A po i vjen fundi Shengenit? Lëvizjet zinxhir në Evropë dhe paralajmërimi i Gjermanisë

Saimir Lleshi

Gjermania që është pritësi më i madh i azilkërkuesve paralajmëron se zona Shengen është në rrezik, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.

Reagimi erdhi pasi Suedia dhe Danimarka vendosën kontrolle në kufi. Shteti suedez do të kontrollojë hyrjen e njerëzve nga Danimarka dhe kjo e fundit nga Gjermania.

Liria e lëvizjes është një princip i rëndësishëm, një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Schengen-i ka vlera të mëdha, por gjendet në rrezik”, deklaroi zëdhënësi i ministrit të Jashtëm gjerman Martin Schaefe, kur ai u pyet për kontrollet që Danimarka dhe Suedia kanë nisur në kufijtë e tyre.

Sipas AFP, liderët evropianë e konsiderojnë situatën mjaft shqetësuese.

Kurse Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Mergel u shpreh se lëvizja e lirë në 28 vendet e BE-së varej nga ruajtja më e mirë e kufijve. “Na duhet një strategji e përbashkët. Është e nevojshme ti bëjmë ballë kësaj krize të vështirë”.

Reagimi vjen pas Norvegjia, pjesë e zonës Shengen vendosi javën e shkuar që të kontrollonte hyrjen e qytetarëve nga fqinji iu saj, Suedia. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Gjermania e ndjeu me vonese ujin nen rrogoz qe I futen partneret dhe aleatet DEMOKRATE.
    MBAJE ME SHQNDET GJERMANI….

    • Gjermania i hapi vete kufijte per evgjiterine,kur pa rrezikun terrorizem po i hedh bytha vaj ulliri!Nuk ja ka fajin kush por mendjamadhesia e znj Merkel qe solli gjithe arabine ne europe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *