A po kthehet vettingu në zhgënjim?

Dita

Nga Bedri Islami

 Nga shumë njerëz, mes të tjerëve edhe nga unë, miratimi i Vettingut, kaq i shumë pritur, ka qenë njëkohësisht edhe shpresë, pasi, në fund të fundit, duke nisur procesi i ndëshkimit të së keqes, do të kishte një ndalesë për të këqijat e ardhshme.

Njerëzit, mes tyre edhe unë, besuan se serioziteti me të cilin po merreshin struktura nga më të rëndësishmet në botën e civilizuar, duke e ditur se në këtë mes ishin pjesë personalitete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare, do të sillte në fund të fundit, një fillesë mbarësie. Sepse ndëshkimi i një oligarkie, politike, gjyqësore e financiare, që është vendosur mbi shtetin, është mbarësi dhe mbart në vete shenjën e madhe të shpresës.

Odiseja e Vettingut është e njohur, ashtu siç dihej se miratimi ose mosmiratimi i tij, në mos tjetër,do të ishte alibia apo mosalibia e politikës dhe në fakt kjo po ndodh edhe tani, kur, pas një mbrëmje dashurie mes shumicës e opozitës, u bënë edhe rregullimet e fundit.

Opozita e ” republikës së re” delegoi në strukturën kryesore, mes të tjerëve edhe dy figura politike, të cilët në fakt duhet të jenë pjesë e ndëshkimit dhe objekt i komisioneve të Vettingut.

Fatmir Mediu dhe Flamur Noka , tani së bashku, janë pjesë e kësaj strukture.

Në fakt, tani nuk filloi Vettingu, por antivettingu.

Fatmir Mediu, jo vetëm për problemet e tij të “lehta” me dokumentet e identifikimit, me mbështetjen ndaj figurave të njohura të krimit, por, mbi të gjitha, me aktin e tragjedisë së Gërdecit dhe dosjen e hapur hetimore, është larg mendsh se mund të ndëshkojë prokurorët apo gjyqtarët që e zvarritën dosjen e tij, deri sa të rizgjidhej edhe një herë deputet dhe të mbulohej nën jorganin e imunitetit.

Mediu është njeriu i politikës që u shpërblye për heshtjen e tij pas gërdeciane dhe, pikërisht për heshtjen e tij ai mori shpërblimin berishian. Një figurë politike që fsheh të vërtetën si do të mund t’ua kërkojë këtë të tjerëve. Si do të mund t’u thotë gjyqtarëve dhe prokurorëve që e falën se nuk janë të ndershëm. Nuk mund ta kuptojë askush se si ish-ministri i Mbrojtjes që e bëri tërë këtë institucion strehë dhe vartësi të një Berishe të vogël, tani do të gjejë guximin të ndëshkojë gjyqtarët apo prokurorët që mbyllën dosje të pazakonta, të rënda, me pasoja fatale, ku ishin të përfshirë shefi i opozitës, djalka e ish-shefit të Qeverisë, vetë familja e tij…. është paradoks.

Figura tjetër, Noka, ish-ministri i Brendshëm, njeriu që kërcënoi se viti 1997 do u dukej lule shqiptarëve, më parë se të ishte në atë komision ku kishte shpresë të pashoqe,nuk duhej të ishte as në shkallët e fundit të parlamentit. Më parë duhet të sqarojë lidhjet e tij me shërbimin e fshehtë sekret serb, të cilët e trajtuan dhe më pas të ndriçohen aferat e tjera ku është emri i tij.

Delegimi i tyre në këtë Komision, aq sa është vepër e Berishës, aq është edhe e Bashës, pasi që të dy , në një botë normale, duhet të ishin objekt i gjyqësorit. Por është edhe dëshmi se forca e shumicës qeverisëse është në rënie dhe se ajo, megjithë betimin zhurmëmadh, po bashkohet me antivettingun. Ndryshe, edhe pse e drejtë e opozitës të propozojë, nuk do të miratonte me buzëqeshje statura të tilla politike që më parë se të ishin në parlament, duhet të ishin diku tjetër.

Vettingu ishte shpresa e madhe e një populli të lodhur nga drejtësia, politika dhe sundimi i antiligjit.

Nëse vazhdon kështu siç është nisur, do të kthehet në zhgënjimin e madh, njëlloj si edhe zhgënjime të tjera në të gjithë këto vite.

Share This Article
23 Comments
  • Nuk do kete VETING kurre,sepse perendimit,qe mbeshteti per 27 vjet Berishen dhe Bashen kurre nuk do hedhin balte mbi vete!
    Nen heshthen kriminale te perendimit Berisha vuri nen kembe tre gjithe shtetin duke filluar nga drejtesia!
    Nen veshtrimin djallezor te perendimit Berisha vodhi sa here ka dashur votat e popullit,pasurine kolosale tre popullit,floririn e thesarit,miliardat e Bankes se Shqiperise,ka vrare njerez te pa fajshem sa ka dashur dhe askush nuk i ka thene nje gjysem fjale!
    Berisha dhe Basha i falen 365 km/2 nga deti JON Greqise dhe askush nuk tha nje gjysemk fjale etj!
    Askush nhe bote nuk ka bere kaq krime kunder shtetit dhe popu7llit te vet sa Sali Berisha,por perendimi akoma konsultohet me kete kriminel dhe tani sajoi edhe cadren e krimit qe e quajti te “Republikes se RE”,ndersa Rames i thane jepi te gjitha ministrite kryesore qe Berisha t’i vjedhe votat ne zgjedhje sic ka bere keto 27 vjet!
    Ja ky eshte VETINGU dhe mos kerkoni gje tjeter!
    Keni 27 vjet qe akuzoni,shpifni e shani per Enver Hoxhen,Socializmin,Luften Antifashiste Nacional-Clirimtare etj,sepse doni te mbuloni krimet e pa numerta kunder popullit shqiptar!
    Kriminelet tani do jene te rehabilituar sepse ju dha amnistia politike.
    Dhe te gjitha keto u bene demokratikisht ne emer te popullit!
    Haaaaaaaa!
    Ngjallu Shvejjk te mesosh nga gallata shqiptare!
    Jane tallur per 27 vjet me nje popull te tere duke i trembur me gogolin e komunizmit!
    UJKU,UJKU-therriste cobani,por CAKALLI po bente kerdine!

    • e qieve armikun e jashtëm or fëndëiks!!
      jepi trutredhuri i ish ushtrisë shqiptare!!
      e vetmia aftësi e njohur e saj është tredhja mendore e oficerëve!!
      o idiot “armiku i brëndëshëm” është problemi!!
      oficer brashanjari!!

    • e qieve armikun e jashtëm or fëndëiks!!
      jepi trutredhuri i ish ushtrisë shqiptare!!
      e vetmia aftësi e njohur e saj është tredhja mendore e oficerëve!!
      o idiot “armiku i brëndëshëm” është problemi!!
      oficer brashanjari!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

  • Llogjika eshte e qarte. Bene cmos per ta penguar, por kur e shohin qe nuk e pengojne dot atehere fillon manovra e re; Do ta bejne vetingun ata vete. Te shohim si do te reagojne Amerikanet. Shpresojme te kene nje plan per ti bllokuar.

  • Perse mendoni te gjithe si ajo gruaje e cila thoshte : Nuk bej femi se shpata qe eshte e varur ne mure mundet te bjere e te vrase djalin tim ne djepe !

  • Kob i zi e me zi nuk ka ku shkon !Nje grup banditesh te kuq, kan pushtuar shqiperin e meqe jan shqiptar, po tallin karet me shqiptaret ! Ska dyshim ma i nderuar Bedri ,tradhtin e tregojn levizjet e tregojn ftyra te qeshura e te lumtura sadistesh kur shohin si perpelitet viktima !nuk besoj se nje pushtus,cilido qoft ,do sillej ma keq se kta qe shohim para syve ,qe na mashtrojn e me paturpesi na kerkojn voten !Vota e jon esht arma e tyre kunder nesh esht sarkazma ,esht cinizmi e pabesia ,esht makinacioni i mirkordinuar jasht e brenda, qe na e plasin ne surrat e ne nuk dim te reagojm !Loj banditesh ,qe te gezojn krushqin me Evropen e me tej ,tju marin ca pare te na genjejn , te harojm kriminelet e te na blejn heshtjen, sic e kemi ne gjak ! Ja hodhen bythes me votat tona me te pabesin e madh ,me burracakun e madh sic po tregojn bathet ! Na njoften Bedri , na e kan mar eren e jemi vet fajtor Jemi ajo cka zgjedhim……..

  • Jo per t’iu kundervene z.Islami, por më duhet të kujtoj se Fatmir Mediu eshte nje nga politikanet me te vjeter ne postkomunizme, i cili ne dukje kryetar i PR, parti e cila ka ekzistuar vetem se ka qene pjese e kulisave politike me PD. Nder vite Mediu thuajse ka qene deputet i listave te PD, ne fakt kjo vetem sa per te krijuar pluralizmin e se ashtuquajtures se djathte, por edhe per te zbutur imazhin e PD si krijese e katovicizmit ramizian (kushdo e di sesi dhe nga kush u formua edhe kjo parti ). Por pavaresisht kesaj, çdokush e ka vene re keto 25 vjet sesi F.Mediu ka qene politikani qe e ka vizituar me shume Kongresin amerikan, departamentin e Mbrojtjes e me tej (dy-tre here edhe gjate kohes se çadres). Jo më kot Mediu u emrua nga Berisha edhe minister i Mbrojtjes, per vec atij te Mjedisit me pare etj. Ka kredenciale qe askush nuk i ka patur deri tani ne lobet amerikane. Arsyet nuk mund t’i dije kush, por ky eshte realiteti qe duket. Gerdeci ndodhi, por Mediut nuk i hyri gjemb ne kembe dhe kjo jo per shkak te imunitetit. Mbas Gerdecit ai qe dinte me shume, shefi i Shtabit, Luani, u strehua ne Amerike, Kosta Trebicka nga nje “ekspert” amerikan, rezultoi i vdekur aksidentalisht etj etj. Pra ketu nuk eshte çeshtje vetingu zoti Islami, edhe pse e kuptoj, si per vete, edhe shqetesimin dhe revolten tuaj.Me keqardhje por ja qe keshtu jane gjerat ne Shqiperine tone te dashur. Amerika eshte shume e madhe dhe si e tille ka ne kurriz hallet e saj por edhe te te gjithe botes. Ne shihemi si pjese e interesave te saj ne Ballkan, dhe nga kjo mjafton qe ne si komb pavaresine e Kosoves, qe asnje as nuk do ta kishte enderruar. Se cfare ndodh brenda nesh apo me demokracine tone e kemi ne në dore. Nuk do te vijne amerikanet te votojne per ne dhe ketu mbaron filmi. Imuniteti i Berishes, Nanos, Rames Mediut, Ilir Metes, Bashes etj, varen vetem nga vota jone dhe vetem nga ajo. Po te jete per drejtesine, jo se eshte e pamundur, por kjo do te kerkoje se paku 10-15 vjet, dhe deri atehere kane vdekur mekataret se bashku me ta edhe une me Bedriun. Populli duhet ndergjegjesuar ne kete drejtim dhe jo duke u vene ne gjume e duke u treguar perralla me gogol (ne kete rast me vetingun).

  • Zoti Islami

    me ne fund u kthyet me kembe ne toke..
    .
    ne gjithe komentet e mia dhe artikujt me emer kam shprehur dyshim per Vetingun..duke e quajtuar
    si DIRTY JOB te miqve tane.
    .
    Vetem shembulli i meposhtem tregon jo vetem hipokrizine e denueshme te donald luse por dhe
    semundjen psiqike te Rames qe hap shtepine e gjetheve te shekullit kaluar ..dhe ka frike te hape dosjen e Falmut Nokes

    …..
    A eshte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

    A eshte normale qe dhe sot Flamut Noka eshte nenkryetari i sigurise kombetare me kryetar spartak BRAHO qe me shume eshte i semure se ne pune dhe ka lene te pare NIPIN E GJENERALIT myrteza zhvinki

    ————————

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Perse nuk kerkohet arrestimi ne flagarance i Flamur Nokes por jepen keto material te para 70 vjeteve ku ramiz alia me biciklete ne kalane e beratit qenjka bere James bondi i ketij anastagjarperit qe sic duket edhet njeri pa identitet kombetar.

    Kush eshte kryetari i sotem reali I sigurise kombetare te ligjevenesve se spartak brahos i ka rene DAMLLAJA ???

    Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.

    .
    kur bedriu ka qene aparatcik enverist une kam qene kundershtar i tij…por pa frike sot them mjere enveri qe ka punuar me keto berdrislamer..
    .
    bedri sinqerisht te them e ngjallet enverin jo vetem me flamur noken dhe visho ajazin por dhe me ediramatedonalblute

  • Me duket supernaivitet te besohej se do te behej filtrimi (vettingu) nje proces qe kete radhe do ta nxirrte Shqiperine ne selamet.

    Habitesha dhe habitem edhe sot, qe nje mori njerezish, perfshi ketu dhe Bedriun, per te mos thene dhe te tjere, kishin rene pothuaj ne ekstaze se Vettingu do ta kthente shoqerine shqiptare nga nje shoqeri osmano-ballkanike ne nje shoqeri ku ligji do te merrte fuqi, ku asnje gjyqtar a prokuror nuk do te kishte me guxim te merrte a te jepte nje vendim te gabuar.

    Gjithmone mendoja: akoma besohet ne kete Shqiperi anakronike se ky filtrim (vetting) do te bej mrekulline?

    Po sa here eshte thene per kete ose ate ligj se keta do te bejne mrekulline?
    Sa here eshte thene se kjo kushtetute do ta bej Shqiperine shtet-ligjor?
    Sa here u thane se ato 5 ligjet. pastaj 3 ligjet do te fusin Shqiperine ne EU etj,etj,etj?

    Te gjitha jane bere dhe mund te thuhet me siguri se ligjet shqiptare ja kalojne ndoshta cdo vendi te zhvilluar por zbatimi i tyre eshte ku therret qameti.

    Megjithate Bedriu, si burre me mend dhe eksperience te madhe, akoma besonte!!!!

    E dini se si i ka Shqiperia ligjet fiskale? Ndoshta me te renda se Gjermania, por ne fund gjithmone u del bilanci fiskal negativ.
    Perjashtim beri ky vit se u fut droga ne mes ku tonelatat sikur dilnin me aeroplanmbajtese dhe jo me me anije normale.

    Po perseri ekstaza vazhdonte. Vettingu, vettingu, vettingu gje tjeter nuk mund te degjoje.

    Keni pare ne ate Shqiperi qe ne cdo 2 km sheh vetem police rrugore qe fshihen ne cdo cep te rrugeve?
    Natyrisht. E po ne cdo vend tjeter nuk sheh ate numer aq te madh policesh neper rruge, por ja qe andej rregullat respketohen, ndersa ne Shqiperi aksidentet nuk kane sosur, jo vetem kaq, por autori te le pluhurin edhe pse i shtriri ne rruge ka nderruar jete.

    I keni pare doganat shqiptare?
    Ne asnje vend nuk sheh tere ato pajisje dhe kontrolle si ne Shqiperi.
    Eshte fakt qe kur kalon ne aeroportin e Tiranes edhe nje rrezatim radioaktiv qe ke marre ne spital per ato te shkreta tiroide te kercet sirena ne maje kokes a thua se ke nja 2 kg metal me vete, por po te kalosh ne detektoret ne ndonje aeroport tjeter sinjali nuk te bie.
    Megjithate kur i pyet se perse ra sinjali ne Tirane dhe ketu jo, askush nuk te jep pegjigje ndoshta qeshin nen buze, sepse besimi i tyre per Tiranen eshte per toke
    Ah se harrova: ….Ndersa makinat e vjedhura neper Europe futen pa ndonje teklif ne dogana dhe kudo se bashku me drogen qe del po ashtu nga dogana.

    E keshtu, e keshtu me radhe. Te tjera me nuk po numeroj.

    Vettingu eshte cenuar kur ne loje ka hyre George Soros, vettingu eshte vetem nje loje e segmenteve ekonomike, jo per te kapur drejtesine, sepse ajo e kapur eshte, por per te vendosur njerezit e tyre atje, per te bere nje lloj gjykatash private, ashtu sic kerkon USA me cdo kusht te vendose ne maredheniet ekonomike me Europen.

    Tamam nje lloj gjykatash private pa te drejte ankimimi ku vendimi merr menjehere formen e prere. Dhe te gjitha keto ne dem te konsumatorit europian.

    Pastaj hajde flasim per gjykata kushtetuese, te larte ne Shqiperi etj,etj te cilat mund te eliminohen shume mire si p.sh. me ligjin e plehrave apo per futjen e sarines a lendesh radioaktive a kimike.

    Pastaj a dini sa do ti kene rrogat gjyqtaret dhe prokuroret e dale nga vettingu? 6000 € ne muaj!

    Dhe keto nuk ti jep njeri kot.

    Kaq te nderuar.
    Asgje nuk behet ne kete bote per te mire te njeriut te thjeshte, pavaresisht shkelqimit te fjalimeve. Asgje. Jemi ne kushtet e nje politike neoliberale ku njeriu i sotem i eshte nenshtruar vetem shtrydhjes si limon ne ekonomi dhe financa.
    Pershendetje

    • Claus nuk eshte pune naiviteti. Ato qe thua jane te verteta por ne “naivet” i dime. Thjeshte e kemi kapercyer ate faze dhe tani jemi tek shpresa se Vetingu nuk do te beje mrekullira por te pakten te vendose njefare rregulli, qe kur dikush te “ankohet” te pakten supozohet qe ka apo eksiston nje sistem ku dikush me lart eshte “i detyruar” te nxjerre te verteten. Pra pavaresisht se jemi akoma ne nje shoqeri dhe mentalitet te rrenuar kerkohen instrumenta te rinj.

  • Atehet sipas teje z.Bedri per ke po behet ky vetinge.? Per ty dhe dhe mu e te tjer si ne.?
    Jo Bedri. Ne gjithmon kemi pasur vetinge.Edhe per n je lidhje te jeshteligjeshme te drites elektrike ne jemi rrasur ne burg.
    Keshtu qe vetingu qenka kote ne se ai9 nuk behet per pejshqit e medhej.
    Po poeshqite e medhej te inkriminuar nuk munde te japin drejtesi.
    Le te shpresoim pore Noka dhe mediu besoi qe vetem do te ngren doren ose nuk do ta ngrejne ate se vetingu do te behet nga te tjeret.
    Dikush thote qe perendimi nuk munde te denoj vetevete. Kjo nuk ka baze.Perendimi nuk i ka then askujte vidh sa te mundesh se une te mbroj,. Jo kjo nuk eshte e vertet.
    Megjithate le te shpresojme.!
    Une “budallai” vazhdoi akoma te besoi tek vetingu.!

    • Une them me mire qendro te ajo fjalia ne fund ali! Ka budallenj sa te duash prandaj kenaqet sala e edi

    • Aliu nga Selenica .

      Hajde Ali ketej nga Mali i selenices
      te Losim Yçi – byçi .
      Mos pi Uje te ftohte se Ftohesh .
      Mos pi shume uje se dehesh , edhe uje ka Gradacion .
      Merre me qetesi e dashuri ,
      Futi dominote tek xhepi , dhe Hajde bejme nje dore , Mbase me ndihmen e Zotit Fiton .

      Se çu Tha , e se çu be ,Ti ALI s’ke marre vesh asgje .

      Eja , eja te losim ,
      e Mo na turpero nashti ne pleqeri ,

      O Ali i Selenices ,
      nuk e kupton qe edvini eshte Kanceri qe ka zene te majten ?

      Ke degjuar qe per tu sheruar duhet te bejme TERAPI ?

    • i NDERUARI ALI NGA SELENICA .

      Vetingu eshte , Ka qene , e do te jete .
      Vetingu funksionon per te Bere Shtet ,
      Duke denuar Fukarenjte , e duke Shperblyer Fullanerine .

      O ALI !
      Do kuptosh apo s’do kuptosh ?

      Po loje e Perendimit eshte kjo qe kemi kaluar keto 27 vite ,
      O ALI .
      e PO , paske qene HU zotrote .

  • Hajduter,batakcinjte mashtrus ndihmohen ne cdo Rast,Mjafton kapitalii te shkon ne vendit e duhur!
    Amerikaner ndihmojne pikerisht kta persona Mjafton tu Coj kapitalin atje ku u intereson atyre,Ska rendesi esht i korruptuar Apo politikan,vetingung esht SA per tu shplar Trurin popullit!
    Keshtu esht sistemi Kapitalist!
    Si Mund Ti besoni nje kryeministri Kur i vllajt perfaqson interessat Amerikaner Kur mban nenshtetsin e Ktij shteti?

  • z Bedri mos e ngateroni publikun me keto qe shkruani se nuk eshte e vertet qe mediu e noka do bejne vetingun ,ata jane aty per te cuar emrat e atyre qe kan skanuar te ardhurit nga europa ,pra per tja paraqitur parlamentit jo te skanojne gjyqtaret se jan ata qe dote zgjedhi kuvendi qe do te skanojne gjyqtaret prandaj nuk keni pse i nga teroni gjerat,thuajini ashtu sic jane

  • Komentues te dashur , Vettingun duhet ta presim , dime nje gje ,keta pleshtat politikane tane, nuk e honepsin vetingun ,nga te gjithe palet ,por nje gje dime deri tani ,vettingu eshte kusht nga perendimoret BE dhe USA … PPSH , me Ramen ne krye, i ka mare masat LIKEN RESIDENT Kualicion PS dhe PD.Ligjin 449. Por mendoj ???! Kjo varet e gjitha nga Amerika, do ta shohim ne te ardhmen , Amerikanet ,o do na lene keta 6 a 7 horra ne politike e tna drejtojne ,dhe te meren me ta per pazare te pista ,, dhe patjeter , do bjeri ne minimo tifozlleku i mbare populli shqiptar mbi Ameriken , .Ana tjeter e medaljes ,ose do ndihmoje popullin ,ku do kete nga shqiptaret, Amerika rrespektin e mirenjohjen me te madh e ne shekuj .Ku padyshim, do kete per jete te jeteve qetesi ne ballkanin perendimor ,ku sic dihet amerika ka interes per kete stabilitet . USA e di mire , qe politikanet e socem shqiptare jane te kuq dhe e kane zemren nga Rusi,e kjo nuk diskutohet ,Interesi i saj dhe i BE eshte, te vije nje fryme e re politike ,e pa perlyer dhe me principe perendimore . Ku dhe ne shqiptaret kemi faj,, ne hame edhe bar ,e PPSH mos ti percahet uniteti ??!!..Te shohim si jane bere planet, matane Atllantikut , per keta pleshta anti shqiptare , te PPSH ,ku te jemi te sinqerte ,keta bandillet tane te katovices, nuk po i ze gjumi dite e nate.Nuk e luan as topi i Xha Jahos . Kane shume mekate per te paguar . Te presim . Zoti e befte me mire per popullin shqiptar ,te mjere , te torturuar e rrenuar deri ne palce..USA e ka ne dore kesj here ..

  • Nje popull qe nuk ndalon dot masakrat e kushtetutes nga banditet e tre bandave parti nuk mund te gezoje qe vetingun tja sjellin dhurate amerikanet.
    Nje parti socialiste qe ve ne krye banditin qe kerkonte ta nxirrte jashte ligjit nuk eshte parti po nje grumbull vemjesh .
    Tashti gjithe celsat i ka Saliu dhe vetingun po e ben Mediu me nenin 449 te Majkovicit

    • Kris 1
      bukur ke shkruar ,
      Ja the , po kujt ja the ?

      Na duhet mbi te Gjitha nje Revolucion KULTURAL .
      PER te ç’Globalizuar TRUTE
      Dhe per te ç’Ekonomizuar ZEMRAT .

  • I nderuar Hodo nga Busmadhi! Po sikure Fullanet te gjejn vendin e vet nga Vitingu.? Kush ngelem HU ne ket raste.!
    Une “budallai” Then qe dhe deshiroi te ngelesh ti HU.Une HU do rri deri te realizohet VETINGU.! Pastaj do ta dorzoi ty hunellekeun. H aaaaaaa.!

    • o aliiii ooooo …………..
      po sikur berisha në ’92shin të kishte vendosur një shtet demokratik më të saktë se në zvicër e skandinavi??
      po sikur të kishte halla koqqqqqqeeeeeeeee??
      a thu se para se të vdesësh do të të realizohet ndonjë SIKUR??
      apo do tia lësh trashëgim shpresën nipërve dhe mbesave të tua??
      jo për gjë por që të mos vdesë as e fundit!?
      na mbyti qorrësia,mendore!!

  • Zhgenjime vjen nga Bedri Islami me shoke qe Vetingun e ka kujtu si Persekucionin e Bedri Spahiut me shoke!
    ( pa sharje e fyerje, sipas Etikes ).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *