A nuk ju ngjan Donald Trump me burrat shqiptarë me këtë veprim?

entela

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka bërë bujë më sjelljet e tij kundrejt bashkëshortes. Dy ditë më parë Trump la Melaninë vetëm dhe u nis për të hipur në avion, ndërsa moti ishte shumë i keq.

Çifti doli nga makina e tyre për të hipur në aeroplan, por u përplasën me erërat e forta.

Mes kushteve të këqija atmosferike, presidenti nxitoi për tek shkallët e avionit presidencial pa hedhur asnjë vështrim tek bashkëshortja e tij.

Ndërsa Melania e ndoqi nga pas, duke u përpjekur të mbante fustanin mbas trupit, që të shmangte çdo incident që nuk do t’i shkonte një Zonje të Parë. 

Veprimi i Trump është kritikuar shumë në mediat amerikane. Daily Mail ka publikuar videon e cila është shpërndarë me miliona herë në rrjetet sociale duke e kritikuar për veprimin e tij njeriun më të fuqishëm të SHBA-ve.

Ne, këtu në Shqipëri nuk na bëri shumë përshtypje veprimi i tij, pasi sjellja e Trump ngjan shumë me sjelljen e burrave shqiptarë. A nuk është kështu?!

Burrat shqiptarë ecin gjithmonë përpara grave dhe janë indiferent në situata të tilla, duke mos i dhënë asnjë ndihmë bashkëshortes.

Jo të gjithë, por pjesa dërrmuese po, dhe këtë nuk e mohojmë dot.

Tani, ata që gjejnë veten në këtë sjellje, me siguri do të thonë: teksa e bën Trump që është njeriu më i fuqishëm i botës, jo më unë!? e.r./dita

Share This Article
3 Comments
  • Duhet tè ketè vèrtetè ndonjè lidhje Trump me shqipètarèt qè gratè i duan por nuk i respektojnè. Kjo llojè dashurie èshtè pèr tu mbrojtur nga syri i keq dhe kur ke besim tè plotè tek gruaja nè tè gjitha drejtimet…… Dikur nè kohèn tonè para ’90 nè jugun e shqipèrisè burri dhe gruaja ecnin krah pèr krah. Nè shqipèrinè e veriut burri pèrpara dhe gruaja pas. Vetèm nè Kosovè kishte pèrdisa kohè pèriashtim, pasi atje gruaja ecte pèrpara dhe mè pas vinte burri ?! E gjitha kjo ndodhte pasi nè Kosovè shtigjet ishin tè minuara ! Kur burrat kanè kaluar disa gra, nuk ju bèn pèrshtypje, ne tè tjerèt qè kemi patur vetèm njè e shikojmè nè dritè tè syrit. I pata thonè Donaldit : – Kur del pèr qef, mos e merr gruan me vehte ! Dhe Ai mu pèrgjegj : – E morra me qèllim qè tè mè shihte se si i ngjis shkalèt. tamam si djalè i Ri !!!

  • Ai gazetar/e que ka shkruar kete artikull eshte nje koqe kandari qe nuk e ka shokun. Nuk e kuptoj sesi beni te tilla shkrime ne gazete. Nqs dikush vepron keshtu me bashkeshorten apo me dike tjeter, ska rendesis lidhja qe kane, nuk do te thote se te gjithe shqiptaret jane njesoj. O gazetari tullumbacesh. Konica tha: “OShqiperi, te kam dhjere” ndersa une po e perkthej disi ndryshe, “O gazetare u kam dhjere”. Te me falin te tjeret per fjalorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *