Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar gazeta Dita! Jam një qytetar nga Durrësi. Meraku dhe marazi të përziera bashkë nuk më lënë. Jam shumë kurioz të di, po ky Lulashi, i madhi i më të mëdhenjve të PD-së e i mbarë politikës shqiptare, i cili del çdo ditë në TV e bën premtime nga më të ndryshmet, premton se fshati do të ketë shumë të mira e suksese, se qyteti do të shkojë shumë përpara, se biznesi do të zhvillohet e se mbarë vendi do të jetë nga vendet më të zhvilluarit në Europë e në Botë. Por unë një gjë nuk kuptoj, mbase kam mbetur shumë pas. Ky Lulashi, a ka qenë këtu kur të njëjtat premtime e mbase më shumë i ka bërë paraardhësi i tij z. Sali? A ka kurajo ky Lulashi të thotë: O popull, unë nuk jam si z. Sali. Nuk bëj premtime boshe. Apo nuk ka guxim? E bën sy..t z. Sali me thua. Le ta pranojë pra, qoftë në TV te njeriu me shkop, emisioni “Opinion”. Me respekt, Leo Kuli, Durrës.
