A ndikon operacioni i gjoksit tek ushqyerja me gji e fëmijës?

redaktor

A mund të ushqejë fëmijën me gji në mënyrë natyrale, një grua e cila ka kryer operacion plastic në gjoks?

Nëse gjoksi është shtuar,po.

Mmund të ushqejni me gji fëmijën tuaj edhe pas operacionit, sepse ndërhyrja e mastoplastikës shtuese (e cila bën korrigjimin e gormës dhe volumit të gjinjve) konsiston në futjen e një proteze (një ” qese” silikoni me volum nga 120 në 450 centimetër kub) në një xhep të krijuar nga kirurgu pas muskukulit të gjoksit, ose mes gjëndrës së qumështit dhe muskulit.

Pra gjëndra dhe vetë koka e gjoksit nuk përfshihen nga ndërhyrja dhe vazhdojnë të funksionojnë.

Por në rastet kur e zvogëloni…

Ndryshe është rasti kur bëni mastoplastikë zvogëluese, e praktikuar për ridimensionimin e gjoksit shumë të madh: disa tipe ndërhyrjesh kërkojnë zhvendosjen e kokave të gjoksit, të cilat hiqen  dhe më pas rivendosen.

Në këto raste humbja e ndjeshmërisë dhe i funksionit ushqyes të kokave të gjoksit është totale.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *