Sekretari amerikan i shtetit, turne në Ballkan, shmang Shqipërinë

Leda Hysa
US Secretary of State Mike Pompeo speaks on Arctic policy at the Lappi Areena in Rovaniemi, Finland on May 6, 2019. - Pompeo is in Rovaniemi to attend the Arctic Council Ministerial Meeting. (Photo by MANDEL NGAN / POOL / AFP) (Photo credit should read MANDEL NGAN/AFP/Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të vizitojë javën e ardhshme Italinë, Vatikanit, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Në turneun që do të zgjasë nga 1 deri në 6 tetor, Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium në Vatikan dhe do të takohet me Papa Françeskun.

Në Romë, do të takohet me Presidentin Sergio Mattarella e kryeministrin Giueseppe Conte

Pas kësaj, kryediplomati amerikan do të shkojë në Mal të Zi e më tej në Maqedoninë Veriore ku do ta presë Presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, tha se këto vizita do ta vinin theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerim.

Ai tha se do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim.

Por i pyetur nga Zëri i Amerikës, se pse Sekretari i Shtetit nuk po shkon në Shqipëri, zyrtari tha se arsyeja është thjesht se Pompeo po shkon për tek vendet e sapo anëtarësuara në NATO.

Megjithëse vizita nuk ka për synim bisedimet e Kosovës dhe Serbisë, zyrtari tha se emërimi i zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm për Ballkanin, tregon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e problemeve në rajon. Turneun e tij, Pompeo do ta përfundojë me një vizitë në Greqi.

l.h/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *