Nga Shaban Murati
Gjëra të çuditshme po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Në datën 10 nëntor presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas minisamitit trepalësh në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe me kryeministrin e Shqipërisë, njoftoi se do të shkonte në Paris dhe do të takonte presidentin francez Makron për t’i kërkuar mbështetje për projektin e tij të “zonës së përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore” dhe deklaroi tekstualisht: “Me lejen e Ramës dhe të Zaevit, unë do t’i kërkoj Makronit gjërat, që për ata të dy janë të rëndësishme, dhe gjithashtu çfarë është e rëndësishme për mua dhe do t’i kërkoj mbështetje për këtë projekt”.
Është e habitshme në kufijtë e skandalit që kryeministri i Shqipërisë ka ngarkuar dhe i ka dhënë mandat presidentit të Serbisë t’i paraqesë presidentit të Francës çështjet dhe kërkesat e rëndësishme për Shqipërinë. Është e habitëshme për disa arsye:
Së pari, që presidenti i Serbisë do t’i flasë presidentit të Francës në emër të Shqipërisë. Një tagër, që nuk ia ka dhënë as Kushtetuta e Shqipërisë dhe as parlamenti i Shqipërisë.
Së dyti, Shqipëria është shtet i pavarur, që ka marrëdhënie diplomatike me Francën që nga viti 1945, që kanë ambasada në kryeqytetet e tyre respektive dhe që çdo vit shkëmbejnë vizita zyrtarësh të lartë në kryeqytetet përkatëse dhe marrin pjesë në forumet e larta europiane, atlantike e rajonale, ku krerët e shteteve dhe të qeverive kanë rastin të takohen rregullisht çdo vit.
Së treti, Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s, dhe në bazë të nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s të dy shtetet tona janë të detyruar të luftojnë për njeri-tjetrin në rast sulmi nga një palë e tretë, përshembull nga Rusia. Befas Shqipëria, shtet anëtar i NATO-s, për t’i transmetuar presidentit të Francës çështjet e rëndësishme të anëtarit të NATO-s me emrin Shqipëri, i jep mandat presidentit të një shteti si Serbia, e cila e ka të ndaluar me ligj hyrjen në NATO, dhe e cila çdo vit celebron një ditë zyrtare anti NATO.
Së katërti, presidenti i Serbisë me mandatin zyrtar, që i ka dhënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut për t’i përfaqësuar te presidenti francez, përuron dhe sanksionon rolin e tij si lider i bllokut të ri ekonomiko-politik, të sapo krijuar në Novi Sad, me emrin “zona e përbashkët ekonomike ballkaniko-perëndimore”.
Ajo, që është për të vënë duart në kokë, është fakti që presidenti i Serbisë nuk po shkonte për vizitë dypalëshe në Francë, por për të marrë pjesë në “Forumin e Paqes” të organizuar në 11-13 nëntor në Paris, ku është ftuar edhe Shqipëria, dhe merr pjesë presidenti i Republikës, Ilir Meta. Është lehtë të imagjinohet habia e presidentit francez, kur dëgjon që kërkesat e Shqipërisë qeveria e Shqipërisë i ka ngarkuar presidentit të Serbisë t’ia paraqesë atij, në një kohë që në Paris po atë ditë ndodhet presidenti i Shqipërisë.
Na vjen apo nuk na vjen mirë ta pranojmë, Serbia me këtë mandat shqiptar përfaqësimi shfaqet me një rol të ri të protektorit të Shqipërisë, të cilin vetë qeveria shqiptare e ka autorizuar të bëjë tratativa me kryetarë shtetesh të huaja për çështje të rëndësishme të Shqipërisë. Me apo pa dëshirë qeveria e Shqipërisë i ka deleguar Serbisë sovranitet në një fushë jetike dhe për një atribut jetik të shtetit shqiptar, siç është politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pra menjëherë pas minisamitit të dytë në Ohër të bllokut të ri ekonomiko-politik ballkaniko-perëndimor të udhëhequr nga Serbia, shfaqet asimetria e funksionimit të këtij blloku, i cili meqë është nismë dhe projekt i presidentit të Serbisë, do të drejtohet nga Beogradi dhe nga Vuçiçi si lider rajonal. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që kanë pranuar rolin e vasalit, do të kënaqen duke patur nga një aheng diplomatik serb në Durrës apo në Ohër. Burime të MPJ të Shqipërisë thonë se edhe draftet e dokumenteve të minisamiteve i përgatit dhe i paraqet diplomacia serbe. Serbia pritet të udhëheqë bllokun e ri ballkaniko-perëndimor jo vetëm për çështjet e këtij blloku, por edhe në arenën ndërkombëtare, për çështje që u takojnë individualisht dy shteteve të tjera anëtare.
Në këtë mënyrë, menjëherë pas dalldive falso të firmosjes së dokumenteve themeluese të mikrosamitit ballkaniko-perëndimor, Shqipëria po hyn në rrugën e humbjes së sovranitetit. A është ky sinjali i vetëm i rrokullisjes së sovranitetit dhe pavarësisë politike të shtetit? JO.
Në datën 8 gusht 2019 kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç njoftoi se Serbia do të hapë së shpejti një pikëkalim kufitar të integruar me Maqedoninë Veriut, dhe njoftoi gjithashtu se pikëkalime të tilla kufitare të integruara Serbia do të ndërtojë edhe me Shqipërinë dhe me Bosnjë-Hercegovinën. Kam pritur me ankth disa muaj që njëra apo tjetra zyrë e lartë shtetërore në Tiranë të sqaronte apo të përgënjeshtronte njoftimin e kryeministres së Serbisë për ndërtimin e pikëkalimit të përbashkët të integruar kufitar midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nuk pipëtiu kush. Kam pyetur autoritete diplomatike shqiptare lidhur me këtë njoftim bombë, por ata nuk kishin asnjë dijeni se çfarë po ndodh në tunelin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.
Njoftimin e krijimit të pikës së përbashkët kufitare të integruar midis Serbisë dhe Shqipërisë e dha kryeministrja e Serbisë dhe jo ndonjë tabloid apo portal trotuaresh. Kjo do të thotë që kryeministrja e Serbisë ka dalë me një njoftim zyrtar pasi janë zhvilluar tratativa për çështjen në nivelet më të larta me qeverinë e Shqipërisë. A e din kryeministrja e Serbisë se midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk ka kufij të përbashkët dhe se është absurde të flasësh për pika kalimi të përbashkëta të integruara midis dy shteteve jokufitare? A e din kryeministrja e Serbisë se midis Serbisë dhe Shqipërisë shtrihet një shtet tjetër që quhet Kosovë, dhe i cili ka kufij shtetërorë me Serbinë? Natyrisht i di, por ajo nuk po shprehte opinione për kufijtë, por po jepte njoftimin zyrtar se Serbia do të ndërtojë pikëkalimi të përbashkët të integruar kufitar me Shqipërinë.
Dikush nga nivelet më të larta të Shqipërisë duhet t’i ketë ofruar qeverisë serbe gatishmërinë për të ndërtuar pika kalimi kufitar të integruara midis Shqipërisë dhe Serbisë, përderisa ajo del publikisht dhe e njofton si fakt të kryer se do të ndërtohen, dhe përderisa Tirana zyrtare nuk e përgënjeshtron për muaj me radhë. Nuk përbën habi që kryeministrja nacionaliste e Serbisë nuk i njeh kufijtë shtetërorë të Kosovës me Serbinë dhe as shtetin e pavarur të Kosovës, dhe i ngul kufijtë shtetërorë të Serbisë në kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Çështja qëndron te guximi i saj që të shpallë ndërtimin nga Serbia dhe Shqipëria të pikave të kalimit kufitar të integruara midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe qeveria e Shqipërisë të heshtë dhe as të mos sqarojë popullin dhe kombin se si është e vërteta, pa le më të protestojë, që është një folje që nuk e njohin rajatë. Në mungesë të reagimit të gjatë disamujor të qeverisë së Shqipërisë dhe kur ajo me vetëmohim internacionalist po futet në një bllok ekonomiko-politik të ri ballkaniko-perëndimor nën udhëheqjen e Serbisë, natyrshëm lind dyshimi se cedime të prapaskenshme mund t’i jenë bërë qeverisë serbe lidhur me statusin e kufijve shtetërorë. Nëse marrim të mirëqenë njoftimin e kryeministres serbe, kjo do të thotë që i është deleguar Serbisë e drejta e kufirit shtetëror me Shqipërinë dhe është fshirë kufiri shtetëror i Kosovës me Shqipërinë dhe me Serbinë, dhe është fshirë edhe vetë Kosova si shtet i pavarur.
Nëse i shtohet këtyre provave të dhimbshme edhe mjerimi që Tirana po hyn në një bllok të ri ekonomiko-politik nën udhëheqjen e Serbisë, në një kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe po lufton ta zhbëjë atë, atëherë konturohet një situatë tragjike e humbjes graduale të sovranitetit të shtetit shqiptar dhe të kombit shqiptar. Ndaj veproi me përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare Kosova, që refuzoi të bashkohej me këtë bllok serb, që sanksionon statusin e saj kolonial si provincë e Serbisë.
Deri tani të gjitha organizatat rajonale të krijuara në Ballkan pas shembjes së komunizmit, që nga SEECP e deri te “Ballkan 6” e “Procesi i Berlinit”, kanë patur si bosht lidhjen e vendeve të rajonit me integrimin europian dhe anëtarësimin në BE. Blloku i ri i krijuar nga Serbia nuk ka asnjë lidhje me integrimin europian, por është alternativa serbe dhe ruse si kundërvënie ndaj integrimit europian. Është rruga e hegjemonisë serbe në bllokun e ri. Ndaj entuziazmi i presidentit serb shkon në kulme euforike si në 10 nëntor, kur ai shpall që “nuk ka asgjë më të mirë të krijuar në Ballkan në 30 vitet e fundit se sa mini Shengeni”, duke zhvleftësuar me lapsin nacionalist serb si shembjen e komunizmit, ashtu dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO të vendeve të rajonit. Qëllimet e këtij blloku të ri ekonomiko-politik të Serbisë i përkufizon saktë presidentja e Këshillit të Dhomave të Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, ekspertja e ekonomisë, Danela Arsovska, kur deklaron: ”Nën pretekstin se asosiacioni ekonomik është i rëndësishëm po përkrahet një izolim i ri, ku Beogradi do të udhëheqë Shkupin dhe Tiranën. Për Serbinë ne kemi një pozicion të shkëlqyer gjeostrategjik dhe është e rëndësishme për Serbinë të ketë hyrje në Greqi dhe në portet shqiptare. Projekti është hyrje në një sistem të mbyllur të tre shteteve, në vend që të integrohen në BE. Sikur ne nuk ishim mjaftueshëm të izoluar në një geto të Ballkanit Perëndimor, dhe tani ne do të izolojmë vetveten në një format edhe më të vogël “mini Shengen”. Një mini Shengen për Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, është një ide që duhet hedhur poshtë para se të lindë”.
Një nga efektet e para të këtij blloku të ri ekonomiko-politik të udhëhequr nga Serbia është humbja graduale e sovranitetit të dy shteteve pjesëmarrëse. Është e kuptueshme për Maqedoninë e Veriut, e cila që në aktin themelor të krijimit të saj në referendumin për pavarësinë në shtator 1991 ka votuar që të bashkohet në të ardhmen me një aleancë të shteteve jugosllave dhe e ka bazën ligjore të bashkimit në një bllok të ri ish-jugosllav të udhëhequr nga Serbia. Por ç’punë ka Shqipëria me një aleancë të shteteve jugosllave apo me “rikrijimin e Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”, sikurse e ka pohuar vetë presidenti serb Vuçiç në deklaratën e tij të famshme të 6 prillit 2017 në mediat amerikane sapo u zgjodh president? Po qeveria e Shqipërisë çfarë baze ligjore ka që po futet në një bllok ekonomiko-politik të udhëhequr nga Serbia dhe që po i delegon Serbisë sovranitet në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë? Ka qenë një kohë që Shqipëria ishte vasale e Serbisë në vitet 1944-1948, siç ka qenë një kohë që ishte vasale e Rusisë në vitet 1948-1961, dhe Tito e Hrushovi flitnin në arenën ndërkombëtare në emër të Shqipërisë.
Tekstet shkollore na thonë se ajo kohë ka perënduar dhe ka mbetur pas krahëve, sepse Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s. Por befas shohim në vitin 2019 që presidenti i Serbisë i deleguar nga qeveria e Shqipërisë do t’i flasë presidentit të Francës në emër të Shqipërisë. Është një situatë tragjike, ku aq shumë përshtaten vargjet e mikut tim të shquar dhe poetit nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, Xhevahir Spahiu: “Qaj moj Shqipëri, ulër moj e gjorë!”.

Per francen shqipetaret jane vetem ca specie, asgje me shume
More leje ti Francen! Qka je kah fol. Shiqoje ti kete hafien ton.
Specialisti amerikan Daniel Serwer thote”ne Shqiperi ka nje pakice ortodokse dhe ne Kosove nje pakice serbe qe”…Ne Shqiperi kjo pakice othodhokse e mbledhur rreth Janullatosit ka uzurpuar gjithe pushtetin.Enver Hoxha ne librat e veta shkruan”kur vizitova Salinin me sygjroje te punsoj me shume muslimane ne qeveri…ishte koha e koci xoxit.E njejta gjendje eshte tash ne Shqiperi.
O Aleks ku e ha corben ti ne athine apo ne beograd apo ne moske??? kaq pak vlen ti aleks sa te shitesh per dy kacidhe?
Mirë e ke ti Aleks. Historia po perseritet si ne kohen e Luftes Dytë Botrore. Kur Enver Hogxha punonte me direktiva te Miladin Popovicit. Dhe donte Shqiprin ta fut nen Serbosllavin e atehershme. Po Enveri shpejt e kuptoi qe nuk mudet me ba ket sa ka Kundershtarë shumë. Shpejt ndroi mendjen izoloi shqiprin dhe i vrau nje nje. Por per Fatë te Popullit as Anglia nuk e donte nje Srbi te madha. Se per Francen sot kish sundu ne Shqipri Kral Nikolla. Po sod e ki njejt Ramoviqin tand. Pjell e fliqur e Enverit qe i ka gjenet e Karpateve. Kush e di cili Russ ja ka ndrsy (dhunu) Nanen me urdhra te PPSh-se atehere. Ske ç‘ka prit ma mirë prej Kopilave te shkaut Rama e Thaqi kta nuk kan Feje kurfar besimi. Lej ti prallat e Stalinit po shihi veprimet e Enverit edhe pas ardhsve te politikes se tij
Te faleminderit Kara Murat Shaban,qe me ndersyerjet e pafundme,nga kolibja e Anadollit,vendosur ne token arberore,tregon qe veprimi i Rames,per te krijuar shengenin ballkanik,eshte nje hap i madh i politikes dhe i kultures europiane,qe duhet te bejne vete keto shtete,per tju bashkuar me vertetesi kontinentit te cilit i takon ky vend.
Falenderoj gjithashtu dhe gazeten Aksham(e ashtuquajtur dita),qe na ben me dije,cdo here,qe ne jemi pjelle e pushtimit shpefytyrues anadollak-arabe dhe duhet te ndihemi si vilajet osman.
Nuk zhgènjen asnjèherè zoti Ban Urati ! Argumentet e tua flasin qartè, Pa dashur tè shpreh kujèn pèr kètè moment tepèr tè vèshtirè pèr tè gjithè ne shqipètarèt, falè njè K/M tè detyruar tè bjerè nè kurthin Ruso-Francez nè njè kohè qè USA & Gjermania duhet tè bènin diçka mè tepèr. “Stop minishengen” pa konsultime !
O z gazetar sapo pashe hyrjen ui zhgenjeva dhe binda qe smund te lexohej me tej ky shkrim.Ku e di zoteria jote qe Edi Rama ja ka dhene kete prokure Vucicit qe te perfaqsoje sovranitetin e Shqiperise.Verifikojini nje here pastaj hidhni ne eter te tilla poshtersi qe kane vetem nje zgjidhje O ne burg Rama per tradheti te larte.O ne burtg ti per mashtrim,perhapje lajmesh te rreme e veprimtari antikombetare.
Ktë deklarat té vuçiçit e kam dëgjuar edhe un vet personalisht ne TV serbe
citoj vuçiçin:
(Unë nuk dua té mshefi as gjë së shpejti kam takim me Prezidentin francez Makron, e meqë Jan këtu prezent kryeministri Ráma dhe Zajev, edhe ne emër té tyre do ti kërkoj përkrahje Makronit në ktë projektë)
bílé edhe BE,ne e kritikoj ashpër si as një her mě par, që po e “tradhtojnë” balkanin duke kërkuar kushte “pa kuptim” shtesë.
BASHKEPUNIMI rajonal Ballkanik eshte ne favor te te gjitheve,cmendurite e mentalitetit “armiku” percarjes historike se Ballkanit nga fuqite e medha duhet te marri fund njehere e pergjithmon.Nje federate e bashkuar e gjithe shteteve Ballkanike do ishte ne dobi te te gjithe popujve te rajonit.Politikat e deritanishme kane sjelle vetem mizerabilitetin dhe prapambetjen ekonomiko-shoqerore.
Ku eshte suksesi i Amerikes ?
Shtetet e BASHKUARA te Amerikes !
Pse eshte bere Europa e bashkuar ?
“Armiku” jemi vete ne,psikollogjia e prapambetjes
Ti jeton si ” Eliza në boten e cudirave”.
Ashtu te duket kur shikon me gjyslyket e Erdoganit.
Boten e “mrekullirave” ta sjellin “zhvillimet” myslimane osmane
Sakte z. Murati. Zgjohuni o shqiptare dhe shporini keto politikane te qelbur qe nuk kane asnje ndjejne kombetare. Mos luani me sovranitetin e Shqiperise dhe te beheni vasale te serbit se do te ngrihen edhe te vdekurit nga varri.
Më vjen keq që zoti Murati nuk është integruar në sistemin e diplomacisë për përvojën dhe nuhatjen diplomatike që ka. Po ashtu dhe për patriotizmin për Shqipërinë, veçanërisht Kosovën motë e gjithë kombin tonë.
E FALËNDEROJ GJITHSESI
Përsa u përket dy problemeve që ngrihen,në se nuk janë kurth e provokim sërb, qeverija duhet të dalë me njoftim zyrtar publik.
Në se jo duhet interpelancë parkamentare për kryeministrin. Këtë duhet ta kërkojë opozita parlamentare, se ajo jashtë di vetë llogje. Po se bëri kjo opozitë fjala u ngelet socialistave, se presidenti ka halle të tjera: vetingun që sjell haosanë.
T U N G!
Pyetje te Redaksise te Dita per artikullin: Duke lexuar ne artikull shprehjen “minisamit trepalesh”, çdo teë thotë minisamit tre palesh (kur samiti per te cilin flitet ishte trepalësh), a ka maksisamit trepalesh?
Duket qart se kryeministri ynë po zbaton marreveshjen jugosllave-shqiptare te mbretit Zog me Pashiçin.E ka amanat nga gjyshi. Dhe parlamenti me deputetet somnambul nuk ndihet. Dhe Gjykatë Kushtetuese nuk ka.Sala me Lulin i dha detin Greqise,ky gomar i shitur KM,,po jep gjithe Shqiperinë…
Si perherë:Goditje ne shenjë.!
I nderuari analist i persosun i situatave politik ne mbrojtje te se drejtes kombit shqiptar.
Asht fatkeqesi qe ne kemi ne krye te ekzkutivit nji palqo karagjoz.
Kjo qe na informoni ne lexuesve asht kulmi i skandalogjizmes.PS duhet te mbaj qendrim te prere me kete karagjoz deri ne shkarkim nga te gjitha postet.
Ky sharlatan me emrime e Tufes dhe fonde qeveritar te insitutit per luften kunder krimeve te komunizmit.Me riabilitimin e kryetradhetarit ballist Mit’hat frasheri e shume te tjera deri me kete paqavuren sot duhet te shkarkoht per paaftesi ose per qellim keq tradheti kunder atdheut.
Nese PS nuk mban qendrim per kete arrogant historia do e kritikoje negativitetin pasiv ndaj kryearrugantit hipokrit.
NO COMENT !
REDAKSI! Ndalohuni ose Çensurojuani fjalen ‘Shqiperi’ tere ketyre qe kane pjerdhur nga trute qe nuk dine se ky vend ka ngelur pa shtet e pa shqiptare!!!!!!!!
Ç’fare P…. ne nenes vet kuptojne keta truthare kur perdorin fjalen Shqiperi:
-Malet e shqiperise kthyer ne gurore te like florise
-Fushat e gjera pjellore kthyer ne keneta prone e serb Salise..
Sh.Murati po hedh tym ne eter per nje çeshtje shume sensitive.Ky eshte qendrim i tij opozitar kunder Rames sikurse Berishistet.Qofsha i gabuare..!
-Ne nuk e kemi degjuar Ramen te atorizoi Viçiçin te perfaqsoi Shqiperine ne arenen nd/kombetare.Ky absurditet na indinjon shume dhe D I T A duhet ti drentohet KM Rama te sqaroi pozicionin e tij per kete çeshtje shume te habiteshme qe shkruan dipllomati.
