DASH i “vë pikën”: Kufiri me Malin e Zi është ndarë siç duhet

Saimir Lleshi

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se demarkacioni midis Kosovës dhe Malit të Zi është sipas ligjeve dhe se vija kufitare është ndarë në mënyrë të drejtë.

Sipas deklaratës, bazë për ndarjen e kufirit është Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974, e cila përcakton kufirin e Kosovës nga kufijtë administrativ të komunave, të cilat janë thyer në zona kadastrale.

Sipas deklaratës së DASH, “kjo bazë të përshkrimit është përdorur edhe në propozimin gjithëpërfshirës për statusin në vitit 2007 e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës 2008”.

“Pas shqyrtimit të hartave nga 1940 deri më sot, duke përfshirë edhe ato të përdorura nga komisioni që ka shënuar kufirin, Departamenti i Shtetit ka përcaktuar kufirin kohët e fundit-thuajse të njëjtë me atë që përcaktohet nga Kushtetuta e vitit 1974.

Kufijtë që kemi përshkruar që nga viti 2008 përputhen në detaje me kufirin e propozuar të 2015. Ne konstatojmë se përfundimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit është kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në deklaratën e DASH. /Dita/

Share This Article
7 Comments
  • Cpune ka Dashi me Kufirin, departamenti I shtetit, dhe vizat me kufirin,
    tjeter gje jane vizat, tjeter gje eshte kushtetuta e 74 s , tjeter gje eshte Dash, dhe tjeter gje eshte kufiri real..
    Perse futen ne raport interesat e vizave?
    Shqiptaret po perzihen nga qeveria e tyre pa viza, dhe vazhdojne te debohen nga tokat e tyre me nje sistematike qe perkon me dhenien e territoreve shqiptare per serbe , malazeze e maqedonas.
    Shqiptaret te zhvishen nga toka dhe tu jepet nje cope karte qe te bredhin neper bote.
    Cpune kane vizat me kufirin?
    qe ketu duket qe ka maskarallek ne kete mareveshje te poshter.
    Intrige e tere, nga fillimi deri ne fund

  • Po keta mjeshtra te politikes kaq shume duan ti bejne qejfin serbeve te vegjel. I fusin ne NATO u japin toke qyl. I lirua vreshti? Keshtu eshte kur s je i zoti ta clirosh vete vendin tend dhe ti dalesh per zot. Mendova dhe une njehere qe bota po e shikon tamam ceshtjen e shqiptareve por po zhgenjehem. Asnje perpjekje nga DASH per ligjin e luftes mes Shqiperise dhe Greqise asnje perpjekje qe arvanitasit te flasin dhe te mesojne gjuhen shqipe asnje perpjekje per te drejtat e plota te shqiptareve ne luginen e presheves. Zhgenjim i madh ne keto momente.

  • DASHI,APO AMERIKA,NESE KA DIKU TOKA NE BALLKAN LE TJA JAPI MALIT ZI,POR JO TOKAT E SHQIPTARVE APO TE KOSOVES,PER CFAR DEMOKRACIE FLET AMERIKA.DHE PER CFAR KIUSHTETUTE FLET DHE THACI?
    Per,kushtetuten e ish jugosllavs qe ishte kosova si atonomi apo sic eshte dashte te jet,ne baz te se drejtes per vetvendosje te popullit vet,pra kur dhe PRESIDENTI AMERIKAN,kishte pas than para,100,viteve,pra ku jane parimet amerikane pervetvendosje more jahu?!Tani,po flet dhe thaci,sikur gjeli ne turren e plehut,se ja dhe amerika po thot se me kufirin eshte krejt ne rregull dhe ne menyren e kushtetutes dhe planit te anthisarit!
    Amerika,nese eshte miku i popullit shqiptare,me cfar morali po fal tokat e mikut,dhe jua ep,armikut te shqiptarve?Pse amerika nuk i thot izraelit se:duhet te terhiqesh nga gaza dhe nga trojet palestineze?Nuk,i thot izraelit se njimend eshte miku i ezraelit,dhe nuk ja ndijen fare per tokat e palestines,pra nji lloi si per tokat e shqiptarve ndajmalazezve,maqedonve,dhe serbve,per te mos e than dhe greku qe mori camerin,mby 10000,mij km.katror tok,pra kjo eshte amerika,qe e polli dhe hashim thaqin,dhe tani nuk ngelet gje tjeter vetem i gjithe populli shqiptare te cohet ne protesta qe ta ndal kete tradhti,te mos e pesoim si ne kohen e ahmet zogut,kur tani e 90,vite me pare ju falen serbis tokat sic jan SHEN NAUMI,dhe VERMOSHI,dhe cfar mundi te bente shteti shqiptare ndaj atyre marveshjeve nderkombtare asgje nuk mundet te beje as kosova nese nuk i nxjer tani kto jashte loje apo ti,anuloi marveshjet e zajednices dhe te kufirit me malin e zi,dhe maqedonin,ne te ardhmen po ashtu kujdes te kete me serbin,kjo eshte arsya qe une i kundershtoi edhe ameriken,pa po te jet nevoja edhe zotin.

  • Kjo eshte bota e civilizuar, dhe miqte tane te perendimit. Historikishte konfliktete Ametik-Rusi jan zgjedhur duke shqyer ndajne cope Shqiperi, e duke ja dhene partner eve te Rusise. E nuk e kuptoj se Kush Po na ha me shume nje shqiptareve Rusia apo Amerika????

  • Pa dashur të polemizoj në lidhje me Raportin e DPSH për ‎demarkacionin e vijës kufitare që ndanë Kosovën me Malin ‎të Zi dhe as me qeveritarët e Kosovës.Por, si hartuesve të ‎raportit në fjalë dhe atyre që me yrysh po e
    mbështesin,mjaftohem t’ua parashtrojë vetëm një fakt, i ‎bindur se vlefshmërinë e tij nuk mund ta kontestojnë me as ‎edhe një argument .‎
    Në hartat topografike ushtarake me të cilat shërbehej ‎‎”Jugoslovenska Narodna Armija”, më vonë “Vojska Serbije” ‎edhe gjatë luftës në
    Kosovë, kufiri Kosovë-Mali i Zi, nuk figuron së është ai që ‎Komisioni qeveritar merr guximin ta deklaroj zyrtarisht, por ‎ai që po deklaron opozita e bashkuar e bazuar në analizat e ‎ekspertëve të kualifikuar. Këto, harta që u përdoren nga ‎ushtria serbe ishin edhe ato të përpjesës 1:50.000, të ‎botuara nga Vojnogeografski institut JNA.‎

  • Ah mor DASH mor DASH me ne fund dole nje DELE e zgerliqur. Presidenti Malazez kerkoj qe ta rishqyrtojme (i sigurte qe ka dallaver prandaj e kerkon) kufirin ju DELET e zgerliqura doni ta vulosni se domosdo bageti na konsideroni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *