Me futjen në përdorim të kompjuterit dhe krijimin e rrjeteve kompjuterike është shtuar pesha e asaj që zakonisht quhet “gjuhë e internetit”. Në të vërtetë, me gjuhë të internetit duhet kuptuar ligjërimi elektronik, një lloj i ri i shfaqjes së gjuhës, krahas ligjërimit të zakonshëm. Ashtu si ligjërimi i zakonshëm mund të jetë i folur ose i shkruar, edhe ligjërimi elektronik është i folur dhe i shkruar, po me rend të përmbysur për nga shpeshtësia e përdorimit, pasi tekstet elektronike mbizotërojnë ndaj atyre zanore. Ngjashmëria midis këtyre dy formave të ligjërimit shkon edhe më tej, pasi edhe ligjërimi elektronik mund të jetë gjithashtu stilesh të ndryshme. Elektronikisht sot publikohen gjithnjë e më shumë vepra shkencore, letrare, publicistike, fetare, fjalorë, herë krahas botimeve në letër e herë vetëm. Ligjërimi elektronik ka marrë një shtrirje të gjerë, duke u përdorur për komunikimin midis individësh, në formën e imejlit, të sms-ve në telefonat celularë, të blogjeve sociale, si fejsbuku, twitter-i, linkedin-i etj., të komenteve për artikuj gazetash etj. Madje, shpesh, me “gjuhë të internetit” kuptohen mu këto forma të komunikimit midis individësh a të individëve me grupe më të gjera sociale.
Duke qenë se në këto tekste ligjërimi i individit nuk kalon në filtrin e korrektimit e të redaktimit, në to vërehen shmangie të shumta nga normat e gjuhës, gjë që ka bërë të lindë shqetësimi se interneti po na prish gjuhën. Por mendimi ynë është se nuk mund të akuzohet interneti për prishjen e gjuhës, ndonëse nuk mund të mohohet që shkrimet elektronike me gabime kanë njëfarë ndikimi negativ në shprehitë e të shkruarit. Për të qenë më bindës në parashtrimin e mendimit tonë për këtë çështje, kemi marrë në shqyrtim 100 komente për 5 artikuj të varianteve elektronike të gazetave “Tema” dhe “Dita”. (Mund të merrnim edhe imejle apo sms, por kjo nuk do të sillte ndonjë ndryshim, pasi problematika është e njëjtë.)
Gjëja e parë që të bie në sy në komentet, është mungesa e etikës së komunikimit, përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese jo vetëm të komentuesve për njëri-tjetrin, po edhe për persona publikë e politikë, deri edhe për presidentin e kryeministrin. Sigurisht, kjo ka të bëjë me nivelin e ulët kulturor të komentuesve, që është rrjedhojë e edukimit të mangët të tyre nga familja, shkolla e shoqëria. Po njerëz që në ligjërimin e tyre përdorin fjalë e shprehje fyese, do të ketë gjithmonë, kështu që ajo që mund të bëhej për të penguar gjuhën fyese në faqet e internetit, do të ishte pengimi i komenteve me fjalë të tilla nga moderatori i faqes së internetit. Kjo gjë mund të bëhej më mirë duke e automatizuar kontrollin e komenteve me anë programesh të posaçme kompjuterike të ndjeshme ndaj fjalorit me fjalë fyese.
Një dukuri tjetër negative përbën mospërdorimi në këto lloje shkrimesh i shkronjave ë dhe ç, të cilat mungojnë në tastierat e kompjuterëve dhe të laptopëve që tregtohen në Shqipëri. Nga 100 komente që kemi kontrolluar, na del se vetëm pesë prej tyre i kanë këto shkronja, që do të thotë se vetëm 5% e komentuesve i përdorin ë-në dhe ç-në. Kjo gjë vërehet jo vetëm në komentet, po edhe në blogjet sociale, në faqet e internetit të individëve e të shoqatave etj. Deri edhe kryeministri e politikanë të tjerë në twitter a fejsbuk shkruajnë pa këto shkronja. Kjo dukuri është e përhapur edhe përtej faqeve që përmendëm. Hasen plot vendime e akte nënligjore, kontrata e dokumente juridike, shpallje në buletinin e prokurimeve, artikuj gazetash etj. të shkruara në të njëjtën mënyrë.
Çdo komb i ruan me fanatizëm shenjat e identitetit të vet dhe të tilla duhen konsideruar edhe shkronjat tipike për një gjuhë. P.sh., tastierat e frëngjishtes kanë taste të veçanta për shkronjat ç, è, é, à e ù; ato të italishtes për shkronjat ç, è, é, à e ò; të gjermanishtes për shkronjat ß, ä, ö e ü. Shkronja të ndryshme nga ato të anglishtes kanë shumë nga gjuhët që përdorin alfabetin latin. Edhe alfabeti i gjuhës sonë të tilla ka shkronjat ç dhe ë, që shënojnë dy tinguj të veçantë të shqipes. Këto dy shkronja dëshmojnë jo vetëm origjinalitetin e alfabetit tonë, po edhe lidhjen me tradita të caktuara kulturore. Shkronjën ë, të quajtur shkronjë “flamur”, e kemi trashëguar nga tradita arbëreshe e fillimit të shekullit të 18-të; kurse ç-në e kemi nga alfabeti i Shoqërisë së Stambollit, me autor Samiun. Pra, duke shkruar ë-në dhe ç-në, respektojmë traditën tonë kulturore, po edhe vendimin e njëzëshëm të Kongresit të Manastirit. Po, përveç anës emocionale, shkrimi i këtyre dy shkronjave ka rëndësi edhe për të mënjanuar gabimet në leximin dhe kuptimin e përmbajtjes së një teksti të shkruar. Nuk janë të pakta çiftet e fjalëve që, po të shkruhen me e në vend të ë-së apo me c në vend të ç-së, marrin kuptim tjetër. Sa për shembull, çull bëhet cull, çap behët cap, çik behet cik, çok bëhet cok etj.; ose në behet ne, nën bëhet nen, nëna bëhet nena, ndër bëhet nder, bëj behet bej etj., etj.
Duke qenë se këto shkronja mungojnë në tastierat e kompjuterëve, laptopëve dhe të celularëve, janë propozuar zgjidhje të ndryshme, si shkrimi i ë-së me dy e dhe i ç-së me dy c, të tjerë për ë-në përdorin shkronjën w dhe për ç-në ndonjë shenjë tjetër, të cilat pastaj i zëvendësojnë me komandën “Zëvendëso” (Replace). Por kjo mund të shpjerë në gabime të tjera në rastet kur në tekst ka fjalë të huaja me w, si Wilson, që bëhet Ëilson etj. Për t’u prerë rrugën këtyre praktikave të të shkruarit, rruga më e thjeshtë është që të përdoren tastiera për gjuhën shqipe. Kjo do të thotë që duhet ndaluar tregtimi i tastierave për gjuhë të tjera, si dhe i laptopëve e celularëve që nuk kanë tastierën e shqipes dhe të zëvendësohen tastierat që përdoren deri sot në kompjuterët e institucioneve shtetërore dhe të atyre private në shërbim të publikut me tastiera për shqipen. Pra, kërkohet ndërhyrja e shtetit, ashtu si për shumë çështje të tjera të gjuhës shqipe. Po, ndërkohë, nga figurat publike e politike kërkohet një kujdes më i madh kur shkruajnë në blogjet sociale.
Më në fund, një problematikë tjetër që del kur sheh këto komente, blogjet sociale, imejlet, sms-të etj., është niveli shumë i ulët i zotërimit të drejtshkrimit dhe të normave të tjera të gjuhës. Kështu, në njëqind komentet që kemi parë për këtë qëllim, vetëm 34 syresh janë shkruar pa gabime, dmth. vetëm një e treta e komentuesve shkruajnë si duhet. Në këtë rast, mendojmë se faji nuk mund t’i hidhet internetit, ndonëse nuk mund të mohohet që modelet e këqia të të shkruarit pa dyshim që ndikojnë për keq te lexuesi. Po më shumë interneti na tregon nivelin e ulët të zotërimit të normave të gjuhës standarde në shkollë dhe pikërisht ky fakt duhet të shërbejë si nxitje për Ministrinë e Arsimit që të forcojë kontrollin në shkolla dhe masat për rritjen e cilësisë së mësimdhënies së gjuhës shqipe.
Pra, “gjuha e internetit” nuk është përgjegjëse për prishjen e gjuhës. Ajo vetëm se zbulon disa problematika që duan përgjigje adekuate dhe të shpejta nga institucionet shtetërore të arsimit e të shkencës, përfshirë këtu shkencat kompjuterike, të cilat duhet t’i kthejnë sytë edhe nga gjuha, në mënyrë që arritjet në fushën e informatikës të shfrytëzohen për të rritur shkallën e përvetësimit të gjuhës shqipe nga folësit e saj.

italishtja paska “ç” si ne??
dreqi e hëngërt nuk më ka rastisur ta lexoj ndonjëherë!!
as interneti se prish gjuhën dhe as pushka se vret njeriun!!
është njeriu që i vë në përdorim këto të dyja për të “vrarë”!!
në çdo tastierë mund të formosh “ë” dhe “ç”!!nëse nuk mund ti formosh mundesh fare thjesht ti kopjosh dhe ti ngjitësh kur e do puna!!
“ë” është më e shpeshtë se “ç”,por në fund të fundit mund ta bësh një gjë të tillë dhe duke përdorur korigjuesin automatik!!
PROFESORIT “ADEKUAT” !
Shpresoj te mos jem nje nga te njeqindetet i marre ne “studim” nga profesori i Thanos, Memiaj.
Problemi qendron pak me ndryshe nga sa trajtohet ne kete shkrim.
E para: linkedin nuk eshte platforme bashke-komunikimi, por eshte vetem baze te dhenash – curriculum vitae – ku i pari qe arrin i prezantohet te tjereve jo me pergatitjen dhe eksperiencen personale, por ne shumicen e rasteve me deshiren e parealizuar per te plotesuar mungesat e profilit te prezantuar.
Shpesh behen shefa, drejtore, bashkepunetore te personaliteteve e figurave te shume njohura boterore, e kush me shume e kush me pak, frekuentues te universiteteve me ne ze, pa u merakosur per ndershmerine e sakatuar profesionale.
Sepse, i dashur profesor i Thanos, ben me shume ze paraqitja se thellesia e formimit te linkedin-isteve, mendo shqiptaret e prezantuar ne te !
E dyta: me teknike, tastiera e gjuhes shqipe ben pjese ne serine e gjuheve te njohura nga programet e Microsoft-it, zgjedhja mund te behet ne çdo kohe, duke ju referuar gjuhes se zgjedhur ne impostimin fillestar (apo edhe te mevonshem) te gjuhes. Tastet e tastierave jane te çmontueshme, dhe sipas gjuhes, mund te zevendesohen ne vendpercaktimin e Microsoft-it. Eshte thjesht nje veprim mekanik dhe asgje me shume.
Por problemi, i dashur profesor i Thanos, qendron ne ate qe, shumica e internetianeve ndodhet me qendrim jashte Shqiperise, dhe per nevoja praktike apo te punesimit, perdor tastieren e gjuhes se vendit ku jeton !
E treta: dhe me e rendesishmja. Duke qene, besoj, njohes i shume gjuheve te huaja, i dashur profesor i Thanos, jeni ndeshur me shume komplikime te gjuheve te te tjereve, veçanerisht ato latino-perendimore, ku perdorimi specifik i te njejtes germe apo edhe tog-germash, percakton pronucimin (nuk po perdor fjalen shqiptimin) e sakte te fjales ku perdoret. Edhe stil-berja e nje fraze, ne anglisht, p.sh. eshte ndryshe nga çdo gjuhe tjeter, per te thene nje te vertete ata zgjedhin te kunderten e te pavertetes. Dopiot ne gjuhen italiane, nuk jane vetem “tmerri” i shqiptareve qe e flasin edhe pas shume dekadash, por edhe vete italianeve. E njejta gje mund te thuhet per frengjishten, spanjishten e te nderlikuaren gjuhe gjermane.
E katerta: andaj, i dashur profesor i Thanos, une edhe nje here tjeter jam shprehur per “komplikimin e gjuhes shqipe”: te reduktohet ne gjuhen e shkruar germa “ë” duke e zevendesuar ate me “e”, por duke ruajtur te pa prekur shqiptimin e saj! Ne kete menyre, edhe gjuha shqipe do ishte perafersisht e barabarte me konkurueset e saj latino-perendimore.
Nuk ka pse te huajt qe i qasen gjuhes tone, ta kene te lehte ta perdorin ate, kur krejt e kunderta ndodh me gjuhet e tyre, enkas te strukturuara per te krijuar veshtiresi per jo meme-gjuhe perdoresit e tyre.
E pesta: ndodh shpesh qe te lexosh gabime ne te shkruar, i dashur profesor i Thanos, sepse nxenesi yt Thano, ne kuadratin e liçensuar per komente, ka futur korrektorin automatik te angllishtes, dhe per pasoje, pak nga shpejtesia e pak nga negligjenca, kundrohen fjale te pakuptimta ne shqip. Pastaj shpesh, kur shikon nje “w” nuk eshte vetem nje zevendesim i qellimte i saj, por duke qene se jane te aferta me tastin “e” ndodh te shtypet ne vend te saj ose bashke me te. Por ka mundesi edhe perdorimi i nje tastiere te nje gjuhe tjeter, ku renditja e germave eshte krejtesisht e ndryshme.
E fundit: i dashur profesor i Thanos (mund te ishe edhe i imi – por jo “adekuat” por i pershtatshem !), edhe fjalet ofenduese bejne pjese ne leksikun e shume-ngjyrte te gjuhes sone. E me qe mund te jem “kampioni” i perdorimit te ketij lloj leksiku, jo per formim kuturor familjar apo edukativ, po ne pergjigje te maskaralleqeve ndaj te cileve ndihem i ofenduar nga politikanet e halabagetizuar tane, apo te analfabeteve rrugaçe qe si profesion kane zgjedhur “komentues komentesh”, me nje fjale llafazanllekun dhe shamatagjillekun e zhylit te shoqerise sone. Nuk frymezohemi nga Konica, shembull i se kaluares sone, kemi aq pergatitje dhe sens njohjeje e humori, sa te kthehemi ne profesore ne kete lloj gjuhesimi, edhe te Konicave te turmit.
Sepse, ne fund te fundit jemi shqiptare, e fyerjes akoma nuk i kthejme faqen jezukrishtiane per te na goditur. Koha mbase do na zbuse pak edhe ne kete drejtim, edhe pse formimi yne di te bashkebisedoje apo komunikoje edhe me pjesen me elegante dhe te embel te gjuhes qe folem qe ne britmat e para te ardhjes sone ne kete bote.
Ah se desh harrova, nje fare ish presidenti Meidani (keshtu thuhet) ne “Panorama”, ka publikuar nje shkrim ku kuterbon me arrogancen e injorances se tij, duke i quajtur nofkat apo axhektivet (aggettivo) mbiemra ! Mbase ka nevoje para se te ngordhe per nje dore leksionesh mbi keto forma te formim-fjaleve te gjuhes qe perdorim une, ti, ai, ajo ne……
Çfarë jeni ju zotni, mashkull apo femër? Ju shkruani…Sepse, ne fund te fundit jemi shqiptare!!!???
Te me fale Profesori Memushaj, po ja nje shembull praktik i perdorimit te asaj pjese te leksikut shqip qe “pordhetlinat” te detyrojne t’a besh !
Per ty o banori me i ç’ngjyrosur i Salvation Army, une jam dashnori i tradhetuar i sat’eme, qe u flijua neteve te pafund te epsheve te saj shtazore, per te mbushur “boshllekun” qe i la i ashtuquajturi yt ate.
Unë shkruaj me programin shqip mbi tastierë të zakonshme. Shkruaj me të 36 germat e alfabetit të Manastirit. Në tastierën e zakonshme ka ndryshime që me pak praktikë i mëson dhe dora vete atje ku janë germat e shqipes në tastierë të zakonshme. Ndryshon në këmbim vendi Z me Y. Ë dhe Ç i gjen në në pozicionet [ dhe ;. Të keqen e të shkruarit të gjuhës shqipe duhet ta kërkojmë tek personalitetet e larta të vendin që e kanë mbushur fjalorin e shiqpes me përkthime nga fjalë të huaja. Thuhet pedonale kur duhet të thuhet këmbësore.etj. Duhet një ligj i veçantë për shkrimin e gjuhës shqipe, ligj i detyrueshëm për të gjithë. Nuk ka faj interneti por faji qëndron tek përdoruesit e tij.
Per komemtin e mergimtarit.
Since thua ty per pedonalen?
Post mire,a e ketij bere pyetjen vetes se sa fjale shqipe ke shkruar ty zotrote?
Mos te duken shqipe fjalet tastiere,program,profesor,doktor,personalitet,
familje,semundje,temperature,denture
etj,etj,etj,ecetera?
Per cfare gjuhe flet ty per gjuhenight turko,greko,italiano,angleze?
Faji qendron tek koka shtetit.Kdekada qe lenda e gjuhes shqipe eshte hequr nga shkolla e mesme,qe eshte e domosdoshme per nxenesit e atij niveli.U hoq ” hartimi ” qe te detyronte s gbim,ose same pak qe te ishte e mundur,sepse vleresoheshe edhe per gabiet orthografike.Lere pastaj per nivelin e gjuhes shqipe qe zhvillohet ne shkollen 8-vjecare ,qe erne koke.Sa per fjalorin e pisteqe perdorin shume komentuest neper gazeta,ajoret nga “lloji I bagetise” ,nga ciuli pyll vijne dhe ne cilat “stalla” jetojne.
Xume Protopapa edhe mua m’a vrau syrin ajo “adekuate” e profesorit te zotit Thano.
Po ashtu kam shume vrejtje edhe per disa gazetare ,qe me shkrimet e tyre na acarojne nervat,sa te detyrojne te mos e lexosh shkrimin deri ne fund.
Problemi i shthurjes së shkrimit shqip është serioz dhe më se i zakonshëm,që po shfaqet kudo e kurdoherë prej gabimeve me dorë dhe me tastierë.Prof.Memushaj është një përdorues profesionist, një shkencëtar i gjuhës shqipe,prandaj duhen dëgjuar këshillat e tij kurative.
Broçkullat e Sumerrotakaka,dhe thotë se “ë” te zëvendësohet me “e”,se dublimi i shkronjave italiane është tmerri i perdoruesve,jo lehtesim i tyre,si gjuha më e artikuluar në familjen e saj,se ndërrimi “tasteve” të tastierës është një veprim i thjeshtë që mud ta bëjë çdo përdorues,se Prof Mejdani ka nevojë për leksione që të njohë mbiemrat”,janë delirancat e atij që di atë që nuk e di sepse i duket që bën shkencë duke dalë malit për shkarpa.
JA NJE TJETER PUSHT
qe mbledh perzevative per tu ushqyer dhe jo shkarpa per tu nxehur, qe natyrisht e ben familjarisht, me mamushke, motrushka e pirdhushkat qe dredhin bishtin rrepirave te Babruse.
Une jam shqiptar me prova mijevjeçare te ekzistences ne keto troje, ti dhe bisht dredhurat tuaja sigurisht keni zbritur nga thynajat e Trebeviç-it apo te Pançiç-it, per te na qelbesuar per deri pleherishten e Sharres.
Kjo eshte pikerisht edhe tmerri juaj per shqipen, nje thjeshtim i saj ne te shkruar, pa humbur shqiptimin korrekt te saj, ju nxjerr ne pah si kelyshe zagaresh qe keni qene dhe do ngordhni.
Ore XUME ,po ç’ide qënka kjo për heqjen e Ë-së dhe Ç-së nga përdorimi i shkrimit mo djalë, Në vend që të KËRKOJMË TË VENDOSEN TASTIERA ME GJUHËN SHQIPE KËRKOJMË HEQJEN E Ç-së DHE TË Ë-së NGA PËRDORIMI,???? DJEGIET MASIVE TË HASHASHIT NË LAZARAT E GJETKË PASKAN BËRË EFEKTIN E TYRE NË POPULLSI
O KERNACKE E peLESHIT,
e di ti qe je shembulli me praktik i efektit te heroines (se mariuanen e ke braktisur tashme qe kur sat’eme ja varen bolushkat e tyt’eti ne qafe) ne nje te droguar klasik? Tenton te shkruaje (kur eshte esull) me germa sa me te medha, sepse çdo gje i duket infinitisht e vockel. Edhe bajgat qe jot’eme fergon çdo darke per te te shuar etjen per heroine, i ndjen si grume japraku, te permjerret si çaj (e shikon qe e perdor “ç”-ne) Vendreshe, pordhet e tet’motre si kenga e fundit e Eli Fares….
Ku e gjete “ç”-ne ne te dy format, qe qenkerkam kunder perdorimit te tyre ? E di ti o qyfke maliqi qe korçaret i kam urryer gjithnje ne jete, ne univesitet, ne emigrim, jo per kurrnacerine e tyre legjendare, po per moralin brenda-muror te degjeneruar, te ndyre, pushto-shkerdhor !
“Ç,ç”-te jane te pa zevendesueshme edhe per mua qe jam shqiptar nga Shqiperia, sepse eshte e veshtire te pranoj te te quaj “macok” kur je nje “maçok” i tredhur, eshte veshtire te te nxjerr lakrat ne shesh, qe kur u bere me mustaqe si ato te Çelo Picarit dhe jo te “Celos”, eshte e dhimbeshme te mendoj se Braçua i Beratit, e kishte fjalen per ty kur i kujtoi asaj deputetes PD-iste se ç’kishte mes shaleve çader-mbajtasi i Edi Rames…
Edhe nje here kerkoj falje Profesorit te Thanos, qe dikur, me sa kam lexuar diku ne internet, paskemi frekuentuar te njejten shkolle fillore (natyrisht ne kohe te ndryshme) atje tek “shtepia e Çamit” ne Skele, ku edhe ne oret e matematikes detyrohesha te recitoja per gjysme opingaret, “O moj Shqypni, e mjera Shqypni, kush te ka qite me kry ne hi”.
Sume Proto, në Greqisht do të thotë Bythae parë, dhe unë e besoj se ti sume je i proto,sigurisht satëme nuk ja kalon dot se ajo kishte sume më të mirë ,e verifikuar kjo nga drogaxhinjtë e mëhallës,në kuadër të ndihmës që jepnin për plotësimin e nevojave seksuale të satëme sepse babai i kishte varur zilkat në tel the u thanë më shumë se ç’duhej,
Llogjike më duket të urresh Korçarët pasi nuk na pëlqejnë sumet e burrave por ato të grave,dhe për këtë xhelozia të ka errur sytë dhe ishte arsyeja kryesore që nise drogën,megjithëse i droguar ke qënë gjithmonë NEJSE TË SHKUARA po të them unë.
SUME PROTO TAPA do të duhesh të queshe ti sepse i dshur SUME nganjëherë duhet të vesh edhe ndonjë TAPË nuk lihet SUMA hapur gjithnjë e kanë thënë edhe shkencëtarët,SUMA e hapur tej mase sjell PURTHË.
SUME PROTOTAPA po e le me kaq se mos nisën dhe të merakoset SUMA për TAPA të MIRA dhe TË MËDHA ,dhe futesh në harxhe për të erdhur në KORÇË kemi tapa të mira ne,por problemi ta thashë qëndron se na PËLQEJNË SUMAT E GRAVE jo të burave(me 1 r), Pyet të TËMË do ta konfirmojë.
KOR-ÇARE I SHURREGOJUAR
Me qe kur dole nga mes-shalet e sat’eme, re ne te dhjeret e sapo bere te te parit te fshatit tend korçar, po perpiqem te te ndreq pak qafeshtremberimin qe te shoqeron qe nga ajo dite fatzymte per çdo qenje njerezore.
Une kam patur fatin dhe mundesine te hulumtoj arkivat e Korçes, ku pjesa dermuese e tyre flet per nje xhengije (jot’eme) qe kercenonte seks-paguesit e saj me dobecin e Iljaz bej Mirahorit. Aq e frikeshme ishte bere sa edhe sot, kur kurvat e rrugeve (jot’moter, jot’bije, gjyshja bythedredhur qe te pagezoi ne halene e Hamamit te Fejzollareve) tentohen nga kodoshet e lagjes se hamameve Ivlanka, zbulojne shalet ku shkelqen i frikshem dobeci i mirahoreve.
Ju jeni spurdhjaket e Shqiperise, qe nje fare sulltan Bajaziti, ju mblodhi ne nje moçalishte mes kalase me mure qerpiçi e Peshkepise se bajgave helmuese, per t’ju quajtur, ashtu siç ishit dhe jeni : kor (zemer) – çare, shpirt-çare, bythe-çare.
Sepse edhe sot nuk dihet nga erdhet, ku jeni e dijme, ku do ju shpjerdhim nuk e dini…
Nuk mund t’ju mbroje as edhe çdo i shenjtuar i Manastirit te te Pordhuarit, ku mbani shprese, se shpifja qe ngjallni kudo ku gjendeni, eshte me e madhe se çdo bushterim i sojsezeve te rraces tende.
Aq te trashe jeni si rrace, sa edhe, me kujtohet nje here nje kor-çarke qe ngordhi pa nje thinje ne koke, kur i kaloni te gjashtedhjetat, thinjat per ju jane nje raresi, shenje tipike e psikopateve bipolare.
Aishja e Mirahoreve, kur irakenet i vrane te vellane, Muhametin, ne afersi te Bagdadit, ne nderim te tij, ndertoi pas Xhamise se Madhe, nje shurrtorhane, ku u flijua deri na vdiq e mbytur nga te shurruarit e kor-çareve si ti. Pusht !
Sume PROTO TAPA, MOS U BEJ XHELOZ DO GJESH NDONJE TAPE EDHE TI PER SUMEN, JA DIL NJEHERE NE SEMAFORI SIC DEL JOT MOTER JOT SHOQE DHE JOT BIJE, DHE KU I DIHET TE NDRIT FATI SI SAT GJYSHEJE NE BORDELL, NDOSHTA KALON NDONJE I “URRITUR” SEKSUALISHT DHE TA VERSHELLEN.
E KUPTOJ XHELOZINE NDAJ KORCAREVE SEPSE NGA NE MUNDESH TE SHKRUASH SHQIP SOT, NDRYSHE DO VAZHDOJE TE ISHE QYMYRXHI I PASHKOLLE ASHTU SI BASHKATDHETARET E TU NE ARABI DUKE U CJERRE ME THIRRJET DUM BABEN, POR MEGJITHE MUNDIMIN TONE TE TE SHKOLLOJME TE PASKA MBETUR HUQI I OTOMANCES ,MEGJITHESE NUK KE FAJ TI ESHTE GJAKU OTOMAN QE S’BEHET UJE.KAM LEXUAR NE DISA ARKIVA QE YT ATE LESHONTE SUMEN (BENTE OTOMANCE) DHE KUR NUK GJENTE GJE BENTE DHE OFERTE DUKE DHENE DY SUMA TE TIJEN DHE TE SAT EME DHE TE MBETI KUSURI DHE TY.
PO SHKRUAJ ASHTU SI TE PELQEN TY ME “E” DHE “C” POR MOS E MERR SI APROVIM PER TAPEN QE KERKON PER SUMEN TENDE.
Gjuhën Shqipe nuk po e prish interneti,por papërgjegjësia e përdoruesve të saj, dhe veçanërisht MEDIAT E SHKRUARA DHE INTERNETIKE, POLITIKANËT DHE PERSONAT PUBLIKË,TË CILËT JANË EDHE VRASËSIT MË TË MËDHENJ TË GJUHËS SHQIPE.
Mjafton të lexosh artikujt e botuar këtu në DITA ,ose në TEMA,ose në SHEKULLI etj etj, që të kuptosh MASAKRËN QË I BËHET NGA SHUMË GJOJA GAZETARË GJUHËS SHQIPE. MJAFTON TI HEDHËSH NJË SY FAQES SË EDI RAMËS në fb,në të cilën VETË KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS NUK PËRDOR AS ”Ç” DHE AS ”Ë”,që të mos flas këtu për faqet e deputetëve të thjeshtë SHUMICA E TË CILËVE NGA MËNYRA E TË SHKRUAJTURIT SË GJUHËS SHQIPE TË LENË PËRSHTYPJEN E NJERËZVE ANALFABETË DHE TË PASHKOLLË.
Mjafton të shikoni një emision televiziv,ose një bisedë me Politikanë ose me njerëz të jetës publike dhe do të kuptoni se shumica e tyre nuk dinë Shqip por NJË TJETËR GJUHË ,ATË ALBANISHTE, pra një përzierje ,PAK SHQIP me Shumë Italisht Shumë Anglisht, Shumë Turqisht dhe pak Greqisht.
Në Tv do të dëgjosh fjalë si PEDONALE në vend të SHËTITORE, AZIL në vend të STREHIM, APEL në vendt të THIRRJE-KËRKESË, STRATIM në vend të FILLIM, MAXHORANCË në vend të SHUMICË apo MINORANCË në vend të PAKICË, KREATIV apo KREATIVE në vend të KRIJUES apo KRIJUESE, dhe shumë e shumë fjalëve dhe shprehjeve të tjera.
FAJ PËR MASAKRIMIN E GJUHËS SHQIPE E KINI EDHE JU SI GAZETA,PASI BOTONI ARTIKUJ PA I KALUAR FARE NË REDAKSI DHE PA I KONTROLLUAR FARE,SHUMË HERË DUKE LEXUAR DISA ARTIKUJ KËRKOJA ME GOOGLE PËRKTHYES KUPTIMIN E FJALËVE TË PËRDORURA NGA GJOJA GAZETARËT,PRA E DASHUR DITA NË RRADHË TË PARË MOS KËRKONI QIMEN NË SYTE E TJETRIT POR SHIKONI TRARIN NË SYRIN TUAJ,DHE KËTU NUK FLAS VETËM PËR JU POR PËR TË GJITHA GAZETAT E SHTYPURA APO INTERNETIKE TË GJITHA PA PËRJASHTIM
DRITA MOS ÇENSURO KOMENTET,ÇENSURO GAZETARÇT E TU TË PASHKOLLË,PËRSE NUK BOTON KOMENTET E MIA????