Kur dëgjon specialistët,
s’ke si të mos frikësohesh,
kur thonë se varianti “Delta” të kap,
edhe nëse vaksinohesh!
Komiteti i teknikëve thotë,
se “Delta” ka penetruar dhe në vendin tonë,
dhe me gjer njëzet rastet aktive,
mutacioni i rrezikshëm të gjithëve na rrezikon!
Tek ne ende asgjë s’ka ndodhur,
“Delta” vdekje nuk ka shkaktuar,
por në Amerikë janë tre raste në Teksas,
që kanë vdekur dhe pse qenë vaksinuar!
Nëse këto lajme janë të vërteta,
në Amerikë dhe jo në Botën e Tretë,
situata e pandemisë,
më alarmante nuk mund të jetë!
Askush s’mund ta dijë ç’ka për të ndodhur,
dhe me kaq Planeti ka hequr tepër,
tani mjekë e infermjerë janë të lodhur,
vështirë të përballojnë një sfidë tjetër!
Specialistët të thonë të vërtetën,
pa e fshehur aspak rrezikun,
po duhet të jenë të kujdesshëm,
të mos nxisin frikën dhe panikun!
Njerëzit e kanë ulur vigjilencën,
shtrëngojnë duart-puthen-përqafohen,
nëse nuk e ruajmë veten vetë,
atëherë infeksionet do të shtohen!
Jemi ende tek fjalët,
dhe para kohe s’mund të vëmë ulërimën,
po për të ulur “vrapin” e virusit,
me hir a me pahir duhet të bëjmë vaksinën!
Dhe në mos na mbroftë qind për qind,
vaksina ja dobëson fuqinë,
“Deltës” dhe mutacioneve të tjera,
që mbajnë në këmbë Pandeminë!
Shumë nga ne janë bërë fatalistë,
me aksiomën se do të bëhet ç’është shkruar,
se gjer më sot askush,
fatin në jetë s’e ka ndryshuar!
A.DUKA

O Dukë, ata specialistat e Komitetit të ekspertëve, zgjatën me një orë orën policore, pasi bën protestë ato bizneset më Vlorë. Imagjino tani çfarë marionetash janë! Tallën bythën atëherë me miletin kur plasi pandemia, bënin fiks çfarë i thoshte Rama. Dilte Rama në mëngjes online nga bunkeri i Surrelit, dhe pastaj komiteti vuloste urdhëresat e Shën Ramës së parë, diellit të vatrave shqiptare. Iu lumtë! Tallni bythën me këtë popull që nuk ngrihet për të drejtat e tij, ju lumtë kur keni edhe një opozitë të kastruar politikisht, të korruptuar moralisht, e që mbahet peng me dosje korrupsioni! Dukë, di gjë ti a i ka miratuar qeveria ato certifikatat (green pass) për ata që janë vaksinuar? Sepse iu duhet kur kalojnë kufirin e venë në një shtet tjetër. Po për ata që e kanë kaluar Covidin pa vaksinë, e që kanë tashmë imunitet natyror, si i bëhet? Çfarë dokumenti duhet të paraqesin në kufi? Deri tani s’ka asnjë. Unë e kam kaluar kovidin pa vaksinë dhe nuk kam asnjë dokument që mund të paraqes në aeroport apo kufi tokësor, pra duhet të bëj tamponin , të paguaj. Pse? Se kështu është plandemia?! Avash avash do thonë kush nuk bën vaksinën nuk do shkojë dot në bare e restorante apo vende të tjera derisa të thonë ndoshta që nuk do hipësh dot në urban e nuk do shkosh dot në punë nëse nuk vaksinohesh. Pyetja është: A mund të bëhet me detyrim vaksina në demokraci, e sidomos kur nuk kam mundësi të zgjedh? Se mund të ketë në dispozicion vetëm vaksina kineze që janë të dobëta psh. Pastaj dikur thoshin se krijimi i vaksinës dhe miratimi i saj kërkon një kohë përafërsisht 2 vite, se bëhen shumë testime dhe vaksina duhet të kalojë shumë faza. Por këta shkencëtarët e nxorrën shumë më shpejt. A janë aq të sigurta vaksinat në këto kushte apo duhej pritur studimi i tyre për një kohë më të gjatë? Mos të harrojmë që Kryedoktorët e pandemisë janë BILL GATES dhe G.Sorros. Këta tashmë kontrollojnë procesin, vaksinat, prodhimin e tamponëve, OBSH-në. Si rrjedhim, edhe nëse varianti delta nuk do pëmbushë planin e tyre botëror, të jesh i sigurtë që do dalin variante të tjera covidi edhe më të rrezikshme, dhe pastaj do kemi fabrika vaksinash gjithandej në botë, edhe në Shqipëri pse jo, dhe populli do dëndet çdo vit me vaksina derisa t’i ç’orientohet imuniteti, apo të ketë efekte anësore të pakthyeshme. Sidoqoftë, unë nuk jam mjek, por koha më ka dhënë të drejtë për ato që kam thënë. Do shohim në vazhdim se ç’do ndodhë me këtë virus të hedhur qëllimisht në botë. Pse? Pyet Ramën se ai di shumë gjëra. Po qe se thotë se nuk di, le të pyesë të birin e G.Sorrosit, mqs e ka mik personal.
Rrezikohesh seriozsht nga Varianti Ramut i Minishengenit
Molla e Injorances dhe Mutreli , qe ka mbi 5 vjet qe ha mut e nuk u ngop kurre .
Na doli dhe Duka i gjithanshem si Rama.Lum populli yne qe ka koka te zgjuara si keta dy plus dhe ndonje tjeter si keto,psh, patrioti,Dhe thone pastaj si ka mundesi qe Shqiperia konkuron nga ana e ekonomise me shtetet me te zhvilluara ne EU.