Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga koha kur deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend kërkesën për djegien e mandateve, zyrtarisht ky proces nuk ka përfundur, ose më mirë të themi nuk ka filluar ende për liderët e opozitës.
Janë vetëm katër deputetë jo me shumë peshë në spektrin politik nga LSI të cilët kanë përfunduar procesin e dorëzimit të detyrës dhe është bërë zëvendësimi nga KQZ.
Ndërsa procesi për “peshat e rënda” si Basha, Berisha dhe Kryemadhi nuk ka filluar. Më shumë se vonesë për shkak të procedurës, kjo duket një strategji dhe një pakt i fshehtë mes Ramës dhe drejtuesve të opozitës për mandatet e tyre – shkruan TiranaNews.
Por çfarë po ndodh në fshehtësi dhe larg syrit të publikut, sipas këtij portali.
Neni 164 i Kodit Zgjedhor (i ndryshuar me ligjin nr. 74/2012) përcakton qartë se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati.
Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati.
Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Pra qartësisht deputeti do të duhet të paraqitej para Këshillit të Mandateve për të bërë publikisht refuzimin e mandatit. Por burime për TiranaNews bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që deklaratat individuale të deputetëve ia ka përcjellë direkt KQZ për të shpallur vakancën duke e bërë fakt të kryer.
Pra nëse pas një farë kohe gjendet “një zgjidhje politike”, atëherë mazhoranca mund të shprehet se zëvendësimi i deputetëve aktualë është bërë në kundërshtim me ligjin se nuk është mbledhur Këshilli.
Ndërkohë, truku tjetër është se zëvendësimi i tyre nuk është bërë sipas radhës duke nisur fillimisht me dorëzimin e mandateve nga deputetët me më pak peshë politike. Në këtë mënyrë shpëtojnë mandatet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit, edhe pse janë të parët në listat që duhen zëvendësuar.
Pra, mazhoranca i ka dhënë ende kohë drejtuesve kryesorë të opozitës me shpresë se nga negociatat që mund të bëhen, ata të vendosin të tërhiqen dhe të rikthehen sërish në Kuvend.
l.h/ dita

Pra o popull, thjesht hani mut, qeras qeveria.
Shkrimi eshte i drejte
Sipas procedurës ligjore letrat që kanë dorëzuar Basha dhe Kryemadhi në KQZ, nuk trajtohen fare nga kjo e fundit.
Nëse mbeten vende bosh, KQZ do vijojë që të dergojë me postë ftesën për marrjen e mandateve, pavarësisht nga fakti nëse kanë firmosur ndonjë nga letrat që Basha dorëzoi dje.
Secili prej kandidateve nga lista që merr ftesën, mund të paraqitet në KQZ.
Pra, procedura e ndjekur nga Basha dhe kryemadhi është pa asnjë efekt ligjor, pasi mandatet janë individuale.
Megjithëse Basha dhe Kryemadhi kanë dorëzuar një listë në KQZ, kandidatët duhet të shkojnë dhe të vetdeklarohen.
Disa prej personave që kanë firmosur do të shkojnë ta marrin mandatin. Megjithëse ata kanë dhënë një deklaratë pranë PD-së, pritet që në momentin që KQZ-ja të bëjë njoftimet të shkojnë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, çka bën që ata të marrin automatikisht mandatin dhe deklarata e shkruar në PD dhe e dorëzuar nga Lulzim Basha është e pavlefshme.
Pra, përtej mbi 100 emrave të cilët nuk kanë firmosur dhe kanë refuzuar të zbatojnë urdhërin e Kryemadhit dhe Bashës, edhe brenda listës me gati 180 emra të dorëzuar në KQZ pritet që të ketë persona që do shkojnë të marrin mandatet
Nuk mund të ndodhë, se edhe marrëzia e ka një kufi, ajo mbaron me asgjësimin e atij që e mbart. Kjo mund të jetë vdekje nga natyra apo vetvrasje, izolim në institucione të shëndetit mendor etj.
Në vijim të metaforës se, “zullumi këputet nga trashja”, mesa duket ky do të jetë fundi politik i këtyre figurave, përfshirë dhe burrin e bashkëkryetares së opozitës, tashmë të gjithë, të neveritur nga opinioni i shëndoshë dhe racional publik. Kjo sa për fillim. Sepse si një zhvillim dialektik, proceset demokratike në vijim do jenë ndoshta dhe rikonfigurimi tërësor i klasës së vjetër politike dhe futja përfundimisht e vendit në rrugën e një demokracie funksionale dhe shtet të së drejtës. Koha do të na e bëjë më të qartë.
Po ta supozojme se “binden ose bejne “pazar”
A kane sy e surrat te rikthehen!!!
Eshte e ditur me shekuj qe shqiptari ja ka fut gjithmon shqiptarit me qetesi e dashuri è shum here e dhune. Historia jone keshtu sic ka qen po’ vazhdon
Ore keto tallen me ne pa vedije,pa dashje,jasht deshiret per tu tallur me ne.Sepse vete keto nuk njohin ligjet qe i miratojne me aq zhurme e poter ne ate dreq kuvendit qe per nga burrnia dhe praktika jene mysibet.Teorikisht jane me sholle ,me apo pa plagjiature diplomimit ,jane ma shkolle.Ne prkaktike kokrra e debilit.
Ndaje te nderuare e te pa nderuar komentues mos e merrni seriozisht rendesin e komentit qe beni.Asht njisoj sikur te hedhesh nji gure ne uje.
Pershendetje!
Tallen me vetedije o MH.
Mbaroi historia e Bashkim Ulajt, mbaroi tradhetia e Detit, mbarojne pune gjithe tenderat dhe koncesionet..dhe vjen Vucici i gezuar ne Tirane.
Cdo gje vete fill sipas planit.
Ne vend te kujdesen qe te mos humbin asnje millimeter toke, shqiptaret po merren me komedite e Ramutit dhe Berishes. Ne vend qe te kujtohen te mbrojne lumenjte dhe pyjet qe po grabiten nga lukunite e Ramizmit dhe Berishes, populli ka filluar depresionin mendor se ke do zgjedhe Berishen apo Ramutin.
Ne vend qe te mbrojne qendren e Tirabes nga ndertimi i kullave te Fushes..ka nisur meraku se kur do boshohen sheshet.
Kur do ndeshkohet i pandeshkuari
Sifilisi mendor eshte kthyer ne mistike racionale.
Paraqiten me pika teori, kronologji..dhe nje thes me gjepura per cdo dite qe kalon.
Teatri vazhdon.
Puna eshte qe populli nuk kupton qe e paguan shume shtrenjte bileten.
Eshte futur ne nje rreth vicioz ku Rama e Berusha e vertisin si te duan
Pas takimit Rama – Basha ne studion e Bruno Vespes, per mua deputetet e PD dhe LSI-se do te kthehen ne kuvendin e Shqiperise.
Ka nje shprehje popullore, “Pordhe me Rigon” !!!!!!!
Shkrime te kesaj natyre kane per qellim vetem te çoroditin opinionin publik. Nuk ka asnje baze ligjore ajo qe dyshohet atje. Çdo deputet, me firmen e vet, qe do te thote, me vullnetin e tij te lire, ka lene mandatin. Dhje ketu mbaron filmi. Te tjerat jane spekulime mediatike dhe qellimkeqe.
ore pse nuk merrni edhe Qim Peken dhe Bushatin ne redaksi ju? edhe Zhejin po mundet ppa Balliu nuk ju vjen…
Ti Mirel bajga ska nevoje te besh shkrime se je i qarte nje antishqipetar i felliqur. Mbylle halene se te vjen ere e felliqur se Rames ti si shkon dot anash mor i mjere.Ate e do populli qe e zgjodhi dhe qe po punon per te.Turp te te vije qe je kaq i ndyre. Ti vetem shqipetar qe nuk je . Te kishin punuar e luftuar te gjithe si Rama ne do ishim shume me mire . Por ka gjarperinj si puna jote e Lul Basha me Saline, Liken e Mona baxhellen qe i vjen keq per popullin dhe vete na nderrohet me kostume e fustane te shtrenjta ,kur populli nuk mbush barkun me buke. Ku po po shkon moj Baxhelle kujt ja tregon mireqenien tende moj hajdute. Keta jeni qelbesirat e kombit tone. Ju ka ardhur fundi mallkuar qofshi me gjithckeni.