Pse po shkon PD-ja drejt copëzimit

anazapta

Mediet kryesore të vendit bënë të njohur një debat të zhvilluar në instancat parlamentare të Partisë Demokratike, përmes së cilës , sado i panjohur të jesh me rrjedhat e politikës, mund të vëreje dy gjëra të rëndësishme, padurimin e Berishës për të pasur më shumë “debatues” në parlament , duke e ndjerë se gradualisht po mbetet i vetëm dhe krijimin rreth tij, sa më shpejt të jetë e mundur të një grupimi, i cili , duke qenë radikal deri në ekstremin e mundshëm,ka në vete farën e trazimeve të ardhshme, të cilat synojnë të çojnë në një revoltë, qoftë edhe të sajuar, përmes së cilës, edhe pse e dinë se nuk mund të përmbysin asgjë, do të krijojnë imazhin e lëvizje të fortë, ekstreme politike, për të dhënë zemër tek të tulaturit brenda partisë së tyre. Por, edhe sikur të mos kishte qenë ky pasazh medial, nga e gjithë ajo që ndiqet në punimet e parlamentit, ndjehet se Berisha po shkon drejt vetmisë së madhe, edhe brenda llojit të vet, dhe po shkon duke qenë i vetëdijshëm se kjo braktisje do të jetë përfundimtare. Droja e tij tashmë nuk është se çfarë po ndodh me njerëzit e afërt të tij, për të cilit, nëse kanë mend, tashmë ai është i padëshiruari i madh,dhe këtë ai e ndjen me shijen e politikanit që vetë i ka thurur këto rrjeta, frika e tij e madhe është se mos kjo humbësi, që mund të jetë e skajshme ngrin edhe tek pasuesit e tij në bazë. Kjo është ajo që e trazon më shumë se gjithçka, dhe nuk e lë të qetë në vendin e tij në parlament, e bën të zvarritet dhe të gulçojë në foltore, deri sa çirret, dh e gjitha është një mesazh jashtë sallës, për ato që presin ende prej tij, sepse, në gjithë këto vite, PD është sjellë ndaj Njëshit dhe nuk e ka perceptuar veten jashtë këtij.

 

Grupi i skifterëve

Tani marramendshëm shpejt po vjen një kohë tjetër, edhe brenda PD-së. Është e vështirë, për më tepër e rrezikshme , të bësh Kasandrën në politikë, por gjërat që duken janë shenjat e qarta të një ndarje të re brenda opozitës, ndarje, e cila, sa mund të jetë e dëmshme për të në mjedisin politik afatshkurtër, aq mund të jetë e dobishme në një të ardhme të afërt. Në PD tashmë janë disa grupime, të njësuara mbi filozofinë e shkurtuar politike, dhe, nëse deri tani nuk janë shfaqur haptas, kjo vjen nga droja e lidershipit faktik, dhe nga pritja e asaj që do të bëjë lideri i emëruar, jo nga shpresa tek ai, por duke pritur dërrmimin e tij.
Është ende i fuqishëm grupi i skifterëve brenda PD/së, të cilët tashmë kanë dy liderë të njohur, agresivë deri në marri, të dëmshëm deri në rrezik, dhe të dërmuar deri aty sa një ditë të mos merren seriozisht. Ky “binjakëzim” mes Berishës dhe Topallit, sado që në pamjen e parë duket “binjakëzimi” më i çuditshëm politik, mes një ish komunisti fanatik dhe një përfaqësueseje të klasave të përndjekura, që për tridhjetë vite ishin në dy llogore të kundërta, është njëkohësisht edhe tabloja e shpërfytyrimit të vlerave. Është njëkohësisht edhe një dëshmi se si mund të shndërrohet nga pushteti një klasë e tërë, tek të cilët njerëzit kanë besuar. Grupimi i skifterëve ka dy përparësi që nuk i kanë grupimet e tjera: ata kanë rreth vetes dhe nën kontrollin e tyre falangat e shërbimit inteligjent të partisë dhe jashtë partisë, deri në SHISH, të cilët raportojnë vullnetarisht tek liderët”; dhe kanë dosjet e të gjithë atyre që mendohet se mund të jenë të rebeluarit e ardhshëm. Ata, të dy tashmë, pasi ri-erdhën në shkrirjen e akujve politikë, e dinë krejt mirë se kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kush ka përvetësuar, cilët kanë prishur çdo gjë për vetëm pak gjë, ata e dinë të shkuarën e secilit dhe kanë të gjithë mundësitë për vënien e shpejtë nën fre të secilit prej tyre. Heshtja e të rebeluarve të ardhshëm nuk lidhet me një droje të thjeshtë politike apo me besnikëri politike e morale; por me faktin se shumë prej tyre kanë mëkate të së kaluarës dhe të djeshmes së afërt. Grupi i skifterëve është i fuqishëm, sepse është më i fuqishmi ekonomikisht, me një tribu politike financiare të ngjeshur, vetëm ata kanë qenë në lidhje me botën financiare, përmes tyre është bërë financimi i partisë apo i grupeve të tjera.

 

Të moderuarit

Grupi tjetër, i cili hesht dhe pret një kohë tjetër, për t’u rritur pa frikë e pa zori, është ai që mund të quhet , grupi i të moderuarve, megjithëse fjala modern dhe falangë politike vështirë se shkojnë me njëra tjetrën. Por sidoqoftë ata janë ende aty, në heshtje, nuk diskutojnë, ndoshta i vjen zor nga ata që i ndjekin që , pas përçartjeve politike të Berishës të dalin në foltore, ndoshta sepse do të dukeshin si një zgjatje, vazhdim i tij, dhe ata, të sigurt se koha e tyre mund të vijë, presin dhe nuk duan të njësohen me njeriun , të cilit i ka shkuar koha dhe i ka rrjedhur goja. Ky grup i heshtur, e ndjen se Berisha e di heshtjen e tyre si një revoltë dhe, po ashtu e ndjejnë se lënia e tyre jashtë lojës politike në zgjedhjet brenda partisë, do të thotë njëkohësisht edhe izolim, një braktisje e përkohshme për të verifikuar deri në fund besnikërinë e tyre ndaj liderit të vjetër dhe familjes së tij, biologjike e politike. Jo rastësisht zgjedhjet brenda PD-së i përjashtuan të zgjedhurit parlamentarë, e po ashtu, jo rastësisht, si në një ankand politik, Berisha po u jep fuqinë atyre që ofrojnë më shumë. Edhe pse janë deri tani jashtë strukturave, edhe pse janë në presidencë, ata që do të vendosin në këtë fazë janë të bindurit, e jo të mençurit.

 

Të mbingopurit

Grupi tjetër i heshtjes është ai i titullarëve të djeshëm. Zëri i tyre nuk dëgjohet. edhe kur marrin mundimin të flasin, nën vështrimin kërcënues të shefit, ata janë pa pasion, të zbehtë, jashtë asaj që thuhet” fol , e mbushma mendjen”, të duket sikur janë thirrur edhe një herë, si më parë, për të zbërthyer direktivat e asaj që tha pak përpara shefi i tyre, pa rënduar asgjë më shumë dhe pa marrë mbi vete asnjë risk. Ka një arsye pse e bëjnë ata këtë, dhe kjo vjen nga përvoja e tyre në pushtet. Në se ju kujtohet, sapo erdhi në pushtet, e madje pa ardhur akoma, Berisha bëri dhjetëra e qindra akuza për nëpunës të korruptuar, vjedhje, mashtrime kolosale, korrupsion pasiv e aktiv,mafia politike e financiare, klane të Zemunit e të dreqit e të birit, gjyqe speciale, gjeti edhe një prokurore të përgjithshme, për të cilën mendoi se do e bënte kukull vegjetative, pra të gjithë pritën se do të ndodhte hataja e kiameti. Në fakt nuk ndodhi asgjë. Të gjitha u harruan, u hapën dosje, u mbyllën dosje, u hapën fjalë, u mbyllën fjalë. Me shumë nga të akuzuarit Berisha bëri një pakt: mos flisni kur të ju akuzoj dhe askush nuk ju ngacmon. Nëse flisni, do të keni pasoja. Tani, ministrat, qeveritarët e kohës që sapo shkoi, janë në të drejtën e tyre të mendojnë se, si edhe më parë, në se nuk flasin, pra nëse nuk u ngacmojnë grethin e politikës, të gjitha harrohen. Dhe kanë një farë të drejte. E keni vënë re se si gjithçka po zbutet, dhe në zbutjen e gjithçkaje ata janë në të drejtën të mendojnë se kjo është pasojë e heshtjes së tyre. Dhe presin, që nën ankthin e vazhdimit dhe të heshtjes, të braktisin anijen, si ndodhi më parë edhe me deputetë socialistë. Precedentët  janë, në dy kahet e politikës. Ata presin dhe shpresojnë.

Drejt shpërbërjes

 

Partia Demokratike është formacioni luftarak partiak që është shpërbërë më shpesh se gjithë të tjerët, dhe që po ashtu, është mbledhur përsëri më shumë se të tjerët. Ndarjet kanë qenë të shpeshta, të zhurmshme, idhnake, ndërsa bashkimet kanë qenë të heshtura dhe fitimprurëse. Shpërbërja ka qenë , thuajse gjithmonë, nga arroganca e një njeriu, bashkimi ka qenë nga frika prej këtij njeriu. Gjithçka në PD është bërë sipas vullnetit të tij,nga parti politike ajo u kthye në një klan, një tribu politike, nga qendra e shpresës u bë aleanca e zhgënjimit, nga pritja e së vërtetës, u bë burimi i gënjeshtrës. Dy grupet e heshtura kanë ende drojën e një mekanizmi gjysmë ushtarak e gjysmë policor, gjysmë legal e gjysmë ilegal në PD, ata kanë drojën së këshilltari i grupit parlamentar për Sigurinë, Kuliçi, nuk është asgjë tjetër veçse siguria e Berishës dhe mbajtja e formacionit si do i pari i tyre. Mirëpo të vetëdishëm se e gjithë kjo duhet të mbarojë një ditë, të bindur se ora politike berishiane sado të kurdiset është drejt përfundimit, të qartë se nuk mund të drejtohet përmes budallëqeve topalliane, duke pasur përballë vetes një shembull rebelimi në pushtet, si është LSI, dhe duke e pëlqyer këtë shembull, jo si alternativë politike,por si shpresëdhënëse pushtetore, ata nuk duan të ecin pas qerres së një njeriu që i kërcasin rrotat, apo edhe më keq, të bëhen vetë qerrja. për më tepër, brenda vetes, ata kanë edhe një precedent të freskët , se si mund të përfundojë një rebelim, edhe kur është thjeshtë i supozuar. Rasti Olldashi, ndjesë pastë, dëshmoi se revolta mund të shkrihet si dëbora e majit, ashtu si u shkri grupi pro të ndjerit; por edhe mund të ketë një përfytyrim tragjik, edhe pse mund të jetë i supozuar. Debatet e fundit parlamentare brenda grupit të PD-së, por edhe vetë seancat e Kuvendit, krejt haptas, dëshmojnë se është gjithçka në një lëvizje ndarëse; kur kundërshtitë po kthehen në rrugicë, që mund të bëhen rrugë, kur heshtja po quhet flori, dhe kur pak vetë me mend dëshiron të njësohet figura e tij më atë të një njeriu që është i detyruar të ngrihet çdo dhjetë minuta pr replikë, sepse të vetët kanë ulur kokat. Me siguri Berishës i kujtohet koha e artë, para pak muajve, kur secilin e ngrinte peshë vetëm me shenjën e paktë të gishtit të vogël, dhe do të duhej të ndjehej i mjeruar. Këtë e tregojnë edhe shpërthimet e tij, të cilat, më shumë se ndaj pushtetit të ri, janë kundër pushtetit që shkoi, i cili , si thotë vetë ai, nuk merr as mundimin më të vogël për të marrë në mbrojtje punën e tij. Dhe ndjehet i vetmuar, e po ashtu i duhet të luftojë deri në fund për një njësi të vetme politike, sepse e di së kësaj here, ndarja nuk do të jetë më bashkim, pasi edhe tortë pushteti nuk ka më, por edhe forca e tij është nën humnerizimin e ideve dhe të kohës. Në fund të fundit bëj një pyetje me vete: kush do të ndahet?. Mendoj për këtë dhe mendoj edhe për grupin e parë parlamentar të PD-së, mendoj për këto njerëz, shumica e të cilëve e kanë llojin e karakterit sipas dëshirës së shefit dhe të atyre që ishin dikur, e them me vete, “Sa poshtë ka rënë katundi”.

 

 

Share This Article
21 Comments
  • Shikoni foton te dy me tradhti detin te dy me vrasje 21 janari kater te vrare te dy delenxhilere te pa bese te pa fe hajduterr rruga e kuksit 300 Milon Euro.
    kaq mjafton te thush se kush e ka pd e dhjetorit ne grusht lulja dhe salija pis milet.

  • Ka kohe qe ka filluar proçesi i “thithjes”, i cili do te perlaje shume kufoma te vjetra te politikes , mjere ata qe nuk e kane kuptuar kete fenomen..!Ky proces eshte i pa kthyeshem, dhe ç’do levizje brysk vetem do te shpejtoje ritmin e thithjes.

    • Edhe une dua te falenderoj z.Islami pergjithecka shkruan ne kete gazete,por desha te falenderoj edhe komentuesin Santana….Mendon vertet Z.Islami se per cdo gje dhe pergjithecka vendos Berisha?? Apo vendos kush vuri Berishen ne kete pozicion?? A e mbaroi Berisha misionin e tij?? Dhe” klubi i i pleqve” nuk kane me fuqi te vendosin njeri tjeter si Berisha?? Une jam dakorte me kete Santanen sepse “ekuilibrat” kane ndryshuar dhe gropa e thithjes do te marre brenda shume nga keta plehrat e 23 vjeteve si dhe historine e tyre te ndyre.Mendos se gypi i tubit thithes eshte montuar,besoj se shpejte do te filloje funksionimin..!!!

  • February 10, 2014

    DEMOKRATIZIMI I PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE GARANCI PER TE TEJKALUAR GJENDJEN AKTUALE.

    Per te verteten shoqeria shqiptare pa shume eksperince demokratike e pluraliste nuk kane problem kryesor te perditshem ecurine e opozites pasi ate problem menduan se e zgjidhen me 23 Qershor.
    Problemi i shqiptareve jane hallet dhe problemet e perditshme kriminaliteti , uji, buka, puna, cmimet gjera qe krejt normalisht kerkohen dhe duhet te kerkohen nga pushteti.
    Problemi i fundit i Berishes ne grupin e tije parlamentar zbulon hapur pamundesine e ketij grupi per te permbushur rolin e opozites qe ne nje shoqeri normale realisht eshte shqetesim dhe ndikon drejteperdrejte ne mireqeverisjen nga mazhoranca.
    Kurse ne nje plan me te ngushte nese i referohesh Berishes eshte tamam cmimi i filozofise se tije politike te ndjekur kryesisht gjate pushtetit te tije te dyte ku gjithnje ka kerkuar qe te kete ne krah sherbetore e jo partner politike . Eshte tamam profiti i investimit te tije.
    Tani nese ky problem e filozofi eshte vetem i Berishes megjithe demin qe ka shkaktuar ne opoziten aktuale prape nuk mendoj se eshte problem parsor i shoqerise shqiptare pasi demokracia dhe zgjerimi I hapsirave te lirise nese realizohen nuk e lene vendin pa opozite pamvarsisht emrave te pervetshem.
    Problem madhor dhe qe duhet te shnderrohet ne debat publik se kete semundje, kete sindrom e ka krejt politika shqiptare ku nuk perben perjashtim as Parta Socialiste ne pushtet.
    Ajo pa aftesi qe hapur tani del ne grupin parlamentar te Partise Demokratike eshte pasoje e drejteperdrejte e ndryshimeve kushtetuese te 2008 dhe eleminimin e demokracise se brendeshme te partive politike shqiptare duke cimentuar kryetare te perjetshem ne krye te partive politike e Kryeminister atoritare kur vijne ne pushtet.
    Nese mediat shoqeria civile analistet por jo ata te shit-blere e bejne teme te dites kete qe realisht po shfaqet tek grupi parlamentar i PD ne sensin qe mos te ndolli pas zgjedhjeve tjera ne politiken shqiptare duke vene ne pah rrezikun e nje kryeministri atoritar do i benin nje sherbim vertete te cmuar demokracise se brishte shqiptare.
    Kthimin mrapa te ndryshimeve kushtetuese te 2008 e nje Kodit te ri zgjedhor dhe pse jo edhe modifikime te tjera ne sherbim te zgjerimit te lirise e demokracise brenda formacioneve politike duhen bere perpara zgjedhjeve lokale te radhes ku kandidatet per pushtetare lokal te zgjidhen nga masa e antarsise e forumet e partive respektive.
    Duhet me ne fund te ndergjegjsohemi se sistemet e lira prodhojne lidere vizionare e sistemet e mbyllura kleptokrate prodhojne qeverisje atoritare e diktatore te vegjel qe nuk jane e nuk vihen ne sherbim te shoqerise por te nje grushti te vogel njerzish duke prodhuar korrupsionin e antiligjin ne keto permasa qe ka aktualisht ne Shqiperi .
    Une mendoj se ajo cfare po ndoll ne grupin parlamentar te Partise Demokratike duhet te shnderrohet mesim jo vetem per demokratet por per tere politiken pasi fatekeqesisht edhe formacionet e tjera politike nuk jane larg kesaje gjendje as ne grupet e tyre parlamentare as ne partite politike.
    Them qe nuk jane larg pasi nuk mund te vesh shenjen e barazimit ndermjet tyre pasi Partia Demokratike fatekeqesisht ka prekur fundin dhe nese nuk nderron filozofine e punes e mentalitetit te saje aty do qendroje.
    Analistet nuk e kane vene re kete gendje te mjerueshme te grupit por Kryesia e PD e ka shpallur qe me caktimin e te deleguarve nga ish- funksionaret dhe deputetet e PD per zgjedhjet e reja ne strukturat e PDse fenomen gjithsesi negative kur normalisht duhej te ndollte e kunderta pasi ishet ne pjesen dermuese te tyre jane pergjegjes per katastrofen e 1997tes..
    Asnje nga deputetet nuk eshte caktuar te shkojne ne konferencat e rretheve pasi realisht shumica e tyre nuk ka asnje lidhje me bazen e Partise Demokratike pasi te tere ata i ka perzgjedhur e mandatuar me liste ish-Kryeministri Berisha kur normalisht keta duhej te udhehiqnin reformimin e Partise Demokratike.
    Kjo duhej te kishte ndollur nese deputetet e rinj te Partise demokratike jane zgjedhur te pakonsunuar nga pushteti 8 vjecar i PDse e figura perfaqesuese te Partise Demokratike gje qe nuk ka ndollur por sic e thashe me lart eshte ndjekur kriteri i sherbetorit ndaj Kryetarit Berisha. Fatemirsisht per Berishen tani po ju pi lengun sherbetorve te tije por qe duhet te snderroket ne mesim per te tjeret.
    Nuk mendoj se ne kete drejtim ndryshon shume edhe grupi parlamentar i Partise Socialiste ku edhe ata nuk jane aty si rezultat i nje procesi demokratik perzgjedhje ne strukturat e PSse por edhe ata jane preferenca te Kryeministrit Rama.
    Shikoni edhe fenomenin negativ te shitblerjes se deputeteve si pazari gjese se gjadhe qe prodhuan kryesisht ndryshimet Kushtetuese te 2008 pasi deputetet nuk jane perfaqesuesit e popullit ne parlament por perfaqesues te Kryetarit te partise pasi fatekeqesisht nuk jane as deputetet e partise.
    Shumekush besoj e ka lexuar ne gazeten “Shqiptare” intervisten e nje operatori te kongreseve te PP dhe si i zgjidhte Enveri antaret e byrose politike . Nuk mendoj se ka ndonje ndryshim te madh e esencial me zgjedhjet e deputetve te Parlamentit Shqiptar pa perjashtim. Berisha gjate qeverisjes se tije pati shkuar edhe me tej duke shpikur “Kryesine e Vogel” duke shkaterruar totalisht strukturat e partise por duke anashkaluar edhe kryesine e partise. A e ka pyetur kush ndonjehere z Berisha se ku e ka gjetur ne statutin e partise se tije “Kryesine e Vogel” ku beri ate qe as Enveri nuk ka guxuar ta beje te mos i mbledhi strukturat e partise me vite deri sa i shnderroje te tera pa mandate dhe akoma i ka pa mandate. Pra parti inekzistente pa struktura dhe nje kryetar te dyshimte qe edhe nese eshte zgjedhur me te drejte eshte zgjedhur jasht statutit actual te Partise Demokratike.
    Fatekeqesisht nuk eshte shume larg nga kjo filozofi as z Rama pasi u hap dhe u mbyll debati ne media mbi mbarimin apo jo te mandatit te Kryetarit te Partise Socialiste dhe nuk kemi degjuar se e ka mbledhur kryesine e partise per te diskutuar pasi per te verteten gjer tani nuk ka vdekur debati ne kryesine e kesaje partie qeverisese tashme.
    Une mendoj se debati duhet te shtrihet ne nje kendeveshtrim te gjere qe ka te beje me vete demokracine shqiptare e jo te diskutojme fatin e individeve kjofshin keta Berisha, Rama apo te tjere nese realisht deshirojme ti sherbejme demokracise respektivisht Shqiperise.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    • prape e nxorre surratin mor llapaqen i paguar forumesh

      na u bere ferre mor druvar

      pa denimin e bandes kriminale bash-berisha keto hartimet tuaja nuk vlejne as per letra higjenike

      DENIMI I KRIMINELIT LUL BASHA GARANCI PER TE TEJKALUAR GJENDJEN AKTUALE

      i pandehuri Lulzim Xhelat Basha duhet te denohet per tre krime te renda:

      1-si minister i brendshem ne bashkpunim me bashkriminelin berish egzekutojne ne 21 janar me urdher te tyre 4 protestues dhe plagosin dhe torturojne qindra te tjere.

      2-si minister i jashtem i fal shtetit grek hapsira detare me marreveshjen me K. karamalisin.

      3-si minister transporti kryen vjedhjen e 300 miljon dollareve te rruges shqiperi kosove

      vETEM KETO 3 AKTE KRIMINALE JANE MJAFTUESHME PER BURGIM TE PERJETSHEM.

  • Po fillon procesi i gjithperfshirjes, Te gjithe jemi fajtore, Asnje sduhet te jape llogari, Ashtu ishte koha, Skishim cfare te benim.
    Dhe me keto mendesi, ashtu sic vepruan ne vitet 90-te, ku per ti shpetuar ndeshkimit, na bene te gjitheve bashkefajtore edhe sot po mundohen te bejne te njejten gje, Te gjithe jemi fajtore, Ata qe e shkaterruan demokracine me mendesine berishiane, sjane fajtor, se edhe ata do mundohen te futen ne turmen popull.
    Por sot gjerat jane shume me te thjeshta, sot ata berishianet qe do mundohen te futen midis popullit si bashkefajtore te perbashket, i njohim me emra dhe sa dashnore e dashnore kane, i njohim se me sa dashnore i kane shkuar grate, i njohim dhembe e dhemballe, prandaj skane nevoje te fshihen midis popullit se kete rradhe ata do te japin llogari deri ne nje.
    Iku koha kur babai sekretar partije, per te shpetuar dosjen e vet kriminale i Edi Palokes, futi ne te dyja krahet e politikes djemte, nje me socialistin Nano dhe nje me demokratokomunistin Berisha, duke i berete dy djemte deputete.
    E provuam njehere, qe sduam hakmarrje, por ata qe na shkaterruan jeten per 50 vjet, mbasi dolen nga strofkatku u fshehen, ju futen perseri politikes me kostumin e demokratit.
    Prandaj kete here duhet te kete hakmarrje se ai soj politikani qe i nderron ngjyrat sipas interesit, ate kerkon, mos te kete hakmarrje qe kur te bi dita te futet perseri ne politike dhe te beje ate qe di me mire te beje, Te vjedhe dhe te vrase.

  • Kujt i plasi se po coptohet pd…shqipetaret duhet ta nxjerrin jashte ligjit se kjo e shkaterroi shqiperin me ne krye kriminelin Berisha.

  • Z.Badri Islami,se pari ju pershendes per kontributin qe keni dhene ne ndihme te vellezerve kosovare per clirimin nga pushtuesi serb,dhe se dyti (dhe me pare e kam paraqitur kete propozim per ju,por gazeta Dita nuk ma ka botuar),ju bej thirje te ktheheni dhe te ndihmoni per atdheun tend Shqiperi,te krijoni nje parti politike ,duke i grumbulluar intelektualet e vertete qe e duan kete vend ,Z.Edi Rama nuk mund ta luftoje mafien politike ,tek Ju kemi besimin se e kryeni kete mision,ka dhe te tjere te ketij mendimi.

  • Dy fjale per shkrimin e zotit Islami dhe nje koment per kioùmentin e Zotit Ajet Delaj !
    Nga kater nentituj e Zotit Islami per mendimin tim nuk qendrojne te moderuarit,te tjeret po por mund te shtohen edhe kriminelet.Ndersa se çfare duhet ba me PD duke kundershtuar mikun tim Ajet Delaj, kjo parti per te miren e popullit shqiptar dhe veçanerisht per te djathtet aq sa jane ne Shqiperi mendoj se duhet te bejne ate qe nuk e beri Partia e Punes ne vitin 1991,pra te shkrihet dhe te formohet nje parti qe te mbrojne interesat e te djathtes se vertete duke mos marre pjese ne te te gjithe ata qe jane pergjegjes per situaten e vendit keto 23 vjetet e fundit,si ish ministra,ish Kryeministra,ish Kryetar Parlamenti e ish Presidente.Te mos marrin pjese asnje njeri qe ka qene jo vetem antare te PP por edhe ne organet drejtuese te saj.Keta njerze qe jane sot ne PD nuk kane moral te drejtojne ma vendin.

    • z Korabi shikoje ju lutem shkrimin tim ne nje plan me te gjere se nese vazhdohet keshtu sic kane nisur punet pas kater apo tete vjetesh do te gjendemi aty ku jemi sot.D.M.TH Shqiperia e shqiptaret jo une e ti te kuptohemi.
      Une personalisht ne strukture e filozofi nuk kane ndonje ndryshim thelbesor ndermjet PD e PS. Thirrja ime eshte per demokraci e zgjerim te hapsirave te lirise ne krejt politiken shqiptare.
      Tung

    • Korabi —

      Shkrimi dhe mendimi yt bie ere idealizem , duhet te jesh me afer praktiçizmit.
      Ato qe shkruan jane shume te drejta,po lind pyetja :a realizohen ato qe mendoni Ju ?
      Besoje se JO !
      E para kush do ta shkrije PD-en ? Basha, Berisha ,Topalli ,Paloka , kush ?
      Ti bie si shembell negativ kalimin e PPSH-es ne PS pa ndryshuar “KOKEN” po veten ndruan veshjen,edhe ne se PD-ja do shkrihet dhe te formohet nje parti me emer tjeter ,prap po keta nuk do jene ?

      E vetmja zgjidhje eshte qe te gjitha forcat e djathta ( puro te djathta ) te formojne nje parti te tyre ,po dhe kjo eshe e pa mundur se parti te djathta ka me shumice ne Shqiperi po nuk jane shkrire ne nje te vetme ,perkundrazi jane coptuar me keq se te majtat.

  • Kur te doli gjumi sa ishte ora.Duke ndjekur shtypin nga Gjermania,kuptohet shtypin e majte dhe ekstremin dhe ekstremin shoku Bedri arrin ne ne analize perallash se Jozefina qenka aq e fuqishme sa paska dosjet e sigurmit ne dore.Jozi hyi ne politike ne fund te 96.Deri ahere ministri i brendshem i fundit te diktatures krimineli Ruci kishte zhdukur me mijra e mijra dosje.Personalisht kame pare dosje me dy flete se mungonin 98 te tjera.Kur i paska Jozi perse nuk i ka lidershipi socialist.Perse nuk i ka Astrit Patozi Ridvan Bode dhe disa lidere te PD qe kane mbajtur poste te njejta pothuajse me Jozefinen.Sa per dosje n tende e dine gjithe Shkodra qe edhe ate pak emer te mire qe e kishe nga nena e humbe duke treguar bemat e te ndjerit babait tuaj duke krijuar teori konspirative kur ngjarjet jane zhvilluar ne driten e diellit dhe ne prani te dhjetra dehsmitareve

  • RIFORMIMI I PD-se FILLON NGA BAZA

    Edhe pse nuk arrij ta kuptoj çdo te thote e “djathta” ne Shqiperi, cilet jane principet, cili eshte ideali i tyre, ku synojne ta shpien vendin, sa peshe kane idete e tyre ne popullin votues, jam e bindur qe riformimi i PD-se duhet te filloje nga baza.
    Partite e djathta, ashtu si i njohim ne perendim jane kryesisht parti ekstremiste me tendenca ne mbylljen brenda gushes se tyre, mohojne solidaritetin, urrejne varferine per vehte dhe jane krenare e bejne te pamunduren per ta shumefishar ate, gjithnje ne te tjeret. Jane parti e rragrupime, ato qe sollen luftrat boterore, qe pushtuan popuj e vende per ti neshtruar e shfrytezuar, jane ato qe krijuan ligjet rraciale kunder hebrejve dhe kunder emigracionit ekonomik, jane partite e proselitizmit modern, e shndrimit ne te krishtere te popujve te besimeve te tjera, jo me me forcen e shpatave (kryqezatat) dhe armeve, por me pushtimin ekonomik, me varesine ekonomike ndaj tyre.
    Ne kete kend veshtrimi nuk shoh nje paragon me partite e djatha perendimore.
    Por ka nje tjeter emerues kolektiv me te cilin mund te karakterizohen grupimet e djathta ne Shqiperi:
    E para – jane te pakenaqurit permanente te ashtuquajturit ISH-at – te perndjekurit dhe pronaret e dikurshem, dhe
    E dyta – jane kuislinget, ku futet i gjithe ragrupimi, me ndonje perjashtim, i te ashtuquajturve demokrate, te kapecuar nga antishqiptari Sali Berisha dhe funderrina Jozefina Çoba.
    Roli i te pareve tashme dihet, duan para edhe kur nuk i meritojne, e per sa i tokon kesaj kategorie mendoj qe duhet bere nje seleksionim me te vertete real i pretendimeve te tyre, e te demshperblehen vetem ata qe e meritojne, edhe pse nen nje arsyetim llogjik mund tu thuhet: vete e hapet varrin tuaj, futuni vete brenda…. Megjithate….
    Te dytet, ragrupimi me i madh, pra demokratet, jane me te rrezikeshmit, jana ata qe shkaterruan vendin, shkaterruan, gjithe infrastrukturen, gjithe industrine e bujqesine, deri edhe artin, kulturen, shkencen dhe arsimin per aq sa mund te quhet per periudhen bashkekohor.
    Keta, ju nenshtruar urdherit dhe ambicjeve te armiqve tane te jashte kufijve, realizuan pa as me te voglen pendese ate qe ju urdherua, duke e shndruar vendin tone ne nje shtet e popullate konsumatore te produkteve te tyre, nga te cilet varemi edhe per buken e gojes. Natyrisht e bene jo per ndonje ideal, jo per ndonje parim, por vetem per te plotesuar thjesht interesat e tyre personale, jo vetem per pushtet, por ne radhe te pare per tu pasuruar vete, familjet e tyre, miqte e tyre.
    Dhe paten e kane mbeshtetjen e “zagareve-mediatike” te mire ushqyer me kockat qe u japin te lepijne, te religjiozeve te veçante gjithnje me tendencen e akaparimit me te mundeshem te shqiptareve tashme te varferuar, ne gjiun e tyre, apo edhe me keq ne sherbim te interesave inglobuese edhe si territor shqiptar, ne vendet e tjera qe na rrethojne.
    Forcuan edhe ate qe vazhdon ti mbaje frymen gjalle, pushtetin jo vetem ekonomik por ne radhe te pare ate gjyqesor, hetimor e te sigurise se vendit.
    A duhet shqiptaret te vazhdojne ti ndjekin keta monstra ne qellimet e tyre, me premtimet e rreme e boshe qe vazhdojne te trombetojne?
    Une them qe jo, ka ardhur tashme koha edhe ndjekesit e tyre te bejne diferencimin e tyre, ti shmangin, ti nihilizojne, ne te mire te tyre, per te ardhmen e tyre.
    Shqiptaret qe votojne per te djathten duhet ta kuptojne se qendrimet me te fundit ne Kuvend, bejne si qe Shqiperia ti largohet gjithnje e me shume aderimit ne BE.
    Eshte emblematik rasti i reformes vendore: Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote qe nuk ka akoma nje kod postar, si gjithe shtetet e tjera edhe me te prapambetura ne glob. Si mund te prezantohemi ne ne dyert e Europes akoma me adresa te tilla: shtepia prapa fabrikes se kepuceve, pallati me shigjeta, prane xhamllekut, tek ish NSHN-ja etj, etj.
    Reforma vendore duhet te behet edhe pa konsensusin e ketyre kodosheve te ashtuquajtur demokrate te djathte, sepse i duhet Shqiperise, na duhet ne.
    Prandaj eshte e domosdoshme qe populli votues i tyre te filloje te zgjedhe njerez qe me te vertete i perfaqesojne, jo Lula, e Halime, e Paloke, e Bylykbashe, e Noke, e Bode, e Imame, e Topalle, e Ellmaze, e Tabake, e Kodra pas Bregut e te tjere te ketij sorollopi.
    Shembullin e dha vete deputeti Turku, gjeni Turke te tjere, nuk i mungojne Shqiperise njerez realiste e te afte qe me sinqeritet te çojne perpara kauzen shqiptare.
    Eshte koha juaj, kerkohet angazhimi i juaj, bejeni kete per ju, per femijet tuaj, per te ardhmen tuaj.
    Nje Parti Demokratike pa keta llapanjoze mund te behet me te vertete nje force progresiste, e pse jo mund te drejtoje vendin ne te ardhmen. Bejeni edhe per te kontrastuar edhe Partine Socialiste, per te kontrastuar edhe ndonje gabim te saj te djeshem, te sotem, te ardheshem.
    Mos kini frike, eshte e drejta e juaj e pakontestueshme.

  • Sipas komentuesve qe shoh ketu e mira eshte qe te kemi vetem partine socialiste sepse vetem ata jane te mire.Nukpashe asnje kritike per te majtet dhe nuk e kuptoj qe kur socialistet kane filluar ti qajne hallin PD dhe ta keshillojne se si duhet te veproje dhe ke duhet te heqi dhe ke te veje.

    • Nuk eshte i sakte konstatimi juaj, se keto qe jane antiberishiane, nuk kane qene socialiste, por shume kane qene kunder socialisteve te shpures se Nanos.
      Shumica nga keta jane ata qe kane besim tek idete e Edi Rames, kjo eshte e verteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *