Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” ngre shqetësimin se simboli i Greqisë antike Partenoni i Akropolit rrezikon që të shembet
Sipas së përditshmes gjermane, “Shkëmbi i lashtë” në mes të Athinës, mbi të cilin nga epoka e Perikliut filloi ndërtimi i Partenonit e më pas i tempujve të Propileut, Erehteionit dhe Nikesë, ka mundësi të humbasë qëndrueshmërinë e tij.
Duke e emërtuar artikullin me titullin e këngës “Akropolis adieu”, të kënduar nga Mireille Mathieu në 1971, gazeta thekson se më shumë se katër dekada më pas ekziston rreziku që të ndodhë kjo katastrofë, ndaj arkeologët duhet të reagojnë menjëherë. /E.K

Ju duheni te vendosni burimin e lajmit qe eshte TOP CHANNEL.