I nderuar zoti Thano
Bashkeqeverisja si nocion politiko-filozofik nenkupton kulmin e realizimit te demokracise dhe shtetit ligjor ne nje vend te caktuar! Si e tille ajo duhet te vendose qytetarin ne qender te vemendjes se qeverisjes ne te gjitha fushat e jetes,ne planifikimin e strategjive te zhvillimit te vendit,ne percaktimin e prioriteteve te zhvillimit deri ne dhenien llogari para tyre per funksionimin e shtetit ligjor!
Mbi te gjitha qeverisja si e tille duhet te respektoje ne te gjitha hallkat e saj nga lart e deri poshte kerkesat,ankesat dhe denoncimet e qytetareve duke u krijuar atyre te gjitha mundesite e nevojshme me te gjitha menyrat qe t’I shfaqin ato atje ku lindin konfliktet! Ajo duhet te trajtoje ne menyre te barabarte te gjithe qytetaret pavaresisht nga vend banimi,feja dhe idea pa diskriminuar asnje!
Zeri i qytetareve duhej te respektohej ne te gjithe piramiden shteterore,ne menyre qe te gjithe zyrtaret e pushtetit qendror dhe vendor te jene vazhdimisht nen kontrollin masiv e te perhershem te qytetareve qe nga qeliza me e vogel te pushtetit!
Zgjerimi pa fund i ketyre hapesirave te qytetareve per te dhene gjykimin e tyre per funksionimin e administrates duhet te jete perparesi kryesore e qeverisjes, ndersa “shtetezimi” i tyre duke i grumbulluar keto mundesi vetem ne majen e pushtetit e zhvlefteson demokracine dhe e ben “bashkeqeverishjen” formale,vetem per imazh mediatik !
Kur degjuam per here te pare z.Rama te shpaloste “bashkeqeverisjen” u gezuam se tani do marrim fryme lirisht nga nje periudhe e erret e nje demokracie pompoze, qe mbolli shkaterrim,korrupsion dhe percarje te popullit!
Per kete arsye populli me shumice e votoi PS si shpresen e vetme per momentin, te jetes se popullit!
Te gjithe e ndoqem me vemendje te madhe premieren e “bashkeqeverisjes” ne Berat,ku vetem pas nje kritike te nje qytetari beratas,kryeministri Rama shkarkoi nga puna te 16 punonjesit e Aluiznit atje! Eshte e vertete,se pas ketij mesimi tregues e gjithe administrata shteterore u shkund dhe kudo ndihej nje gatishmeri e papare per respektimin e kerkesave dhe ankesave te qytetareve!
Takimet e shumta te kryeministrit Rama me qytetaret per disa muaj e mbajten te karikuar ne kulm nje shtet te tere,por kjo vazhdoi deri sa vete kryeministri, si duket i lodhur tanime,nxorri nga “furri” i tij “simiten perveluese” , portalin “Shqiperia qe duam”!
Qe nga ai moment qytetaret po ndjenin se dalengadale po zvarriteshin neper zyra, po u shkeleshin te drejtat, ligjet dhe se pa mik e ryshfet nuk mund te behej gje,por edhe duke u ankuar ne te gjitha shkallet e pushtetit askush nuk merrej me ankesat qe ju drejtoje,por te percillnin perseri tek ai per te cilin ti ankoheshe!
Dhe kjo u pa qarte ne vershimin gjithnje e me shume te qytetareve qe t’u drejtohen gjykatave edhe per gjera te vogla,se askush nuk te degjonte, duke luajtur rolin e shejtan budallait!
Si qytetar i ketij vendi, qe me dhimbset shteti ligjor, gjykoj se “bashkeqeverisja me qytetaret” e reklamuar nga kryeministri Rama si shpetimtarja e demokracise ne Shqiperi, ka çuar ne rrenimin e shtetit ligjor, te demokracise dhe ka nxjerre jashte loje te gjithe administrates qendrore dhe vendore!
