Nga Abdurahim Ashiku
Në Dibër, si kurrë ndonjëherë në këto 26 vite të pluralizmit shqiptar, në diku tek 800 kilometra katrore çka mbledhin malet dhe luginën e Drinit të Zi, nuk janë parë kaq politikanë për “metro katror”, nuk janë parë kaq njerëz me pushtet të lartë, nuk janë parë të ashtuquajtur publikisht “kriminelë”, falanga partiake me “grushte metalike” në të dy duart, me armë “të ftohta e të ngrohta”, kaq gojë të hapura sa pëllëmba hyn diagonalisht, kaq çanta të mbushura me para droge e krimi, kaq njerëz të gatshëm për t’u sakrifikuar për partinë e xhepit të tyre.
Në Shqipëri nuk është parë asnjëherë në këto 26 vite të pluralizmit (dhe asnjë kohe të historisë së saj) që një kryetar partie të bëjë kaq shpesh rrugën e mundimshme Tiranë-Peshkopi, të bredhë fshat më fshat, të bujë shtëpi më shtëpi, të premtojë “kanale të zeza e pastrim llomesh”, të kërkojë me çdo kusht postin e kryetarit të bashkisë për beniaminin e vet.
Në Shqipëri nuk është parë asnjëherë në këto 26 vite të pluralizmit që partitë politike të shtrëngojnë radhët kaq fort, të mblidhen grusht bashkuar, ndarë pa asnjë mungesë, proporcionalisht në dy krahë, në të majtë dhe të djathtë, pro Ramës e Shehut…
Në Dibër thonë se kur i zoti i shtëpisë ka një hall të madh, del vetë e i thirr miqtë në dasmë.
Mbrëmë u derdh gjaku i parë, u përcoll në media fytyra e gjakosur e një administratori të fshatrave që dje formonin komunën e Tominit. Të dy koalicionet fajësuan njeri tjetrin. “Sebepi” tashmë dihet “blerja e votës me para”, blerje e cila në dy ditët që vijnë pritet të shtrojë trasenë e dhunës së madhe, dhunë që ajo e vitit 1996 mbase do të harrohet.
Politika e të dy krahëve, në pamundësi që t’i japë Dibrës alternativë zhvillimi mbi bazën e burimeve të shumta të nëntokës e të mbi tokës, të dorës punëtore të burrit dhe gruas dibrane, për alternativë ka blerjen e votës, blerje që ndodh vetëm në një vend ku shpresat janë shuar. Dhe dibranit shpresat i janë shuar, drutë janë të njomë e unori nuk lëshon xixa mbi eshkën e lagur e zjarri nuk nxjerr as tym e as flakë…
E vetmja alternativë është të shtrijë dorën, ta shtrijë si në elegjinë e Migjenit: “Zotni, zotni, të lutem, zotni, ma fal ndoj send!
“Të gjithë drejt Dibrës!”- vikaste me gërma të mëdha gazeta e opozitës.
“Të gjithë…”
Nuk mjafton Basha me grupin e vet kuvendar. Nuk mjaftojnë ish ministrat dhe ish drejtorët e drejtorive të rrjepjes së popullit. Nuk mjaftojnë të akuzuarit për korrupsion që i presin “shtatë dritaret”. Duhet edhe elita e dhunës, bijtë e 1996 që e hodhën si të vdekur në përroin e Ostrenit kryetarin e Partisë Socialiste të Bulqizës Muharrem Kola. Duhen edhe ata që e dhunuan barbarisht Bexhet Kalecin, e nxorën në televizor dhe e akuzuan se ka vjedhë votat kur ata, siç u dokumentua më vonë, kishin vjedhë jo vetëm votat e Dibrës për tu krenuar se fituan 8:0, por votat e të gjithë Shqipërisë…
“Të gjithë drejt Dibrës!”…
E frikshme kjo thirrje…
E kam jetuar me therje në palcë njëzet vjet të shkuara, ato ditë të tmerrshme, para e pas 26 majit 1996.
“Të gjithë drejt Dibrës!”…
Ndaleni këtë rrjedhë të zezë, ndaleni që Dibra të bëjë vetë zgjedhjen e saj, si e ka bërë në histori, pa pari e pa parti. Mos e gjakosni Dibrën….
Nuk është më ‘96-ta. Falangat e krimit janë shtuar, janë në të dy anët, djathtas e majtas, me uniformë e pa uniformë, me gjithë mëninë dhe egërsinë e shpirtrave pa shpirt.
Dje në tokën e lashtë të Dibrës ra një pikë gjaku…
Mos lini të bëhen dy, katër, tetë…shi e breshër që nuk e lan as Drini, as Buna, as deti…
Mos i vini Dibrës një damkë që as turku e as serbi nuk ia vunë dot.
Mosni bre, ju bëj rixha!
Shënim: Për kujtesë kohës së mbrapshtë “maj 1996” po përcjell një fotografi me pamjen ogurzezë të detashmenteve partiake në një qendër të rrënuar votimi…

Pa e lexuar artikullin tuaj bera nje koment per Majin e 96! Na rahu Berisha, njerezit e tij dhe kur u kthyem ne ore 3 pasdite zgjedhjet kishin mbaruar ! Spikerja e TVSH thoshte se PD kish fituar zgjedhjet! Kjo eshte PD! Ky eshte Sal &CO. Kriminelet jane bere deputete te PD! Basha tardhetari hajduti eshte bere mekembesi i Sales!
Me siguri ere ridhjerje po fryen,se ata vazhdojn te qelben tesh 75 vite.
O markuc gjalle qenke o lumemadh prandaj vinka era e keqe sot de qenke ne linje ti, ik r laju se qelbe vendin o zhuls,
Pergezimet e mia me te perzemerta, Z. Ashiku! Nje shkrim mbreselenes, plot me thirrje njerezore per te respektuar popullin fisnik te atyre trevave, te cilat jane nder me te dalluarit per atdhedashuri, bujari dhe trimeri. Uroj qe thirrjet tuaja fisnike te mos bien ne veshe te shurdher, si ndodh rendom ketu te ne.
Faleminderit Guri Shyti ! Respekte !
U qënka ngjallur ky ujku M,,,tha që iku por sa erdhi e hapi oreksin me ato prodhime që i ka aq shumë qef
Ne rast se ndjekin linjen e Abdurrahimit dibranet bejne mire te bojkotojne zgjedhjet sepse kjo eshte e vetmja zgjedhje qe i pergjigjet zhgenjimit nga e majta dhe nga e djathta. Ja te shohim sa prej tyre do ti rezistojne thaseve me miell te ofruar bijarisht nga politikanet.
Ne diber nuk do kete me gjak,se ne diber ka burra qe e dine shume mire se kush don gjak,po ka dhe burra qe te drejten dine ta mbrojne dhe me gjak,kjo ka ndodh historikisht,por ka ndodh me pushtuesit,kurse keta burrat qe kane pushtuar dibren keto dite nuk jane aq trima sa shiten,te gjithe e kane mender bythen me vete dhe e pysin menderen mire para se te ndermarrin ndonje veprim,se kane ndryshuar koherat dhe pervec votes se popullit asnje veprim tjeter nuk do kete sukses.Te henen cdo gje do te jete e qarte.
Ashikun e kam njohur ne Greqi,kur luftonim me dhemb per buken e gojes.Ai punonte si emigrant,por dhe i pasqyronte jeten e emigrantit ne shtyp.Ky burre paksa i thinjur me jepte pershtypjen e nje fisniku prej Dibrei,dhe me ngjllta respekt per te folmen e bukur dibrane.Nga te tillet pret jo vetem shkrime te tilla tere buke dhe me njohje,por dhe finesen e analizave politike.Respekte…
analisti……analiza jote eshte shume korrekte,por……..koha e pushtimit e Qen Salih Karaxhicit ka ndikuar edhe tek populli I mrekullueshem dibran.Dhuna e rruges eshte shume e frikshme per popullin fukara.U befte ajo qe thua ti!