Në fund të çdo muaji, Elisa Spiropali, drejtorja e doganave shqiptare, bën një deklaratë për shtyp, në të cilën njofton publikun se arkëtimet në administratën e doganave janë rritur aq e kaq për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dhe pas çdo deklarate të tillë, ka patur përqeshje nga eksponentë të opozitës, në lidhje me tejkalimet e pretenduara të Spiropalit.
Por le t’i analizojmë shifrat e doganave, për të parë nëse po mburret kot Spiropali.
Në muajin mars, sipas deklaratës së Spiropalit, Administrata Doganore arkëtoi 12.2 miliard lekë, duke realizuar planin e të ardhurave në masën 103.3% dhe duke arkëtuar 387 milion më shumë se plani, ose 2.252 miliard lekë (20 milion dollarë) më shumë se muaji mars i vitit paraardhës (22.6 % më shumë). Gjithashtu, pas analizës së tremujorit të parë, bërë nga Administrata Doganore, rezulton se ajo ka arkëtuar 3.483 miliard lekë (34 milion dollarë) më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2013, ose 12.4 % më tepër (http://www.dogana.gov.al/node/744 ).
Gjëja e parë që duhet verifikuar nga kjo deklaratë është nëse arkëtimet e pretenduara përputhen me të hyrat në Thesarin e Shtetit, me të cilat nuk mund të bëhet shaka… Në fakt, të dhënat e Thesarit të Shtetit janë përditësuar vetëm për dymujorin e parë, jo për tremujorin, por sidoqoftë, ato mund të na tregojnë nëse ka një përputhje të përafërt.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të thesarit për vitet 2014 dhe 2013 (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Thesari/Treguesit_Fiskal_sipas_Buxhetit_te_Konsoliduar/treguesit_fiskal_per_2014/Fiskale_2m_date_10.03.2014_print_(1).pdf ; http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Thesari/Treguesit_Fiskal_sipas_Buxhetit_te_Konsoliduar/2_muj_fisk_print_08_03_2013_4603_1.pdf ), rezulton se arkëtimet nga TVSH-ja, akcizat, dhe taksat nacionale e doganore janë rritur plot 10% në dymujorin e parë (janar-shkurt) të 2014-ës, krahasuar me dymujorin e parë të 2013-ës (nga 250 milion në 275 milion dollarë). Kjo rritje është në sintoni me 12.4-përqindëshin e raportuar nga Spiropali për tremujorin janar-mars.
Por a është e gjithë kjo rritje meritë e Administratës Doganore?
Padyshim që jo. Një pjesë e kësaj rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së akcizave dhe taksave për produkte si duhani, alkooli, karburanti etj, si dhe nga konjukturat e çmimeve. Por të dhënat paraprake të doganave nuk na e japin mundësinë të llogarisim se sa ka qenë efekti i rritjes së akcizave, taksave nacionale dhe çmimeve. Sidoqoftë, treguesi i vëllimit fizik të zhdoganimeve është një tregues që e zhvesh këtë efekt. Dhe vëllimi fizik i zhdoganimeve është rritur plot 8.5% gjatë tremujorit të parë, krahasuar me një vit më parë. Gjë që tërthorazi na lë të kuptojmë se efekti i rritjes së akcizave dhe taksave nacionale ka qenë vetëm 3-4%.
Shkojmë më tej. Po rritja e vëllimit fizik të zhdoganimeve a është meritë vetëm e Administratës Doganore?
Padyshim që jo. Sepse rritja e vëllimit fizik të zhdoganimeve vjen edhe si rezultat i rritjes së kërkesës së konsumatorëve dhe bizneseve për importe. Se sa ka qenë rritja e kësaj kërkese, do të duhet të kalojnë muaj që ta mësojmë – INSTAT-i dhe Banka e Shqipërisë e raportojnë me 3 muaj vonesë – por duke u nisur nga parashikimet e bëra nga FMN, BB e BERZH rreth rritjes së PBB-së për 2014-ën, mund të vlerësohet tërthorazi se rreth 2% nga 8.5% e rritjes së zhdoganimeve ka ardhur nga rritja e kërkesës së konsumatorëve dhe bizneseve. Pra, rreth 6.5% rritje e vëllimit të zhdoganimeve ka ardhur prej pakësimit të evazionit doganor/fiskal.
Duke përmbledhur, mund të thuhet se rreth gjysma e 3.483 miliard lekëve (34 milion dollarëve) më shumë që ka arkëtuar Administrata Doganore në tremujorin e parë (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar), janë rezultat i pakësimit të evazionit doganor/fiskal në dogana.
A po e dredh edhe Zaloshnja? Duhet te kuptosh nje gje,qe me futjen e specialisteve te huaj ne punet e doganave,kjo ritje duhet te jete disa here me e larte se sa eshte keta muaj.Evazioni ne dogana eshte aq i madh edhe sot,sa sikur ky ze te realizohet,vetem 70%,te ardhurat ne buxhet do jene te tilla sa FMN,nuk do kete pune me ne Shqiperi.
Ma sei un figlio di troja
Deivi ( si mund te lexohet David )
“Jo çdo gje qe shkelqen eshte flori “– ” Ata qe mohojne gjuhen dhe vendin jane O-me xhufke ” thote populli.
@Davidi
Për shqiptarët, më parë duhet mësuar shqipja, pastaj gjuha e huaj. Nuk shkruhet “troja”, por “troia”, sepse kështu je duke thënë trojan. Po të kishe mësuar ta shkruaje mirë gjuhën shqipe, do të dije të paktën të përdorje thonjëzat edhe në gjuhë të huaj, duke dalë në njëfarë mënyrë nga situata, në rastet ur përdor fjalët që nuk di si shkruhen… Shkruaj shqip, lërja gjuhën e huaj të lëçiturve!
Non sei per caso figlio di una madre poco raccomandata, no?
Troja ka plotesisht te drejte! Druaj shume se rasati qe ka mbjelle Rama ne administraten doganore dhe ate tatimore kur te rritet pas disa muajve del “Peshkaqen” e jo “Trofte”.Duhen reforma te tjera shume me te thella ne keto hallka jetike per administrimin e parave te shtetit!
Po pse sa evazion eshte bere ne kohen e qeverise Berisha qe pritet kaq me shume arketime nga doganat? Sipas llogaritjeve te Zaloshnjes me rreth 17 milione dollare ne 3 muaj eshte zvogeluar evazioni fiskal, nje shifer e konsiderueshme.
Nje gje te kesh te sigurte, qe sot kur kalon pikat kufitare te Shqiperise s’ka autobuz dhe makine private qe s’u kontrollohet bagazhi ne hyrje.
Gjithesesi llogaritjet e Zaloshnjes kane nje marzh te konsiderueshem gabimi.
Dhe per te mbeshtetur mendimin e GB-se me poshte ne do ishim disa here me te kenaqur nese eksportet do rriteshin me 50% apo me shume, pasi me rritjen e tyre rriten te ardhurat e shqiptareve, vendet e punes dhe ekonomia ne pergjithesi.
Nuk mund te bazohet modeli ekonomik i nje vendi nga arketimet ne dogana; edhe sikur dhjetefish te shtoheshin keto arketime, nuk ke cfare i do sepse sa me shulme shtohen aq me shume vendi merr aspektin e nje bunkeri qe shkeputet nga bota; barometri i ekonomise nuk eshte dogana por hapja e vendeve te punes;çuditerisht asnje shifer nuk po filtron ne kete terren …
jam ne nje mendje me ty GB,drejtoresha ben mire te mos duket muaj per muaj ne TV,sepse rritja e te ardhurave nga doganat denoncon stanjacionin e prodhimit te brendshem.Nje vend ku importi eshte rregullisht me i larte se eksporti eshte i destinuar te varferohet.
MORE ZOTERI GB .
Z. SPIROPALI NUK PERFAQSON MODELIN EKONOMIK TE NJE VENDI ???
AJO ESHTE DREJTORESHE E PERGJITHSHME E DOGANAVE DHE AJO FLET VETEM PER SEKTORIN ESAJ. PER ATE QE AJO MBULON ESHTE TEPER,TEPER, E SUKSESSHME ???? VETEM KAQ . SEKTORET E TJERE TE EKONOMISE KANE DREJTUES TE TJERE . KETU FLITET VETEM PER DOGANAT. VETEM KAQ MBAROI ????? PERSE I PERZIE GJERAT .
o zaloshnja ,te lutem mos dil me ne televizor se me lodh trurin duke u perqendruar se nuk te mar vesh ose me mire nuk te kuptoj kur flet
O njerez mos i bini me qafe Zoloshnjes, le te haj edhe ai cap buke, se s’ka ku vete i gjori, ka provuar gjithe televizionet e gazetat, ka lepire gjithe prapanicat majtas e djathas dhe ato ne amerike e neper evrope dhe askund nuk ka bere hajer. le te haj nje cap buke ketu ku eshte me grafiket vizatimor qe sajon duke u lepire sa majtas e djathtas. Eshte njeri i mire i gjori por edhe trim i cartun e meriton nje cap buke
I NDERUAR ZALOSHNJA
ARGUMENTIMI JUAJ ESHTE PJESERISHT I DREJTE , POR JO TERESISHT .
UNE PO TA PRANOJ SE SI RREZULTAT I RRITJES SE CMIMIT TE MALLRAVE TE AKCIZES ESHTE RRITUR NJE PJESE E VOGEL E TE ARDHURAVE NE BUXHET. DAKORT ?????
PO TE THEM ME PLOT BINDJE : QE RRITJA E VELLIMIT E FIZIK TE ZHDOGANIMIT MALLRAVE ESHTE RREZULTAT I PUNES SE MIRE TE Z.SPIROPALI DHE I ADMINISTRATES SE SAJ, SEPSE :
1- { NUK FUTEN ME PA DOGANE MALLRA ( KONTRABANDE ) , POR CDO MALL QE FUTET NE DOGANE ZHDOGANOHET , KJO ESHTE NJE NGA ARSYET KRYESORE TE RRITJES SE VELLIMIT FIZIK TE ZHDOGANIMEVE TE MALLRAVE }.
2- RRITJA E VELLIT FIZIK TE MALLRAVE KA ARDHUR DHE PER NJE ARSYE TJETER:
{ TREGTARET NUK PAGUAJNE ME PARA KORRUPSIONI I CILI I RRIT AUTOMATIKISH KOSTON E MALLIT TE IMPORTUAR DHE ATO ME TE NJEJTEN SASI VALUTE FUSIN NE TERITORIN SHQIPTAR NJE SASI ME TE MADHE MALLI ( NINUS PARATE E KORRUPSINIT KU CNIMI I MALLRAVE TE IMPORTUARA GATI DYFISHOHEJ ) DUKE SHKUAR NE XHEPAT E DOGANJERVE KU NJE PJESE I SHONTE DHE ISH QEVERITARVE TE KORRUPTUAR ) KJO NUK ESHTE ME.
I NDERUAR Z. ZALOSHNJA
DUKE PASUR RRESPEKT PER JU SI STATISTICIEN DESHA VETEM ME JU VENE NE DUKJE SE ME STATISTIKAT MUND TE LUAJSH SI TE DUASH KESHTU QE JU MUND TE HELMONI MASEN E POPULLIT.
Z . ZALOSHNJA , KISHA NJE KERKESe , SHIKOJENI TE VERTETEN NE SY .
ELISA SPIROPALI ESHTE NJE HEROINE : ME ATO PARA QE AJO MBLEDH SHKOJNE PER TE MIREN E POPULLIT DUKE JA HEQUR NGA DUAR DHE XHEPAT E KRIMINELVE KONTRABANDISTE. KETE PUNE KJO HERONINE PO E BEN NE MENYREN ME TE MIRE TE MUNDSHME. I LUMTE 1000 HERE ASAJ.
mondi :qeke hidheruar shume se te kane ofenduar drejtoreshen apo ku ta di une se cfare e ke ti spiropalin,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!! 1) spiropali ska nevoje te beje dklarata ne shtyp per keto arritje sepse per ate pune eshte vene aty ,,,,perndryshe te hapi krahun,,,,,,,,mos valle i duket vetja spiropalit akoma tek freshi ??????????? 2) te gjitha keto shuma qe jane grumbulluar perse nuk perfundojne ne banken e shtetit ??? 3)popullit nuk i duhen shifrat i duhet puna korrekte se per ate pune paguhet ish-freshistja ….po ka nevoje spiropali per ndonje flete lavderimi do tja japim pa merak,,,,,per punen e saj do te flasin faktet ne fund edhe nuk eshte ajo qe jep vleresimet por populli me vote ,,,,,,,,,,,4) meqe ra fjala per shifrat kujdes kur i kerkon autorit qe mund te luash me to sepse meqe te gjithe po luajne do te thote qe tek asnjeri nuk duhet te kemi besim,,,,,,,,5) spiropali kur ben deklarata per shtyp te mos beje propagande se eshte ne pozite e ka kuptuar ajo apo jo ??????? (po qe se nuk e ka kuptuar shpjegoja ti mondi ) ,,,,, 6)te shpjegoje edhe sa eshte rritur akciza per mallrat e ndryshme qe te kuptojme edhe ne injorantet sa te madhe tja bejme fleten e lavderimit ish-freshistes,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
PO TE PERGJIGJEM TY I NDERUAR OPOzITAR ( HOSTENI )
ME VJEN KEQ QE JU KA PREKUR BABAI YT SHPIRTEROR VUCIDOLI.
1- SPIROPALI PO SQARON ME SE MIRI NDRYSHIMIN QE KA PESUAR ARKETIMET ME PERIUDHEN E KALUAR. NORMALE DHE KUSHDO E BEN KETE PER TI TREGUAR TE VERTETEN POPULLIT . ( AJO E MERITON QE TE JETE KRENARE PER KETE SE KA PUNUAR ME SHUME SE PARAARDHESIT E SAJ )
2- KETO SHUMA KU MENDON TI SE KANE PERFUNDUAR SI DIKURE TE XHEPAT E QEVERITARVE. SHUMAT E PERFITUARA JANE DERDHUN NE BUXHETIN E SHTETI NE TE MIREN E POPULLIT. TY TE PASKA ENE SYTE PROPOGANDA FOSHNJARAKE E PD.
3- FLETA E LAVDERIMIT PER SPIROPALIN JANE FAKTET. POPULLI E KA VLERESUAR ME VOTE DHE NDOSHTA NE TE ARDHMEN DO TA VLERESOJE ME SHUME PO TA BEJE MINISTRE.
4- PO PO TE KESHE PAK KULTURE EKONOMIKE DHE TE NJOHESH STATISTIKEN NUK DO TE THOJE KETE QE THUAN..
5- SPIROPALI NUK BEN PROPAGANDE , POR AJO SQARON ME FAKTE DHE JEP ARGUMENTA TE PUNES SAJE TE MIRE > PER TE CILEN AJO ESHTE KRENARE DHE I LUMTE JO PER MUA DHE PER TY POR PER TE GJITHE POPULLIN.
6- AKCIA ESHTE RRITUR SHUME ME PAK SE SA E RRITI VUCIDOLI DHE NE QOFTE SE ESHTE RRITUR PAK < AJO ESHTE RRITUR PER MALLRAT E LUKSIT DHE JO PER ARTIKUJ JETIKE. KURSE ATO TE ARDHURA QE VIJNE NGA KJO PAK AKCIE E RRITUR SHKOJNE NE BUXHETIN E SHTETIT PER TE KRYER INVESTIME ME TE RENDESISHME PER POPULLIN SHQITAR SI PSH BUQESINE , SHKOLLIMIN ETJ.
SHKURT DHE QARTE z . HOSTEN: SHIKOJE TE VERTETEN NE SY DHE MOS TA ERE SHIKIMIN MIOPIA POLITIKE APO SI E THENE NDRYSHE MIOPIA SALISTE DHE PDISTE.
baba mondi : 1) gjyshi brekdhjere nuk eshte babai im shpirteror 2) miopia ti ka mbyllyr ty syte se, edhe spiropali qenka nena shpirterore e jotja 3)spiropalin nuk e zgjodhi populli por edi rama ,,,4)nuk ka nevoje te dali neper televizone se eshte bere si laura vorpsi,,,,,jo per gje po ti edhe ajo bashke po te ishit pak inteligjente nuk do beshit tellallin ,,,,,,5) po ta shpjegoj ty edhe kujdo tjeter qe ta marrin vesh mire : une nuk jam as me ps as me pd jam me vendin tim qe te eci perpara partite jua kam lene ju sahanlepiresve ,,,, 6) un shoh me syte e realitetit kurse ti edhe ca te tjere shihni me syzet partiake……………!!!!! SHQIPERIA MBI TE GJITHA !!!!!!!!!!!!!!!
Po PO PRA I NDERUAR HOSTEN
POPULLIT DUHET ME JA TREGUAR SE CFARE NDRYSHIMI KA E DIKURSHMJA ME TE SOTMEN PRANDAJ DEL NE TELEVIZOR DHE TREGON TE VERTETEN , PER T’JU KUNDEPERGJIGJUR HELMEVE QE HEDHIN DISA SI PUNA JOTE.
PO EDIN A E ZGJODHI POPULLI NATYRISHT PO. KY POPULL I KA BESUAR ATIJ QE TE ZGJEDHI EKIPIN E TIJ DHE AI KA ZGJEDHUR SPIROPALIN SI PERSONIN ME TE GODITUR NE DREJTIMIN E DOGANAVE . E KUPTON APO JO ??. PER TY QENKA AKOMA ME KEQ QE NUK QENKE PARTIAK ATEHERE TI NUK MERRKE VESH FARE NGA DOGANAT DHE TE ARDHURAT E GRUMBULLUARA NGA ZHDOGANIMET. HESHTJA ESHTE ME E MIRA PER TY KUR NU KE NJOHURI DHE FUQI ARGUMENTI.
Pikerisht thelbi i ceshtjes se doganave eshte evazioni fiskal ! Me qarte : VJEDHJET E SALIUT
DHE BANDES SE TIJ MAFIOZE !
Se sa rregull ka vene Spiropali ne dogana, shkoni e shikoni ne portin e Vlores, ku nuk e mer vesh qeni te zotin….
MOS E DESHE PER NJE DITE TI TI MBARONTE TE TERA ???
A KE QENE NDONJEHERE NE RRADHE TI ??????
PO PRA SI KA ARDHUR RRADHA AKOMA.
E KA DURRSI SI NJE NGA DOGANAT DHE PORTI ME I RENDESISHEM DHE ME RRADHE DOGANAT TOKESORE DHE PORTI DHE DOGANA E VLORES ????
ASGJE NUK BEHET ME FRYMEN E SHENJTE ??????
DURO PAK SE KE DURUAR 9 MUAJ.
Me vjen keq po asnje here se mar dot Zaloshnjen seriozisht..!! Sepse nje analist i vertet nuk duhet te udhehiqet nga ndikime politike ..Zaloshnja eshte ngra fryn era , por mua me duket qe me teper eshte nga fryn leku (qofsha i gabuar)…Nuk do me bente cudi sikur te degjoja Zaloshnjen qe per te njejtat statistika te kete dy analiza drametrialisht te kunderta …
Po ku i dini ju kto gjera.Ju vetem thuani amen.
Spiropali per ate pune paguhet.Pse duhet te beje lajm , mbledhja e parave?.Ajo del per te fituar kuota politke ne kurriz te nje funksioni shteteror.
Per ato qe degjojme nga Spiropali, lume si ne. Per ato qe shikojme me syte tane, mjere ne. Po shyqyr qe jane ca si Zalo apo Zaloshnja, qe na mbajne me shprese se ku ka ze nuk eshte pa gje. Pune te mbare Spiropalit dhe Zaloshnjes ne shifra e numra.
Disa nga piket qe humbi qeveria e Saliut ishte se si i paraqiste ai sukseset e tija dhe me kete u be i neveritshem.Ky tjetri sa mori pushtetin filloj te beje fotografi nga punimet e kryeministrise duke bere propagande te neveritshme.Dhe kjo propagande vazhdon me realizimet e planeve si dikur ne kohen e partise.Keta merren me shume me propagande se me pune dhe do behen me te neveritshem se Saliu me kompani!Keta harrojne se populli ka me shume sy e veshe se e gjithe politika se bashku dhe ta di se edhe me ke e pi kafene e mengjesit!
Z.GB! Zonja Drejtoreshe e Tatimeve ka per detyre uljen ne minimum te evazionit fiskal dhe kete detyre ajo thuajse e ka zbatuar,por lind pyetja?
Ku kane shkuar ato para vitin e kaluar se te thuash qe nuk jane futur mallra para nje viti eshte absurde.Prandaj ajo thenia ngrysesh bythegrusur dhe gdhihesh milioner keto tete vite ka funksionuar me se miri.Kishin te drejte ata qe qanin kur Sali Ziu beri doreheqjen se ishin nga ata qe papritur gdhiheshin milionere.(Qan Çiraku per ustane)