A përjashtohen nga rritja e pagës mësuesit që janë ngelës në testin e kualifikimit?

Leda Hysa

Transformimi i shkollave, brenda dhe jashtë, pajisja me mjetet e nevojshme didaktike dhe terrene të reja sportive janë vetëm disa nga investimet e premtuara nga qeveria Rama 2. Në fokus të këtij mandati, do të jetë mësuesi dhe statusi i tij veçanërisht ai financiar.

“Për të gjithë mësuesit në arsimin parauniversitar do ketë një rritje prej 40%. këto janë vendime që do merren me mininstrinw e financave. Unë besoj që rritja do jetë progresive nga viti në vit. brenda 100 ditëve të para por edhe në 300 ditëshin e dytë të qeverisjes do të fillojë një skemë subvensionimi për 300 mësuesit më të mirë”, u shpreh Gert Janaqi Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, MAS.

Po mësuesit që janë ngelës në testin e kualifikimit, a përjashtohen nga rritja e pagës?

“Testi i kualifikimit bazohet në ligjin e arsimit parauniversitar. Ai i atribuohet faktit që nëse një mësues mbush 5, 10 apo 20 vjet në arsim merr kualifikimin. Bonusi i  kualifikimit është ekstra përtej pagës. Testi i kualifikimit nuk penalizon njeri, pra nuk largon njeri nga puna, thjesht i jep mundësinë që të marrë një rritje shtesë”, shton Gert Janaqi.

Në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, më 5 tetor, ministrja Nikolla premtoi sfida të reja për mësuesit, që ecin paralel me përfshirjen e kurrikulave të reja, të ngjashme me ato të vendeve perëndimore.

“Jemi duke menduar një iniciativë të zhvillimit profesional përmes kurseve të gjuhëve të huaja për mësuesit, pasi ne e dimë që çdo literaturë vjen kryesisht në gjuhën frënge, angleze apo italiane. Këto janë disa nga iniciativat. Jemi duke menduar që profesioni i drejtorit të shkollës të shkojë drejt licencimit, kemi pasur nje projekt pilot me shkollën e drejtorëve vjet, do ta thellojmë sërish për të mbërritur te fakti që të ndërtojmë një skemë trajnimi vetëm për drejtuesit e shkollave apo edhe për mësuesit që aspirojnë të bëhen drejtor shkolle”, tha Janaqi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *