Po e them qysh në fillim, shkrimi i Ardian Vehbiut “U bëmë për pllakë” nuk i bën aspak nder një gazete të nderuar si Dita, aq më pak i bën nder Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kam dëgjuar edhe ca të tjerë, që pushtimin 500- vjeçar na e paraqesin si shpëtimin e shqiptarëve dhe gati sa s’e thone hapur se ata na paskan bekuar, as na kanë vrarë, shembur, shkatërruar e pushtuar, por përkundrazi, na paskan restauruar! Dhe çudia me këta adhurues të Osmanllinjve e të Sulltanëve është se akoma nuk e dinë emrin e vërtetë të kryeheroit tonë kombëtar. Ata i thonë Skënderbe! Që të mos zgjatem, ata që e mallkuan më shumë këtë komb dhe këtë tokë janë Perandoria Osmane dhe Komunizmi.
Kane vdekur që të dyja këto perandori, por rrënjët e tyre të hidhura nuk kanë vdekur akoma dhe shqiptaret akoma nuk jane sheruar plotësisht prej tyre. Qendrime dhe shkrime të tilla mendoj se janë jo të dobishme për shqiptarët. Ata gati sa nuk po na thonë se duhet të kërkojmë falje që u ndamë nga Osmanllinjtë dhe nga Sulltanët si dhe nga komunizmi. Sulltanët nuk kanë vend nderi as në Lezhë dhe askund në Shqipëri. Dhe kjo nuk është urrejtje. Kemi pafund heronjtë tanë dhe nuk kanë se ç’na duhen “heronjtë” e Perandorisë apo të Turqisë. Nga L.M
Dërguar me email
në adresën e redaksisë
