A po ndërhyn Rusia në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Një deklaratë dhe një sjellje e ambasadorit rus në Tiranë që nuk ka ndodhur kurrë më parë

redaktor

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Nuk ka ndodhur kurrë më parë që ambasada apo ndonjë ambasador rus të kenë shkelur kufirin diplomatik dhe të kenë ndërhyrë hapur në procesin zgjedhor në Shqipëri. E bëri për herë të parë ambasadori i tanishëm i Rusisë në Tiranë, Mihail Afanasiev (në foton lart), i cili në deklaratat e botuara në faqen zyrtare të ambasadës ruse në Tiranë shpreh hapur kërkesën e çuditëshme antidiplomatike për “një qeveri të re në Shqipëri”.

Duket jo rastësisht zgjodhi edhe datën 26 mars, një ditë pas hapjes zyrtare të fushatës elektorale në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Asnjë ambasadë apo ambasador i akredituar në Tiranë, perëndimor apo lindor qoftë, nuk është prononcuar se cilën parti apo qeveri do të preferonte në Shqipëri pas zgjedhjeve, pavarësisht se çdo ambasadë apo qeveri e huaj mund të kenë preferencat e tyre politike në Shqipëri.

Sepse ato e dinë që është shkelje brutale e normave dhe rregullave diplomatike të akreditimit dhe të Konventës së Vienës, sipas të cilave nuk mund të dalë një ambasadë dhe të shprehet se anën e cilës palë politike mban në zgjedhjet e vendit, ku është akredituar.

Nuk dihet cilat janë arsyet pse e ndërmori këtë hap të pazakontë të shkeljes së statusit dhe të normave diplomatike ambasadori rus, i cili deklaron pa ekuivok: “Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së re të Shqipërisë autoritetet e vendit do të kenë mundësinë që të kthehemi sëbashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çeshtjet e ngutëshme të bashkëpunimit tonë”.

Ambasadori dëshiron pra një qeveri të re në Shqipëri, pasi ka shprehur paraprakisht dhe zyrtarisht ankesën për qeverinë aktuale shqiptare se ”marrëdhëniet tona po përjetojnë një periudhë të vështirë”, se “arsyet e rënies se nivelit të marrëdhënieve tona janë disi artificiale”, se “kjo gjendje e bashkëpunimit tonë nuk është normale”, etj.

Padurimi e shtyn ambasadorin të shprehë kërkesën e pavend për një qeveri të re, gjë që tingëllon qartësisht si ndërhyrje në procesin zgjedhor dhe në punët e brendshme të vendit. Për të shpjeguar hapin e tij të pazakontë ambasadori sjell alibinë e nevojës së diskutimit në tryezën e bisedimeve të “çeshtjeve të ngutëshme të bashkëpunimit” midis dy vendeve.

Faqja e parë DITA, 31 mars 2021

Është hera e parë që një ambasador rus formulon termin “çeshtje të ngutëshme” në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rusisë. Ambasadori mund të ketë rreth një vit e gjysëm që merret me marrëdhëniet shqiptaro-ruse, por ekspertët që merren prej dekadash me këto marrëdhënie, mund të përcaktojnë me siguri diplomatike dhe profesionale se midis Shqipërisë dhe Rusisë nuk ka asnjë çeshtje të ngutëshme. Sipas burimeve diplomatike, çeshtja e vetme, që diplomacia ruse e klasifikon si të “ngutëshme” në marrëdhëniet dypalëshe, është ajo e Traktatit të Miqësisë midis Rusisë dhe Shqipërisë, të sigluar në Tiranë në vitin 2004 nga ministrat e jashtëm Sergej Lavrov dhe Kastriot Islami.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov ia kërkoi hapur nënshkrimin e këtij traktati kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë vizitës në Moskë në shkurt 2020 në cilësinë e kryetarit të radhës të OSBE. Është një Traktat skandaloz për një shtet anëtar të NATO-s dhe pse është i tillë qeveritë shqiptare që nga 2004 e deri tani nuk kanë guxuar ta nënshkruajnë, por kanë bërë gabimin e madh shtetëror që e kanë konservuar në frigoriferin diplomatik. Unë kam kërkuar disa herë, qoftë në kohën kur punoja në Ministrinë e Jashtme, qoftë më pas, që Shqipëria duhet ta shfuqizojë atë traktat të sigluar, që është i papërputhshëm me interesat kombëtare të Shqipërisë dhe me statusin e saj si anëtare e NATO-s. (Shih gazeta “Dita”, “Qeveria shqiptare të shfuqizojë traktatin e miqësisë sigluar me Rusinë”, 4 mars 2020).

Pikërisht pse ky traktat është interes strategjik rus, diplomacia ruse ka bërë dhe bën presione të pandërprera mbi qeveritë dhe diplomacinë shqiptare që ta nënshkruajnë zyrtarisht, madje qoftë dhe duke i ndryshuar emrin dhe ta quajnë “Deklaratë”. Moska i bënte llogaritë në mbështetjen e lobit rus në ministrinë e jashtme të Shqipërisë, ku kanë kolltukuar disa ministra te jashtëm që kanë qenë dakord të nënshkruhej ai traktat në nivelin më të lartë. Madje ndonjë ministër i jashtëm kominternist ka arritur deri atje sa të hidhte publikisht edhe alternativën e një partneriteti strategjik me Rusinë.

Deklaratat e ambasadorit rus parashtrojnë një platformë interesante të justifikimit të ndërhyrjes në procesin zgjedhor dhe në punët e brendshme të Shqipërisë. Diplomacia e çuditëshme gjeografike ruse shprehet se “Rusia shtrihet në afërsi të gadishullit ballkanik ndaj është një pjesëmarrëse e natyrshme në të gjitha proceset që ndodhin këtu, të cilat nuk mund të mos prekin interesat e saj”, për të dalë tek perla gjeografike se “ne jemi fqinjë në Detin e Zi”.

Më tej platforma diplomatike ruse e ndërhyrjes shkallëzohet në interpretime voluntariste sipas të cilave niveli i ulët marrëdhënieve dypalëshe vjen “si një element i luftës politike që po zhvillohet midis forcave politike në vetë Shqipërinë”. Ambasadori përmbahet të thotë se cilat forca politike janë për marrëdhënie të ndritura me Rusinë dhe cilat jo, por ky diversion i duhet atij për të përligjur kërkesën finale që Shqipëria ka nevojë për një qeveri të re.

Pastaj nxiton që të japë si themel të rëndësishëm të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe modelin e marrëdhënieve midis Shqipërisë komuniste dhe Bashkimit Sovjetik komunist, kur Shqipëria ishte satelite e Rusisë dhe i kishte dhënë asaj edhe bazë ushtarako-detare në territorin e saj.

Natyrisht ambasadori nuk e ka jetuar atë periudhë të zezë në Shqipëri dhe nuk e din se Moska grabiste gjithçka në Shqipëri, që nga kromi e deri vaji i ullirit që mungonte me vite në treg, dhe varësia e Shqipërisë nga Moska ishte në atë gradë sa që edhe historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit brezi im e ka mësuar në shkollë me tekste ruse. Ambasada ruse mund të ngrejë edhe “njëzet shoqata të tjera miqësie me Rusinë” nëpër qytetet tona, përveç atyre 20 shoqatave që ka ngritur deri tani. Por miqësitë dhe marrëdhëniet normale midis dy shteteve nuk ndërtohen me nostalgji neokomuniste dhe as me modele shtetesh satelite, si marrëdhëniet dypalëshe deri në vitin 1961 të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.

Nuk është i qartë romantizmi sovjetik diplomatik i propozimit të tij që Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen organizatës ekonomike të krijuar dhe drejtuar nga Rusia “Bashkimi Ekonomik Euraziatik”, i përbërë nga shtetet ish-republika sovjetike plus Serbia, që hyri në vitin 2019.

Së pari duhet thënë se Shqipëria si shtet kandidat i BE është e interesuar për integrimin europian dhe për anëtarësimin në BE dhe dihet se çdo shtet që anëtarësohet në BE duhet të çfuqizojë marrëveshjet e tregtisë së lirë me organizata të huaja ekonomike si “Bashkimi Ekonomik Euroaziatik” i Rusisë. Nga ana tjetër ambasadori rus duhet ta ketë lexuar në historinë e marrëdhënieve dypalëshe se Shqipëria ka qenë anëtare e “KNER-it”, Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke, të krijuar dhe të drejtuar nga Moska në kohën e perandorisë komuniste sovjetike dhe nuk i pa asnjë hajër integrimit ekonomik me Rusinë.

Si mënyrë e forcimit të marrëdhënieve me Rusinë ambasadori i sugjeron Shqipërisë të neglizhojë politikën armiqësore të Moskës ndaj Kosovës. Ai shpik një të ashtuquajtur çeshtje të Kosovës, kur ajo në realitet nuk ekziston, sepse është zgjidhur që në vitin 1999 me ndërhyrjen humanitare të 19 shteteve demokratike të Aleancës Atlantike për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi dhe spastrimit etnik i Serbisë, si dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008. Diplomacia ruse e din fare mirë se pavarësia e Kosovës është sanksionuar ligjërisht dhe vendosur si e përputhëshme me ligjet ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik të vitit 2010, ku u paraqit edhe Rusia si avokate e Serbisë, ndaj më kot ai shpik sot një të ashtuquajtur çeshtje të Kosovës.

E vetmja çeshtje është normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është në të mirë të dy shteteve. Sa për këmbënguljen profane të diplomacisë ruse për rezolutën e vdekur 1244 të KS të OKB, çdo student diplomacie e din se ajo rezolute nuk e përmend në asnjë rresht apo fjalë të saj Serbinë.

Të njejtën ditë me ambasadorin e saj në Tiranë, edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zaharova, në brifingun e saj me mediat në 26 mars ndërhyri në punët e kombit shqiptar dhe u muar gjatë me objektivin e diplomacisë ruse të nxitjes së konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës, dhe me një retorikë urrejtje antishqiptare sulmoi popullin e Kosovës dhe NATO-n. Zaharova shtroi dy teza absurde. Teza e parë, që ndërhyrja e NATO-s në Jugosllavi në 1999 është akti i i parë agresiv kundër një shteti sovran që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pavarësisht se zëdhënësja e MPJ të Rusisë nuk kishte lindur në atë kohë, asaj si përfaqësuese e MPJ nuk i falet të mos e dijë se ushtria ruse ka pushtuar Hungarinë në tetor të vitit 1956, kur shtypi me zjarr dhe dhe terror protestën masive të ligjëshme të popullit hungarez. Nuk i falet të mos e dijë që ushtria dhe tanket ruse pushtuan Çekosllovakinë në gusht të vitit 1968 për të shtypur pranverën e Pragës. Tradita pushtuese e Rusisë vazhdoi me agresionin kundër Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe me agresionin kundër Ukrainës në vitin 2014, kur aneksoi me dhunë Krimenë.

Teza e dytë absurde e Zaharovës është që “ çeshtja e përgjegjësise së Aleancës Atlantike për 24 marsin 1999 mbetet e hapur”. Nuk e di ku ka qenë me punë zëdhënësja Zaharova, por MPJ Ruse e ka të rregjistruar që në 15 dhjetor 2004 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka rrëzuar padinë e qeverisë së Serbisë kundër shteteve të NATO-s, pjesëmarrëse në ndërhyrjen humanitare të 1999.

