Që nga muaji prill i vitit 2015, ka hyrë në fuqi sistemi me pikë i patentës. Por shoferët janë pak ose aspak të njohur me këtë praktikë.
Policia Rrugore si dhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, sqarojnë se ky sistem funksionon.
Që nga koha e aplikimit e deri më sot, të dhënat flasin për 16 mijë drejtues mjetesh, që u janë hequr pikët.
Por që të njihesh me pikët që të hiqen, nga 20 që ka në total çdo shofer, në rast shkeljesh, duhet të kesh njohuri të mira kompjuterike. Ata që punojnë në administratën shtetërore, e kanë më të lehtë, pasi hyjnë në portalin “www.e-Gavormant.com” dhe mund të kryejnë verifikimet, raporton Vizion Plus.
Ndërsa të tjerët duhet detyrimisht të trokasin në zyrat e Policisë Rrugore ose të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit.
Por ligji detyron nëpunësit që të informojnë shkelësit përmes rrugëve elektronike, dhe me shkresë zyrtare. Megjithatë, deri më sot, ky rregull nuk zbatohet. Aq më shumë bie neësy ky fakt kur shkelës janë qytetarë që nuk dinë të përdorin kompjuterin.

http://www.e-Gavormant.com
o dita e-gavormant funksionon vetem ne kuader te imagjinates se atij qe ka bere kete shkrim qe vetem gazetar nuk mund ti thote vetes, per sqarim me te vlefshem se lajmi juaj c’do qytetar qe disponon leje drejtimi te mjeti mund ti shikoje piket e tij te platforma e-albania ne te cilin regjistrohesh duke perdorur karten e identitetit