Berisha po i shfrytëzon këto 2 muaj, jo për të bërë kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore tek fitimtarët e rinj, por për të krijuar parakushtet për destabilizimin e vendit. Populli duhet të jetë i durueshëm dhe i vëmendshëm, nuk duhet të bjerë pré e provokatorëve të inkriminuar siç është edhe Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, të cilët po luajnë me kartën e Berishës, për të krijuar një situatë tensioni artificial, me synim destabilizimin e vendit sipas skenarit grek tw trazirave pas shtatorit
Një fushatë elektorale e qetë, votime të qeta, pranim rezultati pa kontestime të dukshme, ky është përgjithësisht bilanci i votimeve të qershorit 2013. Partia Demokratike ose ishte e përgatitur për humbjen e saj, ose u shokua nga kjo humbje katastrofike. Por nuk po e kupton akoma vendin e saj real në konfigurimin e ri politik.
Berisha i përlotur e pranoi përgjegjësinë e humbjes, një veprim që nuk llogaritej se do të pranohej lehtë nga ky tip politikani, që ëndërronte pushtet të përjetshëm. A ishte kjo një lojë politike e Berishës, apo dorëzim përballë faktit të kryer?! Bën sikur tërhiqet, meqë populli s’e do, pastaj nuk lë gjë pa bërë, gur pa lëvizur, vendim absurd pa marrë për të dobësuar dhe rrënuar shtetin?
Berisha tashmë i vjetër në politikë, por tej mase i djallëzuar në veprime, ka lëshuar tani dy nga figurat më të kompromentuara në PD, hajna të një niveli të lartë, në një fushatë sa të pistë, po aq edhe të pamoralshme ndaj të majtës, që fitoi pushtetin me zgjedhjet e 23 qershorit. Shihet qartë se kjo gjuhë e egër dhe vulgare, këto kërcënime dhe skërmitje dhëmbësh nga Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë prapavijën e Berishës, në rrugën e tyre të vazhdimësisë në PD.
Përmes duartrokitjeve frenetike a’la komuniste të mbështetëve të tij, Lulzim Basha hedh baltë mbi Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, imiton liderin historik të PD-së dhe po kërkon të ushtrojë presion psikologjik mbi qeverinë e re, që akoma nuk ka filluar nga puna. Kuptohet se ai zbaton skenarin e përgatitur nga vetë Berisha, i cili kërkon që ta kthejë PD-në, edhe pse tashmë në opozitë, në një parti kamikaze, në mbrojtje të tij dhe të familjes së tij, pasi ai frigohet realisht nga ndonjë arrestim i mundshëm dhe dalje përballë drejtësisë, së bashku me Lulzim Bashën për krimet e kryera.
Demokratët e vërtetë po heshtin, po shikojnë një fushatë të pashembullt në historinë e politikës shqiptare, një fushatë gjoja demokratike brenda partisë, ku dy kandidatët kryesorë nuk merren me analizën e humbjes drastike që pësoi partia e tyre në zgjedhje, por merren me kundërshtarin politik të tyre.
Partia Demokratike dhe demokratët e vërtetë duhet të jenë të ndërgjegjshëm, se partia e tyre po kalon drejt një sundimtari tjetër të emëruar nga Berisha, i cili synon ta përgatisë PD-në për rrugën agresive në një opozitë të gjatë, në shërbim të një personi. Zgjedhjet në PD janë një farsë, për aq kohë sa Berisha e instrumentalizon procesin zgjedhor, përmes presioneve nga zyra e kryeministrit. Ndonëse jemi në vitin 2013, po përjetojmë këto ditë përsëri frymën e tmerrshme të vitit të mbrapshtë ’97, nga kryetari taktikisht i “vetëlarguar” Berisha.
Financat shqiptare kanë prekur fundin. Është konsumuar rreth 90 % e buxhetit vjetor të parashikuar për këtë vit dhe qeveria e re nuk do të ketë pará as që të paguajë rrogat e administratës, menjëherë sapo të marrë qeverinë në dorë. Nga ana tjetër, “ushtarët” e Berishës në një fushatë partiake po dalin hapur, që së shpejti Shqipëria do të ketë trazira! Kjo mendje e errët e Berishës çfarë po synon t’i bëjë vendit? Ta destabilizojë! Se Luli e Sokoli e kanë rrëzuar tashmë qeverinë e majtë dhe Edi Ramën, pa filluar akoma nga puna! Thirrjet e tyre janë thirrje të qarta për destabilizim të vendit dhe strategjia po ravijwzohet e qartw: Berisha synon rritjen e frikës, pasigurisë dhe pakënaqësisë në popull. Prandaj u votua kaq masivisht e majta shqiptare, që t’i jepte fund këtij rrënimi, por Berisha po i shfrytëzon këto 2 muaj, jo për të bërë kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore tek fitimtarët e rinj, por për të krijuar parakushtet për destabilizimin e vendit.
Populli duhet të jetë i durueshëm dhe i vëmendshëm, nuk duhet të bjerë pré e provokatorëve të inkriminuar siç është edhe Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, të cilët po luajnë me kartën e Berishës, për të krijuar një situatë tensioni artificial në vend.
Maxhoranca aktuale që po përgaditet të marrë pushtetin, nuk duhet të bjerë pré e këtyre provokimeve, por as duhet të heshtë përpara këtyre “trimave të çakërdisur” dhe deklaratave që kanë për bazë urrejtjen, dhunën verbale dhe që i paraprijnë një situate jo fort të këndshme në shtator.
E majta shqiptare, veç tw tjerave duhet të fillojë të qeverisë dhe ta lërë drejtësinë të lirë, që të arrestojë të gjithë ata, që kanë abuzuar me pushtetin dhe paratë tona publike, duke përfshirë këtu edhe Berishën vetë. Populli do drejtësi, drejtësia i qetëson shpirtrat. Berisha është politikani i vetëm aktiv, që ka vrarë shqiptarë, pa u dënuar akoma. Qeveria e re duhet ta ketë parasysh se, për sa kohë Berisha është i lirë, mendja e tij e sëmurë do të prodhojë gjithmonë situata trazirash për vendin. Prandaj, qeveria e re, duhet të mendojë edhe metodat, që do të përdoren për t’i bërë ballë planeve djallëzore të këtij sharlatani politik dhe të krijohet siguria dhe stabiliteti në vend, sa më shpejt që të jetë e mundur!
Lulzim Basha, ky hajdut i rrugës së kombit me mbi 250 milionë Euro, të cilin Berisha e mori në mbrojtje nga drejtësia, ministër i brendshëm që vrau 4 protestues të pafajshëm me 21 janar së bashku me Saliun, një njeri që me bekimin e Saliut vodhi votat në sy të ndërkombëtarëve për kryebashkiakun e Tiranës, e ka mprehur shpatën dhe kërkon të mbjellë terror në Shqipëri, kërkon rrëzimin e qeverisë pa filluar akoma nga puna. Pra, po krijohet një situatë absurde e tensioneve të stisura, që nuk i shërben vendit.
I rrëzuar tashmë nga vota popullore, Berisha ka lëshuar në fushën e luftimit Lulin dhe Sokolin, që të krijojnë çoroditje në popull, të krijojnë paragjykime e pakënaqësi. Ata në mendtë e tyre janw në përpjekje për të bërë të mundur zbatimin e planit destabilizues grek në Shqipëri.
Berisha si gjithmoi shquhet per destabilizimin e Shqiperise faktet e tregojne,te mos harrojme 97,stimulin qe i dha Lek Zogut per ti deklaruar lufte komisionit te zgjedhjeve,shtatorin e 98 qe dogji tiranen apo janarin e 2011,Pra nga ky personazh mund te pritet gjithshka,italianet kane nje shprehje LA MAMMA DEL IGNORANTE E SEMPRE INCINTA.qe ne shqip do te thote nena e injoranteve eshte gjithmone me barre,me pak fjale ky njeri gjen gjithmone injorante qe i shkojne nga pas qe jane gati te djegin Shqiperine vetem per ti bere qeifin Saliut.Dhe po te shikoni veprimet e fundit te tije apo deklarat e larove qe dalin e flasin lart e poshte,Ai rezultatin e zgjedhjeve e ka njohur vetem ne aparence.Zoti i ruajte shqiptaret nga Sali Berisha dhe klika e tij.
Mos perhapni panik, tek njerezit e mbindjeshem, me keto shkrime qe gjoja nuk kane lidhje me panikun. “Sensasioni ka masen e vet, dhe mer vlere kur perputhet me momentin, jo kur kalon masen e vet”. K.Llulla.
Lerini perallat me kukulla humoristike.
Berisha eshte burre shteti i cili tere jeten e tij,cdo lloj pune a detyre i eshte perkushtuar cdo dite 18 ore non stop.
E qe te kuptosh se este burre shteti e strateg,duhej ta kuptonint qysh ne sekondat e par kur dha doreheqjen si gjigande shpejt,shume shpejt u nisi dy silurat Basha e Olldashi.
Ai nuk u perzie ne LAKERORIN tuaj,nuk dha doreheqjen e perseri e gjente nje Lakeror e ete rikandidonte.
Mesoje se mesfushoret e shkelqyer,behen gjithnje trajner te hatashem te ekipit te tyre.
Prandaj dhe Berisha tani kaloi ne trajner te Partise Demokratike.
Kur nderkohe nuk meret me kalamanlleqe,ai e dorezon shtetit me kopetence
me gjigandi je ti Flekso,Vazhdo komento qe te na relaksosh pak,kemi nevoje te gajasemi me idiotesite e pa fund qe prodhon.Me fal te pyes ti japin te shkruara apo mi ben vete/
E ke bo gati thesin o fleks se po te presin dhite atje ne mal ku i pate lene,
Berisha tani do të jete thjesht nje qen qe leh,gjer diten qe do prangoset ose do laje me djalin e tij a niprit,gjakun qe u ka marre shqiptareve te pafaje!…Dy bolet e Carit te PD(ne Shqip,-C,lexohet K) vetem po tunden te vyshkura nga humbja,sepse nuk ndahen nga krimi. Ata mund te tentojne per trazira, por do e pesojne shume keq,sepse e para i pranuan zgjedhjet te rregullta, pranuan humbjen ndaj aventura u kushton shume (nuk preferoj te vritet asnje shqiptar edhe pse gabon,pasi ka mjete sot ku denohesh dhe perjete nese shkel ligjet) dhe Sovrani ka tashme nje qeveri qe do dije tu tregoje vendin,pa u marrë kurrsesi jeten!…Mund te “ndezin” vatra e sabotojne a djegin institucione,por drejtuesit e tyre duhet te perballen me forcen e shtetit(pa i vrare,por torturuar me skema të policise europiane…) Githshka mund te pritet nga Berisha,ndaj fillimi i qeverisjes duhet te fillojë dhe me drejtesine ndaj vrasjeve te tij ne Gerdec,21 janar,per R.Hoxhen,Trebicken etj ndaj familjaret e te vrareve prej tij duhet te bejne padite diten qe le kryeministrine…PS,dosjet qe ka shpallur ne parlament kur ishte ne opozite duhet tja coje drejtesise duke bere opinionit trasparence! Nuk ka qeni dhembe te kafshoje!Eshte Sovrani qe do e gjykoje tani Qenin dy konkat dhe te tjere te korruptuar!Fund te shemtuar pesoi Berisha! Humbje drastike dhe ndeshkim qe po afron!Shqiperia do rilind!
Te nderuar lexues ju falnderoj sinqerishte per vleresimin qe i bete ketije shkrimi.
Juve lexues na ndihmoni ne punen tone,qe te jemi sa ma te vertet ne shkrimet dhe analizat tona.
Edhe nji here ju pershendes perzemersishte.
Gjin Musa
saliu nje kufome politike qe qelb ere te keqe
vetem varri i ndreq gungen gungacit
Keta te dy kaviet e Berishes jane dhjeramane,Njeriu po uleriu do te thote qe i jep kurajo vetes.Keta i kane mbushur poturet dhe nuk dine se cdo behet me ta nga ana e drejtesise.Pamvarsisht se berisha i ka kapur shkallet e gjygjsorit dhe prokurorine nuk e di i varferi qe ata shesin nenen e baben e vete e jo me berishen ,Lulin apo ate poetin Olldashi
Une mendoj qe po te preket Berisha do kete furri e destabilizinm te pa pare.Lerini perrallat me ketrush e lepurush ju te Ps.Drejtesia eshte balance kur te gjykohet Edi do gjykohet Saliu ka rradhe o vellezer nje grua pastaj nje burre keni qene ne radhe ndonjehere I pari pastaj I dyti.Ka filmime seshte kollaj.
ti KURTI per kok te k. na relakson Mos je gje hollandez edhe ti si puna e Lulezimes ? JEPI VLLA SE EDHE 45 DITE DO MJAULLISH NGA KAFAZI YT I QELBUR dhe te pret sapuni te maresh kur te bjere poshte
SHRIMI ESHTE SHUME I GODITUR,POR PROBLEMI ESHTE SE SHQIPTARET DUHET TE NDIHMOJNE QEVERINE E RE PER T’U PERBALLUR NE CDO ASPEKT TE JETES , ASHTU SIC VOTUAN DUHET TA DEMASKOJNE PLEREN E VJETER sali berisha DHE ATA QE E PERKRAHIN DUHET TA KUPTOJNE QE IKU KOHA E BERISHES TANI JETA MER TJETER DREJTIM, NJE DEMOKRACI TE VERTETE SEPSE EDHE NE DEMOKRACI LIGJI ZBATOHET PER TE GJITHE QOFSH KRYE MINISTER APO MINISTER APO SHEF POLICIE VETEM KESHTU MUNT TE HYME NE EUROPE DHE TE JETOJME EDHE SITE DHITHE EUROPINET.
vazhdoni….. vazhdoni…. kur te sulmojnw sockomunistet veç lartesohesh. Edhe kur te vdese ju do te dridheni nga Berisha.
Nuk eshte kot ajo shprehja qe thonin te vjetrit ”Duhet te tja bej sateme qe te me therrasesh baba”kjo do kete lidhje me keta komentuesit qe e mbrojne me zell te pashoq Berishen,deri atje sa bejne edhe kercenime,po kush po qeth per to.E moret pergjigjen me 23 qershor tani keni shansin me te mire per te mbyllur gojen se baba Sala ka ikur per lesh.