Logjika diplomatike të çon te mendimi se ka një lidhje midis ndërhyrjes së ambasadorit rus në Tiranë në punët e brendshme të zgjedhjeve në Shqipëri në 26 mars me ndërhyrjen në punët e brendshme të Bosnje-Hercegovinës të ambasadorit rus në Sarajevë në 18 mars, që kërcënoi shtetin ballkanik të mos hyjë në NATO. Duket se diplomacia ruse po përuron një fazë të re të një ndërhyrje të hapur frontale në punët e brendshme të popujve dhe të vendeve të Ballkanit.

Një zhvillim i tillë provon se sa të drejtë kishte parlamenti europian kur miratoi në 10 tetor 2019 rezolutën për ndërhyrjen e huaj në proceset elektorale dhe sa të drejtë kishte parlamenti i Shqipërisë, që miratoi në 5 dhjetor 2019 rezolutën “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Në këtë mënyrë qeveria e Shqipërisë e ka bazën juridike dhe diplomatike për të protestuar pranë MPJ të Rusisë për këtë ndërhyrje të papranueshme të ambasadorit rus në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

 

——-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Share This Article
43 Comments
    • “Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së re të Shqipërisë autoritetet e vendit do të kenë mundësinë që të kthehemi sëbashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çeshtjet e ngutëshme të bashkëpunimit tonë”-shkruhet ne njoftimin e ambasades.
      Ku shprehet nderhyrja dhe anësia ketu? A do kete nje qeveri te re mbas zgjedhjeve? Sigurisht! Me cilendo prej tyre, ambasada ruse shpreson në nje bashkepunim më të frytshem. Më duket se deri ketu nuk ka asnje nderhyrje në zgjedhje dhe asnje anesi apo prefernce në rezultatin e tyre. Se ç’ka ne mendje, nuk e dime, por ate që eshte shprehur mund ta lexojmë siç eshte shkruar jo me hamendesime, te cilat kushdo mun t’i kete si të doje..

      • Bureto. Edhe une keshtu mendova sapo lexova shenimin e ambasades ruse; shkolla ruse e diplomacise nuk eshte aq naive sa te korrigjohet nga diplomati Shabani. Tjeter problem, synimet e njohura te Rusise per Ballkanin.

        • Kur te dali Navalni nga burgu e te zgjidhet President I Russell do normalizohen maredheniet.Harroje Vloren general.hahaha.

  • Shoku Shabon qenke letu e paske rrjedhur, bej shkrim per lek por me dinjitet mos u bej lengaraq.
    Ne vitin 2016 kur zhvilloheshin zgjedhjet Presidenciale ne USA gungacja Merkel dhe ne unison shtetet gay te BE i benin thirrje popullit Amerikan qe te mos votohej Z. Trump, ketyre tamtameve ne Shqiperi i binte edhe gjatovillo Ed Brekushja, po kjo nuk quhej nderhyrje?
    Shabon mosmirenjohesi “harron” qe ish BRSS kur me Shqiperine kishte marredhenie shume te mira na ndertoj dhe na fali hidrocentrale, kombinatin e Tekstileve “Stalin”, rafineri makina transporti, pregatiti kuadro telarte per cdo fushe, te furnozoj me armatim dhe avione luftarake, na ndihmoj me investime ku nga nje vend i prapambetur agrar bna industrializoj etj etej dhe ti shpif duke thene qe na ka grabitur.
    Si ka mundesi qe vend ne ate kohe me 2 milion banore dhe 28 mije km2 si Shqiperia mbante me vaj ulliri, (disa bidona), krom (disa karroca dore por ne fakt e merrte Cekoslovakia me klering), lesh dhije et jetj nje shtet me popllsi 100 here me te madh se ne dhe me nje siperfaqe me te madhe se nje kontinent, 16 milion km2.
    Nuk te vjen turp, e ku ke turp ti.
    Po pas vitit 1961 qe prishem marredheniet me BRSS kush na e merrte vajin e ullirit qe dene vitet ’90 i kishim harruar emrin dhe aromen.
    Mos bej keshtu se je burre ne moshe ore legaraq, qe para viteve ’90 ke sharre me rrenje e me dege “Imperializmin Amerikan” e sot na del me amerikan se amerikanet.
    Ambasadori Rus eshte ne te drejten e vet se Rusia bashke me serbine kan investuar dhe ka pregatitur KUADRO (agjent) si Sali Berisha, Lulezim Basha etj, kerkojne frutet e punes dhe te investimit.

    • He mor shkelzen se shaboni po te perkrah dajot tuaj
      Milices i ka bere nje vend vucici ne parlamentin serb
      dhe shabono si tifoz i serbis futet dhe han mut

  • Z. Shaban Murati eshte intelektuali i vetem qe e shtjellon kete teme me qartesi diplomatike…shume I pregatitur dhe me vizjon te paster.
    Diplomat me shume klas dhe shume patriot…nuk e kuptoj si mund ta lere shteti kete person…qe duhet te jete President i Shqiperise dhe te perfaqesoje Shqiperine ne instancat me te larta.

  • Mbas zgjedhjeve qeveria quhet gjithmon e re o Shab!!
    Titulli esht zgjedh vetem me bo pak buje ke lexusit!
    Mire ai ambasadori rus qe ka nje shtet te madh nga mbrapa, po kjo lloj megallomanie e jotja nga buron?
    Je nje hic i thjesht!!!!!!

  • Kete te drejte e kane vetem ambasadoret e “shteteve te koklavitura” qe s’dine nga e kane ORIGJINEN..! Duam qe vendi te qeveriset nga shqiptare me “taban”, jo “shkojme drejt Europes me anije USA..! Ka 30vjet qe ambasadoret Amerikane” po qeverisin, “por asgje nuk po ndrisin” ..! Tjeter gje eshte ndihma e sinqerta e tjeter eshte “gjigandin mik te kesh, e krimi gjen shesh, e ben pershesh”..!

  • Po pse mbas zgjedhjeve nuk do kete ndryshime ne qeveri? Nese ka ndryshime nuk quhet qeveri e re meqe nuk eshte e njejta. ? Je lodhur me gjithe kete artikull per te fajsuar ambasaden ruse per nderhyrje ne zgjedhje nderkohe qe ambasadat e tjera ulen dhe numerojne votat hahah…… . Krahasuar me çka bejne te tjeret kjo e ruseve sot as qe mund te llogaritet. Sa i takon ne te kaluaren po , ishin ata qe pyeteshin per çdo gje . Kurse punen e grabitjeve me mire mos e zer me goje se mbase dalim me borxhe ndaj BRSS . Investimet direkte ne fabrika uzina vepra publike jane ku e ku me voluminoze se sa ato te miqve tane te sotem . Ç’ka u dhane ne emer te solidaritetit midis popujve socialiste ishin si OJF d.m.th. pa qellime fitimi. Shko e fol njeçike me miqt tane te sotem . Te kerkojne perqindjen.

  • Cdo qeveri qe del nga zgjedhjet quhet qeveri e re. Mund te fitoje Rama prape, por qeveria quhet e re. Me duket korrekte deklarata e ambasadorit.

  • Si eshte puna e perpunimit dhe propagandes komuniste 45 vjeçare ,shume interesante dhe e frikshme !!
    Edhe mbas 30 viteve ,akoma bishtat e komunizmit enderrojne BRSS dhe kthimin e Shqiperise nga Lindja .
    Pale kur permendin “ndihmat” me hidrocentrale e kombinate ?!?!
    Lere ate me kuadro qe ka qene mrekullia e 8 e botes
    O idioter e te lige bashke ,komuniste palaço e rusofil kriminele….ishim vasale dhe satelite te BRSS dhe kjo krijese kujdesej te kishte kontrroll ne cdo fushe te jetes shqiptare….o ju qifsha trute dhe nendetesen 105 bashke.
    Nuk po i hyj historise 200 vjecare antishqiptare ,por vetem 20 vite politike te eger kunder Kosoves dhe perkrahje pa rezerva e Beogradit ,eshte mjaftueshem qe ambasadori rus te shkonte ne pridh te somes se vete e ju “filomuzhiket” te mos ndjeheshit as ne boten tjeter.
    Po si ka mundesi qe Moska ,kjo mentore historike e Beogradit ,na paska sinqeritet ne marredheniet me Shqiperine ……o gjytyryma e kerma komuniste.
    Kerkon marredhenie Moska me Tiranen o kerma komuniste ?? Shume e thjeshte ,te njohin Pavaresine e Kosoves dhe u zgjidh problemi.
    Z.Murati ,disa gjera duhen thene me emer….lobi rus ne Shqiperi kryesohej nga Rexhep Meidani e vazhdonte me Paskal Milon dhe kuadro socialiste qe u kishte ngelur ora ne Kremlin.
    Ishin ngjarjet e 98 – 99 ne Kosove qe nuk u lane kohe ketyre bolshevikeve modern tu lepiheshin Moskes .
    Shoqatat ruso – shqiptare jane çerdhe spiunazhi ,qe duhen zhdukur.

  • Cfare debili ky njeri!! O diplomat abcja e diplomacise eshte interesat e vendit tim sa ma perpara e mundshme! Cdo shtet interesohet per interesat e veta ma se pari pra , pos diplomatet shqiptar qe vene miqesite me rusin kinen ameriken serbine a grekine mbi interesat e vendit te tyre vetem se te duken te mire karshi botes!!! Ambasadori bene punen e vete e kerkon te avancoje shtetin e tij ne vendin ku eshte derguar, pra normal qe ky ambasador te mundohet ashtu, se dyti cff do o qeveri eshte e re mbas votimeve qofte kur eshte me te njetin KM ne fuqi, prape eshte e re zyrtarisht!
    Nuk kemi pse te konfrotohemi kot me askend per pune ideologjike qe kane fuqite e medha apo tjerat mes veti, se nuk peshojme asgje edhe sa te pajtohen ato nderveti mbetemi me gjishta ne goje si ne kohen kine amerike!
    Pra duhet dhane fund idiotsirave edhe me punuar e me pasur marreveshje te mira me te gjithe , si svicera!

  • DITA: Një bravo e madhe për DIPLLOMATIN SH.MURATI.Vigjilenca e tij prej Atdhetari të vërtet po i çjerr maskën Dipllomatit RUS që po del hapur kundër Qevetisë Shqiptare aktuale për arsyet që tadhmë dihen.
    -Mendoi që Qeveria RAMA DUHET TA SHPALLI NON-GRATA Ambasadorin RUS meniëherë.
    -Ditë më parë Qeveria Shqipëtare përzuri nga Shqipëria një dipllomat tjetër Rus se gjoja kishte thyer rregullat e COVID 19.JO.Dipllomati Rus është kapur në punë spiunazhi kundër qeverisë Shqipëtare.
    -Qeveria Ruse ka kohë që punon hapt kundër Qeverisë Shqipëtare aktuale dhe vëndeve Ballkanike që janë pro NATO-s,BE,SHBA.
    -Jo më kotë L.Basha loboi me Rusët 675.000 $ në AMERIKË dhe drejtësia jonë heshti.Por dhe PS nuk u mor gjat me këtë çështje.
    -Makineria propagandistike Ruse mbështet Sërbët kundër Kosovës si Shtet të pa varur por edhe Shqipërisë që është në përkrahje të popullit vëlla Kosovar.
    -Në zgjedhjet e 25 prillit ndërhyrja Sërbe-Greke-Ruse..do të jetë shumë e madhe.Dhe Sb,Lb,Im kanë shpresa të mëdha prej tyre.
    -Ndaj në 26 prill në Shqipëri NATO do të bëjë një “STËRVITJE”të madhe.
    -Thirrhet e KryeOpozitarëve për luftë nëse nuk fitojnë zgjedhjet me VOTË është në unison me deklaratën e Ambasadorit Komunist-Putinist.
    -FLM DITA,SHM.

  • Te gjitha te keqiat poshtersite e krimet qe jane bere ndaj kombit shqiptar piken e nisjes e kane ne perandorine Ruse e ate Turke te mbeshtetur fuqishem nga kurvat Angleze e Franceze

  • e tha rama qe, trampi eshte trap, po ti shikon lufte midis usa-s dhe russa-s dhe shpreson te fitoi usa !!!..
    pertej deshirave te ster, ster nipit te muratit te dyte, tre fuqite e medha duhet te shpallin detanten e sigurte dhe te perhereshme .
    …dhe atehere muratet, mahmudet dhe demot, do u zere goja myk se s’do din c’te flasin .

    • Gur themeli i maredhenive Shqiperi-Rusi eshte Kosova !
      Cfare qendrimi mban Russia ndaj Kosoves ? Mbrshtet Serbine ! Kaq i duhet qeverive shqiptare dje, sot dhe ne-
      ser qe t’i kthejne kurrizin rusit dhe te shikojne aleatin e
      vertete : Ameriken ! Cdo analize tjeter eshte thjeshte le-
      gjende urbane ….!!!
      Shaban urime per artikujt tuaj a analitike !!!!

  • Ja “mesazhi i ndërhyrjes” i ambasadorit rus, që Shaba nuk e citon: “Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së re të Shqipërisë, autoritetet e vendit do të kenë mundësinë të trajtojnë temën e komisionit ndërqeveritar, dhe më pas të mund të kthehemi së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë. Ne nuk i diktojmë askujt si të jetojë dhe nuk japim këshilla, nëse nuk na kërkohet”, tha ai. Çfarë ka këtu për NDËRHYRJE?!

  • E bo mir Greku per ca qe i ndrro emrat!
    Murat,Islam,Caush,Kaush,Mhamut….veni i pseu denim t’pakten!!

  • Për ata që justifikojnë shprehjet e ambasadorit rus: Çfarë prisnit ju që ambasadori rus të thoshte, votoni Bashën dhe jo Ramën!!! Kur thuhet qeveri e re, nënkupton që të mos jetë Rama, sepse po qe përsëri Rama kryeministër, nuk quhet qeveri e re. Ndërhyrja e ambasadorit në kohë fushate, shkel ligjet diplomatike ndërkombëtare. Kjo është shumë e saktë. Historia dy shekullore ka treguar që shqiptarët duhet t’a mbajnë sa më larg rusin, sepse janë këta që e copëtuan Shqipërinë, dhe nuk kemi asnjë shëmbull që të na kenë përkrahur. Rusët janë miqtë e përjetshëm të serbëve dhe bullgarëve. Lërini mënjanë budallëllëqet dhe arsyetoni me këmbët në tokë!

  • Ne fund, Shabani ka harruar t’i sugjeroje qeverise shqiptare qe t’i kerkojme ruseve te marrin shembull nga USA, qe nuk nderhyjne fare.

  • Bravo Shaban! Shumë mençur keni shkruar.
    Miqtë e rusëve dhe armiqtë e kombit, i kemi në politikën shqiptare, në Tiranë. Eshtë Sali Shpellar Gërvalla me shokë.

  • Ky shkrim i Shabes ketu i perngjan atij njeriut qe akuzon dike si hajdut se i ka shkulur frutat e kopshit, te cilat gjinden te gjitha per toke, dhe pas kesaj nis e mbush trastat me frutat e rene dhe ia jep “hajdutit” gjithe inat! Dhe “hajduti”, qe akoma s’po kuptonte gje, i merr trasta e mbushura plot dhe iken! Bravo Shabe, kesaj radhe u tregove i zgjuar!

  • Ky shkrim i Shabes ketu i perngjan atij njeriut qe akuzon dike si hajdut se i ka shkulur frutat e kopshit, te cilat gjinden te gjitha per toke, dhe pas kesaj nis e mbush trastat me frutat e rene dhe ia jep “hajdutit” gjithe inat! Dhe “hajduti”, qe akoma s’po kuptonte gje, i merr trasta e mbushura plot dhe iken! Bravo Shabe, kesaj radhe u tregove i zgjuar!…

  • Është e drejta e ambassadorit rus, që të kërkojë zbatimin e Traktatit të nënshkruar në vitin 2004. Sepse u nënshkrua në Tiranë, e në Minisrinë e Jashtme të Shqipërisë. Nga ministri i jashtëm i Shqipërisë.
    Rusia nuk mund të mbajë përgjegjësi për gafat e ministrave tanë kominternistë të punëve të jashtme.
    Ashtu siç është e drejta e Ambasadorit tonë të shquar, që siç gjatë gjithë jetës së tij të gjatë në Gazetari dhe në Diplomaci, t`u bjerë kamabanave, e të tërheqë veshët e mbyllur me dashje.
    Mund të thotë dikush: -Po si ka mundësi, që të kenë të dyja palët(edhe ambasadori rus, edhe Ambasadori ynë i shquar), të drejtë?
    Ja që ndodh të kenë të drejtë të dy. Kanë të drejtë, sepse bëhet fjalë për dy palë.
    E ku ka dy palë, ka dy lloj interesash. Interesa, që siç e ka vërtetuar koha, nuk përputhen.
    PËRGËZIME, AMBASADOR I SHQUAR!

  • Edhe kjo trajtesë e 31 marsit, e diplomatit të shquar e atdhetar, z. Shaban Murati, lidhur me qendrimin rus në këtë pragzgjedhor, jo vetëm informon e formon, si ngaherë, por rikonfirmon se një diplomat i formatit të tillë, sikurse z. Murati, vlen të jetë padyshim minstër i jashtëm i çdolloj qeverie shqiptare, apo këshilltar special i presidentit a kryeministrit për çështjet e jashtëme.
    Intelektual e diplomat i klasit extra, i qartë e objektiv, me urtinë dhe përkushtimin ndaj interesave të larta kombëtare dhe së mirës publike, sidhe me urtinë e prijësave të Kuvendeve historike, Ai është padyshim Dekani i vërtetë i Diplomacisë Shqiptare dhe meriton nderim e admirim, në shkallë mbarëkombëtare e më gjerë. Një kompliment i posaçëm edhe për Gazetën ‘Dita’, që pasyron trajtesa të ndjeshmërisë së lartëjetike për vendin.
    ——————————-
    P. S. Ftojmë lexuesit, me këtë rast, të kuptojnë se qendrime të tilla kritike ndaj politikës ruse, lidhur me interesat tona kombëtare, tradicionalisht, në kuadër të interesave hegjemoniste të Perandorisë Ruse të të gjitha kohërave, nuk cënojnë respektin dhe ndjenjat miqësore të shqiptarëve ndaj popullit të thjeshtë rus, duke mos e njësuar atë me kastën politike të çdo epoke qoftë. Nuk është antishqiptar populli i thjeshtë rus, por klasa e tij politike. Ky dallim është esencial e nuk duhet anashkaluar. Është tjetër gjë, psh, masa e gjerë e popullit serb e grek, me indoktrinim të përhershëm e intensiv anitshqiptar prej pushtuesi dhe sunduesi, me zjarr e hekur dhe kurs persistent tjetërsimi e asgjësimi të rracës shqiptare, duk manifestuar hapur e publikisht thirrjet : ”Vritini shqiptarët !”; ndaj çka qeveria ruse jo vetëm nuk ka ndërhyrë, por, madije, Stalini psh, -arkitekt i shktërrimit të Shqipërisë Etnike dhe i rikthimit forcësrisht të Kosovës nën serbi, i tha përfaqësuesit të lartë të Titos, lidhur me shqiptarët dhe Shqipërinë : ”Mund t’i gëlltisni !”.
    Politikë kjo, që, – në një farë mënyre, mjerisht mbetet e njëjtë edhe në kohët tona, (kujto rastin e Kosovës). Përfundimisht, ajo që duhet negociuar me palën ruse dhe beniaminien e saj në ballkan, serbinë, është të denoncojnë dhe abrogojnë përfundimisht politikën e tyre antishqiptare dhe frymën e hegjemonizmit tradicional në Ballkan, në funksion të një epoke të re në marrdhëniet ruso-serbo- shqiptare, të njohjes së sovranitetit shqiptar në trojet e veta etnike dhe të respektit të ndërsjelltë. Petrit Belliu, historian. 1.4.2021

  • A mund te kemi emra konkrete mbi lobin rus ne Ministrine e Jashtme? Kush jane keto Ministra qe paska kerkuar Partneritet Strategjik me Rusine? Cilat jane keta 20 shoqata te miqesise Rusi-Shqiperi?

  • Shabo, paske rrjedhur fare. Shqipërisë ia merrte vajin e ullirit dhe kromin, Rusia?? Për cilin vit flet zotrote?? Të morën vaj ulliri dhe të dhanë balet, kompozitorë, aktorë, hidroçentrale, bujqësi, industri, Pallat Kulture, etj??
    Sa e humbur paska dalë Shqipëria në ato 12 vjet.
    Më vonë, pas 1960, shumë mirë bëmë që i prishëm marrdhëniet. Por ti zagar, je skuth që ke ngrënë çorbë të prishur ruse. Ti zgjohesh në mëngjes duke lexuar Pravda, Sputnik, etj. Ty nuk të bën goja të lavdërosh Enverin për pozicionin e 1960. As Ramën për pozicionin e sotëm, ku prej 2013 nuk e pjerdh Rusinë fare. Ty të dhemb kjo. Prandaj rri e bën statuse të tilla, si e si të tërheqësh vëmendjen e humbur mbi Rusinë, e cila as llogaritet fare sot në Shqipëri. E ke stomakun të rënduar, Shabo. Mos kujto se nuk ka njerëz që s’ta kuptojmë hallin

  • o moisiu leshit; kur ti, gjithe ate rusi s’e “pjerdh”, mere me mend sa te dhjesin ty, nje shprehje gjeografike . te shkretit turqelinj (qe s’i pjerdh as izraeli) . kujtojne se i pjerdh…amerika .

  • Ambasada Amerikane e ka kthyer Shqiperine ne koloni Dksperimentakecsa dakin fhe orgsnozojne dhe paradat gay pa lejen e askujt mu ne mes te Tiranes. Ti Shaban lavirja flet per Ruset. Ti hash jashtqitjen Rusise dhe Kines se vetem ata na kane ndihmuar ne Histori

  • *BOSS*i vertete Shqipetar qenke..,THENE te VERTETEN.
    shto AMERIKEN e FANOLIT..dhe te Kosoves…me Bil Klintonin…
    Dhimbia e madhe POPULL!

  • Zotı Muratı Nuk e dı ne se do ta lexosh apojo komentın tım qe nuk eshte me ıdene tende qe Rusıse nuk ı kemı pare asnje te mıreUne po te rreshtoj trı me kryesoret
    1Denoncımı ı traktatıt famekeq te Londres per coptımın e Shqıperıse Ku edhe sot kemı troje tona jashte Shqıperıse sı Kosove e metohı Camerı Maq Verıore etj
    2 Ndıhma per clırımın e Shqıperıse nga pushtımı nazı fashıst Ndıhme dıdekte dhe ındırekte
    3 Duke vendosur veton Rusıa me 1948 morempjese ne konferencen e paqes ne Parıse dhe u futem sı shtet ı OKB
    problemet e tjera sı ındustrıalızımı ı vendıt Modernızımıı bujqesıse Shkollat e larta Arsımıkultura Kınostudjo etj etj

  • I nderuar Zoti Shabani,

    përsa keni reaguar në shkrimin tuaj të mëposhtëm, rreth opinionit të Ambasadës së Rusisë mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, lutem duroni komentim tim. Nuk do të merrem – “ka apo nuk ka të drejtë” Ambasadori rus në Tiranë të shfaqë dëshirën apo opinionin mbi fatin e zgjedhjeje parlamentare në Shqipëri, sepse i takon specialistëve të fushës t’a sqarojnë këtë. Por do të merrem me dëshirën e shprehur hapur prej tij, e cila m’ë duket se nuk ka realisht efekt imponues në politikën e jashtme të RSH-së, pra me pohimin e tij, se ai do të dëshironte, që nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, të vinte “një qeveri e re në Shqipëri”. Gjithashtu do të merrem edhe me arsyetimin e tij, se “Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së ré të Shqipërisë, autoritetet e vendit do të kenë mundësinë që të kthehemi sëbashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë”.

    Vetëm një gjë është për mua në këtë mes e padurueshme, Zoti Murati, kur dëgjon “politikën” dhe “diplomacinë” e RSH-së, që në të shumtën e rasteve flet ende me gjuhën e “Luftës së klasave në arenën ndërkombëtare”, domethënë, duke përzgjedhur sipas dëshirës së saj, se cili ambasador ka “të drejtë” të shprehë opinione dhe direktiva mbi fatin e zgjedhjeve në RSH-së dhe cili tjetër, nuk ka farë të drejtë të hapë gojën, madje as të pipëtijë. Si në rastin konkret, ku ju kritikoni me zell të veçantë prekës atdhetarie, pse ambasadori rus guxon të shfaqë dëshirën dhe pritshmërinë e tij “për një qeveri të ré në RSH-së pas 25 Prillit”, me shpresën e tij, se ajo më në fund do të jetë e gatshme për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve me diplomatët rusë. Ju e kritikoni atë në një mjedis, ku nuk ka mbetur ambasador në Tiranë, prej atij amerikan, italian, anglez, francez, etj., pa “llapur” me tifozllëk mbi zgjedhjet apo gjithfarë aspektesh të jetës në vendin tonë, sipas rastit, hapur në meclis-et tona osmane, ose edhe në prapaskenë. Dikush prej nesh do të pyeste, pse ambasadorja amerikane nuk e bën edhe ajo një deklaratë të tillë të ngjashme? Do t’i përgjigjesha, se nuk është e nevojshme që ajo të kërkojë në RSH-së ndryshime në qeveri, sepse në rradhë të parë, kushdo qeveri që të vijë në Shqipëri do të falet në teqenë e SHBA-së. E dyta, ambasadorja amerikane është nga mëngjesi deri në darkë shumë e zënë me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe jo vetëm, pa kufizime, hapur në deklaratat publike, madje edhe “nën tavolinë”. Nga ky sfond, dëshirën apo kërkesën apo lutjen (t’a quajë secili si t’i duket) të shprehur nga ambasadori rus sa më sipër, personalisht e legjitimoj, të paktën për t’a analizuar dhe për të dhënë mendim tim.
    Por mbaj parasysh, si në çdo fushë, edhe në veprimtarinë tonë diplomatike, mjerisht, né kemi në përdorim “kandarin që nuk peshon me kile, por me okë si në kohën e feudalizmit”. Pavarësisht pra, luftës së klasave që vepron edhe në diplomacinë tonë, pyes – çfarë kërkon ambasadori rus të arrihet në interes të Rusisë në zgjedhjet që kemi përpara?

    1. Edhe mua si juve, Zoti Murati, m’ë duket se kini nuhatur me të drejtë, se ambasadori rus (Rusia) e ka humbur disi durimin duke pritur relativisht gjatë mbi mundësinë e “bisedimeve dhe të diskutimit të çështjeve të ngushtë të bashkëpunimit” midis dy vendeve. Të paktën rreth kësaj, mendoj se ai ka të drejtë t’a ndjejë nevojën, madje edhe të shprehet, se nuk e gjen me kuptim të mbeten kështu të paralizuara bisedimet pa frymëmarrje dhe se diçka duhet të ndryshojë. Sepse edhe në jetën e zakonshme të secilit prej nesh, të kërkosh të bisedosh me dikë, me të Cilin apo me të Cilën ke qenë në dashuri në riní, është legjitime dhe nuk ka asgjë të keqe t’i kërkosh hapur në çdo kohë të takohesh, pavarësisht se si pritet nga pala tjetër. Brenda kësaj të drejte qytetare diplomatike, çfarë del në pah nga kërkesa e ambasadorit rus? Ai kërkon të lëvizin së fundmi dy aktivitete të ngrira prej kohësh – në njërën anë të fillojnë bisedimet midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Rusisë dhe në anën tjetër, nëpërmjet këtyre bisedimeve të diskutohen çështjet e ngutshme të bashkëpunimit midis dy vendeve. Në këtë aspekt kërkesa e tij është normale, sepse deri më sot (të paktën qysh prej vitit 2004 siç e kini theksuar ju, Zoti Murati), nuk ka qenë e mundur të zhvillohen bisedime midis Rusisë dhe qeverive të R. së Shqipërisë, as edhe me qeverinë e tetë vjetëve të fundit. Pse të ketë ndodhur kjo?

    2. U bënë tashmë dekada që RSH-ja është në dashuri me SHBA-të dhe si “dashnore” besnike historike e përkryer, të cilën e ka treguar me prova që është e tillë (si psh. i qëndroi Perandorisë Osmane 500 vjet pa e tradhëtuar), nuk mund të shkojë me Moskën, duke qenë e fejuar me Washingtonin. Moska e di këtë, prandaj ngritja e zërit të ambasadorit rus për takim, sinjalizon, se nga ana e Rusisë është së fundmi diçka e ngutshme për të biseduar me qeverinë e RSH-së dhe se duhet biseduar tashmë, jo duke e shtyrë kohën e takimit pa fund. Në kushtet e derisotme kjo nuk ka qenë e mundur të realizohet, për shkak se ambasadori rus shikon aktualisht në RSH-në një qeveri ekzistuese të asfiksuar (paralizuar), të tërhequr (jo të gatshme) për zhvillimin e këtyre bisedimeve. Ai e quan qëndrimin e kësaj qeverie më tej në fuqi, si një mjet diplomatik nga ana shqiptare për të shtyrë pakuptim nisjen e bisedimeve dypalëshe edhe më tej në kohën e ardhshme. Prandaj, për interesat e vendit të vet ka shprehur dëshirën (propozimin) se pret një qeveri të ré, jo në kuptimin e ndërrimit fizik të pjesëtarëve të saj, sepse me zgjedhjet e 25 prillit ajo do të vijë në çdo rast. Por konteksti i ambasadorit rus e ka theksin, që qeveria e ré të mos jetë e frymëzuar nga lufta e klasave kundër Rusisë si tani, por të ketë një kokë më të kthjellët dhe të pranojë së paku të ulet në tavolinën e bisedimeve. Kjo është për mendimin tim, një kërkesë plotësisht legjitime dhe tërësisht modeste e tij, duke pasur parasysh se kush është Rusia, si është sjellë ajo me né shqiptarët e RSH-së dhe pse jo, edhe kujtesë se sa borxhe i kemi (sepse ajo nuk n’a ka asnjë dyshkë).

    3. Por çfarë mund të jetë e “ngutshmja” që diplomacia ruse ka për të biseduar me RSH-në? Çfarë tjetër parasëgjithash – se ç’do të bëhet me Kosovën, me Maqedoninë e Veriut, apo edhe me Malin e Zi dhe në përgjithësi me çështjen e kombit shqiptar në Ballkan? Si e ka syrin Tirana dhe si mund të “ndihmojë” dhe si mund të “këshillojë” Rusia me mjetet e veta diplomatike në tërësi problemin shqiptar në Ballkan?

    Duam apo nuk duam né, sot kjo çështje është edhe mbi tavolinën e diplomacisë ruse, sepse është në atë të SHBA-ve dhe mbi tavolinat e diplomacive evropiane, etj. Të ulesh me Rusinë në tavolinë për të folur mbi këtë çështje duke mbrojtur interesat e tua, kur ftesa të vjen prej saj, është tërësisht e pranueshme, është një ftesë e lumtur si do që të zhvillohet situata, pa shkelur kurrfarë besnikërie dhe dashurie ndaj të Fejuarit. Rusia është vendi me hapësirën më të madhe në mbarë botën dhe sipas meje – një popull me vlera të lashta legjendare historike, me kulturë të vetën kombëtare dhe naivitet individual të çmueshëm paqësor, një popull që nuk trazon kërkend, por si ariu i stepave që jeton në mbretërinë e vet të qetësisë, kur dikush i prish gjumin duke i kërcitur armët para strofkës, kushdoqoftë ai – qoftë Bonoparti francez, qoftë Hitleri gjerman, qoftë edhe ai që e ka rradhën … – ai zgjohet dhe sulmon si i revoltuari i përgjumur i pafajshëm, e shtyp me putrën e tij që të mos ngrejë më kokën kushdo fuqi botërore që e trazon derisa të zhduket nga pylli, nganjëherë duke e ndjekur me makinerinë e vet deri në shtëpinë e tij … Edhe sot Rusia ngreh ushtrinë – vetëm kur dikush i kërcet armët përpara portës … Asaj sot i tremben edhe tre vendet më të fuqishme të Europës së Bashkuar, Gjermani, Franca dhe Anglia.

    Përveç këtyre opinioneve të mija vetjake të qëndrueshme, të formuara në kohë, Rusia (BS), ashtu si edhe Kina në kohët moderne (të Pasluftës së Dytë Botërore) është vendi që vetëm e ka ndihmuar Shqipërinë në momentet vendimtare të historisë sonë moderne si askush tjetër … është vendi që nuk ka bërë kurrë luftë kundër shqiptarëve, madje vendasit e Republikës sonë kanë pasur miqësi të sinqertë reciproke me vendasit rusë, për të mos thënë vëllazërore, natyrisht për kohën që politika i ka lejuar të afrohen me njëri tjetrin. Karshi kësaj ndihme themelore të Pasluftës, nuk i takon Republikës sonë të fusë kokën në rërë, të fshihet për të mos u ulur të bisedojë qoftë edhe formalisht në planin diplomatik me Rusinë. (Po të mos e tradhtosh, i fejuari jo vetëm nuk bëhet xheloz, por do të ndjehet krenar për virtytin mirënjohës të fejuarës së vet!). Por duhet të jesh i sinqertë, besnik dhe duhet të jesh i mësuar të sillesh!

    Qoftë i Fejuari, qoftë i Dashuri i rinisë së hershme duhet të mos harrojnë se përmes shtëpisë së vendit të Afërditës së tyre – në Mbretërinë e dikurshme Ilire të shqiptarëve – kalon rruga më e vjetër e botës, autostrada e përjetëshme e ushtrive më të mëdha perandorake të historisë botërore të Dheut, të djeshmes, të sotmes dhe asaj të nesërmes, të Perëndimit dhe të Lindjes. Të mos harrojnë, se dashnores së rinisë apo të fejuarës së sotme, i duhet t’i presë dhe t’i përcjellë të Dy kur shkelin në Rrugën e saj, pra ata në çdo rast duhet të mbeten miq në mirësjellje të qytetërimit bashkëkohor – që Ajo të jetë një proamerikane e përkushtuar dhe jo patjetër t’i urrejë rusët.

    (Marrë nga faqja ime e Facebook-ut)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *