A po tentojnë fëmijët e Berishës të rimarrin PD-në

Dita

Në 26 qershor 2013 Berisha do të jepte dorëheqjen nga Partia Demokratike pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e përgjithshme ku e majta dominoi me 1 milionë vota.

Ish-kreu demokrat premtoi rinovim të partisë dhe fillimin e procedurave të zgjedhjeve përmes parimit një anëtar një votë.

Gara u zhvillua mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës që mbështetej nga Berisha.

Pavarësisht skandaleve për të cilat ai ishte akuzuar si për rrugën Durrës-Kukës, 21 janarin, aferave në Bashkinë e Tiranës, Basha mori drejtimin e partisë më të madhe opozitare, duke marrë edhe “bekimin” e atit të PD-së.

Por largimi i vetë Sali Berishës të paktën fizikisht nga kjo forcë politike si drejtues, u shoqërua me aktivizimin më të madh të familjarëve të tij.

Fillimisht, Jamarbër Malltezi i cili u katapultua në Këshillin Kombëtar, ndërsa është edhe drejtues i Departamentit për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin.

Kjo ishte edhe një mundësi që Malltezi të katapultohej direkt për në kryesi, pavarësisht votimit nga demokratët.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi, dy fëmijët e Berishës, duket se po ecin në gjurmët e babait. Tashmë ata kanë filluar që të shfaqen hapur nëpër mitingje, siç ishte edhe protesta e 8 dhjetorit.

Në një intervistë për Ora News, Malltezi ka pranuar se s’do të refuzonte një ftesë për t’u angazhuar në politikë në të ardhmen. “ Unë e kam thënë disa herë, nuk kam asnjë kompleks për të thënë se do të merrem me politikë nëse një ditë do të mendoj se do të duhet të merrem me politikë. Politika realisht nuk është në planet e mia për momentin”.

DITA përcjell për lexuesit e saj këtë foto e cila tregon vajzën e Sali Berishës të ulur për herë të parë në karriken e deputetit, pikërisht aty ku qëndrojnë edhe deputetët e djathtë.

Mbetet për t’u parë nëse ajo tryezë do I ketë pëlqyer vajzës së Berishës dhe do të përcaktojë fatin e saj në politikë. /DITA

 

PROTESTA
Argita Malltezi dje në protestë

 

12351563_10206885237442986_134266931_o
Shkëlzen Berisha dje në protestë

 

shkelzen-argita-berisha

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *