A po na kërcënojnë seriozisht fasoneritë? Çfarë duhet bërë

Leda Hysa

Ka zgjidhje për biznesin e fasonerive edhe pa i mbyllur, por nuk dihet pse qeveria po tregohet e ngadaltë. Fillimisht bëjmë nje panoramë të asaj ç’ka ndodh çdo ditë.

Gratë shkojnë në punë. Janë të gjithë të varfër, që paguhen me nje rrogë nën minimalen dhe që shteti nuk ka mundur kurrë të ndërhyjë tek kjo shtresë e varfër. Fiks si në kapitalizëm. Disa sundojnë, disa punojnë. Por në ditët e fundit fasoneritë po rikthejnë virusin dhe po ndryshojnë kurbën e numrit të të infektuarve.

Deri të martën, numri i të infektuarave në fasonerinë në Krujë u rrit me 45 persona. Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 18 raste të reja në Krujë, kontakte të të infektuarve në fasoneri. Ndërkohë që nga këto kontakte, rezultoi edhe rasti i parë në Mat, i një vajze 15-vjeçare.

Po ashtu edhe në Kurbin, ku aktualisht regjistrohen 31 raste, shumica prej tyre janë punonjës të fasonerisë apo të personave që kanë patur kontakt me këta të fundit. Ndërkaq puna vazhdon.

Dy fasoneritë në Krujë të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën, kanë qëndruar hapur deri më 15 prill, ditën kur u identifikua punonjësja e parë e infektuar. Në to punojnë kryesisht gra nga Kruja dhe Laçi, të cilat transportohen për në punë nga furgonat e kompanisë.

Biznesi i fasonerive nuk është mbyllur në Shqipëri për arsye ekonomike, por mundet që të testohen të parat, të mbyllen përkohësisht aty ku ka raste dhe të izolohen rastet. Aty ku s’ka raste të kryhen testet serologjike.

Kjo është e detyrueshme. Se ndërsa e gjithë Shqipëria vendoset në një regjim të rreptë izolimi, nëse fasonerive s’kemi çfarë t’u bëjmë, quhet “mund” i çuar dëm. Fasoneritë kanë të paktën një person, 5 të tjerë ose dy në shtëpi.

Në Krujë veprojnë 34 subjekte fason ku janë të punësuar rreth 800 punonjës të këtij rrethi dhe të Kurbinit.

Rregullat që duhet të zbatojnë fasoneritë

Ka një listë të gjatë prej 27 pikash që çdo biznes fason duhet të zbatojë nga sjellja e punonjësve tek përfundimi i orarit të punës. Tre nga shqetësimet që sipas këtij biznesi nuk mund të zbatohen, janë: mbajtja e dorashkave, distanca 2 metra nga një punonjës në tjetrin dhe distanca në autobus.

Në rast të vajtje-ardhjes në punë me shërbim transporti me autobusë, punonjësit duhet të ulen në anësoret e dritareve të autobusit, duke lënë një hapësirë rreshti bosh pas tyre, por sipas punëdhënësve kjo kërkon deri në 4 udhëtime për sjelljen e të gjithë punonjësve në vendin e punës.

Respektimi i distancës 2 metra, sipas fasonëve nuk bëhet dot pasi ka shumë punëtore dhe hapësira është e vogël, ndërsa mbajtja e dorashkave nuk mund të realizohet pasi punëtoret nuk qepin dot me gjilpërë teksa mbajnë doreza.

 

Tiranapost

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nje gje nuk merret vesh. Nderkohe qe propaganda qeveritare iu turr Shkodres tere mllef per mosbindjen ndaj urdherave te kriekaqolit, dukshem me shume per arsye propagandistike e elktorale sesa per hallin e shendetit te banoreve, ne kete rast sjellja e qeverise eshte shume ebute sepse nuk mund ti sulet njerezve te vet. perse kjo qasje e ndryshme more shoke kur ne loje eshte shendeti i qytetareve? Perse u dashkan toleruar hallduoet e fasonerive skllaveruese qe demtojne shendetit e punetoreve ne kohe normale e jo me ne kohe pandemie! Po mire mo perse nuk zbatohet ligji me keta halldupet qe edhe pse te ndergjegjshem per rrezikun qe u kanoset punetoreve ato vazhdojne me mizori te shohin xhepin e tyre. Kercednohen me burg e gjobiten qytetaret e thjeshte e tolerohen keta?! Pse?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *