A ndodhet nën shantazh kompania celulare Vodafone?

editor

Në një shkrim nga më të lexuarit në shtypin shqiptar, botuar në DITA, dy ditë më parë, dramaturgu i njohur Pëllumb Kulla, shkruante ndër të tjera për ish-kreun e qeverisë së rrëzuar nga shqiptarët në 23 qershor:  “…Ai ulurin për luftën që i takon të ketë tani me drejtësinë, se ka vrarë, se ka vjedhur dhe ndihmuar për të vjedhur, ka përçarë e po përçan ende shqiptarët, në tanët për t’u punësuar dhe të atyre, për t’u lënë pa punë; në biznesmenë për t’ua shtruar rrugën me dafina dhe në të tjerë për t’i  përvëluar me gjoba…”.

Fraza e fundit për biznesin, është më e rëndësishme se thjesht një frazë në një esse të bukur. Pas saj, fshihet një dukuri e shëmtuar: Përdorimi i institucioneve shtetërore për të zëvendësuar konkurencën e lirë private në treg, dukuri me pasoja të shumta zinxhir, në gjithë shoqërinë shqiptare. Ndaj historia që po botojmë sot, nuk është thjesht një histori biznesi.

 

Një “hetim i thelluar”

Në Mars të këtij viti, një institucion shtetëror, Autoriteti i Konkurencës vendos papritur të nisë një “hetim të thelluar” mbi kompaninë celulare “Vodafone Albania”, një nga investimet e huaja më të mëdha në Shqipëri.  Në fokus të hetimit të kompanisë ishin ata që quhen si numrat “Club”.  Sipas Autoritetit të Konkurencës këto lloj ofertash “e kanë bërë tregun të pabarabartë”. Normale? Vetëm në pamje të parë…

 

PLUS nis e kollitet…

Në foto: Berisha dhe biznesmeni Samir Mane.
Në foto: Berisha dhe biznesmeni Samir Mane.

Operatori i katërt që hyri në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri ishte kompania “PLUS Communications”. Në vitin 2009, kjo kompani hyri në treg në një mënyrë shumë të dyshimtë, duke shfrytëzuar madje dhe imazhin e “Post Telekomunikacionit të Kosovës” gjatë garës, por siç edhe ndodh rëndom në Shqipëri, pas tenderit u zbulua se në fakt fituesi ishte dikush tjetër, një biznesmen shumë i dashur për “Familjen”, termi që ka nisur të përdoret gjerësisht për të tipizuar klanin e vogël afër Berishës që futi duart në gjithë pasuritë publike të vendit. Biznesmeni në fjalë është Samir Mane. Ai kontrollonte mbi 51 për qind të aksioneve të kësaj kompanie në kohën e fitimit të tenderit. Rreth vitit 2010 kompania nisi të hyjë gradualisht në treg. Por pas një viti në treg bilancet treguan se kompania jo vetëm nuk po fitonte por ishin rritur kostot dhe humbjet përgjatë një viti. E njëjta situatë u konstatua dhe për vitin 2011. Aksionerët vendosën që ta shisnin. Prej një viti u zhvilluan disa negociata për shitjen e kësaj kompanie, të cilët duket se paraqesin disa zhvillime interesante.

 

“Të lutem”, blije shtrenjtë…

Pasi aksionarët vendosën ta shisnin, nisën disa negociata paraprake me tre kompanitë e tjera celulare në vend “Vodafone”, AMC” dhe “Eagle Mobile”. Kjo e fundit e shfaqi që në fillim mungesën e interesit për të hyrë në negociata të thelluara ndaj dhe tratativat u vazhduan me dy kompanitë e tjera. Kompania ishte me humbje, por pronarët e saj donin të dilnin me xhepat plot nga transaksioni. Dhe duke qenë në lojë Samir Mane, këtë proces shitje e mbështetën dhe struktura të rëndësishme shtetërore, siç ishte Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit. Të gjithë ishin në “sulm” që ta ndihmonin Samirin të arkëtonte 70 milionë eurot. Por 70 milionë euro nuk janë një fjalë goje. Ishte një shifër e pakonceptueshme dhe tepër e lartë për blerësit potencialë, aq më tepër që po blinin një dështim. Reagimi i Vodafone me sa duket nuk i pëlqeu aspak përfaqësuesve të Manes. Shpatullat i kishin të ngrohta dhe nisën të mendonin një tjetër lloj strategjie për të detyruar kompaninë “Vodafone” të bëjë një blerje të imponuar. Në këtë pikë futet në lojë Autoriteti i Konkurencës. Deri në momentin kur Vodafone nuk kishte refuzuar biznesmenin e Familjes, Autoriteti i Konkurencës i konsideronte korrekte të gjitha veprimet e Vodafone. Pas refuzimit për të bërë blerjen e detyruar të Plus-it, papritur Vodafone paralajmërohet për “hetime të thelluara”.

 

Autoriteti nis ofensivën

Kreu i Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati
Kreu i Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati

Pra, nga fundi i vitit 2012 kur u pa se negociatat për shitjen e PLUS-it ishin thuajse të dështuara papritur nis “hetimi” i Autoritetit të Konkurencës. Dhe sërish në Mars të këtij viti, i njëjti Autoritet nis “hetimin” tjetër për tregun me pakicë të kompanisë “Vodafone” pra për numrat “Vodafone Club”. Arsyetimi që i ka bërë Autoriteti nisjes së këtij hetimi të dytë është i paprecedentë. Sipas këtij  institucioni, hetimi i thelluar legjitimohet nga fakti se kompania “Vodafone” nëpërmjet ofertave të saj të cilat janë të leverdishme për publikun ka fituar shumë terren në treg. (!).

Paradoksale, sepse Autoriteti i Konkurencës, është një institucion që si rregull duhet të mbrojë sa më shumë të jetë e mundur xhepat e qytetarëve shqiptarë.  Roli kundër-pedal i Autoritetit është i qartë. Po a është i rastësishëm? Të dhënat sugjerojnë se Autoriteti është vënë në lëvizje pikërisht kur Samir Mane dhe kompania e tij PLUS dështuan të impononin shitjen e kësaj kompanie.

I njëjti Autoritet në disa raste ka aprovuar shitjen në të tretë të disa kompanive të tjera të Manes (psh. Euromax) duke mbyllur sytë dhe duke i kopsitur letrat me shpejtësi edhe pse në rastin e Euromax, një nga komisionerët, Koço Broka, hodhi dyshime për pastrim parash në këto akte shitje. Bëhet e qartë se Autoriteti i Konkurencës në të paktën dy raste ka qenë i prirur jo vetëm të favorizojë një kompani të Samir Manes, por edhe të godasë kompanitë e tjera në treg për llogari të Samir Manes.

 

KOMENT MBI RASTIN


Një institucion shtetëror që përdoret për shantazh ndaj një kompanie private. A është ky modeli që mban në treg konkurencën e lirë nga e cila përfitojnë më në fund çmime të ulëta qytetarët shqiptarë? Apo është modeli që shteti përdoret për dhunë kundër bizneseve të tjerë, në emër të bizneseve me përkrahje politike?

Një institucion të cilin Kuvendi e ka mandatuar për të mbrojtur xhepat e qytetarëve dhe tregun e lirë, Autoriteti i Konkurencës, nëpërmjet disa vendimeve të dyshimta ka dhënë indicie të forta se mund të jetë i përfshirë në favorizimin e një grupi interesi dhe goditjen e operatorëve të tjerë. Pra jemi në rastin kur Autoriteti që si rregull duhet të mbrojë tregun, bën pikërisht të kundërtën, e godet atë.

Kapja e institucioneve në këtë farë feje, është e frikshme. Përdorimi i tyre si kobure në duart e ish-Familjes në pushtet apo klanit të biznesit rreth saj, nuk është e para herë që ndodhë. Në politikë ka prodhuar atë dhunë verbale dhe fizike të urryer e të pandëshkuar ende, që njohim të gjithë. Por edhe në ekonomi ka bërë dëme kolosale: kompani e biznese të shumtë janë vrarë në heshtje këto vite, nga dyshja “pushtet-biznesmen pushteti”.

Dhe nuk janë çështje që u takojnë vetëm një kompanie biznesi. Shndërrimi i shtetit nga mbrojtës i qytetarit në të kunderten e rolit te tij, është tashmë një kulturë kanceroze që ka shtrirë metastazat në gjithë shoqërinë. Jo më larg se dje mësuam se si uniforma e gardistit me mbështetjen e Familjes  politike përdoret për gjoba. Lirimi i tij është një provë e fuqisë që kane strukturat e Berishës në polici dhe prokurori. Edhe fakti që një kompani biznesi gjigande vijon të shantazhohet është sërish provë e fuqisë që ka sistemi i gjobëvënësve  në institucione shtetërore. Pa çmontimin e këtij sistemi nuk mund të bëhet asnjë hap përpara.

 

Share This Article
52 Comments
  • Sajmir Mane eshte biznesmenio me i pandershem. Po te doni vcerifikoni shitjen e euromaksit me 30 miljon Ruro dhe dhe riblerjen e tije me 3 miljon Euro.Në cilin vend te botes mund te ndodh keshtu?

    • Zamir Mane ka grumbulluar ne dore gjithe lejet e shesheve me te mira te ndertimit, qe ti shese ne kohe te keqe dmth tani.

      Komplimente pa fund Dita per karikaturistin tuaj. Kopertina mbreselenese. Ju lutemi kush eshte emri i tij?

      • Lindita Lati, nje cope mish me dy sy, eshte motra e Paskal Milos. Kjo ilustron cilesine e klases sone politike e cila nuk eshte gje tjeter veçse kupola e mafjes shqipetare (krijuar me bekinin e komunisteve te PPSH-se). Keni per te pare, qe ashtu si Sale krimineli i vicidolit, nje m.t ka per te bere edhe Edi Rame Meta per ket popull te vuajtur dhe fukara. Si vampiret e djeshem dhe shushunjat e sotme kane te perbashket faktin se vetem gjak dine te thithin!

  • Kur do jete ajo dite qe te mos kemi te bejme me keto fytyra qe na bejne per te vjelle?A do te kete ndonje dite drejtesi?!!!

  • Plus ka kohe qe nuk eshte ne parametrat qe “synon”,te pakten une kete info e kam qe para 1 viti. Autoriteti i Konkurences ishte “fajtor”(sipas plus),pasi lejonte disa sherbime “me kosto te ulet” per Vod e AMC,duke i “prishur” pune ketyre “hajdarave” te cilet fitimin e realizojne nepermjet pervetesimit te pandershem per disa sherbime qe as i ke kerkuar….sidomos per internetin qe e justifikojne me ca teori absurde qe duhet te jesh “rural” qe t’i “gelltitesh”…Para 4-5 muaj kerkova tabulatin per numer me rimbushje dhe duke qene qe ISHTE I FALLSIFIKUAR,pasi i ruaj si sms dhe telefonatat ne cel,u bera kallezim ne prokurori(137-143)…Erdhen “verdalle” nja 4 muaj,ndaluan menyren e pandershme te procedimit per kete periodhe qe ceshtja qe ne prokurori dhe gjykate,por sa e lashe te mbyllej per “hir” te nje aksioneri qe e kam mik,filluan perseri…nga Vlora thone: s’rri pula pa ngrene mut..Shpresa e vetme( sipas tyre) qe ardhja e socialisteve ne pushtet qe te nderhynin te Autoriteti i Konkurences…se si i kane “telat”,ate e dine ata…

  • Po pra ta zhdukim Plus-in e Saliut.Pastaj edhe turqit e Eagle kishte lezet kur kishim vetem kompani te medha e prestigjoze si vodafone e cosmote.

      • kjo nuk i jep te drejte askujt te beje shantazh ne treg duke perdorur perkrahjen politike. ajo qe ka ndodhur eshte si te vesh gjobe me maska. per gjera te tilla ne Perendim e kalon gjithe jeten ne burg

        • per kete jam shume dakort. e kam me ate qe na mban ne piedestal vodafonin dhe amc. qe kane bere miliardat ne kurrizin tone.

          • Ore mos u beni si Saliu qe i thua “pse vrasin njerezit veten sot” dhe thote “ata bllokmenat i hoqem zvarre para 23 vjetesh”. jane dy gjera te ndryshme, cmimi i para disa viteve dhe ajo qe ka ndodhur mes grupit Mane,Frangaj etj me Vodafonin. Nuk mund ti vesh gjobe nje komnapie nderkombetare, as ne Afrike nuk ndodh

      • Po ti mor vlla do qe nderhyrja e Autoritetit te Konkurences ti coj prape cmimet ashtu? E di historine ti? Zamiri i ka fut keta si miza ne bythe te Vodafonit, pasi Vodafoni refuzoi ti blinte Zamirit, Plusin e deshtuar me cmim katastrofik. Tani meqe Zamiri nuk ul cmimet, duhet ti ngreje prape Vodafoni?? Mos flisni kot nese nuk i dini historite.

  • Pyesni Euroniks si e falimentoi Neptuni i Samir Manes. E njejta histori. Keta perdorin shtetin si pisqolle, duke sulmuar me dogana e me tatime konkurentet dhe pastaj i thone vetes biznesmene te uksesit. Suksesin e vendos tregu, jo diktati i atij qe ka edhe gurin edhe arren. Kush eshte i zoti vepron ne kushtet e konkurences se lire. Se me firmen e kryeministrit apo kryebashkiakut “behen te suksesshem” te gjithe.

    • “…Me firmen e kryeministrit apo kryebashkiakut “behen te suksesshem” te gjithe…”

      Fiks fare e ke thene! Gjithe biznesmenet e leshit qe kane bere emer ne Shqiperi kane qene o “mik i Nanos”, o mik i Metes, o mik i Rames, o mik i Familjes Berisha…Rastesi eshte kjo?

  • Keshtu ia nxin jeten edhe CEZ-it keta. Te babezitur qe i duan te gjitha per vete. Jane bere si ata mbreterit e Afrikes. U mungojne vetem haremet me virgjeresha. Katundare ordinere nga ai plaku i Vicidolit deri tek i fundit

      • Po pra Luli nga Mneri (fshat ne dropull) ose diku afer ke te drejt ne Tironsit kshu menojme kunder ketyre anadollakeve proturq filoarab qe duan te na largojn nga Europa dhe nena jon e madhe Patriarqia

        • O Tori mos na u baj ironik i madh or taj. Byth e squt ti. Nuk po flasim per turq e greke ketu, mos na beni patriotin e madh ju te Saliut ketu. Nuk ka patriot qe vret shqiptare poshte zyres se tij si ne 21 janar or taj. Patriotizem me para si keto muhabetet e bizneseve bejne te gjithe. Veprat e tjera e tregojn patriotizmin jo keto

          • Po nuk jam taj une o shoku se jam me tironc se ti qe ke ardh ne 68 nga Tepelena se ta solli babin oficer enveri. E do te bejn edhe ty oficer se aq do ti nji kapele ose dhondrin ne Ministri te brendshme e paret do i marrin greket

          • ore une nuk jam nga Tepelena. Perqendrohu n ato qe te thone. di te lexosh? Apo je nga ata te universitetit Vitrina? Nga ata duhet te jesh, se dhe ata jane patriota te medhenj ne keto punet e biznesit. Babaxhaner, si thone vllezrit turq 🙂

  • Mendoj se Dita ka bere nje gabim shume te madh duke hartuar kete artikull. Antireklama ndaj kompanise Plus nuk mund te justifikohet thjesht nga fakti qe aksioner ne kete kompani eshte Samir Mane. Une nuk i di prapaskenat e kesaj ngjarje por nese ju duhet informacion futuni ne faqen e autoritetit te konkurences dhe lexoni faktet ne lidhje me abuzimet qe Vodafone ka bere ne treg. Vendimi 275 date 25.03.2013. Perpara se gazetaret te merren me lajme te tilla bombastike te motivuara nga aresye politiko-ekonomike, me pare te mbroje interesat e qytetareve duke hetuar maskaralleqet qe kompania Vodafone ben ne treg, te cilat sigurisht i faturohen qytetareve. Dhe nuk eshte vetem Plus e demtuar ne kete mes. Ligjet mbi monopolin ekzistojne ne cdo vend dhe mbrojne interesat e qytetareve. Mos harroni edhe qe kompania Vodafone eshte nje kompani e huaj dhe parate e fituara shkojne te gjitha jashte dhe nga ana tjeter Plus nuk eshte prona e Samirit por edhe burim te ardhurash per rreth 400 punonjes te kualifikuar. Prandaj mendohuni para se te shkruani e te botoni te tilla gjera. Faleminderit!

    • O Albi, si tha Klintoni kur i thane pse sulmove ne Kosove dhe jo ne Afrike? “Fakti qe nuk kemi goditur ne cdo vend, nuk do te thote te mos godasim ne anje vend.”

      Kjo historia e Manes dhe Alensander Frangajt me Vodafonin ka muaj qe zien. Per mendimin tim Dita ka bere shume mire qe e ben publike sepse jemi deri ne fyt me keto mediat qe merren me historirat e lacave ordinere neper lagje qe theren me thika me njeri tjetrin dhe keta i bejn artikuj gazetash kombetare, me jevgj te dehur qe i presin veshet njeri tjetrit, etj etj

      Do pres te lexoj artikullin e plote para se te jap nje gjykim perfundimtar, por nuk jam dakord fare me logjiken qe meqe nuk eshte shkruar per Zalon, te mos shkruhet a per Malon

  • Pse nuk shikoni me mire se sa ju zhvasin kompanite perkatese:

    ME PARAPAGESE
    FROM TO LEK/min
    VOD CLUB VOD CLUB 32
    VOD CLUB VOD 54
    VOD CLUB Rrjete Kombetare 48
    PLUS Unik PLUS 10.8
    PLUS Unik Rrjete Kombetare 21.6
    PLUS Unik Itali&Greece 28.8
    AMC WHATS UP AMC WHATS UP 21.6
    AMC WHATS UP Rrjete Kombetare 48
    AMC WHATS UP Drejt vendeve fqinje 123
    Eagle Eagle 24
    Eagle Drejt Fiks 24
    Eagle Mobile Kombetare 30
    Eagle Zona 1 international 66

  • … dhe cuditerisht Plus eshte me operatori me i lire ^_^… kur do e merrni vesh o njerez qe po ju vjedhin keto kompanite e huaja celulare me lloj lloj reklamash si kllouna, vodafoni te pakten po korr fitime kolosale se ke nuk po nxjerr ne reklama (eshte kaq e dukshme),,, dhe lekat i marrin e cojne ne vendin e tyre…Lerini budalliqet se kush e ka kompanine Plus e ca merret ai apo tjetri,,, merrni nr Plus e beni thashetheme sa te doni pastaj 😛

    .perzemersisht.
    shqiptarja

    • Ke shume te drejte ne fakt se Vodafone ne fakt i nxjerr paret jashte,ndersa kta “businessManajt” i prishin me k*rvat e ne kazino .

      Hajde popull pall hajde….

  • Pershendetje,
    me behet qejfi qe vodafone te mare nje gjobe marramendese sepse ato qe do ti meren vodafone do te jene leket tona, qe ka gjithe keto vite qe na ka ropatur me ato tarifa skandaloze qe ka pas dhe vazhdon te kete.
    Vodafone ka tarifat me te shtrenjta ne treg.
    mjere shqiptaret…

  • Qe te tregohemi te balancuar.
    E verteta mbi presjonin qe mendohet se po i behet Vodafone:
    Operatoret Mobile ne shqiperi hyjne ne kategorine e kompanive me ndikim te ndjeshem ne treg dhe si pasoj hyn ne loje Enti Rregullator ne mbrojtje te klientit/konsumatorit.
    Duke qene se VF eshte bere monopol ne treg me VF club dhe pagesa per min nga VF club drejt operatoreve kombetar eshte ne nivele shume te larta (540-560 leke te vjetera) PLUS eshte ankuar te enti rregullator per krijim monopoli. Ky monopol nuk lejon qe klienti te zgjedh lirshem kompanin pasi rrethi shoqeror qe aktualisht eshte ne VF club nuk mund te lidhet me te si pasoje e pageses shume te larte qe ka Vodafone.
    Ankesa e PLUS eshte e tille qe te detyroj Vodafone te ule pagesen drejt operatorve te tjere kombetare duke liberalizuar tregun dhe ofruar nje oferte me te kenaqshme per perdoruesit.
    Nese enti rregullator pas hetimit veren qe Vodafone ka krijuar monopol dhe bllokon tregun e lire ne telefoni ka te drejte te vendos gjoba per Vodafone dhe ti kerkoj te nderhyj per permisuar situaten.

    Duke qene se Vodafone eshte ne dijeni te ketij hetimi ka bere nje paraprite per ate se cfare mund te ndodh ne fund te hetimit apo kerkon te bej presion mbi entin rregullator para se ai te mbyll kete hetim.

    Ajo duhet te kuptohet duke lene menjan edhe ndonje mundesi presioni mbi Vodafone nga aksioner te Plus, eshte qe ky hetim i entit rregullator do te krijoj mundesine (nese del ne perfundim konstruktiv) te komunikimit me tarifa me te ulta per abonentet e Vodafone si dhe lirshmeri te levizjes ne tregun e telefonise. Aktualisht Vodafone e ka mbytur tregun dhe komunikimi jashte grupit eshte gati i pamundur.

    Nje observim ne lidhje me komentet: Me habit deshira e shqiptareve per ti ndihmuar greket apo turqit me leke te thata. Me cudit se si kjo deshir nuk egziston perbrenda vendit.

    • Mos flisni me per PLUS-in se po na vjen per te vjelle.
      PLUS-i neprmjet Qeverise ka detyruar gjithe SH.A, me kapital shteteror dhe institucionet te braktisin operatoret e tjere dhe te kalojne me te.Por edhe kjo nuk e ndihmoi te mbushte gropen e madhe prej 70-80 mln euro qe ka hapur vete me menaxhimin e “shkelqyr” qe i ka bere biznesit te tij.Shpresojme qe tani te bjeri brenda ne grope dhe te na hiqet nga syte nje nga bizneset e “familjes”.

      • Normalisht administrata e cfaredo niveli ne shtet duhet te pajiset me nr te nje operatori kombetar dhe jo te nje filogreku a tjeter, sepse ne kete menyre mbeshtetet nje biznes vendas dhe te ardhurat ngelen ne vend. Eshte shume jo etike qe te perdoret mllefi i militanteve (si ne rastin tend) ndaj nje kompanie qe deri me sot eshte e vetmja shqiptare ne kete treg dhe me shume pune po konkurron denjesisht ne treg. Informohu me shume mbi situaten e tregut dhe marifeteve te Vodafone dhe pastaj pergatitu per te vjelle 😉

  • Edi Rama cfare ka nder mend te beje?
    Me “investitoret” e miliardave te familjes,me Zamirin e zamiret e tjere qe i kane duart gjithandej dhe kane zaptuar te gjithe ekonomine shqiptare.Do t’jua beje llogarite nga e para nje me nje qe ti kthejne buxhetit te shtetit ato qe duhej ti paguanin dhe nuk i kane paguar? Do t’jua heqe koncensionet e monopolet me portet,karburantet,llotarine,tregun e elektroshtepiakeve e plot te tjera qe mileti nuk i di akoma? Do t’jua heqe nga duart trojet ne bregdet qe i moren per dy leke nga privatizimet e Arben Imamit si dhe trojet per kullat ne Tirane qe moren nga Saliu diten e fundit ne qeveri?
    Apo do futet aksioner me njezet perqind ne kete superkorporate miliardere te Shkelzenit dhe Argites?
    Kjo eshte pyetja qe kane sot per Edi Ramen ata qe e votuan ne 23 qershor.

    • Ilir mos shpreso shume mor mik, Vetem disa dite pas zgjedhjeve biznesmeni i permendur (bashke me nje tjeter si ai) po drekonte me tre eksponente te larte te PS njeri prej te cileve minister aktualisht. Tani konkluzionin nxirre vete.

  • Jetoj ne Venezia dhe isha me pushime ne Shqiperi.Tarifat ne Shqiperi jane tre here me te larta se ne Itali.Se ku eshte ketu shteti nuk e kuptoj.

  • kjo kompania e famshme V ,vetem emri e lidh me ate qe shikoni ne reklama e qe e ka qendren ne Londer, ka nje menaxhim te turpshem alla shqiptaro-grek dhe eshte kthyer ne vrimen e zeze te grupit ku menaxheret e importuar ne bashkepunim me sherbetoret e tyre vendas kane ngritur nje piramide korrupsioni ku cdo nenkontraktim paguhet shume here me teper sesa vlera reale e tregut dhe gjithe leku qe u vilet shqiptareve me tarifat super te larta shkon ne xhepat e ketyre drejtuesve si dhe ne greqi duke qene se te gjithe kontraktoret e kesaj kompanie jane greke.

  • Ben
    Te kuptoj dhe jam dakort me shkrimin tuaj,nje gje nuk arij te kuptoj me mentalitetin arrogant shqipetar sepse jane dhe dhi e zgjebosur,por prape e mbajne bishtin perpjete.

  • Tentative ne dukje e menduar mire nga Vodafone… thote e c`nuk thote dhe thelbi lidhet me foton Sali – Samir. Pra qeveria e re duket se nuk duron dot gjithcka qe ka te beje me qeverine e vjeter. Te hedhim nje gur se ndoshta inatin e nxjerrin me Plus-in. Mire bete…jo per gje po tani i dhate ide Edit te dale foto me Samirin. Reklame per Plus pa para…
    …dhe Edi Rama mund te jete antiSali por jo antiShqiptar.

  • Qenka prekur vodafone aq shume sa po kerkon mbeshtetje nepermjet nje antireklame?
    “…për të zëvendësuar konkurencën e lirë private në treg..”-Sipas artikullit,vodafone ben konkurrence te lire???
    Vodafone eshte abuzues,me tarifa marramendese qe as nuk krahesohen me kompanine Plus per te mos folur per sherbimin pastaj qe u bene muaj qe eshte pertoke.Me vjen keq per shqipetaret qe vazhdojne dhe paguajne nje kompani te huaj ku tarifat mujore per Vod Club= 1000 leke ne muaj nderkohe qe me Plus paketa mujore eshte 300 leke ne muaj.

  • Ne Germani Vodafoni eshte nje nga Kompanite me te korruptuareat dhe po i vjen fundi ,pasi ajo po survejohet nga shteti gjerman.

  • Pershendetje te gjitheve. Me vjen shume keq qe beni lloj-lloj thashethemesh. nuk ka rendesi kush aksioner e ka Plus. Rendesi ka qe eshte nje kompani shqiptare ku jane te punesuar 400 punonjes te kualifikuar, dhe cdo gje mbetet ne shqiperi. Pse beni te gjithe kot debate dhe jo te mbeshtesni Plusi-n dhe mos te mbani neper telefona nr Vod. Club apo ku di une. Mesa kam pare nga experienca personale Plusi ka ofertat me te mira ne treg dhe kete gje e them me bindje te plote, pasi dhe familjaret dhe shoqerine i kam te gjithe ne Plus, dhe jemi super te kenaqur. Cdo shtet ne rradhe te pare suporton dhe mbeshtet operatoret vendas. Dhe po te beni pak te zgjuar beni nje analize shume te thjeshte te ofertave te operatoreve dhe te cmimit/min. erdhi koha qe te prishet monopoli Vod. Club.

  • ‘DITA’! E imagjinoni dot kush punon në Gardën e Republikës? Çfarë mund të thuhet për shoqëruesit e tjerë të kupolës kryeministrore, por kush na qenkan këta trima dhe kush po i mbron? Vetëm ky gardist na paska bërë koqevenë e ”patës”? Po të tjerët çfarë koqeveje, atë të kaposhit? Për të gjithë ka qenë normale, pse vetëm Sali Berisha do pasurohej në këtë vend? Pse, mos ishte më i zoti nga gardisti apo nga vartësit që kishte nëpër institucione që ai arriti t’i monitoronte? Jo, Sali Berisha ishte vetëm brigadier, ose arkëtari që mblidhte të plaçkiturit e gjahut. Janë me mijëra persona, familjarë e firma që nuk kanë denoncuar për arsye mbrojtjeje, dhe kështu kanë ngelur viktimë e terrorizmit-shtet. Koha do e tregojë se mbas ndritjes së shtetit ligjor, në bangën e të akuzuarit do të shkojnë shumë funksionarë të lartë para gardistit. Faleminderit, lexues.

  • Bariu i mbulonte “kokët e prera” nën “gunë”! Sokëllinte bariu, ‘ujku bën kërdinë’. Dhe fshati me sfurqe turrej drejt egërsirës. Në fakt ,sojsezi gënjente. Kur ra vërtetë dhe shfarosi kopenë, fshatarët s’i besuan më. Më pas e bënë bari të tufës kolektive, po siç i thonë, “i ligu, i lig mbetet”. Gënjeshtrën e zëvendësoi me krimin. Nuk merrej vesh sa kokë këputeshin në ditë. Ndërsa bariu sojsez hante, pinte me përgjegjësin e blegtorisë. Çdo kokë e prerë mbulohej nën gunën e dhirtë te çobanit kriminel. Ndërsa “kopeja” e njerëzve ofshante dhe thoshte: “Ujët vjen i kulluar nga lart, po e turbullojnë këta poshtë!”
    Një Zot e dinte kush ishin “këta poshtë që e turbullonin”. Nuk e kuptonin këta “grykësa” të varfër që ishin vetë fajtorë?! Dhe kështu vazhdoi kjo punë deri në ditët tona.”Prit kokë ujku-bariu mbulo! Prit e mbulo!” A mund të ecet kështu drejt Europës? Vasil Dede.

  • Ne asnje rresht nuk shkruhet e verteta per aksioneret e Plus. Mund te shikoni ekstraktin historik qe Samir Mane nuk ka qene asnjehere me 50% aksione ne Plus. Pra nuk ka te beje me te, por me shkeljet dhe shtypjen e nje biznesi te ri Shqiptar nga nje kompani super e fuqishme ne tregun shqiptar. Pasi i zbrazi xhepat shqiptareve per 10 vjet me rradhe kerkon perseri tregun absolut.
    Njerez thirrini kujteses dhe shikoni qe hyrja e operatorit te katert ne treg uli realisht cmimet e celulareve.
    Sigurisht qe Vodafone ka paguar mire edhe gazeten Tuaj ashtu sic pagoi 32 milion € per licencen e 3G. Para qe ju deshen Saliut, por edhe per te siguruar rrugen per te monopolizuar perseri tregun celular.
    O njerez sa te shkurter e keni kujtesen!

  • Si u be kaq i fuqishem ky Saimir Mane ne realitetin shqiptar, ja keni bere vall pyetje vetes? Te gjithe i perkulen atij, cfare do e merr, me vjen sinqerisht keq per minatoret e Bulqizes qe u jep nje pag qesharake.Gjak i vjellt ai e soji i tij djersen e atyre qe i trajton si skllever dhe shteti yne i ripjelljes hesht…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *