A s’po e teprojmë ca me shfaqje?

redaktor

Në çdo person, në të vërtetë janë dy të tillë. Një që hiqesh e një që je. Këto ndjesi herë-herë janë kundërshtuese, dhe kjo është shenjë e mirë, e herë të tjera shkojnë në unison. Kjo është më e keqja. Kur të mbushet mendja që je ai që dukesh, shkakton një plasaritje të vërtetë personaliteti duke mohuar veten.

Po mundohem ta ilustroj me një rast të jetuar jo më vonë se dje. Oborri i spitalit ka ndryshuar goxha për mirë. Po edhe diçka brenda tij. Kjo është ajo që duket. Në fakt mendësia është po ajo e plot 25 vjetëve më parë. Nuk ka infermier e doktor që nuk të sheh në duar. E jo vetëm në spital.

Mendoj se një uniformë e veshur apo një muzikë hip-hop e dëgjuar nuk të bën tjetër. Unë nuk jam kundër zhvillimit, qoftë edhe në sipërfaqe, por ajo që të bën europian është mendësia. Nuk bën asnjë punë të thuash që jam i tillë. Të jesh po. Zbatimi i ndershëm i ligjit bën edhe moralin social të një kombi. Ata duhet të ecin së bashku, ndryshe mbetet shou që me përsëritjet e vazhdueshme bëhet i neveritshëm.

A nuk ju duket se e kemi tepruar me shou? Nuk e di se sa do të na duhet për të marrë vesh se ku jemi në të vërtetë. Them se do kalojë ca kohë. Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Do të na duhet ta kalojmë. E vështirë, por e mundur po qe se mundohemi të gjithë. Profeti

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *