A po e keqpërdorin rusët dhe serbët dobësinë e Evropës për të realizuar zgjerimin territorial?

Elton Tafaruci

“Jemi në situatë lufte”, u ka thënë ushtarakëve më të lartë grekë, presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, gjatë paraqitjes së udhëheqjes më të lartë ushtarake greke nga ana e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë. Në anën tjetër, edhe Milorad Dodik, kryetari i Republika Srpskës, ka kërcënuar me luftë, e që sipas televizionit BN, këtë e ka bërë si mënyrë për të mbetur në pushtet.

Për agjensinë ruse të lajmeve “Interfax” Miroslav Rudenko, bashkëkryesuesi i qeverisë së Republikës së vetëshpallur të Donjeckut, thotë se “konsideroj se Kijevi nuk dëshiron ta zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore.”.

Muaj më parë, drejtori i agjensisë amerikane për analiza gjeopolitike “Stratfor”, Xhorxh Fridman ka thënë se “Serbia do të përfshihet në atë konflikt (konfliktin në Ukrainë – vërejtja ime), qoftë se dikush e shtyn në të, qoftë edhe se do vetë të kyçet”. Në ndeshjen futbollistike ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor, histeria kolektive e tifozëve serbë kundër shqiptarëve, ishte e ngjashme me histeri kolektive lufte.

Edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë shtetërorë serbë i ngjanin deklaratave në prag lufte me një shtet tjetër, në këtë rast me shtetin aktual shqiptar. Pra, gjithandej realiteti sllavo-ortodoks ka erë lufte, ka klithma lufte, ka provokime për luftë.

Në gjithë këtë erë lufte, nuk kuptohet qartë, Greqia me kë është në luftë, apo aludon në gjendjen e luftës me shtetin aktual shqiptar, me të cilin nuk e ka hequr gjendjen e luftës? Dhe me këtë rast, kjo erë lufte po shtrihet në një hapësirë të gjerë gjeopolitike e gjeostrategjike që përfshin hapësirën e euroazisë uralo-altaike e deri në Detin Adriatik, dhe po shfaqet me angazhimet e Rusisë për t’u zgjeruar në shtetet përreth, sidomos në ato që kanë qenë pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik, e që është provuar të bëhet edhe nga serbët dhe grekët, qoftë me luftërat e viteve ’90 të shekullit të kaluar në Kroaci, Bosnjë, Kosovë, qoftë edhe me luftërat në Maqedoni dhe Kosovë Lindore të bëra nga sllavo-otodoksët në fillimshekullin XXI.

 

Dhe këtu duhet parë edhe shqetësimi amerikan për synimin e Putinit për zgjerim, pasi  tashmë sllavo-ortodoksët me në krye me Rusinë po provojnë që nëpërmjet zgjerimit të ndryshojnë gjeopolitikën botërore në dëm të pjesës tjetër të botës.

Natyrisht Rusia dhe në përgjithësi sllavo-ortodoksët e kanë studiuar mirë gjendjen në të cilën ndodhet pjesa tjetër e botës, sidomos BE-ja dhe anëtarët e saj në NATO, të cilën e ka përshkruar mjaft mirë Xhorxh Fridman kur ka thënë se “problemi më i madh i Evropës, përveç krizës, është fakti se ndërmjet anëtarëve ekzistojnë ndarje të mëdha dhe ato i nxisin interesa të ndryshëm gjeopolitikë, e që më së miri shihet në rastin e Ukrainës, ku edhe kryqëzohen interesa të Rusisë, Evropës dhe SHBA-ve.”.

 

Evropa, e cila është një shumësi shtetesh të pavarura dhe që historikisht kanë qenë pjesë të gjeopolitikave të ndryshme edhe prosllavo-ortodokse, me gjithë projektin e madh për bashkimin e tyre në një bashkësi shtetesh fillimisht nëpërmjet një organizate për tregti të lirë, e që më vonë u shndërrua në një bashkësi shtetesh të pavarura me President, Kuvend dhe Qeveri të sajën, e rrjedhimisht edhe me një politikë të jashtme të përbashkët, e që u quajt Bashkim Evropian, nuk arriti dot të ngrihet mbi interesat gjeopolitike e gjeostrategjike të hershme dhe të ketë vërtetë një politikë të jashtme unike dhe të qartë.

Share This Article
2 Comments
  • Europe esht edhe serbia edhe russia por feja dhe interesat jan perfshir gjithnje ne divergjenca e industrializimit e teknologjis dhe konkurences e gjetjen e tregjeve per ekonomit e tyre!
    Myslimanizmi tek shqiptaret esht perdorur si mashe e molle sheri ndaj russise e serbise per interesa te vendeve te industrializuara perendimore e per dobesim te inflyences russe ne ballkan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *