A tha vërtet Jul Cezari: “Edhe ti, Brut?”

DITA Online

Më 23 tetor të vitit 42 pes trupat e Mark Antonit dhe Oktavianit mposhtin ushtrinë e Brutit. Bruti kryen vetëvrasje.

Por cili ishte shkaku i luftës? Dy vjet më parë (44 pes), Cezari ishte vrarë pabesisht nga një grup senatorësh ku bënte pjesë edhe miku i tij, Markus Brutus.

Oktaviani, djali i birësuar i Cezarit, i cili ndodhej për studime në Apolloni të Ilirisë, sapo mori vesh lajmin u nis për në Romë dhe u vu në ndjekje të vrasësve.

Sipas historisë, Cezari fillimisht u rezistoi sulmuesve, por kur pa Brutin mes tyre, iu dorëzua fatit, duke thënë “Et tu, Brute?” – “Edhe ti, Brut?”; fjalë që vazhdojnë të jenë subjekt debatesh mes dijetarëve dhe historianëve.

“Et tu, Brute?” është frazë latine që arriti në kohët tona ndoshta falë Uilliam Shekspirit i cili e përdori atë në tragjedinë Jul Cezari (1599).

Shprehja pason traditën e historianit romak Suetoni, i cili thotë se “Et tu, Brute?” është kalk e një greqishtjeje “Kai su, teknon?”- “Edhe ti, biri im?” dhe merret si tregues se Bruti ishte djalë jashtë-martese i Cezarit.

Ndërsa, Plutarku thotë se Cezari nuk foli fare, por kur pa Brutin mes komplotistëve, mbuloi kokën me pelerinën e vet dhe e la t’a godiste.

Kohët e fundit janë shtuar argumentet se “Et tu, Brute?”, mund të interpretohet si mallkim apo kërcënim; atëherë mallkimet në greqisht mes romakëve ishin bërë proverbiale, dhe Qezari mund të ketë thënë: “Edhe ti, biri im, do ta provosh shijen e fuqisë” ose “Edhe ti Brut? Në ferr shkofsh!”.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Sipas Plutarkut ,ne gjuhen greke fjalet e fundit te Cezarit Ishin:Edhe ti biri im?Nga tradita romane fjalet e fundit ishin:Edhe ti Brut,biri im? Kushdo te jesh ti qe kerkon te ngresh furtune ne gote,te komplikosh enigma historike qe nuk egzistojne,shko me pare lexo JETET PARALELE TE PLUTARKUT,.Meqe tastiera e komp tim nuk ka shkronja greke,nuk i riprodhoj dot origjinalin greqisht te Plutarkut.Prandaj mos ngrej tymnaje kot.

  • E tha o nuk e tha Cezari keshtu “Edhe ti biri im Brut!?”Apo nje r enditje ndryshe te fjaleve, Kuptimesia e kesaj fjalie, eshte aktuale edhe per ditet e “demokracise” tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *