Tetë muaj pas vendimit të Ministrisë së Transportit dhe asaj të Brendshme për bllokimin e furgonëve si mjete të transportit të pasagjerëve, ky aktivitet duket se ka vijuar, edhe pse duke iu fshehur shpesh herë kontrolleve të policisë.
Por, nisur nga ankesat e vazhdueshme të sindikatës kombëtare të transportit të udhëtarëve për taksitë katër dhe tetë pus një, Drejtoria e Policisë në Qarkun e Fierit ka ndërmarrë një aksion për ndalimin e tyre.
Rrugorët e Fierit kanë bllokuar në orët e fundit tetë automjete furgonë me targa të verdha, raporton Vizion Plus.
Drejtuesit e tyre janë kapur nga policia pa liçencën përkatëse për këtë shërbim.
Aksioni do të vijoj ndaj të gjitha mjeteve të papajisura me targa të verdha, më sinjalet përkatëse të shërbimit taksi, pa licencë, atyre që krijojnë stacione të paligjshme apo që transportojnë udhëtarë në kthim jashtë territorit te licencuar administrativ.

Si ne indi!dhe e quajme veten evropjane!
Shpresoj qe kjo foto mos te jete e vertete Ne rast te kundert kjo eshte nje skandal Vetem ne Afganistan kam pare skena te tilla
Ska rendesi eshte a jo e vertete kjo.fakti mbetet qe furgonat nuk pyein.Fakt eshte qe ne qytetet tona vazhdojne te qarkullojne karroca, me karrocier Jevgjiter(egjyptiane albanes), qe ne superstradat e rruget shtetrore,te shpejteise qarkullojne ende dum dume, zetora, motokarro, diten e naten.Qe aty mrizojne( bejne pushimin e drekes) lope e dele.Cfare na dallon ne nga Avganustani,Buruni,Ballakumi…….
Ka deshtuar njelloj sic do deshtoje ky muhabeti i duhanit, ndertimeve dhe cdo mase tjeter emocionale qe arrijne te konceptojne artistat e rilindjes.
Politika fillon nga barku i njezve dhe kjo paaftesi e rilindasve per te “ndertuar”, nuk mund te mbulohet me makiazhe te tipit hordha pordha.