A pati fyerje për matjanët dhe mësuesit ky episod i Portokallisë?

redaktor

Në TV ka shpesh dhunë vizive dhe fjalor rrugësh, sidomos nga politika. Por në TV ka edhe humor banal.

Të dyja na shqetësojnë kur shihen familjarisht, por ndërsa i pari nxit shpesh debate publike, i dyti rrallë prodhon të tilla.

Portali Newsbomb raporton se “shakaja” e fundvitit në emisionin Portokalli e personazhit “Luze” për matjanët nuk është pritur mirë nga këta të fundit.

Në skenë ishte e pranishme edhe ministrja Lindita Nikolla.

Batutat e Luzes për matjanët kanë sjellë reagimin e një mësuesi dhe ish-drejtuesi arsimi nga Mati.

“LUZJA e Portokallisë (autori i libretit) përmendi Burrelin si vend ku përdorej dhuna në arsim dhe që nënkuptonte një vend të humbur etj etj. Lidhur me këtë mund të them se ndjej keqardhje për ata që e njohin Shqipërinë deri tek sheshi ‘’Shqiponja’’ në Tiranë dhe pjesën tjetër e mendojnë ashtu si LUZJA. Lidhur me arsimin në MAT, të paktën deri 2 vjet më parë kur une isha drejtues mund t’ju them atyre se: Jo vetëm dhuna nuk kishte vend, por ishte cilesor. 97% e mësuesve ishin me arsim përkates. Anglishtja ishte e shtrirë në të gjitha shkollat e rrethit.

Maturantët matjanë gjithnjë kanë qenë në 25 më të mirët e republikës. Për 8 vite u ndërtuan dhe rikonstruktuan rreth 25 shkolla….etj etj. Gjithashtu lidhur me popullatën (matjanët) që jetojnë në ato troje shquhen për mençurinë e trashëguar në shekuj, të cilën e kanë investuar në hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar. Djemtë e Matit sot janë të shpërndarë në gjithë botën dhe kudo ku ndodhen janë të spikatur për shkathtësinë dhe qytetarinë që paraqesin.

Po kështu mund t’ju them se edhe gjatë diktaturës rinia e Matit ishte mjaft e emancipuar. Djemtë dhe vajzat e Matit nëpër universitete nuk mund t’i dalloje dhe as nuk mund t’i dallosh edhe sot nga rinia tjetër e qyteteve të mëdha si Tirana,Durrësi etj, qoftë nga paraqitja, qoftë nga e folura, qoftë nga rezultatet. Djemtë e vajzat ishin ” garipë ” e jo merhumë në shoqërinë që i rrethonte dhe jo më kot flitet edhe për dashuri gati të pamundura për të tjerët të djemve e të vajzave matjane me VIP-at e kohës të Tiranës…”, shkruan ky mësues.

Portali ResPublica, shkon më tej, duke e quajtur emisionin e njohur Portokalli, një “institucion të banalitetit mes shqiptarëve”.

“Nuk do të vlenin as dy radhë për t’u shkruar, por meqenëse programet e përcjella nga një televizion si Top-Channel, kanë shtrihen në të gjithë territorin, ato detyrimisht duhen trajtuar. Rasti i programit “Portokalli”, këtij institucioni të banalitetit mes shqiptarëve, të një humori kallp dhe prej të dehuri, është ndër më ilustruesit. Dhe një shfaqje e fundit që si zakonisht ngatërron, padyshim nga padija dhe injoranca, humorin me ofendimin, ironizmin me talljen që lë si shije keqdashjen, meriton vëmendje…”

Duke cituar letrën e mësuesit matjan, ky portal shkruan:

“Natyrisht, duke pranuar (i vërtetë ose jo reagimi, problemi qëndron) se edhe në këtë përgjigje ka një lloj idealizimi, do nënvizuar se përgjithësimet që bëhen përmes dritareve kaq të shikuara si “Portokalli” ndikojnë në kultivimin e stereotipeve që edhe kështu janë prezente. Askush nuk thotë që edhe humori të përdorë autocensurë, por humori mund të jetë disi më fin, kuptohet nëse kjo kërkesë nuk është luks për “fermerët” e “Portokallisë”. Nuk ka vend për të vënë në lojë këta të fundit, pasi siç po shihet janë të vetëmjaftueshëm në këtë drejtim. Thjesht ky reagim mund të shërbejë për t’i kujtuar se ka një pjesë që e sheh këtë lloj humori si edicion lajmesh…”

Share This Article
22 Comments
  • 1. Si banor per nje kohe te gjate ne Mat, si mesues matematike, specialist dhe administrator arsimor ne karriere, konfirmoj me kenaqesi vertetesine e komentit te z. Lefter Ballani. Matjanet vetem te etiketuar si te tille nuk jane. Sigurisht, kjo vlen per ata qe nuk kane patur rast (ose deshire) t’i njohin matjanet.
    2. Portokallia, me sa po ofron, po i konsumon aktoret pertej limiteve. Konstatohet se nuk jane te ralla rastet kur ata improvizojne e, atehere, ata, jo vetem i banalizojne gjerat, por artikulojne deri marrezi.

    • Portokallia ka 4-5 aktore per te qene: 2 policat, i biri i Luftar Pajes, Kapoja/Ramadani dhe deri-diku Salsano. Te tjeret mbijetojne vetem me banalitete dhe gjestikulacione medioker…

  • Portokallia duhet permendur per prodhim fjalesh banale ,se paersa i perket humorit,vetem kete nuk e njohin, Nuk behet humor me fjale banale e ngerdheshje fytyre, Humorin e bene fjala e interperimi isaj . Merni e krahasoni humorin qe benin aktoret para 1990-tes . NUk ka asnje fjale banale apo jo edukative,po ka humor ,i cili edhe pse kane kaluar vite jane aktual e terheqes……. Ndaj te nderuar Matjan , mos u shqetesoni nga ata qe nuk dine te bejne humor vetem te shtremberojne fytyren.

  • Nuk e kuptoj se ku e ka humorin kjo figure ne spektaklin rutine te Top Channel , Portokalli ..
    Vec banalitetit anadollak dhe fyerjeve per profesione dhe njeres te ndryshem , nuk ka asnje gje me shume .. !
    Kjo fytyresire e shemtise aktoreske ( e shtu quajtur ), po e ben per here dhe me monotone dhe pa te reja Portokalline .. !!
    Kerkoj ndjese po kam lenduar kend me kete postim , por ka ardhur koha qe te ngreme zerin ,se cfar eshte humor dhe cfar eshte fyerje dhe levizje anakronike ne skene , ku as surealizmi nuk i pranon !!
    ( Nuk kam gje me personin qe e luan kete ” luzen ” pa krype ,por me prodhimin dhe regjizimin e ketij spektakli dhe sigurishte aktrimin e ketij roli dhe pjeseve qe ofrohen !!!)
    Sepse i madhi Leka Kruta thoshte : ” Jo edhe kur kruajme b..en ne skene , quhet humor “.. !

  • Sakte fare! Nuk kane material ,po keshtu dhe aktoret me perjashtime te vogla, nuk jane aktore humori.Mundohen te bejne per te qeshur duke uleritur, duke perdorur fjalor banal, apo duke qeshur vete.

  • Kam mendimin se niveli i humorit ka rène shume por dua te them se permendja e emrit te Burrelit nuk duhet te merret per ters,ne kete rast nenkupton tere shqiperine.Ka mesues me nivel te ulet dhe nuk punojne fare,nuk zbatohet programi mesimor,kontrolli shume i dobet,ku do te shkohet pa zbatuar reformen?

  • Humori ne Portokalli vetem humor nuk eshte.Menyra e te shkruarit te humorit,eshte skandaloze,vetem humor nuk eshte,ku perdoren fjale me kontekste banale.Edhe pse aktoret mundohen te interpretojne,scripti eshte skandaloz.Me e forta eshte kur here mbas here del regjisori,qe ne fakt nuk ka nivel fare,si ka trupin ka dhe mendjen,dhe flet, se cpo ben,lavderime per veten e tij etj.

  • Nuk dua te flas per Portokalline dhe humorin banal te saj.
    Po me ben pershtypje komenti I mesuesit qe e mat suksesin e arsimit me “anglishten”.
    Ne pergjithesi te githe injorantet kur degjojne fjalen “anglisht” emocionohen.
    Sistemi arsimor nuk matet me “shtrirjen e anglishtes”, por me suksesin e asimilimit te programit mesimor qe permbledh, shkencat, gjuhen shqipe-para anglishtes kuptohet, letersine, formimin e pergjithshem, ,pastaj kalon te perzgjedhjet e gjuhes se huaj qe I shtohet programit per pergatitjen e brezave ne shoqerine boterore.
    Por nuk eshte aspak tregues I suksesshem I inteligjences apo arritjeve shkollore.
    Nga ky koment them qe mesuesi dhe sistemi arsimor thjesht jane ende mbrapa menderisht.

  • Me vjen keq,por eshte TURP per pronaret e Top-Channel-it,qe paguajne miliona per te mbajtur nje te ashtuquajtur spektakel me emrin “Portokalli”!
    Vetem humor nuk gjen aty,por pas cdo skeci te ngrihen nervat,largon femijet se eshte bere si emision PORNOGRAFIK!
    Nuk ka skece pa fjale me nenkuptime sidomos seksuale!
    Personazhet me te shumte jane te burgosurit,HORRAT,te cmendurat,bejlereshat e dikurshme te kthyera ne kohen e sotme,pijanecet,hajdutet,romet, etj!
    Si nuk e kuptojne akoma qe po te njejtet skenariste te PJELLIN brenda 7 ditesh skece per 2 ore program???
    Kujtoni estradat e dikurshme qe na dhimbnin brinjet nga te qeshurit,ndersa tani qeshin me komande veten publiku qe eshte ne salle!!!
    Kulmi eshte se skenaristet dhe regjizori ju duket se po na e hedhin ne shikuesve kur skecet i kane bere si telenovelat me 2-3 mije seri!
    Nuk e di ku e shikojne humorin keta te Ramadan Kafsha,tek LUZJA,tek dy poetet,tek MESUESI ersekar,tek GJINI qe eshte bere sikur hame fasule per dite,Polici etj!
    Po Salsanua ku e ka humorin me ato lumenj PESHTYME qe hedh ne skene??
    TURP i madh!
    Po ai beratasi me leshra te gjata qe ben lojra fjalesh me prezantuesen perse e mbani kot aty???
    Niveli i PORTOKALLISE eshte me i dobet se ai i estradave te kooperattivave bujqesore!
    Ne se ju ka pushtuar DELIRI I MADHESHTISE vazhdoni,se per vete e keni!
    Per mua ky emision duhet vte mbyllet,te ristrukturohet dhe te merren materiale nga e gjithe Shqiperia e jo nga 1-2 vete!
    Edhe bejtet shkodrane te dikurshme ishin me dinjitoze!
    Nuk flas per AL Pazarin se atje nuk behet fjale per HUMOR fare!!
    Shkoni ne ndonje kafene fshati ne mbremje dhe do degjoni HUMOR me te kendeshem se PORTOKALLIA!
    Te ishte gjalle Dritan Hoxha do t’u perzinte brenda 24 oreve nga puna!!

  • Programet e humorit sot ne Shqiperi jane ne ditet me te zeza.Ashtu si “Al Pazari” apo ” 2XL”-ja edhe Portokallia jane neveria e humorit te skenes.Materialet jane komplet banalitet,aktoret interpretojne me shume sforco fjalet e skenaristit.
    Une habitem me “publikun,apo audience sic I thone tani keta artistet e famshem” qe presin te qeshin vetem me “batutat me kripe” lidhur me sexin.Eshte vertete neveri t’i shikosh.

  • Shqetesimet jan te drejta.Nuk kan fai ushtaret,por komandantet-drejtuesit e tyre.Medemek demokracia i pranon te gjitha duke injorouar arsimtaret qe ka me bollek injorant,popullin qe voton kuturu-partine,duke i cilesuar hajdut,kriminel Kryeministrin,ministrat e KO pa fakte e prova dhe drejtesia hesht.E pse humoristet te mos tallen e ofendojne nje popull te tere,ku disa ekrane te TV jane bere tamam si prostituta? Duhet thene se ne disa shkollat tona nuk mesohet por kopjohet me te gjitha format,jepen diplloma fiktive,valon paraja,nuk behet fjale per mungesat ne auditore..! Do te kujtohet arsimi cilesor e falas i kohes se XHAXHIT…!

  • Portokallia dhe humoiri ne shqiperi po kalon nje krize te madhe .Nuk te bejne te qeshesh por te prishin humorin .Eshte per te ardhur keq qe pjesa me e madhe e humoristeve jane njerez pa talent dhe te merzitshem .

  • Humori ne kanalet shqiptare ka shume banalitet gje eq eshte e pa pranueshme per shikuesit.
    Merrni shembull komedin”Pallati 176″,”Shi ne plazh”,e shume te tjera qe edhe pse te luajtura para me shume se 30-vjet vazhdojne te na argetojne me humorin shume cilesor.
    Behuni percues te civilizimit dhe jo te vulgaritetit qe mbizoteron ne jeten e nje pjese te shoqeris tone.

  • Per te bere humor por edhe televizion cilesor duhen talent, kulture por edhe studim e sakrifice. Ketu qendrojne arsyet perse sot televizionet shqiptare jane kthyer ne kazana pleherash ku “suksesi” matet me shkallen e vulgaritetit, fyerjeve, idiotesive. Tallavaizimi eshte nje fenomen qe po perhapet shpejt ne te gjithe shoqerine shqiptare ku gelojne te “diturit” dembele qe nuk kane hapur kurre libra ne jeten e tyre.

  • Banaliteti eshte e vertet se egziston ne tv shqiptare. Por tej keti konstatimi le te merremi pak me fenomenin e arsmit a eshte shkolla jon ne te gjith vendin ne nivelet qe propogandon ministria, apo dhe artikull shkruasi .Shum her ne emer te nacionalizmit fshehim te metat , bile zbukurojm .Nje pyetje kisha me cilen mas matim ne arsimin me para 90, me boten sot apo me mediokriteti qe ka zen rrenje ne te gjitha shkollat

  • Humor me zor nuk behet.Humor me sakate nuk behet.Druaj se ate Luzen do ta sakatosni vertet,ka nje 5 vjecar,qe eshte shtrenberuar,do te perfundoje ne karroce me rrota,.Edhe Agron Llakaj nga aktor humori ka perfunduar ne nje kujdestar Bordello,prostituta dhe homo,thuaj se vetem kurvnilluku eshte burim humori e s`ka tjeter.Ketu po behet kerdia me parate e popullit,po vidhet banka kombetare me parate futur ne breke,ministra,kryeministra e femijet e tyre jane bere personazhe filmash te holliwoodit, Humori shqiptar eshte qorr.keta sakatet e humorit shqiptar merren me pastruesit,me fshesaxhijt,me mesuesit .Shkrimtaret e mirefillte te humorit i abandonuan,i nxorrern ne pension para kohe dhe kane punesuar dy tre libretiste,qe e vjedhin humorin tek cunat e lagjes,qe perqeshin njerezit rruges.

  • Ashtu eshte mor foti dhe gjithe ju te tjeret, atehere kishte humor te mrekullueshem. A ju kujtohen kongreset e Partise qe te shqyenin gazit, pa le ai klouni qe mbante ato fjalimet e gjata.

  • Kur nuk ke arsim ,e para kur nuk ke talent ,e dyta keto do ti reflektosh patjeter gjate interpretimit te çdo roli sado i vogel qofte.
    Qe te jesh aktor duhet nje pune shume e madhe nuk eshte zanat; eshte art.
    Niveli aktual per te qare me shami i Portokallise te Top-chanel reflekton nivelin e pergjithshem
    te ketij kanali mafioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *