duhen hequr.
Nëse ai, shefi i socialistëve, nuk mendon të bëjë ndryshimet sepse është i bindur se edhe me këtë ekip do ia dalë, se karroja qeveritare po ecën në vijat e duhura, kjo ka të bëjë me perceptimin e tij si drejtuesi i gjërave që ka marrë përsipër dhe , të cilat, mendon se edhe kështu do i çojë deri në fund.
A na zhgënjeu ai me mosndryshimet që nuk bëri dhe me parafjalëzën e një lëvizje të ardhshme?
Ekipi që ai ka ndërtuar është vepër e tij. Ai i ka thirrur të gjithë pjesët e trupës së tij një nga një, emër për emër dhe ka tani atë pjesë qeverisëse, e cila , sipas konceptit të tij, është më e qëndrueshmja, më e duhura dhe më rezultative.
Rruga drejt qeverisjes kalon pikë së pari përmes krijimit të mëhershëm të emrit. Zakonisht , në amalgamën e një elite qeverisëse, që zakonisht quhet qeveri, njerëzit që e përbëjnë atë nuk kanë pritur të bëhen ministra, pastaj të njihen; por,. U kundërta, kanë pasur rrugën e tyre për të shkuar drejt postit. Ata mund të jenë politikanë me emër, përfaqësues të njohur, ashtu si mund të jenë teknicienë të veçantë, shkencëtarë, njerëz pragmatikë, që deri asaj dite, edhe pse kanë qenë pjesë e një mendimi politik të njëjtë me atë të qeverisjes, nuk kanë pasur merita të drejtë për drejta politike.
Qeveria e tashme i ka të gjithë brenda, por duke shtuar edhe të panjohurit; pra, ata që nuk kanë ardhur as nga forca e politikës dhe as nga forca e mendimit.
Ndryshimet në qeveri Edi Ramës ia kanë kërkuar , si ndodh gjithnjë në këto raste, forca të ndryshme: ata që e duan dhe e mbështetin qeverinë e tij dhe, ata që duan rrëzimin me çdo kusht të qeverisë së tij.
Mes njerës palë dhe tjetrës , vendimi i tashëm i Edi Ramës, për të mbajtur stanjacionin qeverisës tek drejtuesit e dikastereve, ka dy perceptime të ndryshme.
Dashamirët e tij , pra, ata që e kanë mbështetur ende pa ardhur në pushtet, nuk gjenden në zhgënjimin politik që mund të pritet, por sidoqoftë do të donin të kishte më të njeshme në të ardhmen, sidomos në pragun e zgjedhjeve të ardhshme lokale, nga të cilat mund të merret edhe vlerësimi i pritshëm.
Kundërshtarët e tij , dhe Edi Rama, duhet pranuar nuk ka kundërshtarë të zakonshëm, nuk donin thjeshtë një ndërrim emrash. Ata u nisën nga një emër tek shefi i qeverisë. Asnjë ndërrim nuk është i mjaftueshëm. Ata nuk duan kokrrën që bie, ata duan të gjithë pemën qeverisëse. Qoftë, edhe përmes shkatërrimit. Edi Rama nuk ka kundërshtarë politikë përballë tij: ai ka njerëz që e urrejnë thellësisht dhe që në të shumtën kanë qenë ish miqtë e tij.
Protestat, ashtu të befta, të çoroditura dhe herë pas here agresive pa shkak, si ishin, më mirë nga të gjithë i ka lexuar ai që duhej t’i lexonte, shefi i qeverisë.
Nëse , prej tyre dhe ngjarjeve që duhen para ndaluar, nuk ka mësuar asgjë të dobishme, ose, edhe më tej, nëse mendon se mësimi i tyre mund të bëhet edhe më vonë, kjo është diçka që ka lidhje me perceptimin e politikës si një lojë shahu dhe nga skakiera e së cilës ai ende nuk mendon të largojë figurat që nuk bëjnë.
Kjo është gjithçka e tij.
I ulur fillikat në një sofër të madhe pushteti, megjithatë ai ka dhënë shenjën se do të dëgjojë, edhe pse duket krejt i padëgjueshëm.
I gjendur buzë një dimri politik, të cilin ia sollën në paradhomën e qeverisjes, ai nuk e mblodhi rastësisht, pas kaq shumë kohësh, kryesinë e partisë së tij, si një mënyrë që të ketë përballim të përbashkët.
Ai ka fatin të dejtojë forcën politike më progresive, por nganjëherë edhe më të dëgjueshme, çka, nëse nuk përbën faj, është përsëri një gabim që ndjehet.
Në fund të fundit, zhgënjimi më i pranueshëm do të ishte nëse ai, edhe me këtë trupë drejtuese, përkundër të gjithë Kasandrave paralajmëruese, ai del që përballë dy shkëmbinjve, njëri joshës dhe tjetri i pikëlluar, të çojë gjërat deri në fund dhe të ketë hedhur poshtë mallkimin e mandatit të tij të dytë.
I gjithë risku është me të dhe mbi të.
Ai nuk zhgënjeu askënd sot, e rëndësishme është që të mos zhgënjejë veten nesër!
Edhe sa herë do e lëmë Ramën t’na zhgënjejë?
Në vend të meritokracisë – mediokriteti,
Në vend të karrierës – militantizmi,
Në vend të ndershmërisë – korrupsioni,
Në vend të dinjitetit – servilizmi !
Kjo është katrahura,
Që pruri lesh-reforma,
Studentët për dialog,
Rama vetëm dogma !
Please watching this video at YouTube: Studentja tregon bisedën në telefon me Ramën.
[ https://www.youtube.com/watch?v=x2Nrew0JVkk ]
Ik ore pirdhu me gjithe studente.
‘Kush fjale…’ thote injorantja. Na e shpifen, as shqip nuk dine.
Me qe studentet sipas teje nuk ditkan shqip atehere pse nuk e shikon videon? Kur s’ke gje c’te thuash ben mire te heshtesh o hajdar me zile
Pikerisht sepse pashe videon dhe jo vetem kete, dola ne konkluzionin qe shumica jane analfabete. Çfare ka per te shtuar ketu ?! Degjoje me vemendje studenten. Apo nuk ben dot dallimin ?! Trap !
Apostafat për kaqola, hajdarllëkun e të cilëve mund ta konstatossh vetëm prej pseudonimit, mund të them me bindje, se analfabetizmin tjetri e ka te shkruar në ballë edhe kur të shkruajë një rresht të vetëm. Që nuk hake pyka merret vesh kollaj, por të paktën mos na u hiq këtu në forum sikur ti personalisht e zotëron shqipen më mirë se studentja, e cila me bishtin e lugës i dha te kuptoje Rames, se sa pak i papranueshëm, eshte per studentet mentaliteti i vrazhdë i dikujt që po shpreh haptazi lodhje nga pushteti..
Edhe diçka tjetër. Meqë e paske parë videon, si do ta vlerësoje ti (dhe kushdo tjetër qoftë) shprehjen e fundit të Ramës: “Me këtë edukatë s’ka kalorifer, dhe s’ka bibliotekë dixhitale dhe s’ka tarifë që ju bën derman!”
Jam shume dakort qe vajza nuk u shpreh ne menyre korrekte. Vertet le per te deshiruar problem gjuhesor. Po kush e ka fajin per kete shkallmim qe i eshte bere gjuhes?A nuk po le Rama dhe qeveria e tij qindar tekste shkollore qe i bene atentat shqipes dhe shkences?
Si ka mundesi qe kjo vajze ka kaluar klasen ne gjuhen shqipe? Ka patur mesues te gjuhes shqipe ajo shkolle ku ka studiuar vajza?
Problemi kthehet mbrapsht te arsimi. Te pislleku qeveritar qe e degradoi arsimin dhe e ktheu edukimin ne biznes te ulet.
Vajza demonstroi kete dobesi, por llogjiken e kishte 10. Ka boshlleqe, por me pak pune ajo arrin te formohet plotesisht. Moshen e ka, eshte e re, dhe po te kete dhe deshiren dhe ambiciet e tejkalon dobesine e gjuhes.
Pikerisht me keto argumente tall menderen Ramuti, Vete jane shkakataret dhe tallen me viktimat. Studentet jane viktimat
Mirel ke shume te drejte. Nuk po merrem me ate talebanin me lart se qenka rrote cari fare. Per mendimin tim, studentet bene disa gabime. Gabimi i pare eshte qe nuk dolen me kerkesa qe do perfaqesonin mbare popullin, keshtu qe do kishin nga pas shumicen e popullit. Gabimi i dyte eshte qe nuk dolen me nje grup perfaqesuesish te pergatitur mire (jo analfabete). E treta, mos nderprerja e protestes edhe per shkak te festave. Studentet humben nje shanc te madh per t’i dhene nje here e mire shkelmin kesaj politike. Protesta tashme e ka humbur hovin e saj, por kryesorja eshte qe studentet e kane humbur simpatine qe kishin te themi ne fillim te protestes ?
Ps: Nje pyetje jashte temes kisha. Kur te behet e ditur tradhtia me marreveshjen e kufirit me Greqine, a thua ngrihet ndonje student ne protesta ?
Po ti qenke tamam cope mishi me dy syo koksqepar. Po pse o tyte, kush ta tha ty qe studentet duhet te protestojne medoemos per te dale ne mbrojtje te interesave te “popullit”?
Kush ta tha ty qe studentet duhet te rrezikojne te ardhmen e tyre per tu dale ne krah armates se dembelave te stazhhionuar qe e ngrysin diten vetem neper kafenera, apo te behen garant per armaten e te papuneve te cilet gjithshka e presin qyl nga perendia?
Qe rumpalla si puna jote e kane me te kollajshme te ankohen per te tjeret, kete studentet e kuptojne fare lehte. Pse do pyesesh ti? Se kur inatcore si puna juaj u kerkohet qe te angazhohen personalisht per t’i dile perkrah studenteve ne protesta, soji dhe sorollopi i cubelave te fshehur prapa monitorit do preferonte me mire qoshen e ngrohte para televizorit, se sa te duronte qofte dhe nje ore te vetme te ftohtin kryq e terthor rrugeve te bulevardit.
Qendrimi yt karshi protetuesve eshte perafersisht me ate te hijenave, te cilat i sillen me ore te tera verdalle luaneshes per t’i shkeputur beftas ndonje llokme mishi. O qylaxhi! Provoje ta vesh njehere sumatricen ne levizje pastaj na bej ketu rolin e garipit me sqepar te ndryshkur ne brez.
Dhe vazhdon veprimi shkaterrues i LUGES ME çorben e prishur qe ka filluar me zgjedhjen e Like floririt si President,me broçkullat per te rehabilituar Mit’had Frasherin,me zgjedhjen ne bordin e BK -se se njeriut qe çoi ne faliment shtetin shqiptar me nje grope me se 700 milion dollareshe te “aftin” R.Boden dhe se fundmi me mbrojtjen e te paafteve ministra ne tepsine tij(qeverine e tij) ku behet mese qeshrak me fitimin e tenderit tek unaza nga nje infermier dhe ministri i tij justifikohet se kjo u be jashte a thua se per çfare paguhet,ku LAHUTA u be serbe apo ligjin per arsimin dhe fajin e kane pedagoget,shqip me vite larg drite ne krahasim me premtimet per t’i dhene timonin e tepsise vetem Rames .VETINGU duhet te nise me verifikimin e K/MINISTRIT i cili sipas meje po i shkakton ketij populli deme me te medha se Saleh&Co.
Ti manall qenke komplet i trashe. Jo vetem i trashe por edhe llapaqen. Une nuk bej rolin e garipit, jam garip. Nga ata qe te shkerdhejne robt ne goje. Bythqim. Ta fus bishtin e sqeparit te ndryshkur ne gurmaz o majmun.
Ti duhet te jesh nga ata garipat me tanga qe i bonin reklam sumaliqes ke cadra. Bishtin e sqeparit ke bira e sumes o moterqim lulishesh
Edi Rama nuk ka zhgenjyer asnje e asnjehere !
Qe ne fillimet e tij ne politike ka qe vetja e tij rreth “UNIT” te tij .Egocentrik ,arrogant ,prepotent ,imponues ,sharmant e oportunist me te tjeret ,por kurdohere besnik i vetes.
Partia Socialiste e gjendur jetime dhe me mungese te theksuar lideri mbas braktisjes se saj nga Fatos Nano ju qep Edi Rames si muti mbas kepuce.
Mbasi mori Partine aq lehte ,Edi Rama hoqi kepucet qe mbanin here perralla veteranesh ,urrejtje sigurimsash ,pallavra partizanes ,pervesitete enveristet e mllefe komunistet e veshi atletet “Adidas” per te qene ,ate qe ai enderronte…Edi Rama i librit “Refleksione”.
Kush ben si i zhgenjyer nga Edi ose eshte mashtrues i vetes ,ose hipokrit.
Nevoja socialiste per te patur nje lider te forte AntiBerishe , detyroji gjithe mish – mashin envero- komunisto- socialist te gelltiste gjithe peshtymat qe Edi kishte hedhur ne syrreterit e tyre dhe te vendosnin Edi Ramen kryetar te PS.
Perseri dhe prap ju do votoni Edi Ramen sepse nuk beni dot ndryshe.Ai ka meriten qe e di kete kushtezim mendor te tuajin dhe prandaj tall bythen ,pukerisht ashtu siç e ka tallur 28 vjet me rradhe.
Nje emer qe nuk e meriton, ke vene per pseudonim.
Gjithsesi, rama do te na detyroje te heshtim, ne, te cilet e kemi votuar deri tani, jo me ti, qe je pjelle e ballisto-kolaboracionistesh.
E vetmja e vertete e forte ne ato qe shkruan eshte qe Rama po perfiton nga ekzistenca e Berishes.
Por deri kur!!????
Populli , ashtu si e drejta, vonon por nuk harron.
Ne deri tani kemi pasur besim tek Rama, se ne fund te fundit diçka ka bere, mgjse ka kohe qe po jep shenja negative ne drejtim te ushtrimit te pushtetit, sidomos ne arsim, aq I rendesishem per te ardhmen e kombit, ne shendetesi dhe drejtesi shoqerore.
Por ne momentin qe prek ne dinjitet kombetar, ne ngritjen e tradhetareve dhe poshterimin e heronjve, populli, shumica e tij, pjesa qe e ka votuar, do te mendohet mire kesaj radhe.
Rama po luan keq, po luan rezikshem, po luan me zjarrin.
Dihet se bisha me kelyshe eshte akoma gjalle, por po e terhoqi akoma litarin Rama do ta pesoje vete I pari.
Ai mendon se ka Ameriken ne Krah, kjo eshte e vertete, por kur nuk ka popullin nuk ka asgje.
Ai u çudit kur populli ja besoi gjithe tepsine per ta administruar.
Turp per te ne se eshte bukeshkale, dhe do te kete gjithe pergjegjesine ne koke, per katrahuren qe mund te krijohet, se populli nuk te fal, te duron, por jo sa ta marresh me shkelma, si thote zoteria siper.
Do rrojme e do te shohim zgjedhjet qe po vijne,
E majta do te perçahet, por me mire keshtu se te vazhdoje ne uje te qelbur.
Në përgjithësi , jam dakord me ato që thua ti @Ylli , edhe pse nuk kam qënë as edhe një herë të vetme dakord . Pooor , edhe kësaj radhe , ti je një përfaqësues i shpellarëve dhe i vetë bajraktarit serb të Viçidolit , të cilin duket se e ke për idhull . Në se jam i saktë në këto që po të them , mbetesh sërisht njeriu më i urryer për mua . Gjithkush , që simpatizon sadopak këtë qen të tërbuar serb , edhe në se thotë ndonjë të vërtetë , për mendimin tim , është një antishqiptar i betuar , që meriton , më së paku , të pështyhet me gëlbazë në fytyrë !
Me qetesove “o lokomotive sharjesh” ! Vazhdo te me urresh ,madje sa me shume te mundesh.
Dita qe s’do me urresh ,do jete me e zeza e imja.Mos o Zot ndoshta eshte shenje qe jam katandisur “dallkauk” si puna jote.
Me filozofine boshe te idhave ne zbritje jane dakort pothuajse gjithe pjestaret e forumit. Konkretisht fjala eshte per ata pak debila dhe per ate grusht njethundrakesh, mbeturina shqipfolese te tradhetareve te kombit.
Pjesa tjeter e cila perben padyshim shumicen absolute as qe begenis t’i hedhe qurret pacavureve te tij, dhe jo me pastaj t’i lexoje. Nuk eshte faji i tyre qe kaplloqja e idhave nuk e ka as kapacitetin dhe as prerjen e duhur qe ta kuptoje se po e bejne loló
Idh o idh, pertej lumit mos u hidh…
O impotent karagjoz…..je bere si ai personazhi i filmave me perralla kaubojsish qe kur e rrethonin kundershtaret ,vendoste nga nje pushke neper dritaret e shtepise e shtinte nganjehere me to qe te dukej sikur ishin shume veta.
Per cdo here qe shkruan vendos nga nje emer qe te dukesh me burre ,por aha….buburrec Partie ke lind e burrec Partie do vdesesh ( sigurisht larg qofte ).
E ndrron , a s’e ndrron qeverinë Edvini , për mua s’është problem .
Problem dhe problem serioz për mua është se sot kemi një qelbësirë kryeministër .
Eshtë mashtrues , hipokrit , frikacak , jo patriot , langaraq , karrjerist , atë që pështyn kthehet e e lëpinë kur do të ruajë karriken .
Ky palaço burrë është i ndryshëm nga banditi Sali , por
Shqipërinë e dëmtojnë njëllojë . Duhet qëruar një orë e më parë !
Ramadani ose kazani i qelbesirave nuk ka per te ndryshuar ndonjehere .Duhet hequr kazani sa pa na zene frymen me eren e vet.