-Se çdo Vuciçi ne France ate e di Ai dhe nuk mund ta ndalo Rama.Sikurse Rama nuk ka frike tja thot Vuçiçit dhe Macronit te vertetat ne sy pse eshte i nevojshem Mineshengeni Ballkanik.Kur vete SHBA+BE e nxisin vet ate.Dhe nuk besoi kyrre se Rama do falte sovranitetin e Vendit te tij.
-Sipas Sh.Muratit del qe VUÇIÇI na del Kryeminisrer i Ballkanit dhe MACRONI kryeminister i Europes.FLM.
Bravo Ethem! Ne cdo fushe ti ju tregon vendin te gjithe atyre qe dalin e flasin kunder liderit suprem. Je nje rilindiot i vertete!
Paske mesuar te shkruash me te vogla mer deshtak madhor?
o EEEEEEE Them
ti do me i mush menjen gjithë dynjasë se je idiot???
e dimë mor debil madhor e dimë!
nuk ka nevojë të këmbëngulësh kaq shumë!!
nuk e di si nuk të ka shkruar lideri botërror ndonjë letër!?
të të thotë”boll more gomar se nuk më mbron me këto që shkruan!!MË PRISH PUNË O IDIOT”!!
Lereni ne paci zot mos e ngacmoni ket LAL ETHEMIN se na zemerohet dhe nuk na jep me kenaqesine e humorit me ato komentet e tij qesharake!
Shikoni si thote “Ne nuk e kemi degjuar Ramen te atorizoi (shkruan – atorizoi – jo auturizoje) Vucicin te perfaqesoje Shqiperine…”! Pra LAL ETHEMI pret ta besoje vetem kur t’ja thote Rama ne Facebook.
Eshte simboli i rilindjotit kaqol dhe tok me ate – fterin – perbejne duetin me karagjoz ne kete blog.
Rama e ka kuptuar peshen qe ka ne Europe.
N`dac me atlete,n`dac me brekushe,peshon me pak se Zaev.Shpejt ka per te kuptuar se vlen me pak se perfaqesuesit e Kosoves.
Ka per te shkuar ne fis.Do paguaje ndonje taxist ne Paris per te bere fotografi me Makron.
Ka nje keqinterpretim nga Shabani, me apo pa qellim Ai e di.
Vucic i paraqiti Macroni-it, mbas Minisamitit ne fjale, dy apo tre probleme per te cilat Rama, Vicic dhe Zaev kishin rene dakort kolegjialisht gjate bisedimeve trepaleshe ne Oher. Pra Vucic luajti thjeshte rolin e percjellesit te dy apo tre problemeve lidhur me projektin MiniShengen… . Edhe nje here. Vuci ishte ne rolin e percjellesit dhe jo ne rolin e Perfaqesuesit shtetror te interesave te Shqiperise dhe Maqesonise Veriut. Per shembull. Mblidhen tre biznesmene dhe bien dakort per aksh projektinvesitm por, lipset, paraprakisht, qe te bisedohen me kryetarin e bashkise edhe dy – tre probleme perpara se kryetari te jape lejen e ndertimit. Dhe per te shkuar te Kryetari caktohet njeri nga tre biznesmenet ne fjale si, percjelles dhe vetem si percjelles i dy – tre problemeve dhe, jo si i derguar i jashtezakonshem dhe fuqiplote i interesave te dy biznesmeneve te tjere. Pra. Vucic nuk pati atribute ose nuk iu dhane nga Rama dhe Zaev atribute te jashtezakonshme dhe fuqiplote per perfaqesimin e interesave te Shqiperise, ne kuadrin e Minisamitit, perpara presidentit te republikes te Frances. Kaq. Shkurtimisht. Mos ngreme stuhi ne goten e ujit. Retorike kjo qe, lexuesi i thjeshte e gelltit menjehere. Pra, ta respektojme edhe lexuesin sadopak dhe ndonjehere. Sepse, po e respektuam gjithmone, lexuesin, kyi nuk na lexon me kurre. Tung.
DAKORT me Fshatarin pa FSHAT .Te tjeret rrahin uji ne hava,sikurse autori shkrimit qe beri lemsh lexuesit e D I T E S.
-Une si qytetar i mbaj syt nga SHBA+BE.Ato kan dhene OK.Kaq mjafton.
-Nese Beogradi e dredh “bishtin” per kerkesa te tjera..NATO eshte aty.Ndaj mos kini frik .. .sado qe po armatoset nga lindja…!
Pa marr akoma pushtetin albini e ka fut ramen ne terr
Mos harrojme qe rama jo ti nenshtrohet vucicit qe albini te mos triumfoi por edhe shefit te vucicit po qe nevoja
Jam kurioz ta shoh ballafaqimin e dy qeverive shqiptare se kush do kete idete me te mira per kombin
Keta te tiranes kane tre pale zgjedhje qe nuk paraqesin program ndersa albini ka program me 100 pika ku te pakten duhen 30 vjet ta permbushesh
Ky eshte politikani tipik i tiranes kur meta skishte mbeshtetje shkonte e lepihej ne greqi nderkohe qe vlonte ceshtja e detit
Kurse sot rama per te mos dhene metes peshe politike delegon serbine te macron
Pastaj shajme albinin
O Shabe, te ka ngel ora tek shprehja “bar hame dhe marksizmin nuk e tradhetojme”
o shab u plake dhe tu ka lodh truni,nuk ta merr Serbia sovranitetin se nuk i duhet,te ka ngele ora te politika e stilit Enverist,nje gje harron se Rama eshte qytetar,Vucici e ka ngrene po do e marri vesh kur ti djegi,ti vazhdo shkrimet ne gazeta se te bejne mire.
Edhe kesaj rradhe Murati ia ka futur kot. Rama nuk i ka dhene asnje autorizim Vuçiçit per te folur ne emer te Shqiperise apo zaevi ne emer te Maqedonise. Eshte Vuçiçi qe thote se do kerkoje mbeshtetjen e Macronit per kete nisme te 3 shteteve ballkanike. Pra ai do mbroje nje projekt te nenshkruar nga drejtuesit e 3 vendeve. Nuk ka asnje lloj humbje sovraniteti ketu. Edhe ajo puna e “pikes se integruar” eshte po ashtu diversion. Se çfare thote kryeministrja e Serbise nuk perfshin fare Ramen. Ajo fare mire mund te thote se do ngreje edhe “pika integrimi me Greqine”, por askush nuk e merr seriozisht. Kesaj i thone te ngresh nje furtune ne nje gote uji. Me nje fjale shkrim tendencioz dhe jo realist.
Z. muratit I ka mbetur ora te Jugosllavia e Titos . Nuk ka bere as nje korigjim , nga koha , kur Tito dhe Milloshevic , nuk jane me. Njerzit do jetojme dhe do te qeverrisjen , Pavaresisht polikave axtremiste . Z. Murati , nuk njef demokratizim te politikes dhe per pasoje dhe te diplomacise . Juve I dini vet punet tuaja , por duhet bere dallimi esancial , midis Ish Jugosllavise dhe Serbise . Z. Murati I konsideron nj lloj dhe kjo eshte nje fatkeqesi e pa ndreqeshme e gazetes Dita . Zgalem
Tani nuk mbeti vecse te shkruaje edhe Haxhi Qamili per Shengenin Ballkanik
Kot humbim kohe me diskutime. Ky qen Ramuti duhet qerruar nje ore e me pare.
Pra viti shkollor sa ka filluar ,nuk eshte vone qe te porositni libra ne gjuhen Serbe,ma popull gomar se Shqipetaren nuk igjen dot ne bote,Pra lamtumire Shqiperi ne vitin 2020 dote thiret Serbija e Jugut.Dhe populli musliman dote detyrohen te hikin ne Turqi,katoliket ne Kroaci,dhe ortodokset e jugut i pranon Greqija,dhe ortodokset e veriut dote bashkohen me vellezrit Serb keshtu qe endra e Serbise behet e vertete.Rama mikrobi kanceri ishalla ja prek ter familjen ku e ka dhe ja zhduk.
Pse zoti Shaban Murati edhe pse ka nje pervoje brilante ne mardhenet nderkombetare sidomos kesaj ballkanike ben kaq gafa te medha..qe ose e ka nga pleqeria ose eshte i paguar si Cuni i Sevos.
.
Aresyeja e pare madhore eshte se shqiptaret e shiten “FREE” sovranitetin ne shkurt-mars 1992 kur pranuan nje ambasador “beogradas” nga Amerika qe nga viti 1992-1994 ishte dhe mbreti faktik i Shqipfolesve.
.
Aq fuqi kishte “mbreti Rajerson” sa urdheroi nje fake-president ( sali bythishen) te takohej ne Oher me Millosheviqin dhe Grigorovin….ne 1993..biles me vone u degjuan “krisma” kur egzekutuan Remzi Hoxhen dhe e zhduken nga faqja e dheut…
.
Duket qe z.Murati me teper e ka me Ramen se sa me delegimin e e sovranitetit nga Shqiperia ne Serbi..
.
Duke qene se sovranitetin e Shqiperise “de fakto” ja kemi lene Amerikes ta menaxhoje nuk eshte e moraleshme te bejme “cope-cope” Edi Ramen..ne nje kohe qe pas deres se K/M pret rradhen ai qe vrau me Millosheviqin ne 1993-in apo Lul Bash-Serbi qe hapi dosjen e shtepise Verdhe per llogari te Serbise….
… “Pa le më të protestojë, që është një folje që nuk e njohin rajatë”.
A e kuptoni zoterinj “analiste” e “komentatore”, per ke e ka fjalen Profesor Murati? Per ju, o mjerane!
i nderuar Hallko !
.
Me beri pershtypje qe ju beheni “shpetimtari artificjal ” i zotit Murati qe po e mbroni nga mjeranet komentues te gazetes Dita…
.
Sa per dijeni jam pjese e “rajave” qe e njohim foljen proteste jo vetem teorikisht ne shtyp por dhe bulevarde dhe sheshe praktikisht.
.
Jo per mburrje por kam marre pjese qytetarisht ne 3 protesta te fuqishme…23 korrik 1993 te stadiumi Dinamo ne prag-arrestimin e Fatos Nanos…ne 26 maj 1996 per votimet e vjedhura me dajak ..dhe per 21 janarin 2011 ne egzekutimin e ” 4-mjeraneve kokpalare”
.
Gjate ketyre viteve pas 1992 duket me sy te lire qe nuk eshte faji i ne “mjeraneve” por i politikes te gabuar te perendimit qe nga koha e Bushit Madh e deri te Trampi i Sotem.
.
Gjate ketyre viteve pas 1992 duket me sy te lire qe nuk eshte faji i ne “mjeraneve” po i ju intelektualeve gazetare-poete-botues-biznesmene qe pranuat tju shurrojne ne qafe paria e Tiranes nga Sali Satanait deri te Edi Perversi..
>>>>
Dy fjale per “shenjtorin tuaj Shaban”:
Me vjen mire qe komentuesin (shumica)e Dites nuk pranojne “aspirinat e Muratit” kunder Rames.
.
Edi Rama kishte shansin te hynte ne histori duke perplasur ne burg qenin Serb Salelez Biberishaj pasi “ne mjeranet” ja dhame fuqine me vota disa here rrjesht..
.
Por te jemi te ndergjegjshem se “fuck miqte tane nderkombetare” mbrojne me cdo kusht Serberishen e tyre qe ka bere krime kombetare aq shume sa serbi me grekun po na duken lule..
E fundit:
.
Takimi me detyrim-percaktim i Rames me Vucicin eshte si rezultat i koqeshternguarjes qe po i ben faktori nderkombetare palloshit tone 2 metrosh dhe ju pallohankot dhe shabanerit e Dites mos e ngaterroni me Enverin qe i doli zot vendit duke u matur dhe me superfuqite sidomos kur vepronin ne favor te serbit apo grekut
I dashur Mjeran i 21 Janarit! Më fal që të drejtohem kështu, por këtë emër ke zgjedhur ti vetë.
1- Ambasador Shaban Murati, nuk ka nevojë për avoketër. Për pasojë, as për avokatinë time.
Ai nuk ka nevojë, sepse është Avokati më i Madh i Dinjitetit të Shtetit, të paktën nga këta që janë gjallë.
2-Unë nuk bëj pjesë te gazetarët që lëpijnë sahanët e pushteteve, përkundrazi, jam ndëshkuar nga të gjithë pushtetet, pikërisht për qëndrime parimore të miat, në shtypin e shkruar.
Nëse ke qenë protestues në disa protesta, nuk ke arsye ta radhitësh veten tek “mjeranët”, por tek qytetarët aktivë të këtij vendi. E për pasojë, nuk ke arsye të radhitësh tek ata që hedhin baltë mbi Mjeshtrin e Madh Shaban Murati. Është Luks për ne si shoqëri, që e kemi atë Njeri.
“Politikani i rangut botëror”, simbas Vuçiçit, i nerumi Rama, mbasi nuk ja pranuan shtetin totalisht të shkatrruar institucionalisht që ai qeveris që të hap negociatat me BE, me gjithë bojatisjen diplomatike që ai i bëri këtij shteti gërdallë duke përdorur edhe albume të pikturave të tij “gjeniale”, mbeti shumë i revoltuar për këtë “padrejtësi”. Dhe, zoti Murati, mbasi nuk ja doli në diplomacinë me albume, mbasi veshi poturet diplomatike të Haxhi Qamilit, deklaroi duke sfiduar dhe trëmbur të gjithë në BE: “Sa të kem Kavaj-Sërbinë dhe Peqin- Maqedoninë nuk e çaj menderen për ju të Europës”. Kjo ishte esenca e deklaratës së tij në një monolog emocional plot mëllef, në shpalljen e minishengenit që, deri më sot, po mbahet sekret dhe nuk po kuptohet, është një alencë ekonomike, ushtarake apo politike apo thjeshtë serbë, maqedonas, mbasi të buçasin në mënyrë paqësore në stadiumet e tyre “Vdekje shqipëtarëve” do të bredhin pa viza, pa kontroll kufitar në mënyrë po paqsore në teritorin shqipëtar?
Aderimi në minishengen, grupim të panjohur deri më sot as si praktik as në fjalore politik,me mandatin e kujt është ndërmar nga i nerumi Rama? Nga kabineti qeveritar, nga kuvendi, nga presidenca, nga cili institucioni i shtetit? Me cilin institucion të paktën është konsultuar, në fund të fund të fundit me cilin personalitet kompetent në fushën e mardhënieve ndërkombëtare ka bashkëbiseduar? Po qeveritarëve të Kosovës a u është dërguar të paktën sa për informacion, në mënyrë zyrtare, projekti i kësaj nisme të rëndësishme për marrveshje me shtetin që akoma e quan Kosovën si pjesë të tij dhe po pergatitet ushtarakisht nën brohoritjet masive Vdekje shqipëtarëve për ta ripushtuar? Dhe në qoftë se është drejtuar Kosovës zyrtarisht platforma e marrveshjes, cili autoritet i Kosovës i ka kthyer përgjigjen “vetpërjashtuese” dhe pse? Edhe mbretërit edhe diktatorët kanë ndonjë institucion ku duhet mar e drejta ligjore për të mandatuar krijimin e aleancave dhe bërjen e marrveshjeve ndërshtetërore sipas kornizës së ligjeve përkatse mbretërore apo diktatoriale. Në qoftë se kjo është inisjativë e lindur nga kryeministri duke dremitur në krevat në Surel dhe i pizmosur nga mos hapja e negociatave mer në telefon të nerumin Zajev dhe të dy lidhen me Vuçiçin dhe të nesërmen firmoset minishengeni mbështetur në parimin diplomatik “për inat të sime vjerre vete fle me mullixhin”, po të ketë ndodhur kështu atëhere zoti Shaban, kryeministri që i drejtoheni ju në këtë artikull, nuk ekziston.Ne kemi në qeverisje një njeri jo racional që vepron në mënyrë emocionale, pa sensin e mbrojtjes së interesit kombëtar e të vëndit që qeverisë, pa respektin për institucionet që s’mund të anashkalohen në inisiativa të tilla shumë të rëndësishme qofshin këto edhe pozitive, sikurse janë marrveshjet ndërkombëtareve, aq më tepër me një vënd si Serbia. Zoti Shaban, pse zgjatem, një njeri normal , në çdo veprimtari, kërkon mbështetjen , aprovimin edhe një fjalë të mirë, një këshillë nga shokët miqtë, bashkpunëtorët, nga të vjetërit me eksperincë në fushat e ndryshme të jetës, ndërsa robi që i drejtoheni ju është një shkretëtirë ku mungon çdo gjë njerzore. Ky njeri me psiqikë të deformuar nga mania e kusarisë e kthyer në sëmundje të pashërushme, duhet zhdukur urgjentisht nga skena politike sepse po kthehet në një fatkeqsi kombëtare, së bashku me bandën e administratës shtetërore dhe partiake që e mbështet. Të mos harrojmë piktorin e dështuar austriak Adolf Shikelbruger që me psiqikën e tij të deformuar deri në marrëzi, ju imponua nëpërmjet bandave të partisë nacional socialiste popullit gjerman duke u kthyer në përbindshin Hitler që e çoj njerzimin në kasaphanën më të llahtarshme,luftën e dytë botërore. Popujt pjellin përbindsha të tillë në momente krizash sociale, morale, politike dhe ekonomike dhe është i qytetruar ai popull që gjen forcën tu tregoj vëndin këtyre përbindshave, përndryshe ata sjellin fatkeqsi me përmasa apokaliptike.Historia na mëson që jo thjeshtë të konstatojmë por të veprojmë Presim nga ju ,zoti Shaban Murati, nga të tjerë si ju që të gjeni kurajon që konstatimet të kthehen në vepra për të shpëtuar kombin në këto momente kritike: 500 000 shqiptar të përzën nga fshesa e spastrimit kriminal etnik e kusarëve të PD, LSI dhe PS për dhjet vjetë!Të lejojmë që për ditë një hajdut miljardash të rrugës së kombit, vrasës i katër demostruesëve në bulevard, subjekt i krimit të tradhëtisë me dorzimin e ujrave teritoriale Greqisë, subjekt i krimit zgjedhor në manipulimin e votave në zgjedhjet e bashkisë sëTiranës, Lulzim Bashën, të bëj moral për ditë cep më cep të Shqipërisë për luftë të papajtushme kundër kolegut të tij në këto krime, Edi Ramës dhe të premtoj shtet normal me kryeministër atë vetë dora, kriminelin Lulzim Basha!!!!???
Kjo eshte e verteta tronditese qe te gjithe pushtetaret tane qe nga koha e Tradhtarit Zog,kane qene ne sherbim te Srbise dhe interesave te saj.Por ky i gjati ia ka kaluar te gjitheve,dhe nuk i vjen aspak turp ta pranoje sepse haracin e paguajne shqiptaret.Kemi qene dhe jemi koloni e barbareve te ballkanit sepse jemi nje popull frikacak dhe pa udheheqes atdhedashes.Qarqet serbe dhe greke dominojne ne cdo aspekt te ekonomise shqiptare duke shfrytezuar te gjitha burimet tona,madje edhe ato njerezore.FUCK YOU FYELL.
shaban murati
plasisytë
“Për çfarë është rënë dakord në Athinë?”
“Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Manolis Kefalogiannis ka dhënë një intervistë për faqen online, European Western Balkans”
“Për Shqipërinë, respekti i plotë i të drejtave sovrane të vendeve fqinj, të drejtat e minoriteteve – si ai i minoritetit kombëtar grek për të drejtën e vetëvendosjes..”
i nderuar P.Hallko
.
Ju falenderoj per repliken me kulture qe rralle shikohet te Gazeta Dita kohet e fundit.
.
E respektoj mendimin tuja per zotin Shaban si Mjeshter i Madh i analizave ne arenen nderkombetare por me lejoni te ri-theksoj ca verejtje qe e nxjerrin “offside”..
.
E para:
Dihet nga te gjithe (thuhet nga pak analiste te guximshem) se sovraniteti i Shqiperise ra automatikisht kur ambasadori Rajerson merr pjese nr votimet e shkurt marsit 1992 gje e cila nuk ndodhte as ne koloni as protektorate..
.
E dyta
.
Nje vend si Shqiperia qe nuk prodhon asgje…. pa Ekonomi-Financa-Mbrojtje-Dipllomaci-Sherbime Inteligjente ..te sajat etj qe drejtohen apo menaxhohen nga jashte NUK KA SOVRANITET
E treta:
.
Eshte e dhimbeshme qe Edi Rama duke ju referuar 2 pikave te mesiperme te quhet K/m i shqiptareve pasi qofte ai..qofte Berishaleja kane qene taksidare..kryeveqiharxhe e shumta MUND TA QUAJME …VALIU I TIRANES…sepse Shqiperia eshte me poshte se vilajetet e kohes se Sulltan Pekmezit
.
E fundit..
.
Duke qene se ne sovranitetin ( dhe dinjitetin) ja kemi falur Amerikes dhe BE-se qe ne 1992-it eshte ne dore te ketyre subjekteve te luajne me Shqiperine si me nje leter bixhozi..aq me shume kue Europa dhe Amerika jane ne nivelin me te ulet qe nga L2B dhe pothuajse e kane braktisur Shqiperine duke na lene me nje Rame si podha neper breke dhe nje opozite qe eshte kthyer ne rrezik kombetar..
.
Ju lutem lereni kufomen e kryveqilharxhit Edi Rama te shkoje me turp ne varrin qe i ka hapur vetes me duart e tij !…
.
Merruni me “garantet e tij nderkombetare” qe i pritem si krishti ne 1991-in dhe na kane varur ne kryq me bolet e Berish Bash Metes..