Email në adresën
U krye një vrasje kriminale, mafioze. U vra në pak sekonda, me një gjakftohtësi të habitshme, në mes të ditës, qytetari, bankieri, investitori Artan Santo. U qëllua në kokë dhe u la i shtrirë i vetëm në trotuar, sikur të ishte një kriminel. Makabër! Ata që e kanë ideuar dhe urdhëruar këtë vrasje barbare kanë ngritur armën dhe mbi djalin e vajzën e Santos, gruas së tij, shokëve të punës e të jetës së tij. Ajo armë është drejtuar mbi të gjithë ne. Ajo armë ka asgjësuar fizikisht Santon, por ka “plagosur” edhe qetësinë, besimin, sigurinë, ëndrrën e qytetarit të thjeshtë. Cilën ëndërr? Ëndrrën për t’u bërë i ditur, i shkolluar, për të punuar me pasion e ndershmëri, për të krijuar mirëqenie për vete e të tjerët… derisa Zoti të të kthejë faqen e fundit të librit të jetës tënde. Por Zoti, jo dy halabakë, dy kriminelë ordinerë.
Ndoshta me ndërgjegjen tonë do të jemi të qetë, pasi i kemi thënë Tanit “lamtumirë mik i dashur, u prehsh në paqe”, por nuk duhej të kishte mjaftuar vetëm me kaq. Duhej organizuar një manifestim, një protestë e madhe e qytetarëve të Tiranës, ku me zë të lartë e të fuqishëm t’i thuhej “po jetës dhe jo mafies”.
Ne nuk e bëmë këtë sepse nuk e kemi, nuk e njohim ndjenjën e madhe të solidaritetit aktiv. Ne nuk dimë si të organizohemi e të mbrohemi ndaj të keqes, nuk dimë ta luftojmë atë. Ndaj shpesh e për shumë kohë e keqja na ka vënë poshtë si popull.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit, strukturat e shërbimet e ndryshme të saj nuk janë treguar në lartësinë e duhur, kanë qenë një hap pas kriminelëve. Në emër të jetës, për Artan Santon, qeveria, organet e rendit, media, forcat politike, qytetarët, gjithë shoqëria duhet të jenë të bashkuar, të fortë mbi mafien e krimin. Kjo betejë e madhe s’ka shumë alternativa, ka vetëm një, fitoren mbi krimin. Respekt të përjetshëm Artan Santo! Me respekt Th.N.

Indiferenca e madhe ndaj krimit , do te beje te mundur “thithjen” e shoqerise shqiptare , dhe me shume shpejtesi do ti mbyllet si goja , syri dhe veshi…Pra krimi i organizuar ka fituar ne Shqiperi!
Po te tjeret qe jane vrare thua Kane qene pa vlere?
PO IK SE NA CATE b***n ME KETE sANTU-CIN
ESHTE E VESHTIRE PER EKONOMISTET METE MIRE NE BOTE SE SI NJE PERSON SI GJITH TE TJRET NE 199O FINANCIARISHT, TE BEHET MILIARDER PER NJE PERIUDHE TE SHKURTER, SIPAS MEJE NE SHQIPERI NUK KA BIZNESMEN TE MIREFILLTE, POR BIZNESEMENE QE KANE VJEDHUR ME SHUMICE NE PAK VITE NE MENYRA TE NDRYSHME DHE TANI LAJNE HESAPE. DUHET TE NISE EDHE HETIMI KETU,PASI NUK BEJME FJALE PER NJE PASURI TE TRASHEGUAR POR TE KRIJUAR NE KUSHTE TE DYSHIMTA, DHE KESHTU JANE SHUMICA E BIZNESEVE NE SHQIPERI,KUSH VJEDH ME SHUME ESHTE EDHE ME I “NDERUARI” ME TITULLIN BIZNESMEN.