Ajo ishte nje eksperiment i deshtuar qe e ka pranuar edhe vete ideuesi i saj, kryeministri Rama ne takimin javor te dates 21.11.2018,qe deklaroi se:
“Ne fakt, Platforma eshte nje inovacion qe ve teknologjine ne dispozicion te cdo individi dhe transformon nje here e pergjithmone zyrat e ashtuquajtura te marredhenieve me publikun neper institucione, duke krijuar nje nivel te ri pergjegjshmerie te shtetit dhe nje nivel komplet te ri marrje pergjegjesie te institucionit. Deri dje nese do merrnim perseri shembullin e zonjes Drizi, zonja do ishte pre e ecejakeve ne te ashtuquajtura zyra te maredhenieve me publikun, do shkruante letra qe nuk do i lexonte askush. Ne rastin qe do shkruante edhe ne kryeministri, do te merrte pergjigjen “drejtohuni tek institucioni perkates”, qe perseri nuk do pergjigjej dhe faktikisht sot do ishte pa pune”!
Me shqip se kaq nuk mund ta sqaronte askush demin qe ka shkaktuar e famshmja “bashkeqeverisja” shtetit ligjor,demokracise dhe rrenimit te administrates se sa krijuesi i saj!
Fatkeqesia me e madhe e zotit Rama,qe kujton se vetem nga mendja e tij duhet te dalin te gjitha idete e reja eshte se ne kete rast ai nuk ka kuptuar ne realitet qe kjo “bashkeqeverisja” merret me pasojen dhe jo shkakun! Se shkaku i ankesave, edhe ne platformen kryeministrore jane paaftesia dhe korrupsioni i zyrtareve dhe zoti Rama me kete duhet te merret e jo te shpike sajesa amorfe! Se bashkeqeverisja eshte fryme e jo institucion, qe me llamben e Aladinit te ndreqet cdo gje ne Shqiperi!
Para disa muajsh zoti Rama deklaroi se rreth 400 zyrtare te 9 ministrive nuk u ishin pergjigjur ankesave te qytetareve! Po keta 400 zyrtare mund te kene patur jo nga nje ankese per te zgjidhur por 5-6, pra shkon shuma ne mijëra ankesa pa pergjigje! E kujt i sherbejne ne fund te fundit keto shifra kur keto neglizhenca nuk jane kapur ne kohe qe jo vetem te zgjidheshin ankesat,por edhe te viheshin para pergjegjesise fajtoret?
Nje shtet qe ka privatizuar cdo gje me tendera dhe koncesione dhe luan vetem rolin e taksidarit, kur vjen puna tek thelbi i demokracise sic eshte degjimi dhe zgjidhja e ankesave te qytetareve shkaktuar nga zyrtaret e pa afte dhe te korruptuar te ketij shteti i ka “burgosur” ato ne nje dore te vetme !
Unë kam dy vjet qe jam ndeshur me te gjitha hallkat e ketij pushteti arrogant e te paafte. Ja ankesa ime:
Ka dy vjet qe djali im eshte larguar me banim dhe pune te perhereshme ne SHBA,ka kerkuar mbylljen e kontrates me UKT, por keta jo vetem nuk e kane mbyllur,por vazhdojne te dergojne faturat me taksat vendore, ne shkelje te Kodit Civil dhe te vendimit te Keshillit Bashkiak Tirane nr.59/2015, qe percakton se ketyre taksave u nenshtrohen vetem personat qe banojne dhe punojne brenda teritorit te Bashkise se Tiranes!
Asnje institucion nuk me dha pergjigje ligjore, askush nuk kundershtoi aktet ligjore e nenligjore qe u isha referuar per te denoncuar shkeljen, ndersa kur i drejtova mesazh kryeministrit Rama, m’u pergjigj se “UKT nuk varet nga qeveria”! Pas kesaj pergjigjeje pa pergjegjesi dhe arrogante iu drejtova KLSH, qe me dha te drejte ligjerisht ne ankesen time, por qe rekomandimet e tij as UKT e as Bashkia e Tiranes nuk i pranuan!
Pyesja veten: Si ka mundesi per nje gje kaq te qarte ligjerisht te mos reagohet drejt? Mos valle keta zyrtare jane te paafte apo te djallezuar per te pranuar se kane shkelur ligjet? Korespondenca ime me te gjitha keto institucione verteton se kemi institucione ku juristet ose injorohen, ose ata u sherbejne vetem vendit te punes e jo ligjit!
Pergjigjen e sakte te kesaj situate e mora vetem keto javet e fundit kur ndoqa per 20 dite komedine groteske te politikes me titull “Gjenerali Aktiv” “vene ne skene” nga presidenca dhe kryeministria shqiptare!
Per deri sa kokat e shtetit nuk njohin legjislacionin,por nuk njohin as kuptimin e fjaleve si “AKTIV”,ne rezerve apo lirim per ushtaraket duke u bere gazi i botes dhe duke lene ne amulli nje ministri te rendesishme si ajo e Brendeshme derisa detyruan edhe autoritetet e SHBA te qortonin rastin, si t’u ankohesh atyre per vartesit e tyre me poshte qe vegjetojne neper zyra vetem se jane militante ose te punesuar me rruge te pa merituara?
Si te mos kete zvarritje, shkelje ligjore dhe korrupsion ne administrate kur mund te jene me qindra e mijra qytetare te larguar nga Shqiperia ne kushtet e djalit tim dhe u dergohen fatura te tilla ne shuma qe mund te shkojne ne disa miliada leke ne vit, qe eshte nje vjedhje shteterore?
Si ka harruar vete zoti Rama qe nenvleftesoi denoncimin tim, se edhe ai vete sot mund te mos ishte kryeminister, bile as qytetar i lire, por ne burg, nëse nuk do ishte filmimi qe nxorri te verteten e krimit shteteror te 21 janarit?
Zoti Rama! Pranoje pa kokfortesi e kryenecesi se ke deshtuar me “bashkeqeverisjen” dhe ktheji demokracine popullit shqiptar pa lajle e lule! Se ajo nuk ndreq shtetin ligjor,por vecse i ve ca mballoma nje rrobeje qe griset per dite! Ju na ftoni per dite qe te denoncojme korrupsionin,por ju ne te vertete na e keni mbyllur gojen! Vetem qytetaret qe jane viktimat e vetme te paaftesive dhe korrupsionit shteteror mund te japin informacion te sakte, pa interes dhe te perditshem per çdo zyrtar te shtetit!
Sherbimin e tyre e keni falas zoti kryeminister,prandaj mos e refuzoni!
Vladimir Dushniku, anëtar i PS
Bashkeqeverisja,vazhdon te dirigjohet nga nje tru narcisti dhe frikacaku te semure dhe per me teper i atrofizuar nga mbi dy dekada ne pushtet,duke prodhuar paradokse ekstreme dhe zhvillime vetvrasese per shtetin dhe demokracine:
Propozon per ne Keshillin mbikqyres te Bankes se Shqiperise,nje nga perfaqesuesit me ne ze te ndraghetes shqiptare(mafia fshatare),ridvanboden nga Rakicka.
Pa perdorur kontrollin juridik,boll ti shikosh pronat,apo ndryshe permendoret e korrupsionit,qe ka pervehtesuar apo ngritur bode gjithandej,ky person perben produktin primar,per qellimin me te cilin u ngrit Vetingu.
Ahere cfare eshte ky nivel i vertete marrezie ekstreme,me te cilin,Edi Rama,vret dhe poshteron kryeminstrin dhe votuesin shqiptar.
Prandaj,shume thjeshte ky aventurier duhet zevendesuar,per tu mos i integruar me tej marrezia e tij tej ,por kurren e kurres,te vije perseri banda e bodes,qe ckermisin dhembet,nga ku i kullojne jarget,aty jashte te ne rruge te flakur,nga shqiptari i thjeshte
Haram,haram,rama,vota qe te dhane bashkekombasit,haram o bukeshkale,dhe mosmirenjohes i shperfytyruar!.
Behet keshtu o nderuar leterdergues. Mos e ngri artilerine gjer tek Rama, se ne jemi ushtri pa topa. Diten qe bere kerkesen kopjoje dhe kerkoji personit ne Ukt te firmose qe e pranoi kerkesen. Kopjo edhe pergjigjen dhe merr nje avokat te mire. Biles merr ate Bashkimin qe ka kapur Izeti, se ai ia ben dermanin sulmit mga ajri. Mos u merr me portalin dhe Edin, se te dy ata s’bien aq poshte sa te merren me popull. Vetem thuaj Bashkimit te ule pak tarifen, se golemasit jane patriote. E ke gjyq te fituar, se qysh ne momentin qe djali yt eshte bere rezident ne Amerike ( kerkoji certifikaten, perktheje dhe legalizoje) kuptohet qe shkeputet nga vendbanimi i meparshem. Kerkesa per prerjen e furnizimit me uje dhe korrent eshte legjitime. Psh, eshte praktike ne gjithe boten qe kur ti vendos te shesesh shtepine dhe kjo do kohe, 1,2,3 vjet, prish kontraten me furnizuesit dhe le te beje kontrata te reja ai qe e blen. Gjyqi eshte i fituar, biles avokatin e paguan pala qe humb, ke te drejten e kthimit te pagesave fiktive nga periudha qe pergjigja nga UKT te erdhi negative.
Kohe e bukur, kapteri I bunkerit I vjen ne ndihme kapterit
te tunelit , ne hallin e madh te tij. Histori kapterash,qe te bejne per te qeshur. Eshte me mire te jeshe ne mes te kapterave se sa ne mes te mashtruseve .
Ca te bejme o Tuf, bejme muhabet.Po ty qe dashke te na hysh ne mes, nga te kemi bre? Nga partia e pederasteve?
Upsss se per pak harrova kete “grenxen” me kater tyta
[ https://66.media.tumblr.com/d199738d00abc9e838d9c1844a42a39d/tumblr_pesxdjjoZB1u0l55ro1_1280.jpg ]
Mos ma merr per ters miku im Tartuf, por gjimoni ne kete forum eshte si puna e atyre monumenteve qe ruhen nga shteti. Lojra fjalesh durojme te gjithe, por s’duhet tepruar se fundja pune pa bereqet.
Tani meqe fjala ra per “mungese topash”, le t’i therrasim pak memorjes dhe te sjellim para sysh vitet e krenarise ushtarake, kur tyta e ketij perbindeshit ketu poshte (foto 1) ose qendronte non-stop ne gjendje gadishmerie luftarake, ose shoqeronte me kolumatore MIG-at (foto 2) gjate fluturimeve stervitore.
1) [ https://66.media.tumblr.com/5ed967596d634bb5a2be77f9d6d94da7/tumblr_pdf5wxuxzx1u0l55ro1_1280.jpg ]
2.) [ https://66.media.tumblr.com/689e997149eac040177f2ae51d7dcd13/tumblr_pf2fkbN5xt1u0l55ro1_1280.jpg ]
Mikut te zgjuar dhe qe nuk mendon sy ti,por ndryshe,nuk
I miren ters kuvendimet . I shikoj dhe grykat dhe aroplanet,
por te shkretat as u shkrepen dhe as u ngriten !!! Jan te
tjere ata qe I shkrepin dhe I ngritin,ne si popull I vogel mire
eshte te mbushim barkun me buke. Per gjermanin kam
mendjen se qendron ne shkalle te larte per ta kundershtuar,eshte fatkeqesi ta ureshe se shikon majtas kete ushtarak te ketij populli. Te tjerat jane brockolla per kalim te kohes. pershendetje si gjithmone
Tap Topi tim. Gjermani tim I fundit,po me fole per dava
partishe te kam bene [ hajt ] duke futur dhe partine e pedereve Brenda. Jam riprodhus dhe qefli I ducit .
Me vjen keq se jam ne prag te pensionit ,dhe kjo fjala pension me ve friken ,per ate qe te thashe me larte . [ducin ]
Qe thua ti miku im Tartuf (sikur dolem nga tema po nejse), qysh pas L2B-se jane shkrehur shume pak topa. Ne Evrope jo e jo. Edhe pse mirembajtja e tyre kushton miljona, prodhimi i tyre nuk resht, pasi pa to mbrojtja as qe mund te konceptohet.
Pavaresia territoriale vlen per sa kohe ne rajon sundon paqja. Ndryshuan pa pritmas e pa kujtuar rrethanat, (historia na e ka mesuar shpesh nje gje te tille) s’mund te ngresh duart lart nga qielli dhe t’i falesh zotit atje lart (aleateve te bllokut ushtarak) te te marrin urgjentisht ne mbrojtje.
Ki parasysh se nje dite lufte sot, sjell pasoja edhe me te renda se sa para gjysem sheklulli nje muaj i tere, prandaj eshte mjaft e rendesishme qe te kemi te pakten minimumin e mbrojtjes qe patem dikur.
Ti ma gezofsh pensionin, pa per te tjerat vari hebet. Per mua partite i ka marre lumi me kohe e me vakt. Sot po perjetojme kohen e cetave dhe bandave me nga nje pronar dhe dhjetra zagare. Pastorit tim kjo lukuni te babeziturish i marrin te keqen. Edhe ai mendohet mire para se t’i turret pjates me koke.
TAP Topi, i nderuar pronar i gazsjellesit te madh transadriatikThem pronar, se per ne popullin u mundua TAP-i, qe t’ia bejme def varferise. Topi me i madh ka qene Berta, me emrin e njeres prej vajzave te Krupp-it. Thone qe do benin edhe nje supertop, provoi edhe Sadami, por s’e bene dot. Qekur filluan te prodhohen leshuesit reaktive artilerise sikur i ra rendesia. Qe nje lende me vete qe quhej BTNA, nga nje qyfyr e pedagogut qe tha se muzhiket kur bente ftohte e s’kishin me vodke zberthenin tapat dhe pinin lengun e amortizatoreve qe quhej Steoll-B, beme nje llogaritje sikur nje top 122 fushor te mos kishte amortizatore, sa i gjate duhej bere bazamenti, ne mos gaboj dilte mbi 150-170 metra. Muhabet po bejme,,te rroje Thano qe na ofron tavolinen pa leke ne pensionisteve se kafene e sjellim vete nga shtepia. Te rrojne edhe partite, edhe partizanet, edhe pardesyte e bardha (dhe te zeza), qylafet me shkabe dhe ata pa shkabe, te rroje edhe duc-ja qe thote Tufi,;se ne topat per te shtene i kemi Gjithmone gati.
TAP-i qe thua ti, eshte vertet tifoz personal i nje producenti me emrin Bohlen, por ai s’ka lidhje fare me Berten e Krupp-it. Ai s’eshte absolutisht as pronar, dhe as aksionar, por thjesht nje spektator i vemendshem i aktrimeve amatore te kllounerve te vetequajtur politikane.
Themawechsel…
Muzhiket pinin lengun e amortizatoreve? Hahaha, per surpriza je i vetmi gjimono. Eh sikur ta dije ti se ku ka mbetur monstra e fundit e perdorur ne shtator te dyzetekatres per te shtypur kryengritjen e Varshaves. Berta trashaluqja dukej sidoqofte si pilivese ne krahasim me “elefantin” qe mbante emrin e diplomatin prusian Gustav.
[ https://oldmachinepress.files.wordpress.com/2017/05/schwerer-gustav-firing-test.jpg ]
Perjashto leshuesit reaktive, sot ne luften moderne nje rol te rendesishem luan zjarri indirekt me kombinim armatimesh… Kapitull me vete ky, po nejse. Tung.
Rama eshte fatkeqesia e shqiptareve se na e humbi besimin se Shqiperia mund te behet e jetueshme per te gjithe njelloj!
Shtroje ceshtjen ne organizaten baze te PS.Sekretari ja con rilindjes dhe rilindja kryemashtruesit te saj,Edvin Rrumpalles.
Neser ne Erbyth tv do ta shohesh ne lajme qe do te te kthehen paret
Por ceshtjet e partise nuk behen muhabete pazari.Nuk qellohet partia me gure.Mbaji gurret ne xhep o Ladi!
Mire Rama qe nuk ka interes ta lexoje kete akuze ndaj tij,po opozita pse nuk e shfrytezon,qe t’i kerkoje Rames interpelance ne Kuvend dhe Bashki,qe t’i nxjerre bojen ne vend qe merren me babalet e kota qesharake?
Kjo opozite nuk ka kauze hallet e popullit por ruajtjen e kokes se vet!
Po antare te PS qe e lexojne kete shkrim akuze,pse nuk ngrihen t’i kerkojne llogari sulltanit te tyre qe po tallet ndyresisht ndaj tyre?
Sa i lumtur eshte ky populli yne,qe edhe e di se mund ta vjedhin,ta denigrojne,t’i bejne padrejtesi etj,kurre nuk di te ankohet individualisht,por vetem kur ngrihet turma per t’i vene zjarrin vendit!
Dhe pastaj thone se nuk kemi qeveri te mire!
Po vete ky popull,pa sindikata,pa protesta,pa gjak revoltues etj,pse hesht kur Rama tallet me fukarenjte dhe sot ne cdo zyre qe te shkosh jo vetem nuk te pret njeri,por as ankesen tende nuk e lexojne!
Doni fakte?
Lexoni me siper se si e pranon kete menxyre vete Rame karagjozi,qe te bindeni!
Hallall ta kesh kete lloj qeverie,o popull turme!