Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Kushdo që lexon intervistën e Kaç Islamit, që u botua para pak ditësh në gazetën Dita, do të befasohet me deklarimet e tij të mbushura me fjalor rruge. Në intervistën e tij Kaç Islami e paraqet vehten e tij ashtu siç është, pa fshehur asgjë nga pisllëqet e karakterit të tij dhe të veprimeve që kryen.
Gjithsesi mendoj se intervista e Kaç Islamit ia ka vlejtur të botohet, sepse nëpërmjet saj shqiptarët po njihen gjithnjë e më shumë me personat që i kanë qeverisur e që kërkojnë të vazhdojnë të qeverisin, të cilët me qeverisjen e tyre e kanë çuar Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në një gjendje skajshmërisht të mjerueshme, paçka se ajo ka burime të jazhtëzakonshme për të siguruar një mirëqenie shumë të lakmueshme e të merituar nga shqiptarët. Këta persona kanë menduar e vepruar vazhdimisht që të përfitojnë prej politikës me të gjitha mënyrat, përfshi këtu edhe ato të paligjshme.
Fyerjet e paskrupullta që “deputeti” Kaçi i bën publikisht Shqipërisë, deklarata e tij antikombëtare kundër vendit tonë të lindjes, atdheut tonë të përbashkët, gjesti i tij i shëmtuar të për të qëndruar me çdo kusht në parlamentin shqiptar si dhe shkelja e etikës më elementare, janë tregues shumë të fortë që tregojnë se qëndrimi i tij në këtë institucion është krejtësisht i pa pranueshëm dhe parlamenti duhet të gjejë mekanizmat për ta larguar atë që andej sa më parë. Dinjiteti i vendit tonë nuk duhet të lejohet të nëpërkëmbet nga askush.
